PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në DHE UDHËHEQJEN E SAJ (12)

Reagim me shkas ndaj rrenë – shpifjeve të Ramadan Pllanës

PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në DHE UDHËHEQJEN E SAJ (12)

Shkruan: Shefqet Jashari – Strofci

Të shiqojmë se në cilat ’’fakte’’ dhe ‘’analiza’’ ’’shkencore’’ është mbështetur ‘’historiani’’dhe ‘’veprimtari i orëve të para’’, zotëri Ramadan Pllana, për të mohuar argumentet e themelimit dhe funksionimit të KQ të LNÇKVSHJ.

Citojmë:

‘’Në realitet, sipas kuptimit të normave organizative, ky «Komitet Qendror» do të mbetet fiktiv apo i imagjinuar, madje, i pasqaruar historikisht edhe deri më sot, sepse nuk do të mbajë asnjë mbledhje gjatë veprimtarisë së tij edhe pse premtohej se në një ditë më të favorshme do të realizohej një mbledhje e tillë, d.m.th. e « Komitetit Qendror».

Rrena e parë: Nuk është e vërtet se ‘’KQ, nuk ka mbajtur asnjë mbledhje gjatë veprimtarisë së tij’’. Ia kujtoj Ramadan Pllanës, faktin se në Mbledhjen Themeluese të LNÇKVSHJ, janë marë vendime të rëndësishme nga Metush Krasniqi, Sabri Novosella dhe Shefqet Jashari, në bazë të konsultimeve që i patëm bërë më parë me bashkëpunëtorët tanë. Njëri ndër ato vendime ka qenë themelimi i LNÇKVSHJ: Vendimi tjetër i rëndësishëm ishe themelimi i Organit udhëheqës të Organizatës, që ne e quajtëm Komitet Qendror. Antarët e parë të atij Organi udhëheqës ishin Metush Krasniqi, Sabri Novosella dhe Shefqet Jashari. Po në atë ditë KQ-ja u zgjerua edhe me nga dy bashëpunëtorë të secilit nga ne të tre. Pra, gjithësejt, KQ-ja numëronte nëntë anëtarë.

Ia kujtoj ’’historianit’’të rrahagjokës të Kosovës se atë ditë, në bazë të konsultimeve që i kishim bërë më parë me bashkëpunëtorët tanë, janë marrë edhe disa vendime që kishin të bënin me funksionimin e Komitetit Qendror. U vendos që për shkak të knspiracionit, për një kohë të caktuar të mos mbahen mbledhet e KQ-së, (në të njejtën kohë dhe në të njejtin vend) në përbërje të plotë, po ne të tre: Metushi, Sabriu dhe unë, të jemi lidhje e komunikimit të të gjithë anëtarëve të Udhëheqësisë qendrore, (çdo njëri nga ne të komunikojmë me bashkëpunëtorët e tij që ishin anëtarë të KQ-së, kur kemi të bëjmë për të shqyrtuar ndonjë propozim apo për të marrë ndonjë vendim, që kishte të bënte me veprimtarinë e LNÇKVSHJ. Ne i morëm këto vendime për të pamundësuar zbulimin e gjithë udhëheqjes së Organizartës, apo edhe të anëtarëve të saj, në rast se ndonjëri nga anëtarët e KQ-së do të shkelte në ‘’drrasë të kalbur’’. Ia kujtoj ’’historianit’’ dhe ‘’veprimtarit të orëve të para’’ se atë ditë është pru edhe një vendim tjetër shumë i rëndësishëm, e që kishte të bënte po ashtu me konspiracionin. U vendos që vetëm kryetari i organizatës, Metush Krasniqi, duhet të dijë për identitetin e të gjithë anëtarëve të KQ-së. Pra, unë nuk e kam ditur identitetin e bashkëpunëtorëve të Sabri Novosellës dhe as të Metush Krasniqit që ishin anëtarë të KQ-së. Po ashtu Sabri Novosella nuk e ka ditur identitetin e bashkëpunëtorëve të Metush Krasniqit dhe të bashkëpunëtorve të mi, që ishin anëtarë të KQ. Vetëm Metush Krasniqi ka qenë i njoftuar nga ne për identitetin e bashkëpuntorëve tanë që ishin anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ. Këto shpjegime u detyrova t’i bëjë për shkak të lexuesve të manipuluar dhe të mashtruar nga Ramadan Pllana. Këto të dhëna, të pulikuara në intervistën time të botuar në ’’ Drita’’, zotëri Pllana i përdorë ashu si i konvenojnë atij për të “dëshmuar”.

Është e rëndësishme t’ia kujtoj Ramadan Pllanës edhe një fakt: kur e njoftova se është pranuar anëtar i KQ, u gëzua shumë dhe u bë shumë kurreshtar. Donte sa më parë të takohej me udhëheqjen e organizatës. Pyetjen e parë që ma shtroi ishte ’’kur do të marrë pjesë në mbledhjen e KQ-së’’. Ia sqarova mënyrën e funksionimit të Komitetit Qendror, duke i thënë se unë do të jem lidhje komunikimi në mes teje dhe një anëtari të udhëheqësisë qendrore; në rast se kemi për të shqyrtuar ndonjë propozim apo për të marrë ndonjë vendim që ka të bëjë me çështjet e LNÇKVSHJ. Po ashtu ia sqarove se vendimet mirren në bazë të mendimit të shumicës së anëtarëve të KQ-së. I thash se vetëm një anëtar i KQ-së do të dijë për identitetin tënd, kurse për ty dhe punën tënde do të njohtohet udhëheqja e Organizatës, jo nëpërmjet emrit tënd, por nëpërmjet pseudenimit ‘’Studenti i frengjishtes’’.

Atëherë, R Pllana, me asnjë fjalë të vetme nuk e ka kundërshtuar mënyrën e komunikimit në mes tij dhe KQ-së, dhe me asnjë fjalë nuk e ka kundërshtuar mënyrën e funksionimit të KQ-së. Ia kujtoj ’’historianit’’ dhe ’’veprimtarit të orëve të para’’ se për kohën sa ishte anëtar i KQ (prill – nëntor 1979) nëpërmjet meje është pyetur nga KQ-ja për të gjitha çështjet për të cilat janë pyetur edhe anëtarët tjerë të KQ-së, që kishin të bënin me çështjet e Organizatës.

Ramadan Pllana nëpërmjet meje e ka dhënë mendimin e tij për çështjet për të cilat është pyetur:

a). Dikush nga anëtarët e KQ-së, pat propozuar që të shkruhej parulla’’Nini rren, Ylli nuk rren’’, gjatë verës së vitit 1979. E kam pyetur zotëri Pllanën, është apo nuk është dakord që të shkruhet parulla? Ai qe pajtuar që Komiteti i Rinisë i LNÇKVSHJ të marri pjesë në shkruarjen e parullës në disa vende në Prishtinë me rrethinë.

b). Ramadan Pllana po ashtu është pytur për propozimin e KQ-së, që të kërkohet lirimi i Adem Demaçit nga vuajtja e dënimit të mëtutjeshëm nga organizatat joqeveveritare dhe ato të OKB-së në Francë. Ramadan Pllana e ka parë të arsyeshme dhe të domosdoshme një kërkesë të tillë, prandaj edhe e ka pranuar propozimin tim, që ai të shkojë në Francë për ta kryer atë detyrë.

c). Edhe propozimin tim, dhe pastaj të KQ-së për të shkuar në Stamboll për të biseduar me vëllezërit Njazi dhe Tefik Straja, për bashkëpunim, Ramadan Pllana e sheh të dobishëm dhe me shumë zellë pranon të shkojë edhe pse tani i han fjalët e veta e thotë se gjoja paska shkuar ‘’pa dëshirën e tij’’?! Po kush ka mundur që t’a dërgojë në Stamboll pa dëshirën e tij?!…

d). Po ashtu ia kujtoj Ramadan Pllanës se ai, nëpërmjet meje, ia ka shtruar këtë pyetje KQ të LNÇKVSHJ: ‘’Kur do të marrë pjesë në mbledhjet e KQ-së’’. Përgjigja ka qenë e qartë dhe e shkurtër: ‘’KQ do të tubohet në përbërje të plotë, vetëm në rast se ka për të marrë ndonjë vendim shumë të rëndësishëm’’.

T’i shikojmë edhe disa fakte tjera që dëshmojnë se KQ ka funksionuar sipas rregullave të konspiracionit të caktuar nga Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Jusuf Gërvalla së bashku me bashkëpunëtorët e tyre që ishin anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ edhe pas burgosjes së Ramadan Pllanës dhe Shefqet Jasharit dhe largimit nga vendi të Sabri Novosellës dhe Jusuf Gërvallës.

h. Jam i njoftuar nga familja e Metush Krasniqit se ai disa herë e ka dërguar në Turqi vëllaun e tij Osmanin për të komunikuar me Sabri Novosellën.

e. Sheremet Saraçi, anëtar i KQ që nga dita e formimit të ati organi udhëheqës të Organizates, ka shkuar edhe pas burgosjes tonë në Turqi disa herë për të komunikuar me Sabri Novosellën (këtë fakt e përmend edhe Ramadan Pllana). Në bazë të vlerësimeve të larta që Sheremet Saraçi kishte për veprimtarin e LNÇKVSHJ, Xhafer Durmishin, Sabri Novosella ia propozon Jusuf Gërvallës që ta afroj afër vetes si shok besnik dhe veprimtar të përkushtuar të organizatës. Ky fakt dëshmon se puna dhe vepra e çdo anëtari të Organizatës është përcjellur dhe vlersuar nga udhëheqja e LNÇKVSHJ.

f. Pranimi i Asllan Muharremit për anëtar të KQ të LNÇKVSHJ, si rezultat i veprimtarisë së tij të çmuar në Kosovë, pas burgosjes së Ramadan Pllanës e Sh. Jasharit dhe largimit nga vendi të Jusuf Gërvallës e Sabri Novosellës, është fakt i pa mohueshëm se KQ-ja e ka përcjellë punën e çdo anëtari të Organizatës dhe ka marë vendime të duhura për ta vlersuar punën e tyre.

f. Komunikimi në mes Sabri Novosellës dhe Jusuf Gërvallës me anë të letrave është ndriquar shumë mirë nga veprimtarët e dalluar të LNÇKVSHJ, Faridin Tafallari dhe Xhafer Durmishi.

g. Faridin Tafallari në librin e tij ‘’Dhimbje krenare’’ dëshmon se Metush Krasniqi e ka porositur Jusuf Gërvallën, nëpërmjet një shoku të besueshëm, që të ruhet nga ‘’klyshët’’ e Sigurimit Jugosllav.

gj.Sipas dëshmisë së Salatin Novoslles, Liman Ahmeti pas arratisjes së Sabri Novosellës në Turqi, mbante lidhjet e rregullta në mes Metush Krasnqit dhe Sabri Novoselles.

Mendoj se janë të mjeftueshme faktet e cekura se KQ i LNÇKVSHJ ka funksionuar shumë mirë, duke i marrë parasysh kushtet dhe rrethanat shumë të vështira në të cilat ka veprua lëvizja ilegale në Kosovë dhe në Viset tjera shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia. Po ashtu në bazë të këtyre fakteve vërtetohet se komunikimi në mes anëtarëve të KQ-së ka funksionuar në bazë të rregullave të posaçme të konspiracionit që i përdorën prijësit e Oganizatës. Është e kuptueshme se komunikimi ka qenë i vështirësuar. Por të gjitha vendimet KQ i LNÇKVSHJ i ka marrë pas konsultimeve paraprake në mes të tre udhëheqësve kryesor të organizatës: Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla dhe Sabri Novosella, pa i anashkaluar edhe mendimet e bashkëpunëtorëve të tyre që ishin anëtarë të KQ-së, sa herë që ka pasur mundësi për komunikim me ta.

Rrenë – shpifja e dytë:

R. Pllana ‘’dëshmon’’ se ‘’KQ ishte fiktiv apo i imagjinuar’’.

Në shqyrtimin e ‘’dëshmisë’’së parë të Ramadan Pllanës se KQ nuk ka mbajtur ‘’asnjë mbledhje gjatë veprimtarisë së tij’’, me fakte të mjaftueshme i hudha poshtë “dëshmitë” e Ramadan Pllanës. Prandaj në bazë të atyre argumenteve edhe kjo shpifje e Ramadan Pllanës ‘’se KQ ishte fiktiv apo i imagjinuar…’’ bie, po ashtu në ujra të zeza…

Por, Ramadan Pllana për t’i mohuar argumentet e shumta që dëshmojnë për egzistimin e KQ-së dhe funksionimin e tij, mbështetet ‘’në kuptimin e normave organizative’’. Pra, sipas ’’kuptimit të normave organizative’’ të Ramadan Pllanës, (apo literaturës serbo-slavo-komuniste) KQ ishte ’’fiktiv apo i imagjnuar’’, sepse “nuk ka mbajtur as një mbledheje’’ në prezencën e Ramadan Pllanës. E çdo gjë që është bërë pa ‘’dijeninë’’ dhe ‘’prezencën’’e rrahagjoksit të Kosovës, (në këtë rast të Ramadan Pllanës) duhet të shpallet ‘’e paqenë’’ ’’fiktiv’’ apo ‘’e imagjinuar’’.

Ramadan Pllana edhe pse e ka të qartë mënyrën e funksionimit të KQ; edhe pse e ka të qartë se KQ ka funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme; edhe pse e ka të qartë se Metush Krasniqi, Sabri Novosella dhe Jusuf Gërvalla me bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë e ndërtuan KQ-në në saje të përvojës dhe dijes së fituar në frontin e luftës, (me mjete dhe forma të ndryshme) me qëllim që LNÇKVSHJ të bëhet një Organizatë me themel të fortë, të cilën Sigurimi Jugosllav të mos ketë kurrëfarë mundësie për ta zbuluar në tërësi udhëheqjen dhe anëtarësinë e saj, siç ka ndodhur më herët me organizatat tjera; ai na bëhet një Susllov i LNÇKVSHJ, duke e shpallur KQ-në ‘’fiktiv’’ apo të ‘’trilluar’’vetëm pse atij nuk iu dha mundësia për t’a njohur gjithë udhëheqësinë e LNÇKVSHJ, vetëm pse nuk ju dha mundësia për t’a mbajtur së paku një fjalim të flaktë (ideologjik!) para anëtarëve të KQ.

Dhe çka do të ndodhte pastaj pas burgosjes së Ramadan Pllanës me KQ e LNÇKVSHJ, sikur KQ të mos ‘’ishte fiktiv apo i imagjinuar’’ sipas kritereve dhe ‘’normave organizative’’ të Ramadan Pllanës?! …

Unë nuk dua të përgjigjem në këtë pyetje, por po ia lë pëgjigjen vet Ramadan Pllanës.

Të gjitha këto fakte që i përmenda dëshmojnë se KQ i LNÇKVSHJ ka funksionuar shumë mirë, në bazë të rregullave të konspiracionit, që u përcaktuan dhe u miratuan ditën e formimit të KQ të LNÇKVSHJ. Sipas atyre rregullave të konspiracionit, Komiteti Qendror, për të shqyrtuar propozimet e anëtarëve të saj për një çështje të Organizatës, apo për të marrë vendime, nuk do të takohej (nuk do të bënte mbledhje) në përbërje të plotë, në një vend dhe në të njejtën kohë. U vendos që Metush Krasniqi, Sabri Novosella dhe Shefqet Jashari, të jenë lidhje komunikimi me bashkëpunëtorët e tyre që ishin anëtarë të KQ. Dhe vetëm atëherë kur anëtarët e KQ-së do të japin mendimet e tyre, do të bihen vendimet në bazë të mendimit të shumicës së anëtarëve të KQ-së. Prandaj bijnë në ujra të zeza shpifjet e Ramadan Pllanës se KQ i LNÇKVSHJ ka qenë ’’fiktiv apo i imagjinuar’’ apo ‘’i trilluar’’ se ‘’nuk do mbajë asnjë mbledhje gjatë veprimtarisë së tij…’’

Do t’a pysja R.Pllanen të na tregojë se me rastin e formimit të grupit ’’Shkëndiat e kuqe’’në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, keni miratuar ndonjë dokument bazë të cilit anëtarët e atij grupi kanë qenë të detyruar t’i përmbahen. Bëhuni i sinçertë dhe na thuani, zotëri Pllana, ishin apo nuk ishin të detyruar t’u përmbahen dhe t’i rrespktojnë ato rregulla anëtarët e ati grupi? Po qe se thoni po dhe nuk keni tjetër përgjigje, atëherë, a kanë vlejtur për ju, si anëtar e pastaj edhe si anëtar i KQ-së të LNÇKVSHJ, t’i respektoni dhe t’u përmbahuni dokumenteve bazë të organizates siç ishin: Statuti i LNÇKVSHJ, rregullorja për pranim të anëtarëve në organizatë, si dhe rregullat për funksionimin e KQ-së që i kishte miratuar organi udhëheqës i LNÇKVSHJ, Komiteti Qendror?

Zotëri Pllana, në bazë të ’’dëshmive’’dhe deklaratave të tij, tregon se nuk i ka respektuar e as përfillur dokumentet bazë të LNÇKVSHJ. Dhe tani, për të lënë përshtypjen te njerëzit e pa informuar, e të cilët nuk e njohin, se sa ‘’hjekë në kandar”, dhe për të lënë përshtypjen se ka qenë dhe është ‘’faktor i rëndësishëm’’, se është ‘’personalitet’’ që kur është çështja për t’a ‘’mbrojtur të vërteten’’ është aq ‘’parimor’’ dhe i ‘’paluhatshëm’’, sa që u çepon pa mëshirë edhe personaliteteve të shquara të kombit, siç janë Metush Krasniqi e Jusuf Gërvalla, e lëre më të tjerëve, që sipas tij ‘’nuk hjekin fare në kandar’’, sidomos kur kanë ‘’gabuar’’në veprimtarinë e tyre për çështje kombëtare .

Me siguri Ramadan Pllanës nuk do t’i pëlqejnë këto konstatime.

Është fakt i pa mohueshëm se Ramadan Pllana, kur bëri shpifjen skandaloze ndaj KQ të LNÇKVSHJ, duke e shpallur atë ‘’fiktiv’’ ‘’të ‘’imagjinuar’’ apo ‘’të trilluar’’, që sipas tij ‘’ nuk do të mbaj as një mbledhje gjatë veprimtarisë së tij’’, kjo s’ka s’i të kuptohet ndryshe pos si kritika të drejtuara në rend të parë ndaj Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës, edhe pse nuk përmenden emrat e tyre.

A nuk tregon kjo se Ramadan Pllana ka guxuar për të shpifur kundër udhëheqjes së organizates, veçmas Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës, ngase ata më nuk flasin. Shpifja e Ramadan Pllanës ndaj Sabri Novosellës, Shefqet Jashrit dhe anëtarëve tjerë të KQ-së, nuk konsiderohet shpifje tepër e rëndë, duke marrë parasysh faktin se këta janë ende gjallë dhe se këta mund të flasin, t’i demantojnë me fakte shpifjet dhe gënjeshtrat e zotëri Pllanës.

Ndonjëri nga veprimtarët edhe mund t’a injorojë krejtësisht autorin e shpifjeve së bashku me shpifjet e tia.

Ramadan Pllana, kur i mohon rregullat e konspiracionit dhe mënyrën e funksionimit të KQ, të cilat i përcaktuan dhe punuan sipas tyre Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla, Sabri Novosella dhe bashkëpunëtorët e tyre – njëherit edhe anëtarë të KQ-së, a nuk donë të thotë kjo se Ramadan Pllana për së vdekuri po ua çvlerëson, mohon dhe pshtynë punën dhe veprën e Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës.

Dhe tani, ‘’historiani’’ rrahagjoks i Kosovës dhe ‘’veprimtari i orëve të para”, për Metush Krasniqin e Jusuf Gërvallën – të vrarë e të mbytur me torturë nga UDB, shpifë për së vdekuri; e jo vetëm për Sabri Novosellën dhe bashkëpunëtorët e tjerë se gjoja e paskan ‘’mashtruar’’ dhe ‘’gënyer’’ R.Pllanën, se kinse ekziston Komiteti Qëndror i LNÇKVSHJ, pasi që, sipas tij, ai ishte ‘’fiktiv apo i imagjinuar’’, apo i ‘’trilluar’’.

Nga gjithë këto fakte që u cekën më lart, a nuk është e pakuptimt, qesharake dhe shpifje naive mohimi i realitetit nga Ramadan Pllana, pos tjerash, edhe për mënyrën e komunikimit në mes anëtarëve të KQ të LNÇKVSHJ. A nuk është kjo mënyrë e përsosur e funksionimit të KQ-së, duke marrë për bazë kushtet dhe rrethanat shumë të vështira në të cilat vepronte lëvizja ilegale në Kosovë dhe Vise tjera shqiptare, për t’i shpënë përpara proceset e çlirimit dhe të bashkimit kombëtar?!

Por, për ‘’veprimtarin e orëve të para’’ dhe ‘’historianin” rrahagjoks të Kosovës, kjo mënyrë e komunikimit në mes anëtarëve të KQ-së, dhe funksionimit të KQ-së të LNÇKVSHJ, ‘’nuk ‘’pranohet’’, sepse është bërë në kundërshtim me rregullat e ‘’normave organizative’’të tij. Dhe në bazë të atyre normave që na i përcakton Susllovi (ideologu dhe komesari politik) i vetshpallur i LNÇKVSHJ, është dashur që anëtarët e KQ të mbajnë mbledhje në përbërje të plotë dhe përherë në të njejtin vend (?!…). Dhe aty, pastaj, do të kishin rastin që të gjithë pjesëmarrësit t’i tregonin aftësitë e tyre oratorike, duke mbajtur fjalime të ‘’flakta’’ të atdhedashurisë. Dhe, së fundi, aty do të merreshin vendime për çështje edhe të rëndësive dytësore.

Për këto ‘’mësime’’ dhe ‘’kritika gjeniale’’që Ramadan Pllana ua jep për së vdekuri Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës, nuk kam çka të them tjetër përpos t’a uroj dhe ta përgëzoj zotëri Pllanen: Hallall i qoftë çorba me bri derri, dhe buka me kimet, që e hangri në ‘’kapedomat’’ e Jugosllavisë, për studimet ‘’shumë të vlefshme’’ teorike që i bëri për ‘’normat e organizimit’’gjatë gjithë kohës së vuajtjes së dënimit.

Në bazë të fakteve të shumta që i ceka, u vërtetua se KQ i organizatës ka funksionuar në mënyrë të përpiktë, ashtu siç kishin vendosur Metush Krasniqi, Sabri Novosella dhe Jusuf Gërvalla me bashkëpunëtorët e tyre të ngusht, të cilët ishin anëtarë të KQ. Atëherë, konstatimet e Ramadan Pllanës se KQ i LNÇKVSHJ ishte ‘’fiktiv apo i imagjinuar’’ mbeten shpifje e ndyrë e skandaloze dhe ‘’rrenë për hava’’.

Shtrohet pyetja: kend e përfaqëson Ramadan Pllana, dhe kush i qëndron pas shpine, që e gjeti atë trimëri të marrë për të hudhur baltë dhe për t’i pështyrë vendimet dhe personalitetin e Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës, Sabri Novosellës dhe bashkëpunëtorëve të tyre (që ishin anëtarë të KQ-së,) të cilët vendosën për mënyrën e funsionimit të KQ të LNÇKVSHJ?!

Zotëri Pllana, kur e quan KQ ‘’fiktiv apo të imagjinuar’’ ai e ka mohuar Komitetin Qëndror. Dhe kur e mohon KQ dhe vet LNÇKVSHJ, ai e mohon edhe Metush Kraniqin, edhe Jusuf Gërvallën, edhe Sabri Novosellen, edhe Shefqet Jasharin, edhe bashkëpunëtorët e tyre që e themeluan dhe e ndërtuan Lëvizjen e tyre në baza të forta që mos të shembej në rast se njëri nga anëtarët e KQ-së do të shkelte në ‘’drrasë të kalbur’’.

Ramadan Pllana e mohon edhe vetveten si ish – anëtar të KQ, me mohimin e ati organi udhëheqës të LNÇKVSHJ.

Unë e përgëzoj R. Pllanën, i cili publikisht e ka mohuar vetveten si ish- anëtar i KQ, ‘’fiktiv apo të imagjinuar”, Pra tash e tutje, ai e ka humbur të drejtën morale t’i thotë dikujt se ka qenë anëtar i KQ të LNÇKVSHJ.

Por, Ramadan Pllana nuk mund t’i mohojë Metush Krasniqin e Jusuf Gërvallën dhe bashkëveprimtarët e tyre që ishin anëtarë të KQ-së, e që, Ramadan Pllana nuk dinte për identitetin e tyre. Ramadan Pllana nuk mund ta mohojë Sabri Novosellën e Shefqet Jasharin dhe bashkëpunëtorët e tyre që ishin anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ. Ramadan Pllana nuk mund ta mohoj Sheremet Saraçin, që ishte anëtarë i KQ që nga dita e themelimit të atij organi udhëheqës të LNÇKVSHJ. Ramadan Pllana nuk mund t’i mohojë Xhafer Durmishin dhe Asllan Muharremin që ishin anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ.

KQ i LNÇKVSHJ ka funksionuar në bazë të regullave që i ka përcaktuar udhëheqja e Lëvizjes, duke konsideruar se janë të mira e të domosdoshme për Lëvizjen; ndërkaq të këqia për Sigurimin Jugosllav dhe njerëzit e tij. Faktet dëshmojnë se Metush Krasniqi, Sabri Novosella dhe Jusuf Gërvalla me bashkëpunëtorët e tyre që ishin aëtarë të KQ, e përparuan përvojën dhe mënyrën e organizimit të veprimtarisë çlirimtare ilegale. Ata, duke ndryshuar mënyrën e funksionimit të KQ-së, që vetëm Metush Krasniqi, Sabri Novosella dhe Shefqet Jashari të jenë lidhje komunikimi me anëtarët tjerë të KQ, në rast se shqyrtohen propozime dhe bihen vendime, pa pasur nevojë të takohej e gjithë udhëheqja e Organizatës në një vend dhe në të njëjtën kohë, bënë që Sigurimi Jugosllav të mos ketë mundësi t’a zbulonte të gjithë udhëheqjen e Organizates.

Ramadan Pllanën, askush nuk e ka pyetur se a janë apo nuk janë të mira ato rregulla. Nuk është pyetur, po ashtu, se a janë ato rregulla që i plotësojnë apo nuk i plotësojnë standardet e tij të ‘’normave organizative’’.

Ramadan Pllana është distancuar nga Komiteti Qendror i themeluar nga Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla, Sabri Novosella dhe bashkëpunëtorët e tyre që ishin anëtarë të KQ-së.

Pra, Ramadan Pllana e ka ‘’mohuar’’ KQ të LNÇKVSHJ.

Por Ramadan Pllana nuk ka mundësi dhe as aftësi, nuk ka kredibilitet dhe as autoritet, pra nuk ka as ‘’kaçik’’ të mohoj asgjë tjetër përpos ta mohoj vetveten. Pra, Ramadan Pllana e ka mohuar vetvehten si ish- anëtar të KQ dhe askend tjetër, dhe ka bërë shumë mirë, ngase po shihet se aty nuk e ka pasur vendin.

Për përfundim po bëj vetëm një krahasim në mes KQ të LNÇKVSHJ, i cili nuk veproj sipas ‘’normave organizative’’ të Ramadan Pllanës, dhe si i tillë u shpall ’’fiktiv apo i imagjinuar’’ dhe Komitetit të Rinisë të LNÇKVSH të formuar nga Ramadan Pllana, e i cili funksionoi në bazë të ‘’normave organizative’’të Ramadan Pllanës.

Nga KQ i LNÇKVSHJ u burgosën dy anëtarë: Ramadan Pllana dhe Shefqet Jashari, ndërsa u detyruan të largohen jashtë vendit edhe dy anëtarë të KQ-së: Sabri Novosella dhe Jusuf Gërvalla, të cilët u zbuluan nga Sigurimi Jugosllav, sepse nuk u rrespektuan rregullat e konspiracionit nga Ramadan Pllana, Shefqet Jashari dhe Hysen Gërvalla. Kryetari i organizatës, Metush Krasniqi, me pesë anëtarë të KQ-së, që ishin bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, mbetën të pa zbuluar. Dy bashkëpuntorë të Sabri Novosellës, të cilët njëherit ishin anëtarë të KQ, mbetën të pa zbuluar. Një bashkëpunëtor i Jusuf Gërvallës, i cili ishte njëherit anëtar i KQ, mbeti i pa zbuluar. Një bashkëpunëtor imi, i cili njëherit ishte anëtar i KQ, mbeti i pa zbuluar. Mbetën të pa zbuluar edhe të gjithë anëtarët e LNÇKVSHJ, të cilët u anëtarësuan në Organizatë nëpërmjet anëtarëve të KQ-së -themelues të LNÇVSHJ të cekur më lart.

Për sa jam në dijeni, Komiteti i Rinisë i LNKVSHJ që e pat formuar Ramadan Pllana, ‘’sipas kuptimit të normave organizative’’ me studentë të dalluar të Universitetit të Prishtinës, të gjithë u zbuluan me fajin e Ramadan Pllanës, dhe një pjesë e tyre u dënuan, sepse zotëri Pllana nuk i përfilli rregullat e konspiracionit të elboruara nga KQ i LNÇKVSHJ. Edhe anëtarësia e atij Komiteti u zbulua. Shumë anëtarë u burgosën, disa u torturuan e dënuan, ndërsa pjesa më e madhe, kush më shumë e kush më pak, u rrahën e kërcënuan, u shantazhuan dhe u futën në ‘’lista të zeza’’ të Sigurimit Jugosllav. Pra, me pasoja shumë të rënda u përballën studentët më të zotë të Universitetit të Prishtinës, të cilët kishin kapacitete intelektuale që të bëhen shkenctarë të dalluar të Kosovës, po të mos zbuloheshin nga Sigurimi Jugosllavë, si pasojë e mos respektimit rregullave të konspiracionit nga ana e Ramadan Pllanës. Por edhe këtë gjë, përsëri po ia lëmë që fjalën e vet të na e thotë vet Ramadan Pllana.

Po ashtu edhe ‘’Komiteti Vendor’’ i Lipjanit, (siç e quan Ramadan Pllana) i formuar prej R. Pllanes, u zbulua në tërësi me fajin e R.Pllanes.

Shtrohet pyetja pse KQ i LNKVSHJ, të cilin Ramadan Pllana e shpalli ‘’fiktiv apo të imagjinuar’’ nuk përjetoi fatin (katrahurën) e Komitetit të Rinisë së LNÇKVSHJ, kryetar i të cilit ishte Ramadan Pllana, dhe Komitetin Vendor të Lipjanit që e formoi Ramadan Pllana?! A thua Sigurimi Jugosllav ishte i bindur se, me burgosjen e dy anëtarëve të KQ-së, dhe me largimin e dy anëtarëve tjerë nga vendi, e kanë shkatërruar udhëheqjen e LNÇKVSHJ?!

Jo, kurrësesi! Por mënyra e funksionimit të KQ, bëri që Sigurimi Jugosllav, për herë të parë gjatë historisë së tij të gjatë, të dështojë. Dështojë, pra, se nuk e zbuloi gjithë udhëheqësinë e LNÇKVSHJ. Ai ishte vënë para një enigme të madhe, ngase nuk mund të kuptonte se si ishte e mundur të krijohej një organizatë dhe organi udhëheqës i saj, pa u takuar së paku një herë, në përbërje të plotë, anëtarët e KQ?!

Me siguri, Ramadan Pllana, nuk ka harruar se, deri sa ishim në vuajtje të dënimit në Zajeçar, Sigurim Federativ i Jugosllavisë, pati bërë përpjekje për t’i përseritur hetimet ndaj meje, sepse, sipas tyre, gjatë hetimeve të bëra kundër meje në Prishtinë, ‘’nuk kam zbuluar asgjë’’ për Organizatën dhe anëtarët e Komitetit Qendror të LNÇKVSHJ.

(VIJON)

© Pashtriku.org

________________

Reagim me shkas ndaj rrenë – shpifjeve të Ramadan Pllanës

PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në DHE UDHËHEQJEN E SAJ (13)

Shkruan: Shefqet Jashari – Strofci

DËSHMITË E RAMADAN PLLANËS PËR STRUKTURËN ORGANIZATIVE TË LNÇKVSHJ, JANË TË PA SAKTA DHE TË GABUARA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura