REFUZIMI I URDHËRIT LUFTARAK TË KOMANDËS SË OPERACIONIT „SHIGJETA“ NGA RUZHDI SARAMATI DHE NGJARJA E PËRGJAKSHME E 31 MAJIT 1999 NË FSHATIN POGAJ TË GOROZHUPIT!

Në 25 vjetorin e Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik

REFUZIMI I URDHËRIT LUFTARAK TË KOMANDËS SË OPERACIONIT „SHIGJETA“ NGA RUZHDI SARAMATI DHE NGJARJA E PËRGJAKSHME E 31 MAJIT 1999 NË FSHATIN POGAJ TË GOROZHUPIT!

Nga Sheradin Berisha

Përgjegjësia e parë e dëshmitarit të një ngjarjeje historike është t’i shmanget gënjeshtrës, e dyta të mos e fshehë të vërtetën, dhe e treta të mos japë asnjë shkas që të dyshohet në të për anësi. Në këtë kuptim historiani dhe filozofi i Romës antike, Ciceroni (106 – 43 p.e.s) ka tënë: “Ligji i parë i historisë është të mos thuash kurrë asgjë të rreme dhe të mos kesh frikë të pohosh tërë të vërtetën”.

HYRJE

Operacioni i UÇK-së “Shigjeta” në Pashtrik, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të luftës në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për faktin sepse përkrah UҪK-së ishin: Ushtria Shqiptare në epiqendër me Divizionin e Kukësit dhe Forcat Veriatlantike të NATO-s.

Njëzetë e pesë vjet më parë (më 31 maj 1999) Ushtria Çlirimtare e Kosovës, zhvilloi një luftë frontale në Tri Drejtime Taktike (DT-1, DT-2 dhe DT-3) të Operacionit „Shigjeta“ në Pashtrik.

Sipas Urdhërit luftarak të Operacionit “Shigjeta” të shkoqitur nga Komanda e Operacionit në Has (Cahan), më datë 23 maj, 25 maj dhe 7 qershor 1999 (bazuar në Planin e SHP të UÇK-së i hartuar në gjysmën e dytë të prillit 1999 në Devetak të Jezercit – ZON), Njësitë e UÇK-së ishin të strukturuar si: Forcat të Destinuara për Veprime të Veçanta (FDVV) me emërtimin: Taske Forca (TF-a), sipas modelit amerikanë.

Në pikën 2 të urdhërit „Forcat tona dhe misioni“ thuhet: „Njësitë tona operative të përbëra nga: TF0, TF1, TF2, TF3, TF4, TF5, TF6 dhe GrAT [të ndarë në 3 drejtime taktike DT] do të zhvillojnë mësymjen në zonën Padinë (64 66), Landovicë (7480), Rugovë (6488), Goden (5084), me detyrë, të sulmojnë forcat pushtuese serbe në këtë zonë, t’i rrethojnë e asgjësojnë ato, e të sigurojnë vijimsinë e mësymjes.“

Siupas këtij urdhëri luftarak dhe urdhërave tjera të lëshuar gjatë zhvillimit të operacionit:

1. Në DT-1 operonte TF-1 (Lugu i Zi – Kunor – Kushnin …)

2. Në DT-2 operonin TF-0, Batalioni Atlantiku, një njësi e Brg.126, TF-4, TF-5 (Maja e Pashtrikut – Lubizhdë e Hasit – Romajë)

3. Në DT-3 operonin TF-2 dhe TF-3 (Gorozhup – Planej – Zym)

Në kuadër të këtij operacioni luftarak janë zhvilluar dy sulme me përmasa të gjera frontale të UÇK-së. Sulmi i parë u zhvilllua më 26 – 29 maj 1999 (në tri DT), ndërsa sulmi i dytë u zhvillua nga 31 maji deri më 9 qershor 1999, kur u nënshkrua marrëvershja Tekniko – Ushtarake në Kumanovë midis NATO-s dhe Ushtrisë Serbe.

***

GËNJESHTRAT E RUZHDI SARAMATIT PËR NGJARJEN E PËRGJAKSHME TË 31 MAJIT 1999 …

Më 31 maj 1999, njëra nga ngjarjet më të përgjakshme ka ndodhur në DT-3 Gorozhup… saktësisht në fshatin Pogaj.

Ruzhdi Saramati, vazhdimisht në shkrime e takime ka deklaruar se gjatë Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik ishte Komandant i “Brigadës 128 Sulmuese me katër batalione që luftuan: nga Drini i Bardhë e deri në Qafë Prush…” Dhe rrjedhimisht e ka përjetësuar moton e rrejshme: “Brigada 128 bartëse e operacionit luftarak – sulmues “Shigjeta” në Pashtrik”!!!

Për më tepër ai në tubimet e përvitshme përkujtimore (në çdo 31 maj) i ka gënjyer familjet e dëshmorëve dhe jo vetëm, duke thënë se: djemtë, burrat dhe baballarët e tyre, më 31 maj 1999 kanë rënë dëshmorë, duke luftuar në vijat e para të frontit në Gorozhup!

A është kjo e vërtetë? Jo nuk është e vërtetë!

Cila është e vërteta e kësaj ngjarjeje të përgjakshme?!

Më 31 maj 1999: Sali Saramati, Gani Saramati, Selver Maçkaj, Shpend Berisha dhe Beran Gashi, kanë rënë dëshmorë pa e krisur asnjë plumb, në një lagje të fshatit POGAJ, diku rreth 1.5 – 2 km larg vijës luftuese të GOROZHUPIT! Në këtë përballje të përgjakshme nga granatimet e artilerisë serbe morën plagë: mjeku Ilir Rakaj, shefi dhe Zv.K-danti i TF-3, Elmi Bytyqi, Milaim Shala, Ramadan Krasniqi etj.

Pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë?

Sepse „GJENERALI“ RUZHDI SARAMATI NUK E ZBATOI URDHËRIN E KOMANDËS SË OPERACIONIT “SHIGJETA”, NR. 01/07, DATË 30. 05. 1999, PËR T’I BASHKUAR NË ORËT E HERSHME TË MËNGJESIT (TË 31 MAJIT) NJËSITË E TF-3 ME NJËSITË E TF-2 TË POZICIONUAR NË VIJËN MËSYMËSE – LUFTUESE NË GOROZHUP, PËRBALLË KARAULLËS SERBE DERI RRËZË PASHTRIKUT …

***

 LUFTA E UÇK NË GOROZHUP, GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999 (VIDEO – DËSHMI ARKIVORE)

***

SI U ZHVILLUA NGJARJA E 31 MAJIT 1999?!

Komanda e Operacionit “Shigjeta” në Cahan, pas kunsultimeve përfundimtare me SHP të UҪK-së (brenda në Kosovë) me Zyrën e Operativës në Kukës dhe në Krumë, më datë 30 maj 1999 ka lëshuar urdhërin Nr.1/07, për të gjitha njësitë (TF-at) që të përgatiten, për në orën 4:00 të mëngjesit, datë 31 maj 1999, të nisin sulmin nga të gjitha vijat e frontit kundër forcave serbe.

Në këtë kohë u është dhënë urdhëri që disa njësi ushtarake të lëvizin në drejtim të frontit, nga Qendrat Stërvitore: KALIMASH dhe FEKEN.

Nga QS e Kalimshait për në front kanë lëvizur disa njësi të TF-3’shit në krye me Shefin dhe Zëvendëskomandantin e shtabit, Elmi Bytyqi, ndërkohë që nga QS e Fekenit për në Pashtrik kanë lëvizur dy batalione, të cilat (me urdhër të komandës së Operacionit Shigjeta në Cahan) do të pozicionohen në DT2 – Maja e Pashtrikut, aty ku nga 26 maji po luftonte TF0, në krye me komandantin Fadil Zejnullahu – Lepurin, një njësi e brigadës 126 – Hasi me K-dant Riza Alijajn – Hoxha…, Batalioni Atlantiku me K-dant Uran Rexhepin, dhe një skuadër profesionale në krye me Agim Lekën.

***

Nga Qendra Stërvitore e Kalimashit për në Pogaj – Gorozhup, Eprori Elmi Bytyqi ka shkuar me këto Njësi të TF-3 me:

1. Kompaninë e Parë, me komandant Shpend Berisha,

2. Kompaninë e Dytë, me Komandant Agron Llausha,

3. Bateria e Artilerisë, në krye me komandantin Sali Saramatin,

4. Njësia e Speciale – Xhenios me komandant Valbon Çollakun …

Kanë udhëtuar në vijën rrugore e malore: Kalimash – Kukës – Krumë – Cahan – Kishaj – Pogaj.

NJOHURI BAZIKE PËR MARSHIMIN LUFTARAK NGA ‘FEKENI’ DHE ‘KALIMASHI’ NË DREJTIM TË FRONTIT TË LUFTËS NË PASHTRIK, GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” MAJ – QERSHOR 1999!

***

NAXHIP HAJDARI: ZV.K-DANTI MUSA JASHARI IA DORËZON RUZHDI SARAMATIT URDHËRIN LUFTARAK NR.1/07, DATË 30 maj 1999!

Nga biseda që kam zhvilluar me Shefin e Shtabit të Komandës së Operacionit “Shigjeta”, (me seli në Cahan) Nexhip Hajdari, ai thotë se, pas përpilimit të urdhërit me datë 30 maj 1999, kam shkuar në Njësinë e TF-2 te Antena (afër fshatit Kishaj rrëzë Pashtrikut) për t’ia dorëzuar eprorëve: Kemajl Shaqirit dhe Fazli Berishës, urdhërin për sulmin e datës 31 maj, ndërsa Zëvendës K-danti i Komandës së Oeracionit, Musa Jashari të njejtin urdhër ia dorëzon edhe K-dantit të TF-3, Ruzhdi Saramati. Ruzhdi Saramati me këtë rast urdhërohet që dy kompanitë e këmbësorisë dhe jo vetëm (që kishin ardhur nga Kalimashi) t’i pozicionoj në vijat mësymëse – sulmuese të Gorozhupit (përballë karaullës serbe deri rrëzë Pashtrikut) ku ishin pozicionuar tri kompanitë e këmbësorisë me njësitë tjera të TF-2 në krye me K-dantin Fazli Berisha. Por Ruzhdi Saramati nuk e zbaton këtë urdhër, duke mos i bashkuar njësitë e TF-3 me TF-2, dhe rrjedhimisht ka qëndruar prapa vijës luftuese të Gorozhupit. Në fshatin Pogaj s’kishte vijë mësymëse (sulmuese) për shkak të terenit të zbuluar (me lendina) përballë forcave të armikut!

  • Nexhip Hajdari, Shef i Shtabit të KO “Shigjeta” me VK në Cahan dhe Nexhmedin Kastrati, K-dant i KO në këtë VK

***

RUZHDI SARAMATI NUK I BASHKON FORCAT E TF-3, ME FORCAT E TF-2 NË VIJËN SULMUESE NË GOROZHUP!

Sipas dëshmive arkivore dhe kujtimeve të eprorëve e ushtarëve të kësaj force, para se të futeshin në Pogaj, natën e 30/31 majit e kanë kaluar në malet e fshatit Pogaj (diku prapa fshatit Moriq).

Në orët e mesantës 30/31 maj 1999 është mbajtur një Takim i komandantëve të këtyre njësive (të TF-3).  Dhe Komanda e TF-3 në krye me K-dant Ruzhdi Saramatin në vend se të bashkëveprojë me Komandën e TF-2 në krye me K-dant Fazli Berisha për tu futur qysh në orët e hershme të mëngjesit në vijën luftuese në Gorozhup, nuk e bënë këtë veprim, siç u tha më lartë nuk e zbatoi urdhërin e Komandës së Operacionit “Shigjeta” Nr.1/07, datë 30 maj 1999. Forcat e TF-3 qëndrojnë në mal mbi fshatin Pogaj (prapa lagjes Moriq) deri rreth orës 8 kur agon mëngjesi. Në këtë kohë forcat serbe gjatë vëzhgimit i kanë parë lëvizjet e tyre dhe menjëherë kanë nisur të granatojnë nga largësia (4-5 km…) nga pozicionet e tyree në Zhur, Vërmicë… dhe nga ana e Gorozhupit, fshati Planej…!

Në këtë situatë forcat e UҪK-së nën breshërinë e granatimeve futen në lagjen (nën antenë) të fshatit Pogaj, për tu mbrojtur nga granatimet e furishme. Megjithatë gjatë kësaj ngjarjeje në këtë lagje bien dëshmorë:

1. Selver Maçkaj,

2. Sali Saramati,

3. Gani Saramati,

4. Shpend Berisha dhe

5. Beran Gashi, ndërsa plagosen rëndë e lehtë disa ushtarë, në mesin e tyre dhe mjeku Ilir Rakaj, shefi dhe Zv.K-danti i TF-3, Elmi Bytyqi, Milaim Shala, Ramadan Krasniqi etj.

***

MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT DHE E VËRTETA PËR “BETEJËN” E PËRGJAKSHME TË 31 MAJIT 1999 NË FSHATIN POGAJ TË GOROZHUPIT!

***

CILIN URDHËR LUFTARAK NUK E ZBATOI RUZHDI SARAMATI?

Ruzhdi Saramati nuk e ka zbatuar këtë urdhër „tepër sekret“ të Komandës së Operacionit „Shigjeta“:

USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS

SHTABI I PËRGJITHSHËM

K-DA E OPERACIONIT

Nr. 01/07, 30.05.1999

Sekret ushtarak

Tepër sekret

Në bazë të konsultimeve përfundimtare me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe dhënjes së dritës së gjelbërt nga ai për ngritjen e gadishmëris luftarake të njësive të UÇK-së dhe veprimeve të shpejta dhe efikase jap këtë urdhër

URDHËR

Të gjitha njësitë të përgaditen për sulm me detyra:

– Aktivizimi i vëzhgimit në drejtime të sulmit.

– Vëzhgimet të bëhen me komandantët e njësive (kompani, tog, skuadër).

– Të bëhet koordinimi me fqinjët si dhe lidhshmëria fizike.

– Përgaditja e artilerisë si dhe e caqeve në front dhe në thellsi.

 – Përgaditja e furnizimit dhe shërbimit logjistik në të gjitha paisjet (municion, ushqime, veshmbathje).

– Të përdoret biseduesi“ dhe karta e shifrave.

– Njësitë të kenë gjithnjë 1/3 në gadishmëri për përdorimin eventual sipas vlerësimit të nevojave të K-dantëve të njësive.

– Gadishmëria për sulmë në ora 04:00 (31.05.1999)

– Për zbatimin e këtij urdhëri bëjë përgjegjës:

– Zavendësin e K-dantit

– Shefin e Shtabit

– K-dantin e drejtimit

– K-dantët e TF-ve

– Çdo moszbatim i këtij urdhëri ndëshkohet me masa diciplinore dhe penale.

NH / JK

Përpunuar në kopje:

DORËZUAR

– K-dantit

– K-dantit të drejtimit

– K-dantit të TF (0,1,2,3,4,5,6)

– K-dantit të artilerisë

– Ndihmësit të K-dantit për logjistik (G4)

– Arhivë

Komandanti i Operacionit

Z. Nexhmedin Kastrati

Nënshkrimi 

____________

Dëshmi arkivore:

Shikoni e lexoni fotodëshmitë e rënjes dëshmorë të: Sali e Gani Saramatit, Shpend Berishës, Selver Maçkajt dhe Beran Gashit, më 31 maj 1999 në fshatin Pogaj të Shqipërisë…!

Total
0
Shares
5 comments
  1. Watch movies from the guy’s perspective to feel like you’re right in the center of the action and obtain a good view!
    You could find big booties in just about any other category it is possible to think of!
    Whether you’re into curvy teenagers, sexy MILFs,
    or thick Asians, they all have an area here. Check out the bouncing, backshots, and amazing
    action in group sex, gangbangs, anal, one-on-one, and many more. https://mybarbecue.ru/bitrix/redirect.php?goto=https://slimex365.com/7v3c1

  2. Přijetí hypoteční platby může být nebezpečný pokud nemáte rádi čekání v dlouhých
    řadách , vyplnění intenzivní formuláře , a odmítnutí úvěru na základě vašeho úvěrového skóre .
    Přijímání hypoteční platby může být problematické, pokud nemáte rádi čekání v dlouhých řadách ,
    podávání extrémních formulářů , a odmítnutí
    úvěru na základě vašeho úvěrového skóre .
    Přijímání hypoteční platby může být problematické , pokud nemáte rádi čekání
    v dlouhých řadách , vyplnění extrémních formulářů a odmítnutí úvěrových rozhodnutí založených na úvěrových skóre .
    Nyní můžete svou hypotéku zaplatit rychle a efektivně v České republice. https://groups.google.com/g/sheasjkdcdjksaksda/c/I3haINIuXfc

  3. Přijetí hypoteční platby může být obtížné
    pokud nemáte rádi čekání v dlouhých řadách , vyplnění závažné
    formuláře , a odmítnutí úvěru na základě vašeho úvěrového skóre .

    Přijímání hypoteční platby může být problematické, pokud nemáte rádi
    čekání v dlouhých řadách , podávání extrémních formulářů , a odmítnutí úvěru na základě vašeho úvěrového skóre .
    Přijímání hypoteční platby může být problematické
    , pokud nemáte rádi čekání v dlouhých řadách , vyplnění extrémních formulářů a odmítnutí úvěrových rozhodnutí založených na úvěrových skóre .
    Nyní můžete svou hypotéku zaplatit rychle a efektivně v České republice. https://groups.google.com/g/sheasjkdcdjksaksda/c/68HCO12Vb7A

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura