PROF.DR.MUHAMET PIRRAKU: KRIZA INSTITUCIONALE NË HISTORIOGRAFINË SHQIPTARE

Pashtriku.org, 30 janar 2018: “Për interesa të veta edhe djalli mund ta citojë Biblën”( Shekspiri ) – Fillet e dijes së historiografisë shqiptare lidhen me zhvillimet e fazës së dytë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare të periudhës së përpjekjeve për autonominë e Shqipërisë në kufijtë etnik shqiptar të qartësuar mirë me kalimin në islam të shumicës albanofone, përfundi¬misht deri nga fundi i shekullit të XVII’të. Në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe gjatë zhvillimeve historike që sollën në Kuvendin gjithëkom¬bëtar të Vlorës në Nëntorin e vitit 1912, historiografia shqiptare, e rritur në rrethana të robërisë shekullore osmane, ishte pjesë e përpje¬kjeve shqiptare për të dëshmuar identitetin kombëtar shqiptar historik të shqipfolësve pa marrë parasysh ndarjet krahinore e fetare, në shërbim të përpjekjeve për ruajtjen e tërësisë së trevës etnike dhe historike të Shqipërisë, dhe për pavarësinë e saj.
Në periudhën e Principatës së Shqipërisë londineze 1913-1914, dhe veçanërisht në periudhën e pavarësisë midis Dy Luftërave Botërore, historiografia shqiptare nga tashti nën çatinë institucionale shtetërore, vazhdoi të ishte në shërbim të përpjekjeve shqiptare për të dëshmuar dhunën osmane e ballkanike si edhe padrejtësitë e fuqive evropiane: të Francës, Anglisë, Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe të Italisë ndaj kom¬bit shqiptar, që nga fundi i shekullit XVIII, në dobi të interesave gllabëruese të Malit të Zi, e në vijim, të Serbisë, të Greqisë dhe të Bullgarisë. Këtë rol e luajti dija historiografike shqiptare edhe në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, me qëllim të arsyeton¬te kërkesat kombëtare shqiptare jetike për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë së copëtuar me dhunë ndërkombë¬tare, si dje edhe sot!?!

“Problemet dhe sfidat në historiografinë shqiptare” ishte referati im që i priu “Seancës së historisë” në Simpoziumin shkencor: ”50 vjet studime albanologjike”, të mbajtur në Prishtinë, më 18 dhe 19 dhjetor 2003, ku ishte pasqyruar rrita e shkollës historiografike shqiptare moderne në gjirin e “Studimeve Albanistike” shqiptare nga viti 1946 përballë koncepcioneve bolshevike leniniste ruse në Tiranë dhe nga viti 1953 përballë koncepcioneve historiografike jugosllave unitare në Prishtinë[1].
Rezultatet, në këto përpjekje nuk munguan, kështu që nga fillimi i viteve të ‘60-ta, Tirana, falë kujdesit institucional shtetëror, do të ngritët në qendër botërore për dijet Albanolo¬gjike në përgjithësi, me ndikim të madh në rritën e “Shkollës historiografike shqiptare të Prishtinës”, si qendër kompetente për studimet albanistike e historiografike shqiptare në Jugos¬llavi.
Për hir të realitetit historik duhet të saktësojmë këtu se rritës së “Shkollës historiografike shqiptare institucionale të Prishti¬nës” dhe lidhjes së saj, për bashkëpunim, me “Shkollën historiografike institucionale të Tiranës”, i hapën rrugë “Udhëzimet direktive” të Eduard Kardelit, aso kohe kryetar i Kuvendit Federativ, dhënë, sy më sy, udhëheqjes partiake e shtetërore, të Kosovës, më 21 mars 1967 në prani të dy përfaqësuesve të Serbisë dhe të një përfaqësuesi federativ[2].
Në këtë takim Kardel udhëzoi të hiqej “tabuja” politike e cila nuk lejonte të flitej për gjetjen e rrugëve për ngritjen e statusit shtetëror të Kosovës që mund të shpinte në statusin “repub¬likë”federative jugosllave. Eduard Kardel, më tutje, i hapi rrugë edhe kërkesave poli¬ti¬ke institucionale për afirmimin e plotë kombëtar të shqiptarëve në Jugosllavi, duke i udhëzuar edhe për nevojën e zëvendësimit të koncepteve “pakicë shqiptare” dhe “Kombësi shqiptare” me konceptet “popull shqiptar” dhe “komb shqiptar” në Jugosllavi me të drejta për legalizimin e “Simbolit kombëtar shqiptar” dhe për barazi të plotë me popujt (kombet) jugosllave[3].
Këtu duhet të saktësojmë faktin shfryma e Takimit të Kardelit me udhëheqësin e Kosovës ishte trasuar nga Josip Broz Tito në takimin me udhëheqës federativë e të Serbisë, më 20 mars 1967[4].Të ndalemi vetëm në kërkesën shqiptare për ngritjen e statusit të “autonomisë” së Kosovës në statusin “republikë”. Tito Tha: ”Po flitet për tendencat që kjo Krahinë një ditë të bëhet republikë. Në cilën fjalë janë këto tendenca, a ka kërkesa të caktuara?” Në këtë pyetje do të përgjigjet Dobrivoje Radosavljeviq i cili: “tha në fillim se ka mendime se Kosova do të duhej të bëhej republikë, se këso diskutimesh ka pasur në Krahinë”[5].
Mbi këto shtylla të mendimit politik institucional jugos¬llav, vazhdonte “Lufta kundër devijimeve në radhët e Sigurimit shtetëror”, të filluar në Plenumin e IV-të të KQ të LKJ-s, në Brione, më 1 Korrik 1966, e që i hapi udhë bashkë¬pu¬nimit të persona¬li¬teteve politike e qeveritare shqiptare me historianët e punësuar në Institucionet historiografike e të arsimit të lartë[6].
Sot e mot, akëcili gjurmues objektiv i historisë ka mundësi të argumentojë faktet se së paku nga “Plenumi i Brioneve”, nuk ka kthesë politike për shqiptarët e Kosovës dhe të vendeve të tjera shqiptare në Jugosllavi ku nuk mund të shihet një “këshillim” i personaliteteve politike e shtetërore shqiptare të Kosovës, veçanë¬risht të atyre që ishin bartës të drejtimit politik e ushtarak të LANÇ-së në Kosovë. Ata, së paku nga takimi me Kardelin, më 21 Mars 1967, e deri më 26 mars të vitit 1981, herë më hapur e herë “nën plaf”, prej historianëve kërkonin të siguronin fakte, dhe mbështetje shkencore për të arsyetuar kërkesat politike për domosdonë e avan¬cimit të statusit shtetëror të Kosovës nga “autonomia” në “republikë”, si njësi federale e Jugos¬lla¬visë me të drejtë në vetëvendosje të legjitimuar me “Rezolutën e Komitetit Nacionalçlirimtar për Kosovë dhe Dukagjin”, e futur në historiografi me emrin: ”Rezolura e Bujanit” e 2 Janarit 1944.
Këto kërkesa edhe si udhëzime politike konspi¬rative, buronin nga disidentizmi patriotik i instituciona¬listëve shqiptarë, të cilët sa vinte dhe i hapnin rrugët për ngritjen profesionale të kuadrit shkencorë në universitete të ndryshme jugosllave e evropiane si dhe forcimit të bazës ekonomike të institucioneve albanistike e historiografike, për gjurmi¬min dhe inter¬pre¬¬timin shkencor të fakteve. Kjo mënyrë e përqasjes institucion¬ale ndaj dijes historio¬grafike e albanistike në përgjithësi vazhdoi deri me puçin shtetëror të Serbisë në Kuvendin e Kosovës më 1989.
Përafërsisht nga kjo kohë u shënua filli i shthu¬rjes së dhimbshme i pushtetit në Tiranë që do të sjellë në defaktorizi¬min mbi dhjetëvjeçar, për marre, të shtetit “Shqipëri”. Në këtë katrahurë pësoi veçanërisht baza ekonomike e dijes albanis¬tike, e mbi të gjitha me pasoja të mëdha për dijen historiogra¬fike. Në vitet e tranzicionit anarkik “demokratik” të Shqipërisë u avullua përgjegjësia e vlerësimit shkencor të ngjarjeve dhe të personaliteteve, që jo pa vështirësi, me disi¬dentizëm patriotik kishte lëshuar shtat në kuadër të historiografisë institucionale gjithëshqiptare në periu¬dhën e monizmit komunist.
Përzierja e pushtetit të “demokracisë pluraliste”, qoftë ajo e “majtë” apo e “djathtë” (që nuk është as “majtë” as e “djathtë”), në vlerësimin, për interesa poli¬tike të ngjarjeve tragjike për kombin dhe dekorimi i per¬sonaliteteve kontraverz, të pa ndonjë rëndësie gjithë¬kom¬bëtare në kohën dhe rrethanat në të cilat ata u futën në histori, edhe me ecjen e gaforres, është me pasoja të mëdha për ndriçimin shkencor të historisë në funksion të kërkesës jetike që ajo të ishte mësuese e jetës! Jo profesionalizmi historiografik qartë anarkik jashtë instituci¬onal që vazhdon gjithandej në shtetin e Shqipërisë, e përbalti dhe e zvogëloi rëndësinë e Qen¬drës kombëtare të dijes Albanistike të Tiranës në përgjithësi dhe të asaj historiografike në veçanti, që për disa dekada e nderuan kombin shqiptar.
Në Kosovë gjatë viteve nën “aparthedin” serbo-jugosllav të viteve të ’90-ta baza ekonomike instituti¬onale e dijes historiografike shqiptare ra nën zero, por dinjiteti i “Shkollës historiografike të Pri¬shtinës” do të ruhet, për faktin se me historiografi vazhduan të merren kryesisht profesionistët dhe pub¬lik¬cistët me përcaktim kombëtar të dëshmuar. Asnjë vepër histo¬rio¬grafike e kësaj periudhe nuk do të botohet pa vlerësim dhe redaktim profesional në shërbim të përpjekjeve politike e luftarake për çlirimin dhe ribash¬kimin e kombit shqiptar. Të themi edhe më qartë: Nderin dhe renomenë e “Shkollës histo¬rio¬¬grafike shqiptare të Prishtinës” e mbrojti me dinjitet kryesisht Instituti Albanologjik i Prishtinës i mbështetur nga bamirës kombëtar gjithandej në trojet shqiptare nën robërinë jugosllave.
Këtu e kërkon logjika të saktësojmë edhe faktin se “Sindromi historiografik” i Shqipërisë së viteve të tranzicionit “demokratik” nisi ta përfshinte pjesën e kombit shqiptar jashtë Shqipërisë Londineze pas Fitoreve të UÇK-së në Kosovë, në Kosovën Lindore dhe në Iliridë, e pikërisht me vendosjen e “protek¬totarit” administrativ eksperimental e policor të KS të OKB-së në Kosovë, i mbiquajtur “UNMIK”. Ky meka¬nizëm poli¬tik e administrativ ndërkombëtar që nga ditët e para nuk lejoi përmirësimin e bazës ekonomike të Tempu¬llit të dijes Albanologjike të Prishtinës, përka¬tësisht të Institutit Albanolo¬gjik, e madje planifikoi edhe ndërrimin e destinimit shkencor historik, për ta kthyer në “Institut për kulturën multi¬etnike të Kosovës” në një vend ku mbi 90 % janë shqiptarë etnik iliro-pellazg!?!
Vërtetë, nuk do të vonon dhe me animinimin e disa his¬torianëve partiak të të “moderuarve”, mafioziteti proserb brenda UNMIK-ut arriti që Luftën Çlirimtare të UÇK-së ta kualifikojë si “konflikt” të shqi¬p¬tarëve të Kosovës me pushtetin në Beograd[7], kur¬se historianët e dësh¬muar me vepra historio¬grafike kundër robërisë serbo-jugosllave, të anashkalohen gjatë allishveri¬sheve Ahtisaariane për statusin shtetë¬ror të Kosovës, madje të nxirren nga sheshi i fushës së përpjekjeve për lirinë e dinjitetshme të Kosovës dhe të kombit shqiptar në përgjithësi, duke mos u lejuar qasje në media vizuale[8]. Rezultoi, madje që edhe “Ura e Jashar pashë Gjinollit“ dhe kalaja e Vushtrrisë të quhen “monumente serbe” të një “Vojnoviqi” inekzistent, “Hero i imagjinuar i “Betejës së Kosovës”, e cila fare nuk ka ekzistuar si e tillë, si konfrontim ushtarak serbo-turk, as ballkaniko-osman.
Së këndejmi, rrjedhimisht, edhe fakti se historia¬nët dhe albanologët me një thesar bibliografik që i bënë nder dijes historiografike shqiptare, të mos për¬fshihen as në “Fjalorin Encik¬lopedik Shqiptar” të “Akademisë së Shkencave” të Tiranës, kurse shken¬cën historiografinë shqiptare të Koso¬vës, para botës, ta përfaqësojnë “historianët” institucional, pose¬du¬es të një “doktorate” a të ndonjë libri historiogrfik me vlera shkencore provin¬ciale!?!
Të zë ngoje, këtu, vetëm emrin e historianit uçëkëist, Hakif Bajrami, vepra e të cilit, si për nga vëllimi, e veçanërisht për nga rëndësia dokumentare, nuk gaboj nëse them se mund të peshojë së paku sa trashëgimia historiografike e studiuesve të “Institu¬tit të Historisë së Koso¬vës”, cilët u përfaqësuan në FESH e sigurt, më shu¬më se vëllimi dhe vlera shkencore e trashëgimisë histori¬o¬grafike e të gjithë profesorëve aktual, të “Depar¬ta¬¬mentit të Historisë së Universitetit të Prishti¬nës”, të cilët përfaqësohen në “FESH” të Tiranës”[9].
Përkrah Prof. Dr. H. Bajramit, ka edhe historian të tjerë që me një veprimtari historio¬gra¬fike ballë për ballë e dhëmb për dhëmbi me histo¬rio¬grafinë dhe pu¬sh¬tuesin serb e jugosllav lanë në trashë¬gimin histo¬rio¬grafike vepra, studime, e shkrime që i kanë hapur udhë rishikimit shkencor të historisë shqiptare: perio¬dizimit të “Rili¬ndjes kom¬bë¬tare Shqiptare” e të “Lëviz¬jes Kombëtare Shqip¬tare”, por meqë në asnjë kohë nuk pranuan ta përlloçnin dinjiteti intelektual të historianit, “Redaktorët” e “Fja¬lo¬rit Enciklopedik Shqiptar” nuk denjuan t’ua “falnin” bile një “Zë të vogël”[10].

Të përmbylli fare shkurtimisht: Krizë aktuale ins¬ti¬tucio¬nale në historiografinë shqiptare, është: Baza ekonomike e pa dinjitetshme e institucioneve shken¬core në mbarë hapësirën shqiptare. Të nisemi nga institucioni ku sot gjendemi – IAP: Një këshilltar shken¬cor, titull ky ekuivalent me titullin më të lartë univers¬itar, brenda një viti kalendarik shteti, eventu¬a¬lisht, a mund t’i ofroj 300 euro për punë kërkimore jashtë vendit, kurse asistentët, shpresë për vazhdimë¬sinë e veprim¬tarisë së Institu¬tit, nuk e gëzojnë as këtë “mini doping” si mbështetje minimale për studiuesin e rinj!?!;
Krizë aktuale institucionale në historiografi në mbarë hapësirën shqiptare, është: fabri¬kimi i ekspres magjistrave e të dokto¬rëve të shkencave historike nga radhët e individëve që u përkasin partive politike e qarqeve qeveritare, e të cilët nuk kanë kurrfarë përvoje në punët kërkimore në arkiva e në biblioteka në vend dhe në botë. Në opinion madje flitet edhe për tituj shkencor të blerë me para, si në Prishtinë, Tiranë e Tetovë, dhe atë si në universitetet shtetërore ashtu edhe në ato hiç “universitete” e “kolegje” të mafiozitetit ekonomik privat më pasoja të mëdha për dijen histo¬riografike dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi!?!;
Krizë aktuale institucionale në historiografinë shqiptare, është: mungesa deri në absurd, vite me radhë, e histori¬anëve në “Akademinë e Arteve dhe të Shkencave të Kosovës” si edhe pozita gati në falimentim institucion¬nal e “Akademisë së Shkencave të Shqipë¬risë”!?!;
Për krizën aktuale institucionale në historiogra¬finë shqip¬ta¬re, flet edhe mungesa e vlerësimit dhe e kritikës shkencore institucionale të mirëfilltë ndaj prodhimit historiografik plagjiat të letrarëve, të histo¬rianëve të letërsisë, të folkloristëve, të publicistëve, të juristëve, të diploma¬tëve, e të gjithfarë “shnaj¬deri” pseudo “historianë” pareli. Përjashtimet mund të njehen në gishtërinj të njërës dorë!?!;
Për krizën institucionale në historiogra¬finë shqip¬ta¬re aktuale, flet, fuqimisht, edhe një det pasaktësish që ngërthen “FESH-i” i “Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”,veçanë¬risht në zërat që flasin për personalitetet, për ngjarjet dhe për vendet jashtë Shqipërisë Londineze, duke filluar nga zëri për komploton Bajazid I- Vuk Brankoviq, e futur në historiografi si “Betejën e Kosovës e vitit 1389”!?! Kjo erdhi si pasojë se “Akademia e Shkencave të Shqipërisë”, historianët e “Shkollës historiog¬rafike të Prishtinës “ i lidhën vetëm si argat (çirakë), e jo edhe si “ustahë”, pa marrë parasysh faktin se këta, historinë e treva¬ve që ndërgjegjja shqiptare midis viteve 1913-1999,i quante “Kosovë”, e njohim më mirë, shumë më mirë se historianët e “Shkollës së Tiranës”!!!;
Për krizën aktuale institucionale në historiogra¬finë tonë, dëshmon edhe injorimi institucional i arritjeve të mirëfillta shkencore të historianëve shqiptarë e duartrokitjet e qarqeve publicistike mediokre për “vle¬rat” historiografike të diskutue¬sh¬me të publicistëve e të zyrtarëve afarist unmikianë e eulexianë evropianë e botëror !?!;
Për krizën institucionale aktuale në historio¬gra¬finë shqip¬ta¬re me pasoja për unitetin kombëtar shqip¬tar flet edhe fryma antiislame e shkrimeve me preten¬dime historiografike fantazi folkloristike filokristiane katolike, e saha¬n¬lë¬pirësve shqiptarë të vetëquajtur “perëndimorë”!?!;
Për krizën institucionale aktuale në historio¬gra¬finë shqip¬tare tregon edhe mospërfshirja e historianë¬ve kom¬pe¬tent nga Kosova dhe mbarë trojet shqiptare për realizimin e projektit institucional “Historia e Ko¬so¬¬vës”, të themi, “fondament” për historinë e kombit shtetëror ahtisaarian multietnik “kosovar” nga parahistoria deri sot!?!?;
Për krizën institucionale aktuale në historiogra¬finë shqiptare me pasoja për të ardhmen e dijes his¬to¬riografike flasin edhe vlerat e diskutueshme të shkri¬meve fejtonistike në gazetat e sotme shqipe, kompi¬li¬me këto ku nuk adresohet burimi i “fakteve”, as ndihet përgjegjësia morale, politike e materiale për autorin dhe për botuesin për vjedhjen dhe shtrembë¬rimin e fakteve!?!;
Për krizën institucionale aktuale në historiogra¬finë shqip¬tare me pasoja për të ardhmen e dijes historiografike është dëshmi edhe prodhimi “historio¬gra¬fik” i të ashtu¬quajturës “E Djathta shqiptare” dhe i të ashtuquajturës “Albshkenca” jashtëinstitucionale si edhe shumë shkrime “historiografike” të shpalosura në webfaqet e internetit, pa asnjë përgjegjësi morale e njerëzore të shumë “autorëve”. Të kësaj kategorie për pasojat në historiografi janë edhe librat biografik të indivi¬dëve të shkruara nga “historishkrues” joprofe¬sionistë!?!;
Krizë institucionale shtetërore aktuale në histori¬o¬grafinë shqiptare me pasoja të mëdha për shëndetin e kombit është politizimi i historisë për interesat partiake e pushtetar të individëve dhe të tarafeve politike, që nisur nga mënyra e shtruarjes shkon në dobi të interesave historike kundër shqiptare të kombeve në fqinjësi natyrore e në bashkëjetesë të dhunshme të shqiptarëve me ta, si rasti “Nait Hasani” në Prishtinë, “Tivari” në Tiranë, “Dosjet” në Shkup etj.!?!;
Dhe, kulmin e krizës aktuale institucionale shte¬të¬rore në historiografinë shqiptare me pasoja të më¬dha për vlerësimin real të epokave, të ngjarjeve histo¬rike dhe të personaliteteve, me dëme të rënda edhe për dinjitetin e kombit shqiptar, paraqet dekorimi institucional në Tiranë e Prishtinë i dy personave me rëndësi e role të kundërta në të njëjtën kohë, ngjarje apo Luftë, siç ndodhi me dekorimin presidencial me dekoratat më të larta të kombit, kushtimisht ta zëmë ngoje, të personaliteteve të lagjes së një Hasan Prishtine e të personave të lagjes së një Marka Gjoni, apo të një Adem Jashari e të një Tahir Zeme!?!?
Krejt në fund: Një anekdotë për miqtë: “Njani, një natë me errësirë të dendur, dëgjoi një rrapëllimë në oborr. E mori push¬kën dhe doli në derë. Shtiu përpjetë “bam!” Hajni bërtiti: “O më vrave bre…!”, kurse ky që shtiu ia ktheu: “Valla veç në kofshe ka në dardhë…!?!” E ardhmja e historiografisë shqip¬tare është vënë në udhëkryqe të rrezikshme me fajin e hiç shteteve tona të sotme, me fajin tonë të përgjithshëm!
Prishtinë, 27 Tetor 2010

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura