Pashtriku.org, 07. 12. 2013 – Në hyrje të këtij punimi e theksova se me iniciativën e Vahid Kabashit, Fehrat Kabashi mori rrëfimet nga informuesit – bashkëkohanik të ngjarjes. Materialin e mbledhur ua dorëzoj zotërinjve Xhafer e Vahid Kabashi. Ata edhe e hartuan listën emërore të të pësuarëve në atë masakër, që e kanë disa familje në Korishë dhe që është botuar aty këtu në shtypin tonë ditor e revial si dhe në disa punime shkencore. Një të tillë e kam edhe unë të punuar me 1986, por të daktilografuar me 1990, ballinën e kësaj kopje do ta bashkangjes në fund të këtij punimi se si duket, ka shumë versione që thirren në Xhafer Kabashin, e thashë mëse njëherë se, edhe pse vetëm nga mbamendja Xhaferi dhe Vahidi çuditërisht janë shumë afër të vërtetës.
Në dokumentin që hartuan, thonë ”pushteti ushtarak serb burrave të Kabashit ju dha ultimatum që të lajmërohen në konakun e Manastirit deri në orën 12 të datës 16 mars të vitit 1913” dhe pastaj papritmas harrojnë dhe thonë “se u prenë me 13 mars te arra dy degëshe” në skajin verior të livadhit të manastirit. Me këtë version është edhe një punim i diplomës i historianit vendas zotri Fadil Rexhaj, ndërsa në librin e Mr.Sheremet Krasniqi: ”Hasan Hysen Budakova..” thuhet: “se ka mundësi që masakra të ketë ndodhur nga 10 marsi deri me 13 mars” edhe kjo sipas një versioni tjetër të Xhafer Kabashi.
Lapidari i Martirëve të Kabashit në qendër të fshatit Korishë.
Në punimin e Sreten Martinoviqit të cekur më herët thuhet: ”Me aktin përcjellës të datës 23 maj 1913, komandanti i Divizionit të Shumadisë, komandantit të armatës së tretë i ka dërguar listën e përsonave të vrarë gjatë çarmatimit dhe qetësimit të katundit Kabash me 19. 03. 1913, si dhe të katundit Korishë me 1. 04. 1913. Për mua personalisht kjo është data e saktë dhe versioni i besueshëm, sepse ezekutuesi sipas nevojave mund ti zvogëloi ose rris shifrat por nuk ka asnjë arsye ta luaj datën e ekzekutimit. Mëqenëse lexuesit e nderuar nuk e kanë listën e zotërinjëve Xhafer e Vahid Kabashi dhe as diplomën e z. Fadil Regjaj, unë do të thirrem dhe polemizoi me listën e botuar në “Hasan Hysen Budakova” të Mr.Sheremet Krasniqit dhe ju do ta vëreni ndryshimin në listën time, të punuar pas intervistave që bëra në verën e vitit 2005 me pasardhësit e të masakruarve të të gjitha lagjeve. Do t’i përmendi disa prej tyre (Jahir D.Memaj, Abdullah H. Rexhaj, Mahmut H. Ahmetaj, Esat H. Kabashi, Destan S.Bobaj ,Muharrem S.Kabashi dhe Sadri e Abdyl Dakaj ), të gjithë të moshuar.
I. Lista me emra të të masakruarve me 19 mars 1913 te Manastiri I Shën Markut:
1. Abaz Iljaz Ahmetaj
2. Abdullah Arif Ahmetaj
3. Abdullah Demë Rexhaj
4. Abdullah Mehmet Rexhaj-mehmetukaj
5. Abdyl Ramë Ahmetaj
6. Adem Halit Dullaj
7. Adem Ukë Rexhaj – imam
8. Ahmet Mehmet Ahmetaj
9. Ali Myrtez Dakaj
10. Ali Demë Kukaj
11. Ali Hajdin Memaj
12. Ali Ukë Ukaj
13. Arif Shaban Ahmetaj
14. Arif Ukë Ukaj
15. Asllan Rrahman Dullaj
16. Bafti Hajdar Muqaj
17. Bajram Sylë Ahmetaj
18. Bajram Abaz Ahmetaj
19. Beqë Zenel Ahmetaj
20. Beqir Adem Rexhaj
21. Bislim Bajram Dakaj
22. Brahim Rexhep Ahmetaj-zekaj
23. Demë Ahmet Ahmetaj
24. Fazli Fetah Ukaj
25. Hajrullah Arif Ahmetaj
26. Hajrush Shaban Memaj
27. Hasan Beqir Ahmteaj
28. Haxhi Jemin Memaj
29. Hazir Adem Dullaj
30. Hazir Rrahman Dullaj
31. Hysen Adem Dakaj
32. Imer Bajram Dullaj
33. Ismajl Ramë Bobaj
34. Isuf Et-hem Ahmetaj
35. Jashar Arif Ukaj
36. Kadri Adem Ahmetaj
37. Liman Myrtez Dakaj
38. Maliq Bajram Balaj
39. Maliq Torbani-Lubizhdë
40. Miftar Hajdar Muqaj
41. Mustaf Hajdar Muqaj
42. Qerim Ramë Ahmetaj
43. Ramë Jemin Ahmetaj
44. Ramë Rexhep Ahmetaj
45. Rexhë Iljaz Ukaj
46. Rexhë Rrahman Dullaj
47. Rrahman Halil Dullaj
48. Rushit Beqë Ahmetaj
49. Sadik Et-hem Ahmetaj
50. Sadri Adem Ahmeaj
51. Sali Adem Dakaj
52. Sejdi Jemin Memaj
53. Selim Rexhep Ahmetaj
54. Skender Malë Dakaj
55. Sylë Abaz Ahmetaj
56. Shaban Arif Ahmetaj
57. Shaban Demë Rexhaj
58. Shaban Ramë Ahmetaj
59. Shaban Zenun Memaj
60. Sherif Rrahman Dullaj
61. Tahir Dervish Muqaj
62. Tahir Malë Dakaj
63. Xhemë Adem Rexhaj
64. Zeqir Abaz Bobaj
65. Prene Qetaj nga fshati Lutogllave *)
II Lista me emra të të masakruarve me 01. 04. 1913, te ara në Ograje:
1. Abaz Sahit Rexhaj
2. Ahmet Rrahmani Muqaj
3. Azem Rexhep Ahmetaj
4. Bajram Avdyl Ahmetaj
5. Bajram Hajdin Memaj
6. Destan Beqir Ahmetaj
7. Imer Muhaxherri
8. Hajdin Rexhep Ahmetaj
9. Hysen Zeqir Ahmetaj
10. Isuf Avdyl Ahmetaj
11. Isuf Selman Rexhaj
12. Musli Haxhi Memaj
13. Rexhë Arif Ukaj
14. Rexhë Rrahman Nezaj-Lutogllavë
15. Sahit Abaz Rexhaj
16. Selim Ramë Ahmetaj
17. Sinan Haxhi Memaj
18. Shaban Mehmet Rexhaj, i Rexhep Azllanve
III Lista e të masakruarve te përroni i Duhit, (më 01. 04. 1913):
1. Destan Budakova
2. Hysen Ramë Bobaj
3. Isuf Hajdar Muqaj
4. Shaban Mehmetukaj-Rexhaj
5. Sherif Rrustem Kabashi
6. Vesel Haxhë Rexhaj
7. Zeqir Azllan Rexhaj
8. Zymer Haxhë Rexhaj
IV Të vrarë në vitin 1913 në vende të ndryshme:
1. Adem Halit Ahmetaj
2. Arif Shaban Ahmetaj (me18.03.1913) në kodër të Skorobishtit
3. Raza, nana e Jakup Halitit
4. Dudija gruaja e IsufAhmetaj
5. Haka gruaja eRexhep Dakaj
6. Kada gruaja e Hajdin Memaj
7. Rexhep Ukë Dakaj
8. Zylfija gruaja e Arif Ahmetaj.
Xhafer Kabashi thotë: se ”janë vra 115 veta por 9 nuk janë identifikuar”, si duket nuk i ka llogaritë mirë, edhe pse në regjistër i fut edhe të tjerë që janë vra në vende tjera, gjatë vitit 1913 ose edhe në vite të tjera, por megjithatë nuk arrihet numri 115. Pas intervistave që kam bërë gjatë verës së vitit 2005, me informuesit e lartëpërmendur dhe analizave të materialit të grumbulluar dhe ballafaqimit me regjistrin në librin “Hasan Hysen Budakova” e regjistrat e përmendur më lartë, mua më delë një numër tjetër prej 98 vetash – të vrarë ose të prerë gjatë vitit1913.
Me përjashtim të kryeplakut të katundit Arif Shaban Ahmetaj që është vrarë një ditë përpara, pra, me 18 mars 1913 në kodër të Skorrobishtit, ku e ka edhe varrin, të tjerët që “është dashtë të vriten” me 19 mars ose me 1 prill, u vranë kur u zunë si p. sh. Adem Halit Ahmetaj e Rexhep Ukë Dakaj u vranë më vonë. Gjatë këtij viti të kobshëm për Kabashasit, u vranë ose u dogjën edhe 5 femra (gra): Dudija – gruaja e Isuf Adyl Ahmetajt, Haka – gruaja e Muharrem Dakajt, Kada – gruaja e Ali Hajdin Memajt, Zylfija – gruaja e kryeplakut të katundit dhe Raza – nëna e Jakup Halit Dakajt.
Të tjerët janë futur gabimisht në listë (8 vetë), sepse ata janë vrarë në vite të tjera psh. Mahmut Halit Ahmetaj, Imer Maliq Dakaj, Maliq Imer Dakaj, Rexhep e Sylë Jakup Dakaj janë vrarë me 29 mars të vitit 1921. Në mëngjesin e 29 marsit të vitit 1921 forca të mëdha ushtarake të garnizonit të Prizrenit si në marsin e 1913, i bënë rrethim të hekurt të dyja fshatrave: Korishë e Kabash me shpresë, ta kapnin në befasi në terren të ngushtë çetën e gueriles (kaçakëve) dhe ta likuidonin. Kaçakët nuk u kapën në befasi përkundrazi, në formacione më të vogla u tëhoqën në vende më të sigurta. Hysen Rexhepi, Qamil Smajli, Abdullah e Hajrush Sylejmani, Gjemë Mustafa, Brahim e Isuf Uka, Xhelë Velija, u tërhoqën në Mushtije. Emush Haxhija, Selman e Beqir Abazi në rrafsh të Breut. Mahmut Haliti, Rexha Sadiku dhe Brahim Ademi në Tepe (te guri shqipes), Salih, Ali dhe Hysen Shabani e Ahmet dhe Rrustem Qerimi në lejthishtë. Imer e Rrustem Gega, Brahim Sahiti, Sylë e Rexhep Jakupi, Imer Maliqi e i biri Maliq Imeri në Rapufë. Atë ditë vriten në Rapufë: Imer Maliqi e Maliq Imeri dhe Rexhep e Sylë Jakupi. Në Tepe, vritet në pritë Mahmut Haliti, dhe nipi i tij Brahimi – 16 vjeç, dhe me atë rast vriten 9 ushtarë serb.Vrasja 9 ushtarëve serb, Brahimin (djalin e Ademit të vrarë me 1913) edhe pse 16 vjeçar, pas vrasjes së Mahmutit qe më i madhi në familje por edhe ai mbeti në mal dhe në konflikt me shtetin më antishqiptar). Gjatë gjithë vitit ai i shoqëroi kaçakët e tjerë e sidomos Rexh Sadikun dhe Emush Haxhinë. Në janarin e vitit 1922, forca të mëdha ushtarake dhe policore në kushtet e një acari të fort sigurisht edhe të informuar nga serbët lokal, e rrethojnë shpellën ku ishin Brahim Rexha dhe Emushi. Vritet – Rexha, Emushi kapet i gjallë, por Brahimin nuk mundën me e nxjerrë nga shpella dhe detyrohen t’ia shantazhojnë nanën, se në rast se nuk e nxjerrë nga shpella do t’ia vrasin fëmijtë e tjerë dhe krejt familjen. E ama zgjodhi ta sakrifikoi djalin për t’i shpëtuar të tjerët. E marrin me vehte deri mbi Korishë të pa lidhur, aty tentojnë me e lidhë si i ri që ishte shpreson se mund t’ju shpëton, kërcen dhe ikën, por vritet në stom të prronit aty pranë ku e ka edhe varrin.
Adem Berat Ahmetaj, i cili e ka varrin te aksi i rrugës së Shpenadisë është vrarë pas luftës së parë botërore, ndaj tij u hakmorrën për vrasjen që i kishte bërë një eksponenti serb të kryer gjatë luftës së parë (pasi e kapën të gjallë ia hapin varrin për së gjalli e thirrën Hoxhën mulla Mehmetin me ja krye ceremonin e varrimit talkinin-dhe normal, hoxha kishte emocione, Ademi i bërtet, ec mos u tut mu po më vrasin e jo ty) I tmerruar nga vrasja 9 ushtarëve, komandanti i ushtrisë serbe me tërë fuqinë e thërret kryeplakun dhe për çudinë e shokëve kaçak me te në Mushtija, Abdulla Sylejman Kabashi vendosi me shkue, edhe pse, ende ishte e freskët vrasja e kryeplakut të 1913.
Nga frika se ato forca mund të hakmerrshin si atëherë në popullatë, ai shkon te sahitukët ku ishte shtabi i ushtrise serbe. Posa arrin në komandën serbe e vendosin në grykë të topit mbi rrasë të keqe, ndoshta 300 metra thik mbi lum, (aty e patën mbytur edhe Maliq Torbanin me 1913), dhe kërkojnë fjalën e fundit, po tha: pse s’kontaktuat me mua dhe kjo ndoshta nuk do të ndodhte dhe për çudi e liruan. Në popull ende thuhet se mandej nuk pati fëmijë si pasojë e frikës. Pas kësaj ngjarjeje për dy javë familjeve të të vrarëve u dërguan bukë nga Prizreni.
Edhe të shpëtuarit mua më duket s’janë ndriquar sa dhe si duhet. Mr Sheremet Krasniqi në veprën e cituar duke u thirrë në Xhafer Kabashin thotë: “shpëtuan duke ikur nga duart e ekzekutorëve Ramë Qerim Ukimeri (Ukaj i Zenelajve) dhe Bislim Rexhep Nura (Ukaj I Ahmetajve) po sipas tij edhe dy të falur për shkak të moshës si të rinjë Balë e Hasan Salihu Bobaj 13 e 16 vjeç, të bijtë e Jozefinës (Elmazit) të konvertuar në islam. Sipas meje kanë shpëtuar edhe Ramadan Haxhë Rexhaj për shkak të moshës dhe Qamil Smajl Rexhaj e Abdullah Sylejman Kabashi – janë blerë me para. Nëna e Qamil Smajlit ka pasur njohje me murgeshën e Manastirit si fqinje, para masakrës dhe i ka dhënë lira për djalin e vet dhe për Abdullahun nëpërmjet saj i janë dhënë murgeshës 8 lira të huazuara prej Lutës së Shyqë Xhaferajt. Ka shpëtuar edhe Abaz Rrahman Muqaj, ai ka qenë i martuar me Halimen nga fshati Delloc bashkëvendase e dy kryekzekutorëve Spirë e Filë Delloci, kapiten të paramilitarëve (sipas gojdhënës shqiptar ortodoks të sërbizuar të fisit Bytyç). Ajo i luti ata dhe arriti ta shpëtoi burrin.
Të vrarit apo të masakruarit me 19 mars 1913 u varrosën në varrezën masive në përrua – te livadhi i Manastirit (dhe u mbuluan me therra dhe shkurra) por më vonë përroni e ka prishur dhe sot s’ka gjurmë. Me 1 prill 1913 në Korishë u vranë 26 vetë, 8 prej tyre u varrosën te ara Ograje (buzë lumit varri është ruajtur) dhe 8 veta te varreza – prroni i Duhit (?)
Në punimin tim me kujdes i kam rregulluar mbiemrat ashtu si thirren sot pasardhësit (familiarët) e tyre. Kam korrigjuar edhe një të futur me mbiemër të gabuar Muqaj.Vërtet ka ekzistuar një Hysen Ramë Muqaj, por ai nuk është ekzekutur, është ekzekutar Hysen Ramë Bobaj. Është korigjim imi edhe Rexhë Rahmani që i është shtuar edhe mbiemri Nezaj si dhe Prene Qetaj të fshatit Lutogllavë, dhe këtë e pranon edhe Sreten Martinoviqi në veprën e cituar.
* * *
Sipas informuesve të moshuar të Xhaferit dhe Vahidit masakrën e projektoi dhe mbikqyri pushteti ushtarak serb në Prizren e këtë e pohojnë edhe Sreten Martinoviq, Liman Rushiti dhe Sheremet Krasniqi në veprat e tyre të cekura më herët. Ushtria serbe e Divizionit të Shumadisë i krijoi kushtet për këtë akt makabër, kurse, masakrën e kryen serbët lokal si: Vuksan Jovaniviqi, vëllezërit Angjellko dhe Maksim Ristiq, Matush Gigiq, Spirë Kola dhe qika Jova i Lubizhdës, Mark Gavazi i Novakës, vojvoda i Vërbiqanit etj. Kryekzekutorë qenë kapitenët e paramilitarëve lokal serb Spirë dhe Filë Delloci. Në masakrimin e Kabashëve ndihmuan edhe Gapiqët dhe Puzhiqët nga Prizreni, kryemurgu Serafin, daskall Petri etj.
* * *
Fuqitë e Mëdha të ndara në dy blloqe që nga dekada e parë e shek XX krijuan shpesh situata konfliktuoze duke rrezikuar seriozisht konflikte me përmasa botrore, por i evituan ato në momentet e fundit, por jo edhe me 28 qershor 1914, kur ndodhi atentati në Sarajevë ndaj trashgimtarit të fronit Austro-hungarez, Franc Ferdinandit. Një muaj më vonë filloi konflikti më i madh deri atëherë në histori si për kah pjesëmarrësit por edhe për nga pasojat (lufta e parë botërore). Serbia ushtarakisht u mund nga Austro-Hungaria e Gjermania dhe në verën e vonë të vitit 1915 u detyrua të kërkoi strehim te aleatët e saj anglo-francezë në Selanik. Në këtë situatë me 14 tetor 1915 Bullgaria i shpalli luftë Serbisë dhe e detyroi të tërhiqet grykës së Drinit në vend te grykës së Varda-rit. Mbreti Petri i parë Karagjorgjevq, qeveria dhe ushtrija serbe në vjeshtën e vonë dhe në pjesën e parë të dimrit 1915/16 u tërhoqën grykës së Drinit drejt Korfuzit dhe gjat tërheqjes paguan haraqin për armiqsin e skajshme të treguar ndaj shqiptarëve gjat luftave ballkanike.
Vendin e Serbisë e zun okupatorë të rinjë Austro-hungaria dhe Bullgaria, të cilat me marrveshtjet 6 tetorit dhe 11 nëntorit të vitit 1915 i ndanë zonat e okupimit. Pjesa jug-lindore e Kosovës ku bëjnë pjesë edhe fshatrat Kabash dhe Korishë i takuan Bullgarisë. Në vlugun e pushtimit Bullgarë burrat e Kabashit nxorën hak për të vrarit e të masakruarit e vetë – të vitit 1913. Një pjesë e ushtrisë serbe (garnizoni i Prizrenit) që kishte mbetur me detyrë me paramilitarët, u zu rob po në manastirin e shën Markut. Ushtria e rregullt u lirua dhe u lejua të shkonte për në Serbi por paramilitarët, për shkak të bashkëpunimit në krimin e vitit 1913, u vranë dhe u varrosën në varrezën kolektive – 150 te kisha e Shën Pjetrit (ose e keqe si e quajmë ne), më lartë se Manastiri, 13 të tjerë në Luga Mahallë dhe 8 në Ara të Salihit.
Kjo ngjarje ka ndodhur nga 01. 12 deri me 13. 12. 1915. Ende më kujtohen fjalët e gjyshit (Hajrush S.Kabashi, i cili ka vdekur me 30 tetor 1969) se kur po i çonin këta të 8 (paramilitarët) në pushkatim një i ri serb e kishte pyetur një serb të moshuar ”qika Gjorgjija ku po na çojnë, ai ishte përgjigjur po shkojmë me i korrë therrat që i kemi mbjellur.” Hakmarrjen e bënë njerëzit që u burgosën në Burgun e Nishit dhe ata që nuk u kapën dhe ikën në Shqipëri e që vepruan në qetën e Guerilës (Kaqakve). Në mesin e atyre paramilitarëve (komitve) si i quante populli të vrarë pati edhe serb vendas dhe të fshatrave për rreth. Për këtë masakër të serbëve vendasë bullgarët vranë udhëheqësin e gueriljes së Kabashit: Imer Ukë Ukimerin.
==================================
Xhafer Ahmetaj – këngë për atdhetarin Sali Shabani.
Eksponentët serb pjesëmarrës në masakrën e 1913 arritën të strehohen por ndonjëri prej tyre u kap si psh.djali i Maksimit prej Hysen Rexhepit dhe Hajrush Sylemanit ose një tjetër prej Adem Beratit për këtë arsye ai edhe u pushkatua pas luftës së parë botrore si u cek më lartë. Por vrasja për të cilën u fol më së shumti dhe më së gjati e për të cilën flitet edhe sot në Korishë dhe fshatrat për reth është vrasja e dy kryekzekutorve Spirë dhe Filë Delloci. Gjatë luftës së parë botërore ishin strehuar dhe pas riokupimit të Kosovës (1918), menduan se erdhi koha e tyre të përfitonin nga mizoritë dhe krimet që kishin bërë, se në shtetin e tyre vrasësit e Shqiptarëve edhe shpërbleheshin me pozita e funksione dhe me para. Më 10 shtator 1919, Vrasjen e kreu komandanti i çetës së kaçakve Sali Shabani. Qeta e kaçakve veproj në rethinat e Prizrenit, Suharekës dhe Ferizajit, dhe aty kishte plotë kabashas. Emrat e tyre mi ka treguar gjyshi im para se të vdiste – me 30 shtato 1968.
Lista e të burgosurve në burgun e Nishit për vrasjen e paramilitarve serb që kren masakrën te Manastiri i Shën Markut:
1. AliHasan Ahmetaj
2. Liman Beqir Ahmetaj
3. Ahmet Sahit Abazi
4. Isuf Ukë Ukimeri
5. Hasan Sali Bobaj
6. Bislim Rexhep Ahmetaj (Nura)
7. Rusem Adem Gegaj
8. Veli Izlam Ahmetaj
9 Jemin Ramë ahmetaj
10 Ahmet Sahit Ukaj
11 Ukë Imer Ukaj
12 Ramadan Haxhi Rexhaj
13 Xhun Rrahman Dullaj
14 ShaqirAbdyl Ahmetaj
15 Miftar Bajram Memaj
16 Amet Rrustem Ahmetaj
17 Gjemë Rrahman Dullaj
18 Avdyl Ali Kukaj
19 Gjemë Mustaf Kabashi
20 dhe një Kabash i Gjonajve.
20 burrat e Kabashit në pranga – në burgun famëkeq të Nishit…!
* * *
Përbërja e Ҫetës së Kaçakve që vepronte në rrethinat Prizren-Suharekë, e cila nxori hakun për vëllezërit e masakruar:
1. Ahmet Qerimi – Ahmetaj
2. Ali Shabani – Rexhaj
3. Bali Behra (Kuqi) z. komandant,nga Suhareka
4. Beqir Abazi – Bobaj
5. Brahim Ademi – Ahmetaj
6. Brahim Sahiti – Ukaj
7. Brahim Uka – Ukimeri
8. Emush Haxhia Kabashi-Bobaj
9. Hajrush Sylejmani Kabashi – Muqaj
10. Hysen Rexhepi – Rexhaj
11. Hysen Shabani – Rexhaj
12. Imer Gega – Dakaj
13. Isuf Uka – Ukimer
14. Mahmut Haliti – Ahmetaj
15. Qamil Smajli- Rexhaj
16. Rexhë Sadiki – Ahmetaj
17. Rrustem Gega – Dakaj
18. Rrustem Qerimi – Ahmetaj
19. Sali Shabani (Rexhaj) Kabashi, komandant
20. Selman Abazi – Bobaj
21. Xhemë Mustafa – Muqaj
22. Xhelë Velia – Muqaj
Pas vrasjes së Mahmut Halitit, Imer Maliqit, Maliq Imerit, Rexhep Jakupit e Syle Jakupit me 29. 03. 1921 dhe të Rexhë Sadikut e të Brahim Ademit në janar 1922 dhe arrestimit të 20 burrave të Kabashit dhe dënimit të tyre me burg të rëndë (fotografia e kabashve në pranga) në burgun famëkeq të Nishit e të Lepogllavës prej të cilve 6 vdiqën atje. Një pjesë e mirë e atyre që e mbijetuan masakrën dhe arrestimin ikën dhe u strehuan në Shqipëri. Kaçakët verës vinin dhe kryenin aksione ushtarake dhe dimrit prap ktheheshin në Shqipri.
Masakra e Kabashit e vitit 1913 nuk qe e vetmja në tokat shqiptare të pushtuara nga serbët gjatë luftave ballkanike ose më vonë, por kjo jehoi më shumë se ishte e para, të tjerat ndodhën pas kryengritjes së shtatorit të 1913, të tilla masakra ndodhën edhe në Nishor, Bllacë, Bellanicë, Jezerc, Kabash të Moravës, Dobrusht, Pobreg etj. Kjo kohë e rëndë e luftës për mbijetesë ekonomike politike e mbi të gjitha fizike e kombëtare i dhuroi gjeneratave të reja nga 4 këngët që këndoheshin për të Bëmat e Burrave të Kabashi. Rapsodi popullor krijoi këngët, për Sali Shabanin, Mahmut Halitin, Hysen Rexhepin dhe Hajrush Sylemanin. Nga koha e luftrave antiosmani ishin krijuar edhe dy këngë e, Vesel Kukës dhe e Haxhi Rrustës. E ndoshta këto ishin ato që kësaj lufte i bënë vend shumë të favorshëm në ndërgjegjën Kombëtare, ndërsa burrave të Kabashit nder dhe respekt në rethinë.
* * *
Arsyet që më shtynë ta bëjë këtë punë ishin: egzistimi i shumë versioneve për këtë ngjarje si dhe vdekja po thuaj se e të gjithë pleqve që e kishin përjetuar si fëmijë ose e kishin dëgjuar prej prindve të tyre, si pasojë e luftës së fundit. U frigova se më vonë do të ishte më e vështirë për këdo që do të provonte ta pastronte regjistrin prej gabimeve ose të hartonte një të ri. E ndjeva si borgj moral ndaj gjeneratave që vijnë e sidomos ndaj historianëve vendas të rinjë. Mendoj se kam dhënë një kontribut modest në ndriçmin e kësaj mjegullnaje.
* * *
Lista e të vrarve me 29 mars 1921:
1. Imer Maliq Dakaj, te ara e dëshmorëve,
2. Mahmut Halit Ahmetaj, në Tepe,
3. Maliq ImerDakaj, te ara e dëshmorëve,
4. Rexhep Jakup Dakaj, te ara e dëshmorëve,
5. Sylë Jakup Dakaj, te ara e dëshmorëve.
* * *
Të vrarët, në janar të vitit 1922:
1. Brahim Adem Ahmetaj, në ara të Beqirit
2. Rexhë Sadik Ahmetaj, te prroni i Bravicës
* * *
Lista e të vrarëve më 13. 04. 1941:
1. Liman Hajrush Kabashi – në Korishë,
2. Rifat Berat Ahmeta,
3. Hasan Kukaj.
___________________
Fusnotat:
1.* Abdullah Sylejmani pjesëmarrës i kryengritjes së vitit 1910, i cili së bashku me Haxhi Rrustën u burgos në burgun e Prizrenit. Mori pjesë në mbrojtje të Shkodrës, derisa mbrojtja komandohej prej Hasan Rizah Pashës. Në fillim të marsit u kapë nga serbët në Gjakovë por u shpëtua nga Brahim Haxhi Rrusta. Pas përfundimit të luftës së parë botërore, kaçakët në mal në dimrin 1918/1919, e zgjodhën kryeplak të katundit. Gjatë luftës së dytë botërore njeri me rëndësi i pushtetit shqiptar. Zgjidhet antarë i kryesisë të Lidhjes së dytë të Prizrenit, njëri nga organizatorët e vullnetarëve për luftën në Hajle, Kacuber, Bihor, Kollashin etj. Vdiq në maj 1993, në moshën 93 vjeqare.
2. * Ramë Muharrem Dakaj – në vitin 1986 kur u mblodhën dëshmitë ishte shumë i shtyer në moshë.
3. * Qapitje në prozë “Shaban e Rexhep Rrustë Kabashi, janë vrarë me 1907 nga një serb i Hoqës së madhe“.
4. * Sreten Martinoviç në “Qëndrimi i ushtris serbe…” Prishtinë 1977. Në vitin 1913, në katundin Lutogllavë janë marrë të quajturit Prenë Çeta e Zef Çeta, prej ushtrisë jugosllave. Prenë Çetën e kanë prerë në Kabash, kurse Zefin e kanë pushkatuar afër Prizrenit.
5. * Niko Lafe në Dëshmi tronditse të genocidit serb “Me kthimin e serbëve në viset e Kosovës, në vitin 1919 janë mbytur me dajak prej Naçallnikut të Prizrenit Matijeviqit, të quajturit Shaban e Jemin Mustafa nga katundi Korishë. Po në vitin 1919, me urdhër të Naçallnikut Matijeviqit, janë pushkatuar prej Vuksan Cvetkit, nga katundi Smaq, të quajturit Adem Berati, Ahmet Rustemi e Ahmet Sahiti”.
6. * Niko Lafe, po aty “Në vitin 1921 janë vrarë të quajturit Mahmut Haliti, Imer Maliqi, Maliq Imeri, Rexhep e Sylë Jakupi, që të katërtit Dakaj – u vranë me 29 mars 1921.
Literatura e Shfrytëzuar:
1. Grup autorësh – Historia e Populli Shqiptar, pjesa II Tiranë,
2. Shufllaj Millan, Jiriçek Konstatin Acta Albania,
3. Monografi e Kosovës.
4. Marinoviç Sreten – Gjurmime Albanologjike, seriali historik Prishtinë 1977,
5. Rushiti Liman – Lëvizja e Kaçakve,
6. Kabashi Xhafer – Qapitje në Prozë,
7. Puka në shekuj – Xhemal Meqe,
8. Rexhepi Zenun – Kabashi i Moravës së epërme, Prishtinë 2003,
9. Abdyli R.Sabit – Kabashi i Anamoravës, viti 1997,
10. Krasniqi Sheremet – Hasan Hysen Budakova, Prishtinë.
– FUND –
—————————————————————–
QAZIM KABASHI: MASAKRA E KABASHIT TË PRIZRENIT (MARS – PRILL 1913)
– Pjesa e parë –
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=2184
===================================
====================================
Korishë, 17 Mars 2013: Recital i artistit tonë të shquar Mirush Kabashi, gjatë përurimit të Lapidarit të martirëve të Kabashit në Korishë të Prizrenit.
========================
LAPIDARI I MARTIRËVE TË KABASHIT TE VITISË
LEXONI SABIT ABDYLI: MASAKRA E KABASHIT TË VITISË (1913)
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=2152
===================================
(Ilustrimet i përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org sh.b)