RAGIP SHALA: LËVIZJA ILEGALE, INICIATIVA E DEMAҪIT DHE LËVIZJA STUDENTORE E UP’së ‘VRANË FRIKËN’ E PACIFIZMIT

Pashtriku.org, 13. 12. 2013 – (Në përvjetorin e lëvizjes studentore 1996) – Shovenizmin dhe hegjemonizmin serb të projektuara nga elaboratet e Garashaninit, Çubrilloviçit, Tito-Rankoviqit shqiptarët i janë kundërvën me të gjitha format dhe mundësitë.
– Lëvizja Guerile (kaçake) në mes të dy luftërave botërore
– Rezistenca e NDSH-së
– Demonstratat e vitit 1968, 1981, 1989, etj., janë disa forma të rezistencës politiko-ushtarake.
Ndonëse kriza politike e RSFJ-së kishte filluar me ,pranverën kosovare’ të ‘81-s, pas Marrëveshjës së Dejtonit ,lirinë dhe pavarsinë e Kosovës’ e administronte edhe më tej okupimi serb.
Për finalizimin e pavarësisë ,në tregun politik’ të Kosovës nën okupimin serb, kanë dominuar dy mendime politike:
– Mendimi politik i alternativës kosovare dhe
– Mendimi politik i lëvizjes klandestine.
Alternativisët ndanin mendimin se: ,pavarësia e Kosovës do të arrihej me mjete paqësore’, klandistinistët predikonin veprimtarinë politiko-ushtarake. Mendimet, dhe vëprimet politike të alternativistëve nuk do të kalonin përtej ,platformës politike të RSFJ-së’ për Kosovën. Origjina e tyre politike buronte nga O.Th. të LKJ-së. Ata do ti mbante peng edhe më tej, lufta kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar’. Në mendimet politike të lëvizjes klandestine dominonte patriarku i ,demokracisë autentike’, Ukshin Hoti. Ai predikonte veprimtarinë politike ,Bëje ose Vdis’ Republikën e Kosovës.

Përfaqësuesit politikë të UҪK’së: Adem Demaçi (udhëheqës) dhe Albin Kurti (sekretar), gjatë konferencës me gazetarë në Prishtinë (1998)

Edhe LPK-ja dhe LKÇK-ja në veprimtaritë e tyre programore përfshinin aktivitete politike-ushtarake. Pas ,zgjedhjeve të lira dhe demokratike’ në vjeshtën e vitit 1996 Republika e Kosovës ,funksiononte‘ edhe më tej pa konstituimin e parlamentit, kurse qeveria ndodhej në egzil?! Nga, baraka presidenciale‘ për çdo të premte njoftohej se: ,Kosova ka hyrë në agjenda ndërkombëtare’, pastaj kërkohej vetëm edhe, njohja formale’?! Kurse terrori serb ndaj Kosovës nuk kishte të ndalur. Mendimi se: ,pavarësia e Kosovës do të arrihej me mjete paqësore’ tani më ishte vetëm ,rrahje e ujit në havan‘. Adem Demaçi në tetor 1996-s ishte ,zgjuar nga gjumi‘ me dyqind metoda veprimi për rezistencën aktive. Paralajmërimi i tij se: do të hynte në politikë do të jehonte kudo. ,Njohja formale’ e Republikës së Kosovës si një utopi pacifiste e alternativës kosovare do t’i bindte shumë veprimtarë të çështjes kombëtare për ta përkrahur Demaçin. Pasiviteti i ,,subjekteve parlamentare’ LDK-ja, PLK-ja, PSHDK-ja, etj, i kishte barrikaduar vetëm në: ,kërkojmë pavarësi’! Kurse subjektet klandestine LPK-ja, LKÇK-ja ndanin mendimin se: ,pa liri nuk ka pavarësi’ dhe për arritjen e lirisë, krahas veprimtarisë politike, parashihnin edhe atë ushtarake. Prandaj në këtë kohë është shfaqur aurora e UÇK-së në horizontet e Kosovës. Në nëntorin e v.1996 rezistencën aktive të Demaçit dhe lëvizjen klandestine do t’i ,shoqëronte’ edhe lëvizja studentore. Ato janë ,shfaqur’ me idenë për ta mbajtur një grevë urie në Prishtinë. Gërshetimi i veprimtarisë së lëvizjes klandestine me Lëvizjen Studentore, autorin e këtij shkrimi:
– Ragip Shalën
– Fatmir Limajn
– Ekrem Kastratin i ,dërguan‘ në mesin e veprimtarëve të Lëvizjes Studentore.
Ndihmën ,logjistike’ për kontakt me studentë e kanë ofruar Ali Gjyliqi, Demir Limaj, Naser Shala.
Në bërthamën e idesë për grevën i takuam këta studentë:
– Afrim Krasniqin
– Avdi Gërvallën
– Bekim Kryeziun
– Blerim ?
– Bekim Morinën
– Lumnie Haxhiajn
– Jup Hotin
– Sadik Krasniqin
– Zymer Kurtishin etj.
Veprimtaria e lëvizjes klandestine, iniciativa e Demaçit, dhe Lëvizja Studetore me ,guximin politik‘ e ,vranë frikën‘ të ngjizur nga pacifizmi, kurse okupatorit serb i shtoheshin goditjet ushtarake nga UÇK-ja. Duke vërejtur se veprimtaria e rezistencës aktive po merrte hove ,agjenda ndërkombëtare’ i sugjëroj ,alternatives kosovare’ që me çdo kusht të ruhej qetësia dhe të mos provokohej situata.

Prishtinë, 1 tetor 1997: Pamje nga Demonstrata e Lëvizjes Studentore…

Për ta ,shuar zjarrin’ e rezistencës aktive ata propozuan autonomi më të avansuar të Kosovës në kudër të Serbisë. Iniciativa për grevën e urisë kërkonte mbështetje të gjithanshme. Prandaj janë mbajtur takime të shumta me veprimtarë. Çështja kryesore e diskutimeve kishte të bënte me qëllimin, dhe kërkesat e grevistëve, fillimin, zhvillimin, dhe përfundimin e saj. Mbase nga adoleshenca politike e Bekim Morinës planifikohej që greva të përfundonte me vetëdjegien e tij.
Kërkesat konfuze të grevistëve, si dhe përplasjet në mes tyre, kërkonin ndërhyrje dhe kordinim. Me Fatmirin i kontaktuam të gjitha grupet nismëtare të grevës. Disa nga ata mendonin se greva të fokusohej vetëm në të drejtat e studentëve për t’u kthyer në objektet arsimore, kurse shumica e tyre ndanin mendimin se greva duhej të ,,luftonte‘’ edhe për të drejtën e R. Kosovës. Pastaj kontaktuam Afrim Morinën u.d. kryetar i UNIKOMB-it, me ç’rast e informuam, dhe morrëm ide e mbështetje rreth grevës.
Konsulltimet janë bërë edhe me struktura të LPK-së në shtëpinë e Pr.Dr.Muhamet Mehmetit. Pas përpjekjëve të shumta grupet i tejkaluan kundërthënjet. Krahas kërkesës për t’u këthyer në objekte, hynte edhe thirrja drejtuar të gjithë deputetëve të Parlamentit të Kosovës, ASHA të Kosovës, Shoqatës së Burgosurve Politikë, Lidhjes së Shkrimtarve, subjektëve politike që të mobilizohëshin dhe të qëndronin në ballë të realizimit të funksionimit të institucionëve të Republikës së Kosovës.
Greva planifikohej të mbahej në tri grupe me nga 50 studentë dhe pritej të fillonte në prag të Festës së Nëntorit. Nën presionin e ,hipnotizimit pacifist’ Bekim Morina me grupin e tij u tërhoq, dhe greva dështoj. Pavarësisht dështimit, vrulli i veprimtarisë së Lëvizjes Studentore vazhdoi tutje. Sadik Krasniqi së bashku me studentët e tjerë nuk u ndalën. Si rrezultat i asaj veprimtarie është finalizuar peticioni i 550 studentëve për qendrat e vendosjes vendore dhe ndërkombëtare në Prishtinë. Nëntori i v.1996 shënoi një hap të vogël drejt ndryshimëve të mëdha.
,Portat’ e rezistencës aktive po hapëshin përballë okupatorit serb. Angazhimi i Demaçit për rezistencë aktive, veprimtaria politiko-ushtarake e LPK-së, LKÇK-së, si dhe veprimtaria e Lëvizjes Studentore hapen shtigje drejt lirisë së Republikës së Kosovës.
Me 1 tetor 1997 protesta e studentëve përballë makinerisë ushtarako-policore serbe paralajmëronte fundin e okupimit serb. Në ballë të protestës parakalonin profesorët universitarë dhe studentët organizatorë:
– Pr.Dr.Ejup Statovci
– Pr.Dr.Muhamet Mehmeti
– Albin Kurti
– Bujar Dugolli
– Driton Lajçi
– Muhamet Mavraj
– Nazmi Musliaj etj.
Protesta pasohej nga mijëra studentë, por dhe qytetarë. Veprimtaritë e Lëvizjes Studentore të viteve 1996, 1997 janë kapitujt e fundit të ,,pranverës kosovare të ‘81-s’’ demonstratave dhe grevës së ‘89-s. Kurorëzimi i veprimtarisë së Lëvizjes Studentore është arritur me luftën çlirimtare të UÇK-së. Janë plotë vajza dhe djem student që kanë përbërë bazamentin e efektivit luftarak të UÇK-së. Në vijat e frontit, në logjistikë, dhe informim shndërinte shëmbëlltyra studentore . Në altarin e lirisë kanë rënë edhe studentë të dhjetësheve. Janë qindra studentë dëshmorë, pastaj invalidë dhe veteranë të luftës së UÇK-së. Lëvizja Studentore në betejat politike për Republikën e Kosovës krahas lëvizjeve të tjera ka vendin meritor.
Kontakti me autorin: [email protected]

=====================

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
TAKIMET SEKRETE PRISHTINË – BEOGRAD (1994 – 1997)

(…)
Dihet mirëfilli se, më 1 shtator 1996 u nënshkrua marrëveshja për arsim (për lirimin e objekteve shkollore dhe kthimin e nxënësve, të studentëve dhe të arsimtarëve shqiptar në shkolla e në universitet), në mes të Kryetarit të Republikës së Serbisë Sllobodan Millosheviq dhe Ibrahim Rugovës si individ (pa pozitën e Kryetarit të Republikës së Kosovës), por, ajo që nuk është ditur asokohe, është mbajtja e negociatave sekrete, në mes të ekipit negociator të Rugovës dhe qeverisë së Serbisë, gjoja në funksion të gjetjes së zgjidhjes politike të çështjes së Kosovës.
Se ka pasur bisedime të tilla, para dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes famoze për arsim (më 1 shtatorit 1996), këtë fakt për opinion e ka bërë të ditur, ish-zëdhënësi i partisë serbe “Nova Demokratija”, Radomir Taniç, i cili ishte i përfshirë drejtpërdrejtë në këto bisedime, ngase partia e tij gjatë viteve të 90-ta ishte pjesë e koalicionit në qeverinë e Serbisë, të përbërë nga,
– Partia Socialiste e Serbisë (SPS),
– E majta Jugosllave – JUL e gruas së Millosheviqit, dhe
– Nova Demokratija.

Ish-zëdhënësi i partisë serbe “Nova Demokratija”, Radomir Taniç,

Radomir Taniç, në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë (Radio Free Europe), shpalon detaje të panjohura nga këto bisedime të fshehta, të cilat ai i cilëson si biseda “diskrete”. Taniç bënë të ditur se, gjatë periudhës 1994 – 1997 janë mbajtur “diku rreth 50 takime diskrete në qytete të ndryshme prej Prishtinës, dhe Beogradit, deri në Romë, Vatikan dhe Nju Jork.” me përfaqësuesit e Rugovës.
“Pasi bisedimet zhvilloheshin hap pas hapi, hapi parë ishte angazhimi dhe aprovimi i një varg masash për formimin dhe forcimin e besimit. Një nga këto masa ishte edhe marrëveshja për arsim.” thotë ish-negociatori serb Radomir Taniç. Taniç thotë se në vazhdën e këtyre negociatave sekrete/diskrete, “u definua një pako masash për krijimin dhe forcimin e besimit. Kjo pako masash konsistonte në laminë e arsimit, shëndetësisë, në media, kulturë dhe, në fund, përfshinte masat e sigurimit.”
Cila ishte kjo “pako masash” e definuar nga z.Taniç?!
Ishin pikërisht ato masa për të cilat kryetari “historik” Ibrahim Rugova vazhdimisht dërdëlliste në konferencat me gazetarë (1994-1998), se, Kosova ka ndërtuar tashmë instiucione të qëndrueshme paralele në: arsim, kulturë, shëndetësi, sport, media …(!!!), që duket qartazi, se kanë qenë të limituara në ato përmasa që i ka përcaktuar qeveria e Serbisë! (Për këto fakte ka shkruar përciptazi edhe shtypi i kohës: Bujku, Rilindja, Bota Sot, QIK-un etj., të viteve 1993-1998)

(…)
(Fragment i shkëputur nga libri në dorëshkrim: “Realpolitika e Ibrahim Rugovës”, i autorit Sh.Berisha)

Beograd, 15 Maj 1998: Takimi Rugova – Millosheviq…

(…) 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura