Prishtinë, 6 prill 2020: Procesverbal nga biseda e anëtarëve të komisionit të sekretariatit të KK të LKS me shokun Rrezak Shala, të kryer me 28.09.1966.
Pas deklaratës me shkrim që e kishte dhënë Rrezak Shala, komisioni kishte vendosur që edhe me të të bisedojnë drejtpërdrejt. Gjatë deklaratave të personave që u morën në pyetje, vërehet një e përbashkët: që të gjithë kërkojnë me u takua me komisionin dhe me biseduar “shtruar” me ta. Po këtë gjë e kishte kërkua edhe Rrezak Shala në deklaratën e tij të dhënë me shkrim.
Më 28 shtator 1966, komisioni e kishte marr në pyetje atë gojarisht. Në këtë takim të pranishëm ishin: Ilija Vakiqi, Bllazho Lutica dhe Ali Shukrija.
Ilija Vakiqi,
Ne kemi menduar se përveç deklaratës sate me shkrim të bisedojmë edhe me ty, se ti një kohë të gjatë ke punuar në UDB-e, në vende me përgjegjësi.
Rrezak Shala,
Unë edhe në deklaratë kam shkruar se çdo gjë që kam thënë kryesisht janë ato që kam bërë në biseda private, dhe këto janë njohurit indirekte, por jo në bazë të linjës zyrtare. Ne në praktikë kemi mundur me ardhur deri tek mosmarrëveshjet, por edhe tek konfliktet politike lidhur me masat e marra kundër kriminalitetit ekonomik. Kjo ka ardhur në shprehje sidomos pas vitit 1962. Atëherë e kemi pasur grupin në Mitrovicën e Kosovës, rasti i drejtorit nga Rahoveci dhe në pjesë tjera të Kosovës. Neve atëherë, nga Prizreni, na servuan një mori rastesh lidhur me kriminalitetin ekonomik, në mesin e të cilëve ishte Idriz Brika edhe për disa të tjerë. Pasi se për Brikën ishte mjaft e pasur dosja, ne dhamë pëlqimin që të filloi procedura. Për të tjerat morëm qëndrim që në fillim të hetohen gjerat. Në këtë fushat të gjerë në këtë drejtim, më 1962 ne kishim edhe disa gabime. Pasi se në atë kohë në këto çështje ishte i angazhuar edhe UDB-eja, shumë gjera na dështuan, aty ku ata punonin, rasti me Fafosin, me Kruna Lekovqen dhe të tjerët. Atëherë u fliste se UDB-eja duhet në përgjithësi ta marr kriminalitetin në ekonomi. Të gjithë ne atëherë në UDB-e, kemi thënë se nuk mund të marrim masa pa intervenim nga ana e KK. Ne, me të madhe jemi marr me dukuri negative, por gjithmonë kemi insistua që ne edhe mos të japin vërejtje penale, por këtë ta bëjnë organet në ato ndërmarrje. Unë jam munduar që puna jonë të jetë angazhimi në preventive. Kam dëgjuar se Nito ka thënë se ne duhet të punojmë në mënyrë klasike, se është e jona që të ndjekim fajtorin, e të tjerët të punojnë në preventive. Ne kemi mbajtur edhe këshillime të veçanta për punën tonë ku unë kam mbajtur edhe referatin. Angazhimi ynë ka qenë para së gjithash në dobësitë tona. Janë ngritur shembuj konkret të keqpërdorimeve dhe të anti ligjit..
Ka pasur mjaft raste të keqpërdorimeve tek ne, ka pasur shumë material të kapura. Kur i kemi hapur depot, në to është gjetur gjithçka. Sigurisht se shumë nga ato mallra ishin përvetësuar, sidomos në periudhën e kaluar ku nuk ka pas kontroll të duhur,
Me sa e di nuk besoi se ka shkua ndonjë informacion nga shërbimi i kriminalitetit për Beograd, dhe që KK të mos ishte njoftuar. Ne saktë e kemi ditur cilët janë njerëzit tan të cilët rrahën. Një numër i nëpunësve, sidomos në Prizren dhe Prishtinë që gjithmonë e kanë bërë këtë, kjo ka qenë metoda e tyre.
Përndryshe, në kohët e fundit në resorin tonë, e sidomos në shërbimin e SSH ka mbretëruar një thashethemnajë e madhe. U merrnin nëpër gojë dhe u kritikonin disa udhëheqës nga krahina, por edhe në mes veti.
Me mjeshtri ishte futur mosbesimi ndaj shqiptarëve
Ne e kemi ditur për nëpunësit dhe çfarë shkruhet për ta. Nga të gjithë ishte përfshi ndjenja e mosbesimit ndaj pakicave nacionale. Ne, për këto dukuri kemi biseduar në mes veti. Ose çështjen e shpërnguljes për Turqi. Numri më i madh i shpërnguljes ka qenë gjatë viteve 1957-1958, çka do të thotë menjëherë pas aksionit të armëve. Bile Buda Gaiqi, i cili ishte nacionalist i përbetuar e kishte dërguar një nëpunës i cili punonte në UDB-e dhe e kishte pyetur se çfarë priste, pse nuk shkonte për Turqi.
Kur ishte rasti me ngritjen e flamujve në Prishtinë, pasi se të gjithë treguesit qonin në drejtim të shkollës Normale, unë kam propozua që menjëherë të marrim masa dhe këtë ta pastrojmë. Kur krejt kjo u ndërmor më vonë, unë Çedës i kam thënë se nuk është në rregull që ne të dimë qe një vit, dhe mos të realizojmë asgjë, por lejojmë që organizimi të zgjerohet. Çedo më tha, nuk po mundem me u marr vesh me Beogradin.
VIJON …
___________
PROF.DR.SABILE KEêMEZI-BASHA: DEKLARATA E RREZAK SHALËS /23.09.1966/ (20)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9784