PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në DHE UDHËHEQJEN E SAJ (2)

Reagim me shkas

Shkruan: Shefqet Jashari – Strofci

VLERËSIMET DHE BINDJET KUTURU TË RAMADAN PLLANËS JANË QESHARAKE DHE NAIVE

Ramadan Pllana Thotë: ‘’Ne ishim të bindur se, në krye të udhëheqjes (mendon të LNÇKVSHJ-vërejtja ime) kemi Adem Demaçin, sepse, vet emri i tij ishte frymzim për ne, ndonëse ky qëndronte në pranga të kazimateve serbo-jugosllave’’.

Po ashtu ‘’udhëheqës të Lëvizjes’’ sipas Ramadan Pllanës konsideroheshin edhe të gjithë ’’ish të burgosurit politikë, (i shënon me emra dhe mbiemra ndonja 50 vetë).

Veçmas udhëheqës të Lëvizjes, thotë Ramadan Pllana, i konsideronim ata ‘’që kishin ndikim në rrethin studentor’’ dhe ata ‘’që ishin me banim apo punonin në Prishtinë dhe rrethinë’’ siç ishin: ‘’Jusuf Gërvalla, Ahmet Haxhiu, Zeqir Gërvalla, Metush Krasniqi, Sejdi Kryeziu, Hazir Shala, Isa Kastrati, Ali Aliu, Isa Demaj ; Në kët kuptim, kisha parandjenjen objektive, se gazetarin tonë, Jusuf Gërvallën, e konsideroja si bashkëpunëtorin më të ngritur në pikëpamje intelektuale e organizative të’’ Komitetit Qëndror’’. Pastaj vazhdon: ‘’Jusufin pasi që ishte personalitet i njohur publik, e njihja kaherë, por kurr nuk kam pasur një bisedë a ballafaqim të drejtpërdrrejt me të’’.

A thua janë këto kritere që i përmend R. Pllana për të përcaktuar udhëheqjen e LNÇKVSHJ, le të gjykojë lexuesi, por unë mendoj se jo. Por tani, do t’i shoshis edhe disa prej pohimeve të Ramadan Pllanës që kanë të bëjnë me Jusuf Gërvallën.

Sipas deklarates së tij mësojmë se ai e ka njohur Jusuf Gërvallen si ‘’personalitet publik’’. Kjo që thotë ai është në rregull. Në rregull është edhe konstatimi i tij se ai ‘’nuk ka pasur bisedë a ballafaqim të drejtpërdrejt me të’’.

  • Ramadan Pllana

Por nuk është në rregull dhe është shumë naive dhe shumë qesharake dhe krejt e pa logjikshme të thotë se ’’kisha parandjenjen objektive, se Gazetarin tonë, Jusuf Gërvallën, e konsideroja si bashkëpunëtorin më të ngritur në pikëpamje intelektuale e organizative të ’’ Komitetit Qëndror’’.(Ramadan Pllana siç dihet ishte anëtarë i KQ 6-7 muaj. Mu për atë e quan ‘’bashkëpunëtorë’’ Jusuf Gërvallen nga se gjatë vuajtjes së burgut apo pas daljes nga burgu ka mësuar se Jusuf Gërvalla ishte anëtar i KQ të LNQKVSHJ-vërejtja ime).

Duhet përgëzuar Ramadan Pllanen që me anë të bindjes dhe hamendjes e ka ‘’gjetur’’ udhëheqjen e Lëvizjes ?!. Por më vjen shumë keq se nuk e ka qëlluar, madje as në bazë të’’ bindjes objektive’’ se Jusuf Gërvalla ishte ‘’bashkëpunëtori’’ i tij më i ngritur në pikpamje intelektuale dhe organizative në KQ. Do të bënte mirë të na tregojë Ramadan Pllana se me cilat mjete parapsikologjike dhe kur i erdhi ajo aftësi e mbinatyrshme për të mësuar se vetëm Jusuf Gërvalla në udhëheqjen e LNÇKVSHJ paska qenë në nivelin e tij profesional dhe intelektual. Po ashtu do të bente mirë të shiqon kuptimin e fjalës bashkëpunëtor në fjalorin e gjuhes shqipe. A thua Ramadan Pllana ishte ‘’bashëpunëtorë’’ me Jusuf Gërvallën. Po edhe sikur të ishte me të vërtet bashkëpunëtor me të, po zëmë, se, janë njohur mirë në mes veti dhe kanë vepruar së bashku, a thua do të ishin në nivel të njejtë në pikëpamje profesionele dhe organizative???

Ramadan Pllana, kur ’’dëshmon’’ për veprimtarinë e tij ilegale, është në rregull. Por si mund t’a arsyetojmë R. Pllanënn kur ’’shpalos kujtimet’’ dhe’’dëshmitë’’ për punën dhe veprën e Jusuf Gërvallës, kur edhe vet dëshmon se ‘’kurr nuk ka pasur bisedë a ballafaqim të drejtpërdrejt me të’’.

Ramadan Pllana ka për detyrë të na sqarojë se me cilat mjete parapsikologjike i ka marrë detyrat për t’i kryer prej Jusuf Gërvallës, kur siç dihet për angazhimin e Jusuf Gërvallës në LNÇKVSHJ dhe në KQ nuk ka ditur askush tjetër përpos Sabri Novosellës dhe Metush Krasniqit. Tani do të shohim se cilat ‘’detyra’’ i ka “marrë” për t’i kryer Ramadan Pllana prej Jusuf Gërvallës.?! Citojmë: .’’Tani kishim filluar edhe të shkruanim pamflete e trakte kundër okupatorit…, të cilat i shpërndanim në fabrika dhe institicionet kulturore dhe informative. Traktet dhe pamfletet i shrunte Jusuf Gërvalla. Ato, i shumzonim dhe i shpërndanim së bashku edhe me pamfletet e grupeve tjera…’’. Shtrohet pyetja se kush i tregonte Ramadan Pllanës se ‘’pamfletet dhe traktet i shkruante Jusuf Gërvalla’’, kur siç dihet vetëm unë kam qenë lidhje në mes Ramadan Pllanës dhe KQ. Deklaroj me përgjegjësi se unë nuk kam ditur se Jusuf Gërvalla është anëtar i organizates e as anëtar i KQ. Prandaj nga unë Ramadan Pllana nuk ka mundur të ketë kurrëfar të dhënash për Jusuf Gërvallën.

Por, Ramadan Pllana, edhe pse nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejt në mbledhjet e KQ për 7-8 muaj sa ishte anëtar i tij, ai duke e përdorë hamadndjen dhe fantazinë ’’dëshmon’’ për ‘’propozimet’’ që i jepte Jusuf Gërvalla në mbledhjet e tij, edhe pse ai për kohen që i’’shpalos kujtimet’’nuk ka ditur se kush e përbënte KQ. Nuk e ka njohur asnjë anëtarë të KQ as me emër të vërtet dhe as me pseudonim, përpos meje, që isha edhe lidhje në mes KQ dhe Ramadan Pllanës.

Ramadan Pllana me ‘’dëshmitë’’ e tija që do t’i citojmë tani, do të na ‘’bindë’’se ai edhe pse nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejt në mbledhjet e KQ të LNÇKVSHJ, me aftësitë e tija, që tash për tash nuk po i tregon, i ka përcjellur në ’life’’ të gjitha mbledhjet KQ. Citojmë:

’’Më 10 korrik të vitit 1979 Jusuf Gërvalla, heroi ynë kombëtar, kishte propozuar, me gjasë e pa gjasë, që ta shkruajmë parullën «Nini rren, Ylli nuk rren’’.

Edhe këtë herë detyrohem t’i japi ca shpjegime për këtë’’dëshmi’’ të Ramadan Pllanës:

Gjatë verës së vitit 1979 bëhet një polemikë në mes revistave’’NIN’’ të Beogradit dhe ‘’Ylli’’të Tiranës, për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi.

Për këtë çështje, çështjen e shkruarjes së parullës, dhe polemikave që janë zhvilluar në mes këtyre dy revistave kemi biseduar shtruar në atë kohë me R. Pllanën. Revista e Tiranës e pat shkruar një reportazh për pasuritë dhe resurset e Kosovës, të cilat edhe pse ishin të mëdha, ato nuk shkonin në dobi të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Jugosllavi. NINI i pat mohuar argumentet e Yllit. Me këtë rast, KQ bjen vendimin për shkruarjen e parullës: ‘’NINI rren, Ylli nuk rren’’. Pasi që Ramadan Pllana ishte anëtar i KQ, para se të vendoset për shkruarjen e parullës e pata pytur atë, se a pajtohet që të shkruhet parulla ’’NINI rrenë, YLLI nuk rrenë’’. Ramadan Pllana u pajtua me propozimin, dhe njëkohësisht muar për detyrë, që, në disa vende, ta shkruaj atë parullë me anëtarët e Komitetit të Rinisë së LNÇKVSHJ. Por Ramadan Pllana me rastin e shpjegimit të shkrimit të kësaj parulle bënë një spekulim dhe gënjeshtër shumë qesharake, kur’’dëshmon’’ se ai dhe Jusuf Gërvalla i kanë njohur autorët e reportazhit të revistës ‘’Ylli’’ që patën polemizuar me ’’NIN’’ e Beogradit. Citojmë’’dëshminë’’ e Ramadan Pllanës: ‘’Vlen të përmendet se, Jusufi dhe unë, i kemi njohur autorët e këtij reportazhi si dhe të një reportazhi tjetër të TVSH-së mbi disa lagje të varfëra të qyteteve të Kosovës’’. Se Ramadan Pllana i paska njohur autorët e atyre reportazheve nuk dyshojmë, por si t’i besojmë Ramadan Pllanës që ai ka qenë në dijeni se edhe Jusuf Gërvalla i ka njohur autorët e atyre reportazheve, kur siç dihet ai ka dëshmuar se ‘’me Jusuf Gërvallën kurrë nuk ka folur dhe as ballafaquar drejtpërdrejt me të’’.

Ai pastaj vazhdon: ‘’Qysh në fillim të aktivitetit tim në këtë KQ, m’u kanë dhënë disa tekste nga Shefqet Jashari, me gjasë të propozuar nga heroi ynë kombëtar Jusuf Gërvalla, ndër ato edhe librin e Enver Hoxhës’’ Imperializmi dhe Revolucioni’’.

Është qesharake edhe të mendohet se KQ qenka marrë me shpërndarjen e literaturës, që në atë kohë vinte nga Shqipëria me kanale të ndryshme. Është edhe më qesharake të mendohet se KQ dhe anëtarët e tij kanë diskutuar dhe janë mar vesh se kujt t’i ipet një libër, dhe kujt një libër tjetër. Deklaroj se të gjitha librat që ia kam dhënë për t’i lexuar Ramadan Pllanës dhe shokëve tjerë, si ‘’Imperializmi dhe Revolucioni’’, ‘’Historia e Partisë së Punës së Shqipërisë’’, etj. i kam marrë nga djali i Aziz Zhilivodës, Faik Krasniqi.

Do t’i citojmë edhe këto ‘’kujtime’’të Ramadan Pllanës, i cili dëshmon se ‘’bashkëpuntori’’ i tij Jusuf Gërvalla i ka ‘’dhënë’’ shumë detyra për t’i kryer, dhe të gjitha deri me një i ka kryer. Ramadan Pllana’’dëshmon’’:

‘’Pastaj, më vonë, gjatë manifestimeve kulturore që organizohesin në Prishtinë, sidomos kur vinin artistë e profesorë nga Shqipëria, Jusufi do të na jepte detyra që në mënyrë sa më masive nga rinia studentore të shikoheshin pjesë teatrale, filma, akspozita, koncerte etj’’.

Pastaj vazhdon:

‘’Më kujtohet shumë mirë; kur na kishte lajmëruar, gjithënjë në mënyrë të tërthortë, për hapjen e ekspozites artistike, ‘’Rilindja Kombëtare Shqiptare’’ në Prishtinë në vitin 1978. Dhe neve që ishim në Lëvizje, na shtronte si detyrë të parë që ta bënim sa më masive këtë ngjarrje artistike’’.

‘’Përveç tjerash, e kishim obligim, sipas mundësive tona, që ta përcjellnim progrmin në TVSH-së ose ta dëgjonim Radio Kuksin. Këto këshilla dhe sugjerime na vinin nga Jusuf Gërvalla. Jusuf Gërvalla kishte pasur nderin që të njihej me imbolin e rezistences tonë, bacë Adem Demaçin qysh në vitin 1974. Nga ai vit, Jusufi nuk e kishte ndërprerë aktivitetin e vet patriotik. Ai, do të përgadiste dhe do të shkruante trakte e pamflete kundër okupatorit, trakte për çlirim kombëtar, pamflete për lirimin e të burgosurëve politikë etj, që do t’i shpërndante patrioti i paepur deri në vdekje, bacë Ahmet Haxhiu. Nga ana tjetër ai shpërndante literaturë ilegale te shokët e besueshëm. Puna dhe ndikimi i tij linin gjurmë në çdo shtresë shoqërore gjatë atyre viteve…’’

Siç po duket Ramadan Pllana, me shkrimet e tij të fundit po’’dëshmon’’ se nuk është vetëm’’veprimtar i radhëve të para’’, por është edhe ‘’historian’’ e përtej historiani, për faktin se na e’’zbardhi’’ jetën edhe veprën e Jusuf Gërvallës. Veçmas e bëri të njohur veprën e tij që nga viti 1974, nga dita që ’’kishte pasur nderin që të njihej me simbolin e rezistencës tonë, bacë Adem Demaçin qysh në vitin 1974.’’

E falënderojmë nga zemra ’’historianin’’ Ramadan Pllana që na dha ‘’argumente’’ se ‘’që nga viti 1974, Jusufi nuk e kishte ndërprerë aktivitetin e vet patriotik’’. Pra kot e kanë gojkëqinjtë që flasin se Jusuf Gërvalla ka pasur ’’ndërprerje’’ në aktivitetin e tij patriotik. Ato deklarata ranë në “zjarrë’’ dhe u ‘’kallën flakë’’, në saje të’’kujtimeve’’dhe’’dëshmive’’ të ‘’historianit’’ dhe ‘’veprimtarit të orëve të para’’ zotëri Ramadan Pllana.

Por Ramadan Pllana na befasoi edhe me një aftësi të tij specifike. Ai edhe pse ‘’kurrë nuk ka folur dhe as është ballafaquar drejtpërdrejt me Jusuf Gërvallën’’, ‘’dëshmon’’ se ka qenë në dijeni se kujt ia ka besuar Jusuf Gërvalla t’i shpërndaj pamfletet. Habitem pse vallë Ramadan Pllanës nuk ia ka dhënë për ta shpërnda asnjë pamflet, po të gjitha ia ka besuar për t’i shpërnda Ahmet Haxhiut ?!

Më në fund po e shkoklojmë edhe këtë bindje kuturu të R. Pllanes. Citojmë:

‘’De facto: LNÇKVSHJ-ja, u shua si subjekt me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës. Praktikisht, me vrasjen e Jusufit dhe Kadriut, të cilët ishin pionierët e bashkimit të mirëfilltë të të gjitha organizatave patriotike në Kosovë dhe në viset tjera të ish RSFJ-së, ( …). ‘’Kurse, De jure: Aktiviteti i LNÇKVSHJ-së u shua një muaj pas atentatit makabër që u bë në Shtutgart më 17 janar të vitit 1982. Pra, një muaj, pas rënies heroike të dëshmorëve të lartpërmendur, më 17 shkurt të vitit 1982. (…).

Si të gjitha konstatimet- bindjet me hamendje dhe kuturu të Ramadan Pllanës të analizuara më parë, edhe kjo që po e shqyrtojmë-shkoklojmë këtu, hudhet në shportën e mbeturinave si e pavërtetë dhe jo e saktë, ngase i mungojnë faktet. Sa i përket veprimtarisë së Degës së LNÇKVSHJ në Gjermani, para vrasjes dhe pas vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës, të cilët ishin në krye të Lëvizjes sonë, me fakte të pamohueshme i kanë ndriquar dy bashkëveprimtarët e tyre të ngushtë: Faridin Tafallari dhe Xhafer Durmishi. Shkrimet e tyre me fakte të mjaftueshme i hudhën poshtë si lecka pa vlerë shpifjet e lartshënuara të Ramadan Pllanës, ngase bindshëm sqaruan se ‘’bashkimi’’ në mes tri organizatave që vepronin në Evropën Perendimore, nuk u konkretizua me asgjë të qëndrueshme, me fajin e ‘’bajrajtarëve të farës ruse’’, që i morën ‘’frejtë’’ e dy organizatave komuniste- marksiste- leniniste. Ndërsa, sa i përket veprimtarisë së LNÇKVSHJ në vend, nuk ka fakte se ai ‘’bashkim’’ që u bë në mes tri organizatave ilegale që vepronin jashta vendit, (por qendrën e kishin në Kosovë), u bë edhe në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare (që gjendeshin nën okupimin serbo-jugosllav). Kjo dëshmon se LNÇKVSHJ nuk e shuajti veprimtarinë e saj as ‘’de facto’’ dhe as ‘’De juro’’ siç gënejn dhe shpif Ramadan Pllana

Prandaj veprimtaria e LNÇKVSHJ si subjekt i pavarur nuk u shua por veproi pa rreshtur për të realizuar objektivat programore të Lëvizjes. Ndërsa shumica e anëtarëve të saj u dalluan në të gjitha proceset shtetformuese dhe çlirimtare që u zhvilluan në Kosovë dhe në diasporë.

Që të mos e zgjati më tepër duke i cituar ’’kujtimet’’ kuturu dhe me hamendje të Ramadan Pllanës për Jusuf Gërvallen, sepse ka edhe shumë gjëra të tilla, do ta pysja se nga i ka mësuar gjithë këto gjëra për veprimtarinë e Jusuf Gërvallës. Veçmas ka për detyrë të na shpjegoj se gjithë ato ‘’detyra’’ që i kishte marë nga Jusuf Gërvalla, me çfarë mjetesh parapsikologjike i ka marrë, pasi që ai dëshmon se kurr nuk ka pasur.’’…një bisedë a ballafaqim të drejtpërdrrejt me të’’. Por nuk është habi që Ramadan Pllana edhe nëpërmjet hamendjeve të ketë qëllur shumëçka për veprimtarinë e Jusuf Gërvallës, nga se edhe populli na mëson se ‘’edhe pula çorre duke çukitur shumë herë në të thatë, me hamendje se po e çukitë kokrrën e grurit, e qëllon ndonjëher nga një kokërr!’’.

(VIJON)

© Pashtriku.org

—————————————

PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në DHE UDHËHEQJEN E SAJ (2)

Shkruan: Shefqet Jashari – Strofci

‘’DËSHMITË’’ E KLONUARA TË RAMADAN PLLANËS TË NDËRTUARA ME GJYSMË TË VËRTETA DHE ME PËRPLOT TË PA VËRTETA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura