Gjakovë, 6. 11. 2016: (Fjala e redaktores mbi vёllimin me poezi “Lulebozhuri i Dukagjinit” tё autorit Servet Bytyçi) – Nё rrugёn e tij krijuese, Servet Bytyҫi ka hyrё relativisht vonё. Me krijime tё qeta e vargje tё matura, figura tё qarta e gjuhё tё ndjeshme, ai na sjell njё sistem poezie me tema tё mirёshkoqitura, ku pas endjes sё frymёzimit vargor, pason mesazhi i qartё. Nё fakt, mesazhi i krijimit ndjehet i pranishёm qё nё strofa dhe nuk na suprizon aspak shpёrthimi i tij nё fund tё poezisё. Autori nё kёtё vёllim na paraqitet me poezi subjektive dhe poezi pёrkushtuese. Tё parat i pёrkasin atij lloj frymёzimi qё lind vetvetiu nё shpirtin e njeriut, dhe qё ai, poeti, nuk mund ta lerё t’i ikё pa e shёnuar diku nё fletё. Duke respektuar muzёn e tij, duke respektuar poezinё, ai respekton brendinё shpirtёrore e cila mbushet dhe kёrkon doemos tё shpёrthejё diku. E ku ka mё mirё se sa kur ky shpёrthim vjen pikёrisht nё poezi ?!
Autori qёndron larg argumentimeve. Ai thjesht ndjen, konstaton dhe krijon. Krijimi pra vjen si proces i reagimit tё tij ndaj natyrёs, shiut, ardhjes nё vendlindje, kujtimeve dhe mallit qё i shkakton e kaluara, njerёzit e dashur tё larguar nga kjo jetё ose larg prej tij gjeografikisht, por edhe simboli i dashurisё dhe i sё bukurёs tё cilёn ai si njeri me shpirt tё bukur ёshtё nё gjendje ta vёrejё dhe ta identifikojё kudo ku ndodhet. Nё memorien e tij artistike janё shtresuar nocione natyrale por tё shenjta pёr artin, sidomos pёr poezinё. Kryeqendrёn e zё natyra, tё cilёn Servet Bytyҫi e vё nё funksion tё inspirimit tё tij: “… pёr njё ҫast s’di si e kuptova poezia mё ishe Ti herё me diell, herё me shi…” (Poezia je Ti!)
Nё komunikimin me natyrёn ai nuk do tё mbetet i vetёm. Aty do tё jenё qoftё edhe rastёsisht, herё shiu e herё dielli, herё hёna e herё yjet. Kёta vetvetiu do tё kthehen nё dёshmitarё tё gjendjes poetike tё cilёn autori mundohet ta mbajё pёr vete, por me vetёndёrmjetёsimin e elementit tё dytё a tё tretё, ai ka bёrё thyerjen e rregullёs sё sekretit: “Njё tё fshehtё mund ta ruajё vetёm njё vetё!” Tani, ndjenja doli nga shpirti i tij, tani Hёna ishte aty dhe ka parё: “… kur heshtja tё shёrojё para se tё vijё tjetёr agim, Hёna prapё do tё kundrojё e tё bekojё miku im!” (Unё dhe Hёna) Sado qё koha ka kaluar dhe jeta ka marrё njё tjetёr udhё, duket ende e afёrt nostalgjia pёr kohёn e mёsuesisё, ndaj nuk ka se si tё harrohet urimi pёr festёn e 7 marsit.
Nё fakt jo thjesht urim, por edhe njё psherёtimё pёr mungesёn e mundёsisё pёr tё qenё aty ku do tё donte tё ishte: “… Varka s’mё shpie ku dua unё se larg shumё, tretur rri diku, mendimet mё rrjedhin si ky lumё Gёzuar mёsues, festoj me ju!” (Njё 7 Mars ndryshe) Si njё romantik i vёrtetё, poeti pёrfshin nё motivet e tij bimёsi dhe lule tё njohura, jo vetёm pёr bukurinё por edhe pёr simbolikёn qё iu ka dhёnё njerёzimi. Manushaqe, lule bozhuri… simbolika e tyre nuk ёshtёthjesht nё funksion tё poezisё por vjen pёr njё qёllim shumё mё tё rёndёsishёm, atё tё mesazhit mrekullibёrёs.
Njё nga kёto mesazhe troket nё dёshirёn pёr tё shkrirё largёsitё dhe bashkuar tё mirat nё njё, ashtu sikurse ёshtё nё vetёdijen e tij njё Shqipni e vetme: “… Tё kam sjellё si shenj’ dashnije lulen rritun buzё Shkumbinit, si kujtim veç prej Shqipnije moj bukuroshe e Dukagjinit…” (Lulja e bozhurit) “Ra ky mort e u pamё”, thoshte Kadare pёr mundёsinё e takimit dhe njohjes mes tyre tё shqiptarёve tё Shqipёrisё dhe atyre tё Kosovёs nё kohёn e luftёs sё vitit 1999. Ndёrsa pёr Servet Bytyҫin mund tё thuhet: “Ra ky rast dhe u pamё”.
Nё njё nga aktivitetet e organizuara nga Lidhja e Poetёve, Shkrimtarёve e Artistёve “Pegasi” Kosova nё gusht 2015, ai do tё shprehte dёshirёn pёr ta uruar qoftё edhe nga larg kёtё manifestim, pasi e kishte tё pamundur tё vinte e tё merrte pjesё. Dhe ashtu si poeti qё ia di poetit entuziazmin, ashtu edhe ne pegasianёt nё Gjakovё mirёpritёm mundёsinё qё ky djalosh tё pёrshёndeste nga larg, me njё pёrkthim nga anglishtja, pёrkthime tё cilat ai di ti bёjё mrekullisht mirё. Prej asaj dite, shpirtit tё tij do t’i zgjoheshin ёndrrat, vargut tё tij do t’i dilnin krahёt: “…thembёr e Pegasit sa herё i ra tokёs aty pёr aty çeli njё burim, nga unё mёrgimtari tretur rrugёve tё botёs me dashurinё e shpirtit iu dёrgoj njё urim…” (Urim nga Londra)
Dollia me shokё, mёrzia e ftohtёsia, po ashtu krijojnё vendin e tyre duke na sjellё mallin e mёrgimtarit, barrёn e kurbetit, rёndesёn e dheut tё huaj. Kjo ide kulmon tek “Unё jam Odise”. Itaka ёshtё larg, ai e di se atje ka kush e pret, megjithatё Shilla e Karibda po ashtu vёzhgojnё. Lundёrtari jeton me shpresёn dhe vetёbesimin, se megjithatё: “…rruga ёshtё e gjatё, jeta plot tallaz por unё jam kapiteni me emrin Odise” Si njё maratonomak i vёrtetё ai do tё endet rrugёve tё botes . Ketu shfaqet roli i mirefillte I poetit kur flet ne emer te rinise se vendit te tij dhe jo domosdoshme right personal. Orvajtjet dhe perpjekjet e rinise Shqiptare neper rruget e botes fillimisht drejt Greqisё e mandej tё, pertej detit kane lene gjurme te pashlyera ne memorjen dhe ndergjegjen e tij individuale,por edhe ne ate kolektive te popullit te tij. Eshte rrugё dhe shteg akoma I pa hapur akoma Europa per Shqiptaret dhe duke iu drejtuar detit ai shpreh dhimbjen dhe brengen jo vetem personale por edhe ate kolektive.
Plaçkat n’shpinë e brengën n’zemër mora rrugën e gurbetit veç me ik, nuk di se ku?! veç përtej valën e detit .
Ti o det je dëshmitar çfarë ke parë me të tjera dete shumë kush pati fat me dalë por shumë kend ke mbajtë për vete.
Si pjesёtar i njё popullate qё ka duruar pёr 50 vjet izolimin dhe zinxhirёt e politikёs, ai nuk mund tё paramendojё tё pёrballojё edhe njё diskriminim dhe mbajtje mbyllur të vendit tё tij, dhe zëri i poetit ngrihet nё emёr tё njё shoqёrie tё tёrë që pret t’i hapen dyert dhe mundёsitё nga perёndimi:
Vatra, shtёpia e vjetёr, oborri, vendlindja, janё makrosistemi tematik i kёtyre poezive. Sidomos tek “Unё dhe babai” ai drejton gishtin ndaj tjetёrsimit tё nocioneve tё shenjta dikur nё shoqёrinё shqiptare, por qё me kohё u transformuan, pёr tё mos thёnё u degraduan. Prindi mbetet i shenjtё dhe fjalёt e tij kumbojnё qartё ҫdo ditё e mё shumё: “… Sa e vёshtirё tё ngjasoj me kohёn, me kёtё botё tё shthurur plot hipokrizi, ku mbi gjithҫka zotёron harami e derri thirret dajё, po po derri i zi…” Fole e vjetёr, shtёpi e rrёzuar, trёndafila tё paҫelur, mani, tokё e pambjellё, nuk janё gjё tjetёr veҫse shenja tё njё mikrosistemi qё edhe pse nё gjendje tё nderё, na bёn tё kuptojmё se nё shpirtin e tij ende tё ri, koncepti i familjes, koncepti i trungut tё gjakut, nuk do tё vdesin kurrё (Aromё e kёputur).
Shqetёsimi i autorit arrin kulmin kur bindet se mali me zana sot ёshtё kthyer nё malin e shtrigёs (Hallowin). Megjithatё fyelli, malet krenare, bjeshka me borё, zemrat e bardha, ia ngrohin zemrёn pasi: “…Nё kёto brigje shamikuqja pёrkund djepin nina – nana, kёtu ma bukur shkёlqen dielli rreze tё paqta rrezon hana…” (Kangё Drini) Edhe pse autori vjen nga trevat veriore tё Shqipёrisё, tema tё shumta trajtohen thellёsisht lirike, sikurse ёshtё edhe “Pamje fshati” ku vendi i bukur dhe i bekuar i fton dallёndyshet tё rikthehen sёrish. Pёr vendlindjen e dashur nuk mund tё mjaftohet me vetёm njё krijim. Tek “Pejzazh fshati” ai na sjell tё qartё nostalgjinё pёr kohёt e sё shkuarёs, ditёt e dikurshme tё sё mbarёs, por jo pa akuzuar: “… sot ka ardhё nji kohё moderne edhe korja e dheut ka ndryshu!”. Pjesё tё kёtij areali janё edhe malёsorja shamikuqe, besa e Dukagjinit, poezitё dedikuar Gjakovёs e Prizrenit. Tek poezitё e pёrkushtuara, autori arrin qartё tё rrёfejё pёr njerёz dhe kohёra, personalitete qё i kanё prirё proceseve. Dhe ҫdo ditё e mё tepёr vjen profesionale dhe e zёshme nevoja pёr t’i dhёnё nderin e duhur njerёzve tё duhur, pёr tё vendosur pikat mbi i. Sa shumё ka pёr tё thёnё historia, sa shumё ka pёr tё shprehur letёrsia mbi personalitete tё momenteve kyҫe, pёr tё cilёt nuk ndalet kurreshtja pёr t’i njohur, dhe as frymёzimi pёr t’iu dedikuar. Ndaj nё disa krijime vlerёsohen lart figurat e Anton Çettёs, Ukshin Hotit, Adem Jasharit, Drenicës etj. Në poezinë Drenicës autori na paqitet edhe si një njohës i mirë i historisë së Kosovës duke na sjellë dhe evokuar në qendër të poezisë një sërë figurash dhe ngjarjesh historike .
….Nuk e ulim kurrë bajrakun se jem nipat e Kamber Loshit.
Autori ka kaluar mandej nё rrafshin e njerёzve tё artit: Big Ndojёs, Dervish Shaqёs, Sokol Arifit, Fatime Sokolit, Sali Manit etj., tё cilёt autori i quan yje pёrmbi Drin. Nё “Udhёtimet e mia” autorit Bytyҫi nuk i duhet mё imagjinata. Atij i mjafton pёrshkrimi artistik pasi me anё tё vargjeve do tё pёrcjellё njё itinerar tё gjatё tё cilin ai e ka pёrshkruar vetё, duke sjellё gjatё gjithё kohёs nёpёr mend vende dhe emra, zona gjeografike dhe ngjarje tё bujshme tё ndodhura nё to.
Nuk mund t’i shёrbejё letёrsisё njё njeri i painformuar mirё me kthesat dhe rёndesat shekullore tё popullit tё tij, ndaj nё ciklin e udhёtimeve, autori merr pёrsipёr qё pёrveҫ thjesht njё krijimi, tё rrёfejё edhe pёr shumё tё vёrteta tё hidhura qё rёndojnё sot e kёsaj dite mbi fatin e kombit Shqiptar.
Libri kompletohet nё rrafshin personal dhe atё shoqёror – atdhetar, duke ndёrthurur motivet lirike me ato epike, duke i lёnё vend tё posaҫёm ndonjёherё edhe gegnishtes e cila ёshtё vetё shtrati i epikёs. Sidomos tek kulti i heroit, kjo shkrirje ёshtё natyrale. Me kёtё botim tё parё, autori Bytyҫi na lejon tё eksplorojmё nё shpirtin e tij, tё cilin ai na e vё nё duart tona si njё shpirt tё pastёr e tё dlirё poeti, duke kristalizuar momentin dhe eternitetin. Imazhet e qarta e bёjnё poezinё e tij tё jetё tejet funksionale dhe tё mos shkojё mё larg se dykuptimёsia. Le tё jetё ky botim njё shkas dhe motivim për energji, per krijime të reja nga ky autor.
Postime të Lidhura
HAZIR MEHMETI: ARDITA STATOVCI, EMRI YNË AFIRMATIV NË BOTË
Vjenë, 08. 04. 2013 – Shtypi europian Arditën e paraqet si …servimin virtuoz dhe me ndjesi të Sonatës…
POL MILO*: MOIKOM ZEQO NJË HOMAZH PËR KËRKIMIN DREJT SË VËRTETËS
Durrës, 5 prill 2021: “Jeta është një udhëtim eksperimental i ndërmarrë në mënyrë të pavullnetshme. Është një udhëtim…
VERA ISTREFAJ: ARTI ËSHTË SHPIRTI I NJË KOMBI. BËNI KUJDES ME KËTË SHPIRT!
Pashtriku.org, 08. 05. 2013 – Poetesha Vera Istrefaj është lindur në Kukës (më 1 nëntor 1975). Që në…
DR.MOIKOM ZEQO: LASGUSH PORADECI DHE ‘KAMADEVA’ E DASHURISË!
Tiranë, 3 nëntor 2017: Poema “Kamadeva” e Lasgush Poradecit është poema më e çuditshme dhe më e pakrahasueshme…