LE MATIN (1902) / KËRKESAT E AMBASADËS RUSE NDAJ PORTËS SË LARTË ME QËLLIM NDËSHKIMIN E ISA BOLETINIT

Francë, 2 janar 2020: “Le Matin” ka botuar, të shtunën e 8 nëntorit 1902, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me kërkesat e ambasadës ruse ndaj Portës së Lartë me qëllim ndëshkimin e Isa Boletinit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Kërkesat ruse
Kostandinopojë, 6 nëntor 1902
Ambasada ruse ripërsëriti kërkesat e saj ndaj Portës së Lartë, duke i kërkuar asaj ndëshkimin e liderit shqiptar Isa Boletini.
Ky i fundit, i cili ishte dërguar fillimisht në Selanik, u lejua më pas të kthehej në fshatin e tij Boletin, afër Mitrovicës.
Ambasada ruse kërkon gjithashtu që të merren masa të mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen personale të z. Stcherbin (Çerbin), konsullit rus, në Mitrovicë, i cili gjendet akoma në Kostandinopojë. (Reuter).
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura