PASHTRIKU: ‘SKV’ KËRKON HETIM PËR KEQPËRDORUESIT NË UP

(Pashtriku.org, 22. 05. 2012) – Sot më 22 maj 2012, në Prokurorinë Publike Komunale të Prishtinës, aktivistët Alisa Hasani dhe Rron Gjinovci kanë dorëzuar në emër të Organizatës: Lëvizja Studentore për Barazi “STUDIM KRITIKË – VEPRIM” një sërë dokumentesh, si material i mundshëm për fillimin e hetimeve në Universitetin e Prishtinës.
     Nga dokumentet e dorëzuara mund të shihet qartë që në Universitetin e Prishtinës ka shpërthyer korrupsioni. ‘Ajo që është e vërejtshme është se Këshilli Drejtues si autoriteti kryesor qeverisës i UP-së të cilin ne e konsiderojmë të padrejtë dhe të panevojshëm, nuk e ka luftuar korrupsionin, por përkundrazi, është pjesë e tij. ‘ – thuhet në komunikatën e lëshuar për opinion nga LSB – SKV. ‘Ne bëjmë thirrje edhe njëherë që kompetencat e Këshillit Drejtues t’i kthehen Senatit të UP-së dhe Këshilleve të Fakulteteve. Të çlirohet Universiteti i Prishtinës nga klanet politike që po e mbërthejnë për përfitime financiare dhe t’i kthehet studentëve dhe shoqërisë. I bëjmë thirrje edhe Kuvendit të Republikës që të mos e pranojë draftin e ri të Statutit të UP-së dhe ta kthejë atë mbrapsht për rirregullim dhe ndarje të drejtë të kompetencave në Universitet. Në anën tjetër ne e inkurajojmë Prokurorinë e shtetit dhe institucionet relevante të drejtësisë që të kryejnë sa më parë hetime dhe të nxjerrin sa më shpejtë para drejtësisë keqpërdoruesit. STUDIM KRITIKË VEPRIM do të angazhohet shumë seriozisht për shpëtimin e Universitetit tonë me të gjitha mjetet dhe metodat, pa kursyer asgjë.’ – përfundon komunikata e kësaj organizate studentore.

________________________________

NË VIJIM LEXONI DOKUMENTIN:

———————————————–

SHIKONI: DOSJA E UP NË PROKURORI!

___________________________________

Pergatiti: Sh.Berisha, kryeredaktor i pashtriku.org.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura