PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në DHE UDHËHEQJEN E SAJ (4)

Shkruan: Shefqet Jashari – Strofci

RRENA E RRENËVE TË RAMADAN PLLANËS

Siç duket ‘’dëshmitë’’e para të Ramadan Pllanës të botuara në ‘’Albaniapress’’ para dy vitesh e kanë bindur Ramadan Pllanën se nuk janë të mjaftueshme që të shpallet ’’veprimtar i rradhëve të para’’. Mu për atë, në shkrimet e tij të më vonshme kushtuar Metush Krasniqit, të publikuara po ashtu në ’’ Albaniapress’’ dhe në Web faqet tjera të Internetit, i shkeli ‘’dëshmitë ’’ dhe’’kujtimet’’ e mëparshma, duke shpifur’’ kujtime’’ dhe’’dëshmi’’ tjera për të njejtat ngjarrje. Në shkrimin e tij me titull ‘’Metush Krasniqi simbol i rezistences dhe i ribashkimit kombëtar’’ deklaron:

‘’Bacë Metushin, e kisha njohur rastësisht, në vitin 1970, nëpërmes një hoxhe, Imer Rafunës, (…) Qysh atëherë më kishte lënë përshtypjen e një njeriu zemërgjerë e të thjeshtë, po me një shpirt kombëtar ‘’Më vonë, kur e kuptova në fillim të vitit 1977, nga Shefqet Jashari, se ai e kishte lexuar pamfletin tim «Përpara për krijimin e Partisë së Punës së Kosovës», unë i pranova sugjerimet dhe vlerësimet e tij dhe pritja sinjalin për të bashkëpunuar me të (…) Me këtë dua të them se Baca Metush, më njihte si një enverist dhe nuk kishte kurrfarë pengese për të bashkëpunuar. Nga arsyeja e konspiracionit që e kam përmendur më lartë, nuk u takuam kurrë nga afër, gjatë aktivitetit tonë në kuadër të LNÇKVSHJ’së, mirëpo na lidhte veprimtaria jonë e përditshme, që të dyve na lidhnin shumë simpatizues, sidomos nga N.T. «Hekurudha», dhe nëpërmes tyre shkëmbenim mendime e këshilla, për këtë do të shkruaj një kujtim tjetër të veçantë’’.

Të shiqojmë se çka ka të vërtetë, e çka është rrenë në këtë ‘’dëshmi’’të Ramadan Pllanës.

Mund të merret e vërtetë delarata e tij se rastësishtë është njohur (takuar) me Metush Krasniqin më 1970, por si t’i besohet deklaratës tjetër që është rrenë mbi rrenë, kur thotë : ‘’Më vonë, kur e kuptova, në fillim të vitit 1977, nga Shefqet Jashari, se ai e kishte lexuar pamfletin tim ’’Përpara për krijimin e Partisë së Punës së Kosovës’’, unë i pranova vlerësimet e tij dhe pritsha sinjalin për të bashkëpunuar me të…’’ . Kjo deklaratë e tij kryekput është rrenë mbi rrenë, sepse nuk ka asgjë të bëjë me të vërtetën. Sa për korrektësi, do t’i numroj me radhë rrenat e Ramadan Pllanës në këtë ‘’dëshmi’’:

Rrena e parë: Deklarata e tij bie në ujra të zeza kur thotë se gjoja unë, Shefqet Jashari, e paskam informuar Ramdan Pllanën ‘’në fillim të vitit 1977’’ se Metush Krasniqi e ka lexuar pamfletin e tij ‘’Pëpara për formimin e Partisë së Punës së Kosovës’’. Si duket Ramadan Pllana ka harruar se çka ka thënë para dy vitesh në intervisten e tij dhënë «Albaniapress»it, më 17 mars 2009, i cili ka thëne¨:’’ Unë kisha kontakt me Shefqet Jasharin, i cili, nga gjysma e vitit 1977, më informoi se i kishin intensifikuar radhët e LNÇKVSH-së…’’ Do ta pysja Ramadan Pllanën të na tregoj se cila deklaratë e tij është gjysmë e vërtetë, dhe cila deklaratë është rrenë mbi rrenë, pa asnjë të vërtetë.

Shtrohet pyetja si kam pasur mundësi ta informoi R. Pllanen ne fillim të vuitit 1977 se ‘’pamfletin’’ e tij e ka ‘’lexuar Metush Krasniqi’’, kur unë për herë të parë jam takuar me të në tetorin e vitit 1977. ( kurse ai dëshmon se është takuar me mua ‘’nga gjysma e vitit 1977.) A nuk tregon kjo se Ramadan Pllanës me doren e tij nënshkruan (jo vetëm me gojë) faktin se ai është gënejështar, dhe shpifës.

Rrena e dytë: Kurrë nuk i kam thënë Ramadan Pllanës se pamfletin e tij e ka lexuar Metush Krasniqi, sepse as mendja nuk më ka shkuar t’ia japi Metushit ta lexonte atë pamflet, ngaqë, vet titulli i pamfletit do t’a irritonte Metush Krasniqin dhe se, pa një-pa dy, ai do t’a hidhte në shportë të bërllogut. Po zëmë se, si thotë populli “m’i pini sorra mendët’’ dhe ia dhashë atij pamfletin e Ramadan Pllanës për ta lexuar. Me siguri do ta fyja atë shumë rëndë, ndërsa veten do ta veja në pozitë qesharake dhe jo serioze, duke ditur për bindjet e tija që kishte për komunizmin, marksizëm-leninizmin dhe për vet Enver Hoxhën.

Po edhe sikur do ta merrte prej meje pamfletin me siguri se, sapo ta lexonte vetëm titullin: ‘’Përpara për formimin e Partisë së Punës së Kosovës’’, menjëherë do ta hidhte në shportë. Unë do të turpërohesha me veprimin tim shumë naiv dhe të palogjikshëm, sepse ne nuk kishim themeluar organizatë komuniste, të cilën Ramadan Pllana do të na e forconte si kuadër me temel të fort komunist. Për përfundim të kësaj skene tragjiko-komike, as mendja nuk do të më shkonte më për ta pranuar atë antar të Lëvizjes.

Këtë rrenë mbi rrenë të Ramadan Pllanës e hudhë për toke dhe e banë leckë të pa vlerë fakti se, edhe sikur Metush Krasniqi ta kishte lexuar pamfletin e tij, për këtë unë nuk do t’i tregoja kurrsesi Ramadan Pllanës, sepse kjo informatë do ta bindëte R. Pllanen se në udhëheqjen e Organizates është edhe Metush Krasniqi. Kjo gjë do ta dekonspironte atë dhe Organizaten, dhe do të paraqiste rrezik për burgosjen e Metush Krasniqit, në rast se Ramadan Pllana do të bënte gabimin apo lëshimin më të vogël konspirativ.

Rrena e tretë: Ramadan Pllana deklaron në vijim se ’’Unë i pranova vlerësimet e tij dhe pritsha sinjalin për të bashkëpunuar me të…’’. Ramadan Pllana është dashur të na tregoj se me çfar ‘’note’’ e ka vlersuar pamfletin e tij Metush Krasniqi, dhe kush ia ka përclellur atij ato ‘’vlerësime’’. Kurse sa i përket deklaratës së Ramadan Pllanës se ai paska pritur sinjalin nga Metush Krasniqi për të ‘’bashkëpunuar me të’’, është një deklaratë skandaloze, e palogjikshme dhe e pabesueshme, që nuk don koment. Vetëm logjika e rrahagjoksëve të Kosovës arsyeton përdorimin e të gjitha mjeteve të pista për t’u qëndisur me ‘’grada’’ të ’’autoritetit’’, ’’veprimtarit’’, ‘’çlirimtarit’’, të të ’’merituarit’’ e lavde tjera të sajuara ngeshëm.

A thua Metush Krasniqi paska qenë aq naiv sa që menxi paska pritur t’i ofrojë ’’bashjkëpunim’’ një djaloshi anonim, i cili në bazë të biografisë së tij, me asgjë nuk kishte dëshmuar më parë se ishte një person i njohur për veprimtarinë e mëhershme kombëtare, apo një person që kishte autotitet e ndikim në vendin ku jeton dhe punon?!

Rrena e katërt: Rrahagjoksi i dalluar i Vushtrrisë Ramadan Pllana, shpreson, duke manipuluar me emrin e Metush Krasniqit, do ta përmirësojë biografinë e tij kur thotë: ‘’Nga arsyeja e konspiracionit që e kam përmendur më lartë, nuk u takuam kurrë nga afër gjatë aktivitetit tonë në kuadër të LNÇKVSHJ-së, mirëpo na lidhte veprimtaria jonë e përditshme, që të dyve na lidhnin shumë simpatizues, sidomos nga N.T. « Hekurudha », dhe nëpërmes tyre shkëmbenim mendime e këshilla..’’.

Njerëzit e painformuar kur e lexojnë këtë kryerrenë kuptojnë se Ramadan Pllana e paska njohur rolin e Metush Krasniqit në LNÇKVSHJ, por në saje të ‘’zgjuartësisë’’ së tij , nuk është takuar me të. Por, prapseprap, në saje të ‘’aftësisë ’’ së tij , është gjetur mënyra për të ’’shkëmbyer mendime dhe këshilla’’ në mes tyre nepërmjet’’simpatizuesve të shumtë’’që i kishin,

Më vjen keq ta lodhi Ramadan Pllanën duke kërkuar prej tij të na flas për ‘’mendimet’’ veç e veç të të tij dhe të Metush Krasniqit, për çështje të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse është temë e gjërë. Do ta lusja Ramadan Pllanën që së paku të na tregoj për ‘’këshillat’’që ia kanë dhënë njëri tjetrit. Sidomos e lusim të na tregojë për’’këshillat’’ që ia ka dhënë ai Metush Krasniqit, se ndoshta me ‘’këshillat’’ e tij ka ‘’shpëtuar’’ pa u ‘’burgosur’’ Metush Krasniqi?!

Unë deklaroj me përgjegjësi dhe e përsëris faktin se lidhje e vetme ndërmjet Ramadan Pllanës dhe KQ me në krye Metush Krasniqin, sipas rregullave organizative dhe sipas hierarkisë, kam qenë unë. Ramadan Pllana ka mundur t’i dërgoi të fala Metush Krasniqit, si ish- i burgosur politik që ishte, nepërmjet njerëzëve që i ka njohur, (që kanë punuar me të) duke e shfrytëzuar takimin e rastësishëm që e ka pasur me të në vitin 1970. Është qesharake dhe shumë e pa logjikshme edhe të mendohej se Metush Krasniqi paska shkëmbyer ‘’mendime dhe këshilla‘’ me R. Pllanën, ‘’nepërmjet simpatizuesëve’’ (selamxhijve) të tyre. Sikur të kishte qenë Metush Krasiqi aq ‘’mendjelehtë’’ siç mundohet ta paraqes Ramadan Pllana, me siguri ai nuk do të mbetej pa u burgosur së bashku me Ramadan Pllanën dhe me mua, në nëntorin e vitit 1979. Vetëm 1-3 ditë do t’i mjaftonin R. Pllanes të mendohej dhe të pendohej në çelinë e burgut, për ta sjellë Metush Krasniqin dikun afër tij, për të ‘’shkëmbyer mendime dhe këshilla’’ në mes tyre.

(VIJON)

_________________________

PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në DHE UDHËHEQJEN E SAJ (5)

Shkruan: Shefqet Jashari – Strofci

SPEKULIMET E RAMADAN PLLANËS ME KOMITETIN E RINISË TË LNÇKVSHJ

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura