RASIM BEDO: KOMPLOT NË HESHTJE (TEMPULLI I DODONËS ËSHTË NË ҪAMËRI, E JO NË MALIN E TOMORIT!)

Addison, Çikago, 19. 07. 2015 – “Komplot në heshtje, apo një vullnet pёr të errёsuar historinë parahelene të Greqisë?!… Kjo nuk na pengon për të çuar hulumtimet tona sa më larg që të jetë e mundur dhe për të kundërshtuar mosangazhimin e atyre që pranojnë njohuri historike të dyshimta.” (Aref, “Mikena”, f. 360).
Ka, jo më larg se tre muaj që po nxirret Dodona në malin e Tomorit, nga zotërinjtë Besim Klodiani, Xhemajl Tahiri etj. Këta dalin përpara figurave të mëdha botërore që prej kohës së antikitetit, deri më sot, të cilët kanë përcaktuar me fakte historike, se Dodona ndodhet në Çamëri atje ku është dhe tani.
Profesor Robert Temple, në librin e tij “Nertherëorld” (“Bota e të vdekurve”), botimi i Londrës 2003, argumenton: “Jam angazhuar të gjej vendndodhjen origjinale të Orakullit të Dodonës. Pranohet nëse Dodona ndodhet nën këmbët e malit të Tomorit. Liritzis (arkeollog koleg grek) ky dhe unë në vitin 1979, mblodha fonde për një ekspeditë kërkimi në malin e Tomorit për të gjetur Dodonën, dhe dola pa sukses, Dodona është në vend tjetër. Greku, Liritzis komploton për të fshehur të vërtetën se Dodona ndodhet në Çamëri. Nëntoka e tyre flet për historinë e gjyshërve dhe stërgjyshërve tonë dhe u del gënjeshtra në sheshë. (Maks Zotaj).

Herodoti shkruan, se Dodona ishte Orakulli më i lashtë në Pellazgji, qendra e adhurimit Pellazg. Tempulli i njohur i Zeusit ndodhej në Dodonë, në jugperëndim të Janinës. Rruga që të çon atje, përshkohet kështu nga Eskili: “Në ultësirën Mollose arrin, duke dalë pas Dodonës, ku ndodhet vendi i Orakullit të Zeusit, Thesprot (çam), lisat që flasin, një mrekulli që imagjinata s’mund te rrokë”. (E. J. “Shqiptarët”, f. 79).
Pohimi i Homerit, se Zeusi ishte “Princ dodonas dhe pellazg”, (Iliada XVI, 234). Mirëpo Dodona, kryeqyteti shpirtëror i “Pellazgëve, bënte pjesë në Thesprotinë e kohës së Homerit, vendi që në kohën e lashtë quhej “Pellazgji”. (Aref, “Mikena”, f.300).
Homeri ka qenë kategorik përsa i takon Dodonës, “vendi i shenjtë i ZEUSIT pellazg dhe Dodonës” (Iliada .XVI, 278). Aref ‘mikena”, f. 400). Për saktësi, shiko vendndodhjen e Dodones në “Reader’s digest” General Books, Atlas of thёorld, bot. 1987. Printed in the USA, f. 91, kuadrat J. D. Këta persona shqiptarë, të përfshirë në dinakërinë greke, kërkojnë të shuajnë Dodonën nga vendi i saj në Çamëri, nga frika se errësohet, apo zhduket historia parahelene e Greqisë. Prof. Gene Haddleburg, kryetari i shoqatës helenistike në Universitetin Georgetoёn thotë: “E kemi sajuar Greqinë e lashtë”. Ose e kemi “fabrikuar krejtësish Greqinë e lashtë”. (http://ëëë. Theonion.com 20 tetor 2010).
Këta persona, që shkruajnë në çdo njoftim artikuj dhe në krye vendosin fjalët “Dodona e Tomorit”, pastaj fillojnë njoftimin ose artikullin e sheqerosur “patriotik”. Si shembull marrim shprehjen:
“DODONA E TOMORIT”
Besim Klodiana Dervishi, shkruan më 11 korrik 2015:
“Ky grup është i hapur për të gjithë ata të cilët e duan mëmën tonë Shqipëri pa kushte. Qëllimi i këtij grupi është vazhdimi i rrugës së Rilindësve tanë të mëdhenj, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Pashko Vasa, Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi, Ismail Qemali, Eqerem Vlora, Perikli Ikonomi, Ali Asllani, Aristidh Kola, të cilët nëpërmejt penës së tyre mbajtën të gjallë identitetin tonë kombëtarë. Një aspekt i punës së tyre është dhe identifikimi i kombit shqiptar me Pellazgo-Iliryanët, të cilët kishin si qendër të tyre Orakullin e Zeusit, Dodonën, e malin e Tomorit në Shqipërinë e lirë. Ka 200 vjet që mëpërmjet një propagande dashakeqe, mesazhi I tyre, kërkon që ti fshehë këto të vërteta, duke i lënë në pluhurin e harresës. Duke respektuar etikën e komunikimit, qëllimi është paraqitja e dokumenteve të shkruar dhe çdo materiali me vlerë historike për ndëgjegjësimin e istitucioneve shqiptare, si Akademija e Shkencave në Shqipëri dhe në Kosovë, me idenë përfundimtare, Nisjen e ekspeditave arkeollogjike në malin e Orakullit të Dodonës në Tomor të Beratit. Faleminderit”! (Besim, Klodiana, internet 11 korik 2015).
Pra, fjalë të sheqerosura në shërbim të dinakërisë greke!
I nderuar lexues: shiko se sa ngulmuese është agjentura greke, që mbulohet nga shqiptarë si Besim Klodiani, kur flet me vendosmëri me grupin “heleniko shqiptar”, të përgatitur nga kryetari i shtetit grek në shtetin shqiptar, “Komisari”, për të zhdukur tempullin në Çamëri dhe për ta vendosur në Malin e Tomorit në Berat, bashkë me gjithë atë arsenal – ndërtesash dhe me Teatrin më të madh të kohës, ku rrinin ulur 18.000 spektatorë, që nuk gjen asnjë gjurmë në Tomor. Ky shantazhus, u vihet kundër figurave më të mëdha në botë, prej HOMERIT deri te Matheu Arefi. Kryesisht për të dalë kundër vendndodhjes së tempullit të Dodonës në Çamëri.
Ka mbi 10 vjet që greku, e quan Çamërinë “inekzistente”. Tani do edhe Dodonën në Çamëri, ta bëjë inekzistente, se ia ka frikën. (lexoni: “Figurat çame në historinë botërore (Rasim Bebo, “Shqipëria”, bot. 2014, f. 78. Pra shikoni si vazhdon shpifja e sheqerosur për shuarjen e emrit të Dodonës në Çamëri nga Besim Klodiani.
Dodona e Tomorit,
Besim Klodiani:

Sot, pas rreth 127 vjetësh, bota shkencore ende vazhdon të jetë në kërkim të vendndodhjes së saj. Shkuarja tek Dodona e vërtetë, vërtetë që i tremb ata që e kanë manipuluar dhe ata që e mbeshtetin atë verbërishtë, por në këto kohë moderne nuk mund te vazhdohet me manipulime. Duhet shkuar te e vërteta historike. Kush përfiton nga mashtrimi? Asnjë. As fqinji ynë jugor që e “mban” kurorën e saj padrejtësisht. As ne shqiptarët , që pajtohemi me vendndodhjen e saj të gabuar. I gënjen mëndja ata që mendojnë se përfitojnë, kur mashtrimin e ka bërë dikush tjetër për llogari të tij. Dodona pellazgjike është a-ja e qytetërimit evropian. Zbardhja e saj do t’u bëjë mirë jo vetëm shqiptarëve, por edhe fqinjëve tanë. Jemi në një epokë, kur të vërtetat nuk mund të fshihen dhe ata që janë përgjegjёs për zbardhjen e tyre, nuk mund të heshtin. (10 korik 2015).
Dodona e Tomorit,
Besim Klodiani:

Shumë shpejt do të hedhim foto fantastike të disa gurëve me simbole të pëllumbave dhe gjarpërinjve … Këta gurë gjenden në shtëpitë e banorëve afër Tomorit … Dyshohet se këta gurë janë marrë nga rrënojat e qytetit Dodona, afër fshatit Tomor dhe janë përdorur nga banorët për të ndërtuar shtëpitë e tyre”.9-8-15. (ku janë këto rrënojat?).
Dodona e Tomorit,
Besim Klodiani:

“Kemi marrë informacione për mbetje arkeologjike me interes në zonën e Tomorit…por disa gjëra nuk do i publikojmë….faleminderit banorëve të zonës për infot. (12 koik 2015).
Besim Klodiani, Lexoni mirë nënvizimet që kam bërë unë të shkrimeve tuaja. Ju shkruani dhe akuzoni me “lojëra fjalësh” dhe kërkoni në kotësi, për hatër të grekut Dodonën në mal të Tomorit. Ju shfaqeni, si një nip ose stërnip i bllokmenëve, Jeni i një krahu të qeverisë dhe Akademisë së Shkencave, që janë në shërbim të boshtit sërb-rus-grek. Ndofta Edi Rama për këto që shkruani, në vijën e boshtit, do të u çojë ambasador në ndonjë shtet. Ju kërkoni patjetër Tmpullin e Dodonës në malin e Tomorit dhe për këtë akuzoni, për dashakeqësi, për manipulim, për verbërim, për mashtrim. Ju vulosni artikullin e Perikli Ekonomit të vitit 1936 të një mësuesi mediokër që është cepi i litarit në fund të pusit dhe nuk shikoni se kush e mban cepin tjetër të litarin te lulishtja afër pusit dhe këta janë profesor, doktor, Akademik, për Pellazgjinë, Dhimitër Pilikën, Eduin Jackues, historian Amerikan, Mathieu Aref i doktoruar në Sorbona në Paris për antikitetin, referencat e tij janë të pranueshme për të gjitha Akademitë, historianin Tajar Zavalanin etj.
Në emër të demokracisë u botuan shumë libra që më parë ishin të ndaluara. Por sot PD dhe PS i shikon këto libra me urrejtje ashtu si dhe ju që nuk i merrni për referenca. Por ngreni dhe ulni Perikli Ekonomin. Kur ju arrini t’u kundërviheni, Yllit më të madh të botës, që është shkrimtari gjigand, HOMERI. Për fat të keq ende në tekstet shqiptare vazhdohet të quhet “poeti i madh grek”. Dhe arrini deri te figura e “Doktor Pilikes etj. Ju shkruani për Rilindjen me fjalë të ëmbëlsura, për Pashko Vasën, Ismail Qemalin. Tani qëndroni. “Komisari” juaj në gazetën “Kathemerini” ka deklaruar se do të luftojë Rilindjen kombëtare shqiptare, se ai nuk i njeh fjalët lapidare që “FEJA E SHIPTARIT ËSHTË SHQIPËRIA. Ndërsa ISMAIL QEMALI është i pari që piketoi vendndodhjen e Dodonës në Çamëri, (e shkatërruan në vitin 551 të e. s. nga vandalët me Totilen etj.) aty ku ishte deklaruar nga HOMERI, HERODOTI e të tjerë, reth 3.000 vjet më parë. Ju flisni për gurë të simboleve me pëllumba dhe gjarpërinj, siç i treguam më lartë, se ato kanë qënë te tempulli i Dodonës në Tomor. Sa shpifje e madhe. Si nuk paska asnjë shënjë të këtij Tempulli gjigant të Dodonës në malin e Tomorit?… Dhe ju merreni me gurët e shtëpive që do të vijnë nga Greqia të përgatitur enkas.
Gazetari Tedi Blushi shkruan:
“Kisha e shën Ilias, në afërsi të fshatit Lin të Pogradecit, kishë më e vjetra në gjithë rajonin, sapo futesh në oborrin e saj ndesh me ca mbishkrime greqisht, shkronja të stampuara në beton, ku një shkronjë i kalon 45 cm. …shtruan platenë e oborrit të kishës dhe me nga një daltë shkruan tekstin që ua dha pronari në gjuhën greke. Kaluan disa kohë dhe një buzëmbrëmje, kishës ia ndërruan të gjitha ikonostaset e saja me mbishkrime shqip dhe u vendosën ikonostase që erdhën nga Greqia me mbishkrime të dukshme në gjuhën greke. Po këtë fat, do të kenë edhe gurët me pëllumba dhe gjarpërinj, që gjoja janë të tempullit të Dodonës në Tomor.
Maks Zotaj citon:
“Teatri më i madh i kohës antike, është ai i DODONËS me 18.000 spektatorë të ulur, me ndërtesa të mëdha 20. 80 x 19.20 m. Si nuk ka asnjë shënjë të dukshme nga ky tempull kaq i madh në malin e Tomorit?! Sipas Legjendës së transmetuar nga Dionisi i Halikarnasit (II, 51, 1) apo të vjershëruar nga Virgjili (Aen. III, 239) “Enea zbriti në Butrot për në rrugën e Dodonës, ku mori nga Orakulli miratimin për themelimin e Romës”.
Për vjetërsinë e Dodonës, Aristidh Kola shkruan:
“Një traditë e përafërt i tregon pellazgët aq të lashtë, saqë të kenë lindur përpara hënës dhe për këtë i quajnë parahënës (në greqisht porselinës).”
Vendndodhjen e Dodonës, e vërteton dhe Erik von Daniken, se “është 12 km në jug-perëndim të Janinës, me anë të trekëndëshave: Dodona-Delphi-Sparta, njëri trekëndësh dhe trekëndëshi tjetër: Nikosia-Dodona-Knosos. (“Dodona”, f. 18).

“Ndër 1800 objektet e Zhgroposura në Dodonë më 1875 – 1877, gjithçka (ndërtesa, monumente, dhurata si ex- voto etj.) drejtpërdrejt lidhet me këtë mbret të perëndive pellazge. Emblema pellazge u pasqyruan fillimisht nga legjionet romake, u përdor dhe më pas si simbol trimërie dhe nderimi luftarak, deri vonë, prej Napoleonit dhe Hitlerit. ( Dh. Pilika, “Pelazget” f. 171).
PLINI radhit këto hollësi: “… ku ndodhet tempulli i Zeusit të Dodonës, i përmendur për orakullin e tij, mali Tomaros me njëqind burime që gurgullojnë në këmbët e tij, mal i lavdëruar nga Teopompi”. Njëra prej atyre 100 gurrave gëzonte vetinë e mrekullueshme të fikte pishtarin e ndezur dhe të ndizte pishtarin e fikur; ky burim zihej në gojë anekënd dhe ja shtonte famën Dodonës për dukuritë e saj të shënjta”. (Dh. P. “Pellazgët”, f. 216). Ja çfarë na thotë Akili në këtë paragraf të famshëm “O Zeus mbret, Dodonas, perëndi e kahershme, pellazge, që mbretëron mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të Selleve. “Çamëri” (Aref “Mikena”. F. 327).
Nga Neolitiku i mesmë, 10.200 – 6500 janë zbuluar Qeramika e Cakranit, Vazo për ritual fetar. Kjo formë specifike është e përbashkët në hapësirën Adriatiko-Ballkano-Egjease e Neolitikut të mesmë. Kjo vërteton ekzistencën e një bashkësie të stërmadhe besimesh fetare, ku rajoni epiro-lirik i Pellazgëve antikë, zinte një vend mbizotërues me DODONËN (Epirit) si kryeqytet i kultit, siç e provojnë Homeri “Zeusi Pellazg”, që sundon në Dodonë, (Iliadë XVI, 234), Herodoti (1,51, 52, 57, VIII, 44), (Aref, “Mikena”f.158.).
Delphi u bë tempull i shenjtë grek në kohën e tiranisë së Klistenit (rreth 600 – 570 p.e.s.). Në parim, sipas Homerit, vendi i shenjtë kryesor i dedikuar për ZEUSIN dhe perëndeshën nënë DIONË (bija e Okeanos-it)… ishte vendosur në Dodonë, në Thesproti (Çamëria e sotme) në shpatet e malit Tomaros në jugë të liqenit Pambotis, 12 km në j-p të JANINËS. Homeri dhe Herodoti përmendin malin Tomaros me saktesi. Pitagora i samos-it, e ka quajtur Zeus-in “ZAN, ZANI”, që shpjegohet natyrisht “ZË, ZA”, apo “folja” në dialektin gegë. Pitagora nuk është grek, por pellazgo – shqiptar. (cf “Jeta e Pitagorës” – De Malkus – 17, f 36 – Les Belles, Paris2010). Grekët nuk kanë ekzistuar para shek. VIII p.e.s. Ata erdhën pas kësaj periudhe dhe morën perënditë, mitet, alfabetin nga Pellazgët. I quajtur qytetërim Mikenianë (1200 – 800 p.e.s.) nuk ishte grek por civilizim Pellazgjik. (Aref, Francë – Lion, 03. 06. 2012).
Me fjalёt shёnjtёruese tё Rilindasve tonё pёr malin e Tomorit si: “Mali i Perёndisё”, “Baba Tomori”, “Froni i Perёnisё”, “Kryefroni ynё i vjetёr”, “Misteri i frikshёm” etj., nuk ka tё bёjё me Tempullin e Dodonёs, pёr t’ia pёrshtatur Malit tё Tomorit.
Robert Temple, ndёrmjet tё tjerave thotё: “Grekёt dhe hebrenjtё janё shumë tё vonshёm nё historinё e lashtё, sa qё mund tё themi, qё bёhet fjalё pёr mijёra vite distancё pёrpara se vetё emrat hebre dhe greqi, tё vinin nё jetё. (M. Z.).

Pas shekullit tё VIII, grekёt “semito egjyptianё” pushtuan vendin e banuar nga popullsitё e trungut Pellazg. Zeusi urdhёron njё pёrmbytje imagjinare, shfaq Deukalionin (lloj Noe greke) dhe Pirrhan bashkёshortja e tij, tё vetmit qё shpёtuan nga kjo fatkeqёsi natyrore. Atyre iu duhej tё shpiknin njё legjndё pёr tё “fshirё tё kaluarёn Pellazge”pёr tё provuar se grekёt ishin tё vetmit qё u shfaqёn pas njё pёrmbytje dhe se janё njё popull autkton. Fillesat e historisё greke vine pas kёsaj legjende.
Me këtë artikull, ne dokumentojmë vendndodhjen e Tempullit të Dodonës në Çamëri. Mësoni ju grekë, se jeni ata që u kanë përcaktuar: “… më të tmerrshmit e xhelozive, sipas Shekspirit. Për një dukuri të tillë shprehet kështu Anatol Fransi: “Armata e panumërt e të patalentuarve, do të paditë, se ke përdhunuar tët’ ëmë, se ke masakruar tët’ atë dhe do të gjëjë ditën të të ngulë thikën…” (Dhimitër Pilika, “Pellazgët”, bot. 2005, f.437).
Kurse unë, mund të them, se në këtë komplotim të fshehtë, është plotësisht dora e dinakërisë dhe djallëzisë së lashtë e greke, e cila, si në një lojë mashtruese shahu, u jep disa naivëve shqiptarë të hanë një kalë në Tomor, që të kenë të lehtë marrjen e mbretëreshës së vërtetë Dodonë në Çamëri…

Rasim Bebo, Addison, Çikago korrik 2015 ZZ. Kontakti: [email protected].

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura