PSE OPOZITA DUHET TA VOTOJË KRYETARIN / EN E KUVENDIT
Lojë e pandershme në pandershmërinë institucionale :
Për shtatë herë radhazi ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës shkaku se LV – ë këmbëngul që Lenka Haxhiu të zgjidhet kryetare e Kuvendit e opozita ka mendim tjetër prandaj refuzon ta votojë. Ka marrë në thua Lenka në numrin e 57 votave , pamjaftueshëm ta kalojë Rubikonin . Marioneta numër një e Kurtit që po i ” udhëheq ” seancat e Kuvendit , Avni Dehari luajti lojëra të palejueshme për të mundësuar zgjedhjen e marionetës numër 2 për kryetare të Kuvendit . Sa poshtë ka ra katundi ! Po flitet se Albin Kurthi po e rrënon reputacionin dhe ” emrin e mirë ” të kandidates për kryetare të Kuvendit duke e djegur në një zjarr të shkurtër siç janë votimet në Kuvend. Aspak e vërtetë; Kurthi vetëm po e trajnon për një fazë të mëvonshme sipas modelit ” Avni Dehari “. Lenka e ka pranuar rolin me përkushtim , ” besnikëri ” dhe nënshtrim ndaj Partisë së mos – Punës LV – ë . Lenka nuk e ka problem reputacionin sepse ka bagazh të ” fuqishëm ” profesional , integritet të pa (k )thyeshëm dhe kapital të madh të shërbimeve ndaj partisë dhe Liderit Suprem. As EXFIS – i nuk do të kishte mundësi të fuste më shumë gaz lotsjellës se që e bëri Lenka Haxhiu prandaj mbështetur në parimet e meritokracisë , me asgjë nuk mund të kundërshtohet ! Në planin intelektual dhe profesional i kisha do dyshime ( kush jam unë që dyshoj ) por deklarimet publike të autoriteteve intelektuale dhe profesionale si dhe vlerave të pariciklueshme njerëzore, kombëtare, politike dhe morale si Dilmal Basha , Faton si Peci , Haxhi Qamili, ekstazitë e Perzerenit , Mef Bajçina, Alil Tači , paramilitari dhe mercenari i Ministrisë së Financave në me krye ” nobelisten ” Arbërie Pambuku më larguan çdo dyshim , jam për Lenkën , kryetare, sekretare, arkatare , administratore , prokurore , notere dhe përmbaruese e kësaj maratone të turpshme të quajtur mos – konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Çfarë dëmi mund të shkaktojë Lenka:
Në rrethana tjera do të bënte shumë dëm , në raportin aktual të forcave asgjë hiç ! Përveç se do të bëhej një marionetë jofunksionale . Albin Kurthi nuk i ka votat për KM prandaj e hedhë Lenkën si zaret për të bllokuar procesin. Kraki – itjet e pozitës se kinse opozita po e bllokon zgjedhjen e kryetarit / es së Kuvendit nuk vlejnë as për pesë cent sepse opozita nuk e ka detyrim të sigurojë vota për pozitën shkaku se partia e Albin Kurthit kurrë dhe në asnjë rast nuk e kishte votuar kandidatin e mëparshëm të pozitës së atëhershme për kryetar të Kuvendit. Kadri Veselin Albin Kurthi e kishte quajtur person kontrovers kurse Lenka Haxhiu e pati quajtur kriminel themeluesin , luftëtarin e orëve të para të UÇK- së dhe bartësinë e posteve të larta shtetërore , njeriun me merita të jashtëzakonshme për shtetin e Kosovës , Kadri Veselin . Aktualisht opozita ka një epërsi politike , të numrave , kreditit moral dhe kombëtar prandaj duhet , vullnetarisht dhe pa kushte të zhbllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit që po bllokohet pikërisht nga pozita e që nënkupton se bllokuesi përcaktues është Albin Kurthi. Albin Kurthi ka një qëllim , Lenka Haxhiu po përdoret si mjet për arritje të këtij qëllimi që kryekëput është marrja dhe mbajtja e pushtetit . Të shohim gjendjen aktuale :
1. Opozita e ka nxjerrë në ledinë dhe fushë të hapur Kurthin duke e lënë lakuriq , si mbretin në përrallat e Andersonit në numrin e 57 votave , numër i gurëzuar në të gjitha votimet e deritashme. Pamjaftueshëm për Lenkën Spiropali si dhe për Kurthin KM numër 3. Duhet të jam i sinqertë dhe ta pranoj se që nga përfundimi i luftës nuk kemi pasur Kuvend që ka mbajtur seanca më të rregullta ; më parë rrallëherë mbanim 3- 4 seanca brenda muajit , tash kemi seanca të rregullta çdo 48 orë. Ky ritëm i seancave i përshtatet Kurthit , aspak opozitës. Opozita duhet ta nxjerrë Kurthin nga manipulimi i seancave çdo 48 orë e që nuk kanë afat kufizues ligjorë kur përfundojnë prandaj , duke e përfunduar konstituimin e Kuvendit krijohen kushtet ligjore që Kurthi të futet në afate kohore pa mundësi t’i shtyejë deri në pafundësi. Me funksionalizimin e Kuvendit krijohen kushtet që Kurthi të dërgohet në opozitë ose ta arnojë një qeveri me 61 deputetë , me jetëgjatësi të fluturës. Pastaj , edhe nëse sigurohen 61 vota për funksionalizim të Kuvendit , përsëri pozita do të ketë vetëm 57 deputetë, do të mbetej dhe varej nga mëshira e opozitës. As Lenka Haxhiu e as Albin Kurthi nuk mund të provokojnë zgjedhjet e parakohshme , pa vullnetin dhe pajtimin e opozitës. Vetëm nëse ka një marrëveshje midis pozitës dhe opozitës që pas konstituimit të Kuvendit , ai të shpërndahet dhe të shkohet në zgjedhje , mund të bëhet ndonëse askush ndonëse fjalët i kanë babush , nuk janë të interesuar për zgjedhje të reja.
Kuvendi duhet të debllokohet , ky do të duhej të ishte vendimi unanimisht i deklaruar nga opozita, nuk ka mundësi tjera! Çdo zvarritje i përshtatet Kurthit , ai e luan këtë lojë.
Opozita duhet të funksionalizojë Kuvendin për të hetuar dhe shkarkuar kriminelët e ZRrE- së , për të hetuar shpenzimin e 700 milionë eurove për blerje të rrymës, për të hetuar përshtatjen e kushteve të tenderëve për kompanitë greke të Micotakisit , pa asnjë përvojë e që ia rruan Kosovës qindra milionë euro për riparim të kaldajave të termocentralit Kosova A , B dhe C. Duhet të hetohet edhe vrasësi i Brezovicës nga Shqipëria që në ortakëri me filojugosllavin , Jeton Qurroi bënë ekocid në Brezovicë. I njëjti, me vetëm dy punëtorë ( Mic Sokola ) i përlau mbi 160 milionë euro Kosovës duke tregtuar me rrymë sipas parimit të ” bacës Martin ” : ” shitë lirë , blejë shtrenjtë…”. Qytetarët po varfërohen krejt dhe drejt nga qeverisja e paaftë që donë ta vazhdojë keqbërjen përmes bllokimit të Kuvendit. Opozita duhet ta pengojë këtë. Opozita nuk e ka asnjë detyrim ta votojë propozimin e pozitës për themelim të Kuvendit por se është interes publik të mbrojnë interesat e qytetarëve të Kosovës njëherësh votues të tyre.
Mos u futni në labirinthin e Kurthit , dilni në ballë të proceseve dhe merrni përgjegjësi. Kosova po shndërrohet në një vend ku shpresa nuk vdesë e fundit por e para. Zhbllokojeni procesin që po përpiqet të bllokohet nga Kurthi dhe ministrat që përveç pagave të larta, në emër të mëditjeve i marrin nga 16 mijë euro në vit.
Të jesh apo të mos jesh , është çështje tani ….zhbllokimi i bllokimit të procesit nga antikombëtarët dhe keqbërësit !
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
28 prill 2025
Prishtinë