Tiranë, 20. 05. 2015 – Anadolli (Azia e Vogël, Turqia e sotme) përmendet në histori për qytetërime mjaft të lashta, që kanë ndikuar së tepërmi në zhvillimin e qytetërimit europian. Lufta e Trojës (rreth vitit 1250 p.e.s.), Iliada dhe Odisea të Homerit, veprat e para letrare europiane, janë më kryesoret ndër to. Hititët janë populli, që ka banuar pjesën qendrore të Anadollit, i cili gjatë mijëvjeçarit të 2 p.e.s. dhe më pas themeloi perandorinë e madhe Hitite, që përfshinte pjesën më të madhe të Anadollit, pjesën veriore të Mesopotamisë (Iraku i sotëm) si dhe një pjesë të Levantit (Siria, Libani dhe Palestina). Hititët arritën suksesin e tyre të madh, duke përdorur mjete dhe metoda lufte nga më të mira të kohës. Ata përmenden edhe për përdorimin e parë të hekurit në histori, duke e emërtuar atë IRON (= i rëndë), fjalë për hekurin, që ka hyrë edhe në gjuhën angleze. Historia e hititëve arriti kulmin me themelimin e tri mbretërive, që pasuan njëra tjetrën: Mbretëria Hitite e vjetër, rreth viteve 1650-1500 p.e.s., Mbretëria Hitite e mesme gjatë viteve 1500-1400 dhe Mbretëria Hitite e re gjatë viteve 1400-1200 p.e.s. I pari sundimtar i hititëve ka qenë mbreti Annita.
Në Anadoll janë folur disa dialekte, që përbëjnë degën e gjuhëve të Anadollit. Më kryesoret prej tyre janë dialektet: Hitite, Palaik, Luwian, Lydian, Likian dhe Carian, që janë folur dhe shkruar gjatë kohës së bronzit dhe më pas. Gjatë kohës së hekurit në rajonet lindore të Anadollit zhvillohet dialekti jonian, një dialekt i gjuhës pellazge, në të cilin u shkruan Iliada dhe Odisea, nga gojëdhënat popullore (Peza & Peza 2012,2013, Boçi 2012).
ÇFARË GJUHE KANË FOLUR HITITËT?
Studimi i gjuhës hitite shtohet së tepërmi në kohën tonë për dy faktorë shumë të rëndësishëm:
1 – Gjuha hitite është gjuha më e vjetër e sprovuar me dokumente të shkruar ndër gjuhët e njohura të
familjes Indo-Hitie (ose ndryshe Indo-Europiane) dhe
2- Gjuha hitite njihet sot nga shkenca si gjuha e parë dhe më e vjetër, që është ndarë nga gjuha
Para-Indo-Hitite (ose siç njihet ndryshe Para-Indo-Europiane) dhe njëkohësisht është pranuar si gjuhë motër me gjuhët e tjera të grupimit Indo-Europian, të cilat janë ndarë më vonë.
Sot në gjuhësi emërtimi i familjes Indo-Europiane të gjuhëve është zëvendësuar me termin familja Indo-Hitite (E.Sturtevant (1926, 1931) për rëndësinë e madhe që ka gjuha hitite. Familja Indo-Hitite e gjuhëve ndahet më pas në: nënfamilja e gjuhëve të Anadollit, përfaqësuar kryesisht nga gjuha hitite dhe nënfamilja e gjuhëve të tjera Indo-Europiane, ku bëjnë pjesë të gjitha gjuhët e tjera të njohura Indo-Europiane. Mendohet se familja Indo-Hitite e gjuhës e ka prejardhjen nga një gjuhë ende e panjohur, e quajtur GJUHA PARA-INDO-HITITE (shih fig.).
Hititë kanë përdorur sistemin kunjor të shkrimit në shtresa të njome balte. Sistemi kunjor i shkrimit lindi në Mesopotami pesëmijë vjet më parë, prej shumerëve dhe akadëve dhe u përhap gjerësisht në vendet fqinj, duke përfshirë edhe hititët. Në këtë lloj shkrimi, për të shkruar në vend të lapsit të sotëm, janë përdorur kunja të vegjël prej kashte ose druri (prandaj nga fjala e lashtë e gjuhës pellazge “KUNJ”, ka marrë edhe emrin sistemi kunjor i shkrimit, ose anglisht cuneiform script). Më pas këto shtresa balte me shkronjat e shtypura mbi te, thaheshin në diell dhe shërbenin për komunikim midis njerëzve ashtu si letrat dhe dokumentet që bëjmë sot. Pllakat e thara në formë tjegulle janë ruajtur për një kohë të gjatë në pallatet mbretërore në Hattusha (kryeqytet i Perandorisë Hitite) si arkiva. Kur këto pallate u dogjën nga zjarri gjatë luftrave për pushtet, pllakat qerpiç, prej balte u kthyen fatmirësisht në tjegulla. Kështu u ruajtën tjegulloret, pllakat e famshme të pjekura prej balte me shkrimin kunjor hitit.
Tjegulloret me shkrimin kunjor hitit janë zbuluar nga arkeologu dhe historiani gjerman Hugo Winckler (1863-1913). Vinkler ka qenë profesor i gjuhëve orientale në Universitetin e Berlinit dhe me mbështetjen e Shoqatës Orientaliste Gjermane, ndërmori gërmimet arkeologjike në Bogazkale të Turqisë në vitet 1906-1912. Ai gjeti një depo të madhe plot me mijëra tjegullore me shkrimin kunjor të një gjuhe të panjohur në atë kohë, që më pas do të ishte gjuha hitite. Këto gjetje i dhanë mundësinë Viklerit të shkruante një histori të shkurtër mbi hititët, ku arriti në përfundimin e rëndësishëm, se vendi ku ai gjeti tjegulloret me kunjor hitit i përkiste kryeqytetit të një perandorie të madhe, Hattusha. Kështu Vinkleri zbuloi jo vetëm pllakat (tjegulloret) me shkrimin kunjor hitit, që përbën një pasuri të madhe historike dhe gjuhësore, por zbuloi edhe kryeqytetin e Perandorisë Hitite, Hatushën.
Hugo Winckler dhe Bedřich Hrozný
Me zgjidhjen e problemit të deshifrimit të shkrimit kunjor të hititëve, u morën disa dijetarë gjatë shekullit të kaluar, por suksesin për ndriçimin e tyre e arriti shkencëtari i talentuar çek Bedřich Hrozný (1879-1952), i cili u muar për shumë kohë me tjegulloret me shkrimin kunjor hitit. Rezultatet e punës së tij Hrozny i botoi në dy studime në vitet 1915 dhe 1917, ku ai dha fjalët e para të gjuhës hitite me germat e alfabetit latin dhe përfundimin mjaft të rëndësishëm se gjuha hitite përket në familjen Indo-Europiane të gjuhëve. Këto arritje janë sukses i madh shkencor, sepse u zgjidhën për herë të parë prej tij.
Hrozni ka meritën e madhe se bëri tunel vetiak në shkencë, për të zbardhur gjuhën e pa njohur hitite, në sajë të nuhatjes, dëshirës, guximit, aftësisë dhe njohurive të tij të thella shkencore. Tynelet sot hapen lehtë, sepse janë në dispozicion të gjitha mjetet moderne teknike, përfshirë edhe paratë. Por në shkencë hapja e një tuneli është tepër e vështirë dhe e rrallë, atë mund ta bëjnë vetëm ata njerëz që i kanë të gjitha mjetet vetjake në vetvete. Dhe Hrozni i kishte të gjitha këto mjete në vetveten e tij, prandaj arriti suksesin e madh. Në sajë të punës kolosale të Hroznit gjuha e panjohur hitite u bë e njohur për rrethet shkencore dhe u rendit në familje Indo-Europiane të gjuhëve, me të cilat ajo ka lidhje gjenetike. Në fjalinë e parë në gjuhën hitite Hrozni e dinte që fjala e shkruar “NINDA” (që i kanë thënë një lloj buke tek shumerët dhe hititët), gjeti edhe fjalë të tjera të shkruara të kësaj gjuhe.
Ndonëse Hrozni nuk arriti ti zgjidhi të gjitha problemet që i përkasin gjuhës hitite, ai ka meritën se e renditi gjuhën hitite në familjen e gjuhëve Indo-Europiane, që përbëjnë sukses të madh të kohës. Hrozni njëkohësisht hapi rrugën për studimin më të plotë të gjuhës hitite dhe na dha metodën krahasuese për këtë qëllim.
Gjuha hitite bënë pjesë në degën e gjuhëve të Anadollit dhe është gjuha më e sprovuar e familjes Indo-Hitite të gjuhëve (e njohur edhe si Indo-Europiane). Në këtë degë përfshihen edhe gjuhët e tjera të Anadollit: palaike, luviane, lidiane, likiane, cariane, sidetike, joniane dhe posidiane, të gjitha të afërta njëra me tjetrën. Dijetarët mendojnë se gjuha hitite është gjuhë e vdekur ashtu si dhe gjuhët e tjera të Anadollit dhe që nuk ka asnjë lidhje me asnjë gjuhë të sotme të gjallë, gjë që sot nuk qëndron. Shkencëtarët kanë arritur gjithashtu në përfundimin se gjuha hitite rrjedh nga gjuha Para-Indo-Hitite. Sipas tyre kur gjuhët Indo-Hitie, gjatë procesit të zhvillimit, u ndanë nga gjuha Para-Indo-Hitie, morën dy drejtime themelore: njëri drejtim ishte gjuha hitite dhe gjuhët e tjera të Anadollit dhe drejtimi i dytë përfshinë të gjitha gjuhët e tjera Indo-Europiane. Prandaj të gjitha gjuhët në të dy drejtimet konsiderohen si gjuhë motra, sepse rrjedhin nga e njëjta nënë. Po cila është kjo gjuhë nënë, Para-Indo-Hitite, nga e cila rrjedhin gjuha hitite dhe gjuhët e tjera indo-europiane? Ky është problemi i dytë themelor, që kemi studiuar dhe zgjidhur, që e paraqesim të shkurtuar në këtë kumtim.
Vitet e fundit jemi marrë imtësisht me studimin e gjuhës hitite, duke e parë në aspektin si gjuhë me rëndësi të veçantë gjuhësore dhe historike. Kemi zbuluar se gjuha hitite, luviane, lide, like etj., kanë afërsi të madhe me gjuhën shqipe, sepse e kanë origjinën të gjitha tek një gjuhë më e lashtë, tek gjuha Para-Indo-Hitite.
Autorët të ndryshëm kanë bërë zbërthimin e fjalëve hitite nga shkrimi kunjor dhe i kanë shkruar ato sipas alfabetit latin. Por duke parë me vëmendje analizimet e tyre, vejmë re që shpesh nuk e kanë ditur kuptimin e vërtetë të fjalëve të gjuhës hitite, prandaj ato i kanë përkthyer në anglisht në fjalë të tjera, pa kuptimin e vërtetë. Kështu p.sh. emri “ANA” i është dhënë barazimi me fjalën angleze “NËNA” (MOTHER), dhe kështu me radhë fjalët e tjera, si më poshtë: fjala hitite “ANDA” është përkthye në anglisht si “BETWEEN, NET” = “midis, tjetër”, në vend të fjalës “ANDA”, që në të vërtetë është; fjala hitite “APA” është përkthyer si “AFTER, BACK, AGAIN” (pas, sërish), në vend të fjalës “APA” ose “HAPA”; fjala hitite “ARA” është përkthyer si “GOOD” mirë), në vend të fjalës “ARA”; fjala hitite “ASMA” është përkthyer si “first, at first” (në fillim, të paktën), në vend të fjalës “ASMA”; fjala hitite “Atta” është përkthyer si “ATI, BABAI”, e vetmja fjalë e përkthyer drejtë; fjala hitite “Hana” është përkthyer si: “GRAND MOTHER” (gjyshe), në vend të fjalës “ HANA”,” HËNA” etj.
Më poshtë po japim një fjalorth hitite-shqip-anglisht, për ta vërtetuar këtë:
Gjatë studimit të gjuhës hitite kemi vënë re edhe dukuri të tjera mjaft interesante dhe me vlerë të madhe historike. Disa fjalë të gjuhës hitite tregojnë për mënyrën e jetesës së popullit, që e ka folur atë. Kështu p.sh. fjala hitite “piruna” (piruni), e shtypur në pllakat me shkrimin kunjor hitit, tregon se në familjet hitite përdorej gjatë ngrënies piruni, fjala “sallata” (sallata), tregon se nga hititët përdorshin sallatat me perime në ushqim, përdorimi i fjalës “taks”, tregon se në shoqërinë hitite paguheshin taksat , apo fjala “tavan” , që tregon se shtëpitë hitite, të paktën të parisë, kishin tavan etj.
Po kështu disa fjalë të ndriçuara të gjuhës hitite përbëjnë emra të përveçëm njerzish, që përdoren edhe sot midis shqiptarëve dhe nga popuj të tjerë si p.sh.: Ana (Anna), Anita, Gima (Agim), Hana, Hasan, Ila (Il, Ylli), Irma, Is (Isa), Mark, Miti, Naki (Neki), Pask (Pashk), Salli (Sali), Sami, Sani (Sanie), Sara, Uk , Zina etj.
Nga fjalorthi i mësipërm, te emrat personal ose fjalët e përdorimit të përditshëm, duket mjaft qartë afërsia e madhe e gjuhës hitite e mijëvjeçarit të dytë p.e.s. me gjuhën e sotme shqipe. Kjo përbën arritje të madhe në shkencën e gjuhësisë europiane dhe hap rrugën për të gjetur gjuhën Para Indo-Hitite, nga e cila kanë rrjedhur më pas të gjitha gjuhët e familjes Indo-Europiane, që shtrihen deri në Indi. Këto fakte kanë rëndësi të madhe edhe për lashtësinë dhe pasurimin e gjuhës shqipe.
Nga ana tjetër me studimin e gjuhës hitite dhe të fjalorit të saj gjuha shqipe pasurohet me disa fjalë, që asaj i kanë humbur gjatë historisë së saj. Të tilla fjalë janë p.sh. fjalët e gjetura të shtypura në pllakat e baltës me shkrimin kunjor hitit: fjala “STAR”, ylli, fjala “IRON” (IRON = I RON=I RËNDË)= hekuri, që kanë hyrë në gjuhën angleze apo fjala EISEN (EISEN=E I ZEN=ËHTË I ZENË për hekurin, që ka hyrë në gjuhën gjermane.
Fjalë të shumta të gjuhës hitite në gjuhën e sotme shqipe, hapin horizonte të reja për studiuesit e gjuhësisë dhe të historisë europiane. Tashti gjuha hitite nuk përket më ndër gjuhët e vdekura, siç trajtohet deri tani, por ka vazhdimësinë e saj në gjuhën e sotme shqipe. Kjo e vërtetë ka rëndësi të jashtëzakonshme për shkencën e gjuhësisë, sepse na çon tek burimi i të gjitha gjuhëve europiane. Përmendëm më sipër se dijetarët sot pranojnë se gjuha hitite në një anë dhe gjuhët e tjera Indo-Europiane në krahun tjetër janë veçuar më vete nga gjuha mëmë Para-Indo-Hitite, gjatë mijëvjeçarëve 7-6 p.e.s. Po cila ka qenë kjo gjuhë më e lashtë Para-Indo-Hitite, nga e cila u ndanë gjuha hitite (bashkë me gjuhët e tjera të Anadollit) dhe grupimi i gjuhëve të tjera Indo-Europiane (shih figurën)?
PREJARDHJA E GJUHËVE INDO-EUROPIANE DHE E EUROPIANËVE
Prejardhja e gjuhëve të familjes Indo-Hitite dhe e vetë evropianëve është një problem i madh, që rrihet gjatë në rrethet shkencore, por nuk ka gjetur ende zgjidhje. Ka disa teori për lindjen e gjuhëve Indo-Hitite (ose si e quajnë disa Indo-Europiane) dhe të vetë evropianëve.
Për këtë qëllim janë shprehu katër teori kryesore:
1-Teoria kurgan pranon që gjuha Indo-Europiane erdhi në Europë bashkë me kalorësit kurgan nga stepa Pontike në Azinë Qendrore (Gimbutas 1973),
2- Teoria e ardhjes së gjuhëve Indo-Europiane nga Anadolli bashkë me ardhjen e bujqësisë (Renfrew 2000),
3-Teoria e vazhdimësisë paleolitike, e mendon lindjen e gjuhëve I-H nga zhvillimi gradual i gjuhëve të popullatave paleolitike (Alinei etj. 2003) dhe
4-Teoria e re, e përpunuar prej nesh, e origjinës pellazgjike të gjuhëve Indo-Hitite, sipas së cilës të gjitha gjuhët e familjes Indo-Hitite rrjedhin nga gjuha më e lashtë e kontinentit të vjetër, Para-Indo-Hitite, e cila sipas studimit tonë vërtetohet të jetë Gjuha Pellazge, folësit e së cilës janë banorët më të vjetër të identifikuar në Ballkan, rajonin e Egjeut, Itali dhe më gjerë (Peza & Peza 2012, 2013).
Teoria e parë për ne është e papranueshme, sepse rajoni i Ballkanit ka qenë më i zhvilluar gjatë gurvonit (neolitit) dhe kohës së bronzit, teoria e dytë dhe e tretë kanë disa të vërteta të mundshme, por nuk arrijnë të japin shpjegimin e duhur problemit, pasi vihet re mos përdorimi i të dhënave arkeologjike dhe historike. Teoria pellazgjike e prejardhjes së gjuhëve Indo-Hitite e shpjegon më drejtë të gjithë procesin.
Teoria e Anadollit e lidh përhapjen e gjuhës Indo-Hitite me përhapjen e bujqësisë nga Anadolli në Europë gjatë mijëvjeçarit të 7 p.e.s. Por në Vashtemi (Korçë) vitet e fundit është gjetur ferma (Farma) më e vjetër europiane ose ndër më të vjetrat, themeluar gjatë kufirit gurmesëm-gurvonë, rreth 7500 vjet p.e.s., gjë që tregon se edhe bujqësia mund të ketë lindur në Europë dhe Azi e Vogël njëkohësisht, sepse ka qenë i njëjti popull me të njëjtën gjuhë. Nga ana tjetër edhe fjalët “Farma” dhe “Ara”, që lidhen me fillimet e bujqësinë, vijnë nga gjuha e lashtë pellazge/shqipe: fara = seed dhe ara = arable land, që tregon se lindja e bujqësisë është e lidhur ngushtësisht me pellazgët.
Teoria e Anadollit mbështetet edhe nga dy studiues rizelandezë (Gray & Atkinson 2003, 2011).
Në bazë të studimit të tyre këta autorë kanë arritur në përfundimin se nga gjuha Hitie fillon degëzimi nga gjuha Indo-Hitite rreth vitit 8700 më parë në dy drejtime:
– njëri drejtim përfaqëson gjuhën hitite (bashkë me gjuhët e tjera të Anadollit) dhe
– drejtimi tjetër përfaqëson të gjitha gjuhët e tjera të grupuara si Indo-Europiane, që më pas degëzohen më tej.
Sipas këtyre autorëve nga grupi i gjuhëve Indo-Europiane degëzohet sërish rreth vitit 7900 më parë në dy degë:
– gjuha tokariane (gjuhë e zhdukur në rajonin Pakistanit-Kinë ) dhe
– dega tjetër përfshin të gjitha gjuhët e grupit Indo-Europian.
Rreth vitit 7300 më parë ndodh një ndarje e dytë në grupimin e gjuhëve Indo-Europian dhe ndahet dega me gjuhët greke dhe armene. Gjuha shqipe bashkë me gjuhët indiane është degëzuar rreth vitit 6900 më parë nga grupimi Indo-Europian dhe mendohet e vjetër rreth vitit 600 p.e.s.
Nga studimi ynë i viteve të fundit, që paraqitet edhe në këtë kumtim, del që gjuha hitite është mjaft e afërt me gjuhën e sotme shqipe. Ky është një përfundim mjaft i rëndësishëm për shkencën e gjuhësisë bashkëkohore. Por mjaft autorë në të shkruarën kanë shprehur mendimin se, gjuha shqipe rrjedh nga gjuha pellazge, të cilën edhe ne e kemi dokumentuar vitet e fundit (Krispi 1831, J. Hahn 1854, Majani 1973, Vlora-Falaski 2004, Peza & Peza 2009, 2013, 2014 etj.). Në këtë mënyrë, me qenë që gjuha hitite ka ngjashmëri me gjuhën shqipe, e cila nga ana e saj është vërtetuar, që rrjedh nga gjuha pellazge, ahere edhe gjuha hitite duhet të rrjedhë po nga gjuha pellazge. Por sot është pranuar nga shkenca se gjuha hitite bashkë edhe me motrat e saj gjuhët e tjera Indo-Europiane rrjedhin nga gjuha Para Indo-Hitite. Sipas studimit tonë gjuha Para-Indo-Hitite është pikërisht gjuha pellazge, nga e cila rrjedhin si gjuha shqipe ashtu edhe gjuha hitite. Nga ky parashtrim faktesh vërtetohet plotësisht se, gjuha hitite rrjedh nga gjuha pellazge dhe gjuha Para-Indo-Hitite, ku e kanë origjinën si gjuha hitite ashtu edhe gjuhët e tjera Indo-Europiane. Është pikërisht gjuha e lashtë pellazge, gjuha që ka folur populli më i lashtë i identifikuar në Europë dhe rajonin e Egjeut. Kjo gjuhë e lashtë fatmirësisht ka mbijetuar dhe e ka vazhdimësinë e vet jo vetëm në gjuhën shqipe, por tashmë vërtetuam edhe në gjuhën hitite. Me qenë se gjuha hitite është pranuar si gjuhë motër me gjuhët e tjera Indo-Europiane (Sturtevant 1931, Gray & Atkinson 2003), rrjedhimisht ne mendojmë se të gjitha gjuhët Indo-Europiane rrjedhin nga gjuha më e lashtë pellazge, prandaj familjen e gjuhëve e kemi quajtur Familja Pellazgjike.
Kështu arritëm në përfundim shumë të rëndësishëm se gjuha më e lashtë Para-Indo-Hitite është ndryshe e thënë gjuha pellazge, gjuha e popullit më të vjetër të identifikuar në Europë, gjuha me të cilën Homeri shkroi Iliadën dhe Odisenë dhe Hesiodi Theogoninë e tij. Kjo është gjuha e banorëve autoktonë të Ballkanit, që quheshin “barbarë” dhe gjuha e tyre “gjuhë barbare” nga autorët e antikë, sepse ndryshonte nga gjuha greke. Këtë gjuhë të lashtë disa autorë e kanë quajtur si Pre-Greek substratum, disa të tjerë Para-indo-Europiane ose Para-Indo-Hitite. Me qenë që tashti e vërtetuam se gjuha më e lashtë është në vetvete gjuha pellazge, të gjitha këto gjuhë së bashku, pra gjuhën Para-Indo-Hitite (Pellazge), gjuhën hitite dhe gjuhët e tjera Indo-Europiane, motra me te, i kemi përfshirë në Familjen Pellazgjike të gjuhëve (=Para-Indo-Hitite), sepse janë të lidhura zinxhir njëra me tjetrën. Familja Pellazgjike e gjuhëve më vonë zhvillohet në gjuhën Indo-Hitite, nga e cila ndahen dy nënfamiljet e mëdha të gjuhëve: fillimisht ndahet Nënfamilja Pellazgo-Anatoliana e gjuhëve, sipas disa autorëve rreth vitit 8700 para kohës së tanishme dhe rreth një mijë vjet më vonë Nënfamilja e gjuhëve Indo-Europiane (shih skemën më poshtë).
Pema e Familjes Pellazgjike të Gjuhëve (= PARA INDO-HITITE) (propozuar nga ne, duke shfrytëzuar të dhënat e shumë autorëve)
Pema e gjuhëve të Familjes Pellazgjike propozuar nga ne, në të cilën janë vendosur në vendin e vet të gjitha gjuhët e Europës deri në Indi, të ndara në dy nën familje si motra njëra me tjetrën. Gjuha Para-Indo-Hitite, përbën gjuhën fillestare nga e cila rrjedhin të gjitha gjuhët e njohura të familjes Indo-Hitite. Por nga studimi ynë i sapo përfunduar kjo është gjuha pellazge, që vijon direkt në gjuhën hitite dhe në gjuhën shqipe. Nga kjo analizë e fakteve arrijmë në përfundimin mjaft të rëndësishëm se, gjuha shqipe është ndërlidhësi, që i lidh bashkë gjuhën hitite me gjuhën më të lashtë pellazge.
Kështu kemi zgjidhur edhe enigmën e gjuhës më të vjetër europiane: ajo është Gjuha Pellazge (= Gjuha Para-Indo-Hitite).
Vitet e fundit disa studiues kanë studiuar 87 gjuhët kryesore Indo-hitite dhe kanë gjetur kohën kur këto gjuhë janë ndarë nga trungu i përbashkët (Gray etj. 2003). Nga ky studim ka rezultuar se gjuha hitite është ndarë nga gjuha Pellazge 8700 vjet më parë, ndërsa gjuhët e tjera Indo-Europiane të kësaj familje janë ndarë afërsisht 800 vjet më vonë. Sipas këtij studimi del, që gjuha hitite është ndarë rreth vitit 7700 p.e.s. d.m.th. nga fundi i gurmesmit (mesolitit). Provat më të hershme të pranisë historike të pellazgëve janë ndeshur në kulturën Tripili në Ukrainë, një zgjatim i kulturë Vinca-Turdas, ku është gjetur simboli i Zeusit Pellazg, Zeuastika, 10 mijë vjet p.e.s. Kjo do të thotë se dymbëdhjetë mijë vjet më parë pellazgët e kishin të ngritur sistemin e tyre të perëndive, të kryesuar nga Zeusi dhe sigurisht që gjuha pellazge ka qenë e zhvilluar shumë kohë më parë.
Pellazgët janë identifikuar plotësisht qysh gjatë gurvonit (neolitit) në kulturën e Vincës, gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. si banorët më të lashtë të Europës. Gjatë mijëvjeçarit të tretë p.e.s. është ngritur edhe faltorja e Zeusit Pellazg në Dodonë të Çamërisë. Pellazgët, Zeusi Pellazg dhe faltorja e tij e Dodonës për herë të parë përmenden në epikat e Homerit dhe nga shumë autorë më pas. Ata ndërtuan qytetërimin më të lashtë në rajonin e Mesdheut, Qytetërimin Pellazg, pjesë e të cilit janë qytetërimet e Trojës, Knosit në Kretë, Mikenës etj.
Me pushtimet e territoreve të Pellazgjisë së lashtë nga popujt më të rinj, gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s., skaji jugor nga fiset greke gjatë shekullit 6 p.e.s., Thraka, Dacia, Italia nga romakët, Anadolli nga persët e më pas nga turqit, mjaft nga gjuhët vendase gradualisht u zhdukën dhe popujt e tyre u asimiluan pjesërisht ose krejtësisht. Vetëm në rajonet e Ilirisë qendrore, Dardanisë dhe Maqedonisë perëndimore dhe Epirit (Çamërisë) popullsia autoktone nuk ju nënshtrua pushtuesit, në sajë të vullnetit të madh për liri, luftës së ashpër dhe kushteve gjeografike të përshtatshme, i mbijetuan pushtuesit dhe e ruajtën territorin, gjuhën dhe kulturën e tyre. Nga këta gjuhë gjatë mijëvjeçarit të parë dhe të dytë të erës sonë u zhvillua gjuha shqipe me dy dialektet e saj kryesore gegë dhe toskë. Kjo është gjuha fosile e kontinentit të lashtë Europian, që ka filluar të formohet gjatë gurlashtit rreth 25-30 mijë vjet më parë, me dokumentin më të hershëm të shkruar në kulturën Vinca-Turdas gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. dhe që meriton kujdesin më të madh nga UNESCO-s, që të mos zhduket në detin mjaft të turbullt të kohës sonë. Drejtimi mjaft i gabuar në studimin e saj nga gjuhësia shqiptare, ka bërë që gjuhës shqipe të mos i njihen ende plotësisht rrënjët e lashta, të mos njihet vlera e saj e plotë ndërmjet gjuhëve të tjera dhe të vlerësohet si gjuhë e lindur gjatë mesjetës europiane. Kjo është mënyra e re dhe më e bazuar shkencore e njohurive të sotme për gjuhët e grupimit Indo-Europian (Peza 2012).
Përfundimi i këtij studimi mbi gjuhën hitite dhe lidhjet e saj me gjuhën shqipe dhe anasjelltas me gjuhën pellazge, ka rëndësi të madhe teorike dhe praktike. Gjuha hitite është shumë e rëndësishme për kulturën dhe historinë europiane, sepse ajo është gjuha më e vjetër e sprovuar ndër të gjitha gjuhët e njohura të saj. Nga ana tjetër gjuha hitite pranohet se përbën gjuhën më të vjetër në këtë drejtim. Përfundimet e mësipërme për lidhjen e gjuhës shqipe me gjuhën hitite vërtetojnë edhe njëherë lashtësinë e gjuhës shqipe dhe përhapjen e saj të gjerë.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Lost Empire Of The Hittites : Hittites Civilisation Documentary (Christian Video)
Tracking the Frontiers of the Hittite Empire
Hititler
========================
(Ilustrimet (video’dokumentarët) i përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b)