RECETA PA KOMB, NJË KONSPIRACION SHEKULLOR
Shkruan: Saimir A. Lolja, Pashtriku 07. 04. 2023
Nëse Lidhja Entente Britani-Rusi-Francë do kishte patur liri të plotë, a do ishte pranuar në Londër të krijohej principata shqiptare më 29 Korrik 1913? Pse e si, përgjigjet janë tek brendia e librit “Receta Pa Komb”.
Më 2 Dhjetor 1943, në gazetën “Kombi”, shkollari perëndimor dhe njëkohësisht Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Shqipërisë, Mihal Zallari, botoi shkrimin “Universalizmi dhe Nacionalizmi”. Në të ai dallonte ortekun që po i derdhej tanë shqiptarëve nga Lindja sllave.
Në shkrimin e tij kumbonte:
“Komunizmi, një tjetër formë e universalizmit, thotë: Hiq dorë nga vllau tënd i gjakut dhe unë të bëj vëlla me të gjithë njerëzit e kësaj bote”. Pse ashtu e si, përgjigjet janë tek brendia e këtij libri.
Më 22 Maj 1944, në fshatin Suhadoll të Dibrës, Islam Elez Ndreu i shprehej oficerëve britanikë Julian Amery dhe Neil Billy McLean: “Siç e dini, tre parti politike janë në Shqipëri: agjentët e Gjermanisë, agjentët e Rusisë dhe agjentët e Anglisë. Ajo është e kuptueshme, por ajo që asnjëri nga ne nuk e kupton është se përse agjentët e Rusisë paguhen me ar anglez”.
Pse e si, përgjigjet janë tek brendia e librit “Receta Pa Komb”.
RECETA PA KOMB, NJË KONSPIRACION SHEKULLOR
– Para, gjatë e pas Luftës II Botërore, cilët qenë regjisorët perandorakë të teatrit shqiptar në shekullin XX? Pse e si, përgjigjet janë tek brendia e librit “Receta Pa Komb”.
– Shqipëria është vendi ku përplasen qytetërimet dhe mendjet e anuara Lindje-Perëndim. Pse e si?
– Detyra e parë e shërbimeve të fshehta të zgjuarsisë është të peshkojnë peshq. Pse e si?
– Trojet shqiptare në fillim-shekullin XX u krasitën deri në rrëzë. Pse e si, nga cilët?
– Lojra me fjalët e shprehura në Anglisht – Albanisht – Shqip. Pse e si, nga cilët?
– Çfarë ishin Lufta I Botërore dhe Lufta II Botërore?
Tre Jugosllavi (Serbi të Mëdha) u krijuan në shekullin XX. Pse e si, prej kujt?
– Kënga e luftës së shenjtë sllave (Svyashchennaya Voyna) ose Xhihadit Sllav këndohet akoma. Kur e ku?
– Luftërat civile janë luftra civile me ndërhyrje dhe udhëzime nga jashtë. Kurdoherë e kudo?
-I njëjti shi i monedhave prej ari dhe ndihmave ushtarake në armatime, stërvitje, ndërlidhje, organizime, veshje e ushqime ra gjatë Luftës II Botërore mbi Jugosllavi, Shqipëri dhe Greqi. Kujt, nga kush, pse?
– Masakra ndodhën mbi popullatën gjatë Luftës II Botërore. Përse?
– Bie fjala, Masakra e Borovës më 6 Korrik 1943 qe e parapërgatitur dhe e urdhëruar.Pse, nga ku e nga cilët?
– Pse u përdor numri i 28’000 “dëshmorëve” për periudhën e luftës?
– Qindra ton ar u piratuan nga Shqipëria më 1946. Si, kur, kush, për ku?
– Çfarë ishte dhe e kujt qe politika e Gardhimit ose Liridhënies ose Titizmit?
“Diversantët” hynë në Shqipëri në vitet 1949-1954. Pse ai emër? Pse u “riatdhesuan”?
– Rënia në mina e anijeve ushtarake britanike në Kanalin e Korfuzit ndodhi në Tetor 1946. Pse e si, nga cilët?
– Çfarë ishte e ashtuquajtura Perdja e Hekurt pas Luftës II Botërore dhe zgjatim i kujt vije ishte?
– Rrëfenja për spiunët britanikë në Kembrixh që i shërbenin BRSS është gjysmake. Pse?
– Pse Shqipëria e krasitur u mbyll në kafaz për 45 vjet dhe vitet pas vitit 1991 kanë patur artistë politikë të së njëjtës regji?
– Eksperimenti shoqëror ndërkombtar “Closed Universalism” (Universalizmi i mbyllur) mbaroi në fundvitin 1991 dhe eksperimenti shoqëror ndërkombtar “Open Universalism” (Univerzalizmi i hapur) filloi menjëherë më pas. Pse e si?
***
Saimir A. Lolja, Receta pa Komb: Lufta e sllavo[1]komunistëve për “çlirim” ishte një luftim për ripushtim…. prej marrëveshjes Entente Anglo – Sovjetike, Sh. B. Helga’s Secrets, Tiranë, 2018.
Libraritë Adrion, Libri Universitar, Albania, TiranaBook (Tiranë);
Erblin (Elbasan), Buzuku (Prishtinë), Alfabeti (Gjilan)
_______
© Pashtriku.org
HEU, HIQ DORË NGA VËLLAU I GJAKUT PREJ NËNËS DHE BABËS EDHE GJENËS
SHKABËS, BEHËSH VËLLA ME KREJTË BOTËN?! ISH MASHTRIMI, SHKATËRRIMI
I KOMBI DHE LOBIT MBARË KOMBËTARE OU MBARË PRLLAZGO ILIRO SHIPTARË
QË NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE NË DRENICË NGA MARRËVESHJA O, ME RUSO
SERBO JUGOSLLAVË PËR TA SHUAR KUNDËRSHTIMIN E TRADHISË KOMBËTARE
SHQIPTARE, QË HUDHEJ POSHTË MARRËVESHJA BUJANIT DHE PRAPË KOSOVA
ME MAQEDONI DHE TERË TROJET SHQIPTARE TË MBESIN O, TRESIN NËN RUSO
SERBO JUGOSLLAVINË; E, TË SHUHEJ LUFTA E DRENICËS, E VETMJA LUFTË ÇLI-
RIMTARE PËR RIBASHKIM LIRI E PAVARËSI MBARË SHQIPTARE; KU LUFTËTARËT
ÇLIRIMTARË KOMANDANDANTË SHABAN PALLUZHA, MEHMET GRADICA; BRIG-
ADAT PARTIZANE I PUSHKATONIN DHE RRETH TIJ KËNDONIN GJËJA SE PO NA
PRISH VËLLAZËRIM BASHKIMIN ME RUSO SERBO JUGOSLLAVË?! NË NJË KULLË
DRENICE KTHYEN SOFRËN VETËM ME PAK BUKË MISRI E PAK KOS PA TRAZUAR,
DUKE E TRAZUAR ME UJË TË GURRËS; KOMANDATI I BIGADES PARTOZANE PO I
THOT ZOTIT KULLËS:-O MBUSHË, MBUSHE GJYVEÇIN KOS TRAZUAR, ME NJË TË
MURRËS E, DHJETË GURRËS?!” ZOTI I KULLES PËRGJIGJEJ: NA FALNI VËLLËZËR
TË NËNËS SHQIPËRI, NUK NA KA MBETUR ASGJE PAS SHPIRTIT O, VETËM KËTA
BUKË MISRI DHE KOS TË TRAZUAR; EDHE, JU PSE PO NA VRANI E PO NA QUANI
SI TRADHTARËDHE PSE KUNDËRSHTONI QË TË RIBASHKOHËMI ME SHQIPERINË NËNË; DHE, PASI NA PUSHKATONI JU PO KËNDONI DHE NA INJORONI SE GJËJA
PRISHËM VËLLAZËRIM BASHKIMIN ME RUSO SERBO JUGOSLLAVËT!” MANI USA
Selman, keto i ben elita boterore me nofken illuminati.