Protesta e Foltores me 7 Korrik e motivuar si ajo e 8 Janarit 2022
Nga Skënder Sadri KAPITI
Në Shqipëri problemi më i madh sot është tradhtia dhe korrupsioni i pushtetit të qeverisë Rama, problem i cili zgjidhet vetëm duke e larguar këtë qeverisje nga pushteti, sepse i tërë pushteti është i kapur nga korrupsioni dhe si i tillë nuk ka shanse që ky pushtet të vetëdekorruptohet. Një mision të tillë nuk mund ta kryejnë as ato segmente politike te opozites së vjetër që edhe ajo është e zhytur dhe e infektuar rëndë nga korrupsioni, pra është mashtrim pasi nuk e largon Ramën nga pushteti as foltorja e drejtuar nga një individ i sanksionuar dhe i shpallur “non grata” për korrupsion dhe për avokati ndaj korrupsionit.
Protesta e dhunshme e 8 Janarit 2022 ishte protestë kundër Partisë Demokratike dhe kundër Bashës ,por në prapavijë ishte më shumë edhe si protestë anti-SHBA pse ato e shpallën Berishën person “non grata”, dhe pse Basha e përjashtoi atë nga grupi parlamentar i PD. Po për të njëjtat “kauza” do zhvillohet edhe protesta e 7 Korrikut 2022, por si alibi do të përdoret fasada e zhurma antiRama, pushteti i të cilit bëri batërdinë në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, madje edhe në aleancë të pashpallur me të gjithë elitën e vjetër politike, pra, edhe me kryeaktorët e organizatorët e foltores dhe me partizat e Patozit, Topallit e Hajdarit që dolën nga PD në prag të atyre zgjedhjeve.
Foltorja me “non gratën” Berisha në krye kanë thirrur një protestë me 7 Korrik 2022, duke pretenduar për një protestë kundër qeverisë Rama. Por arësyeja e vërtetë e kësaj proteste dhe qëllimi i saj është për një protestë kundër Partisë Demokratike zyrtare dhe kundër Bashës për t’i dhënë foltorja vetes së saj autencitetin dhe imazhin publik sikur ajo është Partia Demokratike.
Protesta bëhet edhe për ta vënë nën presion gjykatën dhe gjyqtarët për ta njohur Berishën , kryetarin e foltores, për ta njohur atë si kryetar të Partisë Demokratike.
Kjo protestë është si ajo e 8 Janarit 2022 ku foltorja sulmoi dhunshëm Selinë e Partisë Demokratike për ta uzurpuar e pushtuar atë, gjë që përbën njollën më të errët në historinë e Partisë Demoratike dhe të demokracisë shqiptare që ka si autor Berishën, atë që e mban veten si kryetar historik i PD-së.
Nisur nga përgjegjshmëria,toleranca,modestia dhe nga maturia e pjekuria qytetare, intelektuale e politike, këto virtyte, e shtynë Bashën për të dhënë dorëheqjen si kryetar me qëllim që t’i hapet rruga bashkimit të Partisë Demokratike, pasi këtë e kërkuan edhe disa deputetë të PD-së të cilët e shfrytëzuan rastin e humbjes së zgjedhjeve të pjessshme vendore të 6 Marsit 2022 ku aleanca e Trekendëshit të Bermudës Rama-Berisha-Meta u bënë bashkë kundër PD dhe Lulzim Bashës.
Foltoristët e shfrytëzuan këtë fakt si edhe një vendim gjyqësor të Shkallës së Parë për ta uzurpuar Selinë e PD-së. Dhe “Foltorja” u vetëshpall si Parti Demokratike e rithemeluar nga Berisha dhe nga përfituesit dhe elita korruptive e vjetër dhe e dështuar e saj.
Kryefoltorexhiu dhe foltoristët gjatë gjithë kësaj kohe të parapërgatitjeve për këtë protestë ashtu si më parë ,por që vazhdojnë edhe tani që të jenë te përkushtuar kundër grupit “armiqësor” dhe sidomos kundër Lulzim Bashës me intriga, shpifje, trillime e akuza coroditëse helmuese e djallëzore, se sa që po merren me qeverinë e Edi Ramës. Berisha dhe foltoristër si kauzë reale por të pashpallur të protestës së tyre kanë antiamerikanizmin si dhe janë thellësisht antiBashë sepse ndjehen inferior karshi tij, si edhe se e shohin Bashën si kërcënim dhe superior politik i cili pavarësisht se është i dorëhequr atë u duan antarësia e PD-së, strukturat e saj si dhe është politikani më i besuar dhe që ka mbështetjen amerikane.
Foltoristëve dhe Berishës u interson kapja dhe pronësimi i Partisë Demokratike për ta shfrytëzuar e përdorur atë si “opozitë” dhe si mjet e material njerëzor kundër SHBA-ve; për ta përdorur PD-në si mjet dhe si avokati politike për të mbrojtur interesat personale, pandëshkueshmërinë dhe korrupsionin e tyre kundër drejtësisë.
Si protestë antiqeveritare synohet që të paraqitet e të reklamohet si e tillë sa për fasadë e për mashtrim publik e ndërkombëtar më synim për të tërhequar sa më shumë njerëz në këtë protestë e për ta paraqitur kështu veten si opozita e madhe e serioze që ka antarë, simpatizanë dhe mbështetje popullore.
Vetë organizatorët e kësaj proteste e dinë shumë mire, dhe e dinë më mirë se kushdo tjetër se me ta nuk ka të ardhme opozita politike, pasi ata nuk janë as opozita zyrtare e ligjore si PD-së,por edhe se janë krejtësisht të panjohur, të papranuar dhe as që me ta as nuk pranojnë e as nuk takohet e as bisedon askush nga ndërkombëtarët.
Pra foltorja është një si lëvizje e cila mund të shkojë drejt një partie politike e organizuar nga dështakët ,të pakënaqurit dhe të atyre të cilëve u kanë humbur shanset dhe besimin te publiku e ndërkombëtarët, pasi janë të lodhur, raskapitur e të konsumuar nga korrupsioni dhe dështimi.