Zvicër, 26. 04. 2014 -Gjeneralët serbë që nga shek.19 kanë terrorizuar shqiptarët me luftëra konvencionale dhe jokenvencionale. Masakrat e shumta në përmasa gjenocidi janë pasuar pastaj edhe me terror të luftës speciale. Janë mijëra prova që dëshmojnë terrorin shtetror serb, ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe serbëve në veçanti. Ngritja e një gjykate të ngjashme me atë të Nynbergut, për t’i gjykuar gjeneralët serbë, i kontribuon paqes jo vetëm ballkanike, por dhe më gjërë. Gjykata speciale për t’i gjykuar krimet e supozuara të UҪK-së është frustrim i qendrave të vendosjes nga propaganda e sofistikuar serbe, për ta ngarkuar UҪK-në me hipotekë të krimit. “Miqtë” ndërkombëtarë në presion të luftës speciale serbe kësaj here po i fryjnë zjarrit. Pse?!…
Popullsinë e federatës jugosllave, serbët e përbënin me 15%, kurse autoritetin komandues të APJ-së dhe shërbimin informativë deri në 70 %. Prandaj janë gjeneralët serbë ata që hartuan doktrinën ushtarake të Armatës Jugosllave. Se cila ishte ajo doktrinë, është dëshmuar në Vukovar, Srebrenicë, Reçak, Krushë, Prekaz, Izbic, Qyshk, Dubravë, Meje etj. Gjatë shpërbërjes së RSFJ-së, nga terrori i gjeneralëve serbë e pësoi popullata civile kroate, boshnjake, dhe sidomos populli shqiptar. Masakrimi i popullatës civile vërtetoi se hartimi i doktrinës për luftën konvencionale dhe jokonvencionale është projektuar për synimet shoveniste dhe hegjemoniste serbe. Një formë e veçantë terrori kundër shqiptarëve në të gjitha trojet etnike është ushtruar nëpërmjet luftës speciale. Ideatorë dhe projektues të kësaj lufte njihen: A.Rankoviqi, S.V.Tempo, N.Lubiqiqi, V.Kadijeviqi, S.Millosheviqi etj. Këto autoritete kanë qëndruar në krye të UDB-ës dhe KOS-it gjenocidial.
Milloshi i vogël Ivica Daçiç!
LUFTA SPECIALE
Literatura serbe ka definuar në forma të ndryshme luftën speciale për interesat e tyre hegjemoniste. Ndër shumë definime, vlen të veçohet definimi që dërgoi në gjykatën e Hagës – Slobodan Milosheviqin. Me luftën speciale ideologët serb nënkuptonin: Veprimtari e forcave të posaçme të një shteti, kundër një shteti, populli tjetër, vendi dhe lëvizjeve çlirimtare. Një luftë totale, e përditshme, por që nuk shihet. Një veprimtari speciale e planifikuar, e organizuar me koordinime politike, ushtarake dhe diplomatike të një shteti kundër një shteti ose populli tjetër. Qëllimi i kësaj lufte është që forcërisht, të imponohet ndryshimi i rrethanave politike, ekonomike, ushtarake, kulturore, fetare në një shtet tjetër për interesa të tyre. Kjo luftë është ndarë në tri forma:
– Luftë Jokonvencionale,
– Kundërguerile dhe
– Propagandë psikologjike.
Forma e parë nënkupton operacione të pazakonta dhe përbëhet prej disa veprimtarive speciale si: Veprimtari subverzive, terroriste, nxitjen dhe organizimin e luftës vëllavrasëse etj.
Forma e dytë, veprimtaria kundër Guerile është veprimtari speciale kundër lëvizjeve çlirimtare të një vendi, populli. Kjo luftë përbëhet me: Aksione ushtarake, atentate, kidnapime, arrestime, izolim të banorëve, djegien e vendbanimeve, shkatërrimin e burimeve furnizuese etj.
Forma e tretë është Propaganda Psikologjike dhe përmban fushatë në superstrukturën shoqërore. Ndikon në orientimin e vetëdijes, sjelljet e njerëzve dhe emocionet e tyre. Mjetet për ushtrimin e luftës speciale janë: Njeriu, ushtari, grupe njerëzish, radio, tv, gazetat, librat filmat etj.
Lufta speciale e UDB-së në shërbim të shovenizmit e hegjemonizmit serb përfshinë shumë veprimtari speciale disa prej tyre janë: Politika e standardëve të dyfishta, presion në politikë, ekonomi, jetën sociale, aktivitet i drejtuar në dezinformim, dezorientim, dezideologji në sferën ekonomike, politike, kulturore etj. Aktivitet në çarmatosjen ideologjike, dobësim të fuçisë riprodhuese njerëzore, të racës. Aktivitete në gjendjen emocionale të popullit, aktivitet në përhapjen e sëmundjeve dhe epidemive. Ndikim në përçarjet politike, fetare. Përbuzje ndaj vlerave kombëtare, abuzim me vetëdijen kombëtare. Veprimtari subverzive, propagandë psikologjike: dezinformim, shpifje, intriga, indoktrinim, atentate, sabotime, shantazhe, komplote, korrupsion etj. Pastaj Infiltrim në organizatat humanitare ndërkombëtare, organizatat joqeveritare etj.
TERRORI I LUFTËS SPECIALE
Shërbimi sekret i UDB-së ka ushtruar tri format e luftës speciale kundër shqiptarëve, por format Kundërguerile dhe Propagandë Psikologjike ka dominuar tërë veprimtarinë e kësaj lufte. Makineria propagandistike e UDB-së dhe KOS-it, pas Pranverës Republikane të ’81-tës, sidomos gjatë luftës së UҪK-së, dhe tani në forma të përkryera ushtron terror psikologjik, pa kurrfarë kundërvënie prej “rrush” shërbimeve sekrete në Tiranë, Prishtinë e Tetovë. Forma e veprimtarisë Kundërguerile veçohet me atentate, kidnapime, arrestime etj. Atentatet ndaj vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka në Gjermani, Enver Hadrit në Belgjikë, pastaj atentatet ndaj miqve të çështjes shqiptare në Gjermani, Suedi, Francë etj. Kidnapimi i Ukshin Hotit, Xhavit Hazirit, Enver Topallit, mjekut Hafir Shala etj.
Propaganda psikologjike si formë e luftës speciale është shumëdimesionale dhe ushtrohet kryesisht nëpërmjet mjeteve të komunikimit masivë. Përhapja e shpifjeve, intrigave, dezinformatave, diskreditimeve, shantazheve përbëjnë veprimtarinë e kësaj lëmie. Lufta speciale e UDB-së, me makinerinë propagandistike duket që i “korrë” fitoret më të mëdha. Shpërlarja e trurit të disa “intelektualëve” në Tiranë e Prishtinë, pastaj disa të burgosurve “politik” përbën suksesin e kësaj lufte. Masakra e Tivarit, ndër kryeveprat e albanofobisë serbe, i pranuar personalisht nga Aleksandër Rankoviqi në Kongresin e P.K. serbe Maj 1945 si: “Faj dhe Gabim i yni”
“intelektualët” e kastruar shqipfolës në pozita të “djathtizmit” akuzojnë Enver Hoxhën për atë masakër. Disa të burgosur ,,politik” të ,,djathtë” mallkojnë ,,sakrificën” e tyre ,,për majtizmin” Enverian.
Thirrjet e të kastruarve për çmilitarizim të R.Shqipërisë për hir të paqës ballkanike, për rrënimin e fabrikave, hidrocentraleve në kaskaden e Drinit për shkak të turbinave ,, komuniste” përbën fitoren më të madhe të luftës speciale të UDB. Fabrikimi i ,,raportëve” mbi ,,dhunimet” e femrave serbe para e gjatë luftës, inskenimi i shumë ,,ngjarjeve” të mbuluara me propagandë janë riciklime të kësaj luft. Gjatë luftës në Kosovë, forcat ushtarako-policore serbe masakruan mijëra civiël të paarmatosur, fëmijë, adoleshentë, pleq, gra e burra, dhunuan mijëra femra, dogjën mijëra shtëpi, rrënuan qindra objekte të kultit Islam, të kulturës shqiptare etj. Ndonëse i kishte mundësitë edhe UҪK-ja, nuk ështe rrënuar as edhe Një objekt i vetëm fetar Ortodoks, nuk ka ndodhur as edhe Një masakër i civilëve serbë apo dhunime grash serbe. Pastërtia e luftës së UҪK-ës është e pa krahasushme ndër luftërat guerile botërore. Import kufoma shqiptarësh të masakruar për Batajnicë nga gjeneralët serbë është e pa zakontë në historinë e luftërave botërore. Ndërsa djegia e kishave ortodokse në Kosovë në v.2004 nga shërbimi sekret serb, propaganda serbe ka hedhur mjeshtërisht fajin mbi UҪK-në. Shkrimtari Dobrica Qosiq ka pohuar se: ,,virtyti kryesor serb është gënjeshtra”. Pikërisht me gënjeshtra, inskenime dhe fabrikime nën mbështetjen e propagandës së përkryer, shërbimi sekret serb ka ,,okupuar” kryeqytetet evropiane. Derisa shërbimet e shumta ,,inteligjente” në Prishtinë e Tiranë ua dinë edhe ,,lugët në kroshe krejt mëhallës”, shërbimi serb vazhdon terrorin mbi shqiptarët. Zhvendosja e ,,shtëpisë së verdhë” nga Batajnica serbe (një qendër komplekse ushtarke) në një fshat malorë shqiptar është më tepër se terror. Financimi i botimeve të shumta kundër UҪK-së në Beograd, Paris, Londër etj., përbën një tjetër shëmbëlltyrë të luftës speciale serbe. Botimi i ,,Bella knjiga o Kosovo” (libri i bardhë për Kosovën) nga qeveria serbe, përkthyer në shumë gjuhë, dhe shpërndarja e saj përmes ,,rrugëve” diplomatike shënon ,,atentat” politikë kundës luftës çlirimtare të UҪK-së. Pikërisht ky libër përbën logjistikën e ,,raportit” të D.Martit, dhe shumë ,,raporte” tjera. Nëpërmjet këtij libri, dhe shkrimeve tjera në shtypin prestigjioz botërorë, të financuar nga qeveria serbe, i tërë autoriteti politik, ushtarak dhe financiar i UҪK-së paraqitet si produkt i kontrabandës me drogë, prostitucion dhe vepra tjera kriminale. Kurse humbjet e ushtrisë serbe, në efektivin personel, në përballjet luftarake me UҪK-në, shteti serb, qeveria e saj i ka minimizuar skajshmërisht, duke i paraqitur ato si persona civil, të rrëmbyer, të zdukur dhe të masakruar nga UҪK-ja.
N .Kandiqi i ka shqyer ,,perden” shtetit serb, duke publikuar se: ,,prokuroria serbe dhe shërbimi sekret po fshehin krimet e gjeneralëve serbë”. Mbi 3000 autoritete komanduese ushatarako-policore serbe kanë kryer krime në Kosovë, prej këtyre 1000 kanë qenë në pozita të larta komanduese si gjeneralë, kolonelë, majorë etj., njofton N.Kandiqi. Një dëshmitar i mbrojtur, kolonel serb, në gjykimin e Millosheviqit pati deklaruar: ,,Kemi pasur njësite speciale të kamufluar me uniforma të UҪK, që kanë komunikuar shqip dhe që kanë vrarë, dhunuar, plaçkitur dhe djegur jo vetëm civil shqiptarë por dhe serbë”. Në pytjen Pse? Ai ështe përgjigjur: ,,Kemi zbatuar dy urdhra nga lartë: Të vrisnim civilë dhe ta kompromentonim luftën e UҪK-së”. Formimi i gjykatës speciale është riciklim i luftës speciale të UDB. Lufta me Serbinë nuk ka përfunduar …
PËRFUNDIM
Gjeneralët serbë që nga shek.19 kanë terrorizuar shqiptarët me luftëra konvencionale dhe jokenvencionale. Masakrat e shumta në përmasa gjenocidi janë pasuar pastaj edhe me terror të luftës speciale. Janë mijëra prova që dëshmojnë terrorin shtetror serb, ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe serbëve në veçanti. Ngritja e një gjykate të ngjashme me atë të Nynbergut, për t’i gjykuar gjeneralët serbë, i kontribuon paqes jo vetëm ballkanike, por dhe më gjërë. Gjykata speciale për t’i gjykuar krimet e supozuara të UҪK-së është frustrim i qendrave të vendosjes nga propaganda e sofistikuar serbe, për ta ngarkuar UҪK-në me hipotekë të krimit. ,,Miqtë” ndërkombëtarë në presion të luftës speciale serbe kësaj here po i fryjnë zjarrit. Pse?!…
– Kontakti me autorin: [email protected]