LUFTA E UÇK NË GOROZHUP, GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999 (VIDEO – DËSHMI ARKIVORE)

Në 23 vjetorin e Operacionit „Shigjeta” në Pashtrik

LUFTA E UÇK NË GOROZHUP, GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999 (VIDEO – DËSHMI ARKIVORE)

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 28 Maj 2022  

“Historia përbëhet nga ngjarjet dhe datat. Ajo nuk është një pikturë e vjetër a një ikonë që mund t’i shtosh disa penelata zbukurimi apo ta restaurosh. Jo! Historia ka lidhje me kohën dhe me veprat. Koha nuk mund të kthehet pas dhe veprat nuk mund të ribëhen me zbukurime”. Burimi: “Lufta shqiptaro – turke (1370 – 1530), Tiranë 2016. ‘Helga’s Secrets’.

Të dhëna themelore

Operacioni “Shigjeta” në Pashtrik, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të luftës në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për faktin sepse përkrah UҪK-së ishin: Ushtria Shqiptare në epiqendër me Divizionin e Kukësit dhe Forcat Veriatlantike të NATO-s. Operacioni i zhvillua nga data 26 maj deri më 10 qershor 1999. Plani i operacionit “Shigjeta” u përpilua në prill të vitit 1999, nga Shtabi i Përgjithshëm i UҪK-së (në malet e Jezercit në ZO të Nerodimes), ndërsa në terenin e thyer të bjeshkëve të Pashtrikut, u shkoqit e u përshtat nga Komanda e Operacionit Shigjeta.

Vija luftuese (mësymëse) e Operacionit ishte përcaktuar në tri Drejtime Taktike (DT):

DT-1, Lugu i Zi…

DT-2, Maja e Pashtrikut… dhe

DT-3, Gorozhup ….

Në DT-3, Gorozhup, në hapësirën midis fshatit Kishaj dhe Pashtrikut ishin dy objekte ushtarake të Ushtrisë shqiptare: Objekti ushtarak te antena dhe Kulla e Vrojtimit, të cilat u vunë në shërbim të Forcës së UÇK-së për Veprime të Veçanta TF-2 me K-dant Fazli Berisha.

Logjistika e TF-2

1. Në Objektin Ushtarak (te antena tashmë i rrënuar) ishte vendosur Logjistika: armatmi, municioni, ushqimi, saniteti mjekësor…

– K-dant i Togut të Logjistikës ishte Ahmet Mazreku,

– Shef i Logjistikës së armatimit, Bashkim R.Hasani, ndërsa Zv.shef ishte Adem Metaj.

– K-danti për armatim dhe municion ishte Shaqir Duli, ndërsa komandant i Skuadrës së transportit ishte Shemsi Beshiri.

– K-dant i Skuadrës Intendante ishte Hamdi Murat Zejnullahu, ndërsa komandant i Skuadrës së Ndërlidhjes ishte Blerim Sh.Selmani.

– Ndërkaq K-dant i Skuadrës së Shëndetësisë ishte Bislim Sokol Kadriu, ndërsa komandant i Xhenios, ishte Vehbi Feriz Berisha.

Nga ky objekt me mjete logjistike është furnizuar edhe Njësia TF-3 me K-dant Ruzhdi Saramatit, i vendosur (i lokalizuar) në fshatin Pogaj.

Më 12 gusht 2018 gjatë vizitës me ushtarët dhe veteranët e TF-2 në vijat luftuese në Gorozhup, u ndalëm edhe te Objekti i Logjistikës dhe me këtë rast zhvillova një bisedë me K-dantin e TF-2, Fazli Berisha.

***

Fazli Berisha, komandant i TF2 në DT3 – Gorozhup, gjatë Operacionit “SHIGJETA”, maj – qershor 1999 (2)

***

Fazli Berisha, komandant i TF2 në DT3 – Gorozhup, gjatë Operacionit “SHIGJETA”, maj – qershor 1999 (3)

 ___________

Artileria e TF-2

2.Kulla e Vrojtimit ka shërbyer për vëzhgimin dhe identifikimin e pozicioneve të forcave serbe në Zonën e luftimeve në Gorozhup! Fillimisht Kullën e ka shfrytëzuar disa ditë para fillimit të sulmit (më 26 maj 1999) K-danti i Njësisë Speciale – Vëzhguese – Diverzante, Safet Zeqir Peci – Boletini, ndërsa gjatë operacionit e kanë shfrytëzuar edhe K-dantët tjerë të njësive të TF-2’shit.

Në pjesën e poshtme të Kullës së vrojtimit ishin të pozicionuar Njësitë e Artilerisë së TF-2. Saktësisht përfundi Kullës së vrojtimit (në anën e majtë dhe të djathtë të saj) kanë qenë, njësitë e Artilerisë…,

– me minahedhësit 60 – 82mm…, përballë kullës ishin të vendosur topat pa dridhje 75 mm dhe kundërajrorët 12.5mm., të komanduara nga eprori i Artilerisë Shemsi Iljazi (Baruti), me K-dantët e njësive:

– Jonuz Isuf Peci,

– Agron Sherif Mulaku,

– Ismet Ali Lushi,

– Hajdin Halil Fazliu,

– Faik Rexhep Maqestena,

– Petrit Hazir Ahmeti…

Vija sulmuese e Kompanive të Këmbësorisë të TF-2’shit në DT-3 Gorozhup …

Sipas dëshmive arkivore të Komandës së TF-2, nga 26 maji 1999 (kur filloi sulmi i parë) në vijën mësymëse (sulmuese) përballë karaullës serbe dhe lagjeve të Gorozhupit deri rrëzë Pashtrikut, luftuan

Tri (3) kompani të Këmbësorisë:

– Kompania e parëme K-dant Ekrem Vejseli dhe Arsim Emini;

– Kompania e dytë, me K-dant Isa Ademi dhe Agim Meha;

– Kompania e tretë ë, me K-dant Enver Glloboderi, ndërsa nga 01.061999 me urdhër të Komandës së Operacionit “Shigjeta” në Cahan, në përforcim të kësaj Vije luftuese vjen edhe një kompani nga DT-2 (Maja e Pashtrikut) me K-ndant Nexhat Kelmendi.

Në zonën e luftimeve operonin deti në përfundim të luftës edhe Togu Diverzanto – Vezhguese (Njësi speciale) me K-dant, Safet Peci – Boletini, Njësia e

Xhenios (deminimit), me K-dant, Vehbi Berisha…

Ndërkaq në kuadër të tri kompanive të Këmbësorisë të TF-2 kanë vepruar edhe njësite e minahedhsëve 60 mm, si dhe Skuadra kundër tankeve me zola 60 mm dhe 90 mm, me K-dant Sahit Maksutaj.

Komanda e TF-2

Komandën e TF-2 e përbënte:

1. Fazli Hasan Berisha, K-dant,

2. Ramiz Nezir Neziri, Zv.K-dant,

3. Avdyl Shabani, Shefi i shtabit,

4. Abdulla Islam Rama, ndihmës K-dant, për moral dhe operacione,

5. Bashkim Ruzhdi Hasani, Shefi i Logjistikës,

6. Mentor Fehmi Konjuhi dhe Ardian Hamëz Bujari, korirë të Shtabit…

Ku ishte dislokuar Njësia e UÇK-së TF-3

Në DT-3, përveç njësive të lartpërmendura të TF-2 të cilat luftuan (nga 26 maji deri më 9 qershor 1999) në gjithë vijën sulmuese: Gorozhup-rrëzë Pashtriku, në fshatin Pogaj (rreth 2 km nga vija luftuese) nga 27 maji në mbrëmje ishte dislokuar edhe një Tog i TF-3’shit me K-dant Ruzhdi Saramati. Për këtë njësi flet K-ndanti i TF-2, Fazli Berisha, më 12.08.2028.

Ai thotë se Ruzhdi Saramati më 25 maj në Cahan ka lajmëruar 320 ushtarë (?), Por, realisht nuk ka pas më shumë se 25-45 ushtarë deri ne 8 qershor 1999!

Veteranja e UÇK-së, Fatmire Dedari e cila ishte motër medicinale në TF-3, në një shënim të saj thotë se në Pogaj (përveç datës 31 maj kur ndodhi rënja e pesë luftëtarëve dëshmorë …) gjatë gjithë kohës (nga 31 maji deri më 8 qershor) gjithsejtë kanë qenë 46 ushtarë!

Bedri Hoxhaj: Kujtime historike për dëshmorin, Selver Maçkaj, Pogaj – Gorozhup

Vizita në vijat e luftës më Gorozhup

Më 12 gusht 2018, së bashku me ushtarët dhe eprorët e TF-2 vizitova vijat sulmuese në Gorozhup, dhe me këtë rast te KULLA E VROJTIMIT zhvillova një bisedë me ish eprorin e UÇK’së, Fazli Berisha, K-dant i forcës TF-2, në Drejtimin Taktik 3 (DT-3) Gorozhup…, gjatë Operacionit SHIGJETA (26 maj – 9 qershor 1999). Eprori Fazli Berisha flet për çështjet themelore (të përgjithshme) të organizimit dhe të zhvillimeve luftarake në këtë vijë të DT-3 …

***

Fazli Berisha, K-dant i TF-2 në DT-3, Gorozhup, gjatë Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik, maj – qershor 1999 (1)

***

Më 10 gusht 2019 së bashku me disa ushtarë të TF-2 në kry me ish K-dantin e kësaj njësie, Fazli Berisha, kam vizituar sëtish vijat mësymëse – sulmuese në Gorozhup. Me këtë rast në vendrënjen e dëshmorëve të Kombit: Astri Suli, Aliriza Selmani dhe Salih Zenuni, kam zhvilluar disa biseda evokuese me bashkluftëtarët e dëshmorëve: Shemsi Topalli, Selami Ramiqi, Agim Meha, Arif Salihu dhe Fazli Berisha (më 12 gusht 2018).

***

Flet Shemsi Topalli për dëshmorin Astrit Suli

***

Flet Selami Ramiqi për dëshmorin Astrit Suli

***

Flasin Agim Meha dhe Arif Salihu për dëshmorët: Astrit Suli, Salih Zenuni dhe Bafti Haxhiun.  

***

Flet Fazli Berisha, për dëshmorin Bafti Haxhiu, Zv.K-dant i Kompanisë së Dytë, në TF-2…

***

Eprori Fazli Berisha: flet për luftën e UÇK-së në Gorozhup nga TF’2, Maj 1999 (1)

***

Eprori Fazli Berisha: flet për luftën e UÇK-së në Gorozhup nga TF’2, Maj 1999 (2)

***

Më 12 gusht 2018, në vijën luftuese të Gorozhupit kam zhvilluar bisedë edhe me dy ushtare të TF-2, Fahri Nazifin dhe Shemsi Topallin.

Shikoni të plotë bisedën me Fahriun dhe Shemsiun:

Fahri Nazifi & Shemsi Topalli: Fronti i Gorozhupit DT3/TF2 “Shigjeta” Pashtrik, maj – qershor 1999

,***

Ndërkaq në vijim shikoni 3 pjesët e kësaj bisede në video:

Pjesa e parë:

***

Pjesa e dytë:

***

Pjesa e tretë:

***

Në 23 vjetorin e Operacionit “Shigjeta”, në Pashtrik

DËSHMORI I KOMBIT ASTRIT SULI NË PRIZMIN E DËSHMIVE ARKIVORE (VIDEO)

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 27 Maj 2022

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura