RESHAT AVDIU: ҪELEKULLA E TMERRIT NË NISH-1809!

Preshevë, 23. 02. 2017: Gjer më tani nuk dihet saktësisht se të kujt janë ato 952 kafka njerëzish të murosura dhe të lidhur me gurë horasan hatulla e tulla në Ҫelekullë të Nishit. Në katër anët e kësaj kulle si në frengji qëndrojne 952 krena njerëzish pa emra dhe mbiemra. Sipas të dhënave jo të konfirmuara Beteja e Çegrit ishte zhvilluar me 31 maj 1809 dhe nuk ka të bëjë me kafkat e serbëve të vrarë në këtë betejë dhe as me vendimin e vezirit të madh shqiptar nga Shkodra Ibrahim pashait, kinse ai në koordinim me Hurshid pashain e Nishit e paskan ngritur këtë ngrehinë nga ato 4000 serbët kryengritës të vrarë në këtë betejë më 1809. Duket që kjo kullë është ngritur nga serbët me kokat e shqiptarëve autokton të Nishit në shejë hakmarrje për betejën e humbur nga turqit.
Gjer më sot askush nuk e ka ngritur zërin nga shqiptarët për t’ia bërë ADN-n apo ndonjë antropolog për t’i verifikuar këto kafka se a janë ato të shqiptarëve apo të serbëve? Edhe udhpërshkruesi françez Alfons de Lamartini më 1833 e kishte vizituar Ҫelekullën e Nishit dhe mes tjerash pati shkruar: ”Serbët duhet ta ruajnë këtë përmendore që t’i tregojnë fëmijëve të tyre se sa vlerë ka pavarësia e një populli”. Ama kur të bëhet ndonjëherë ADN dhe verifikimi i këtyre krenave nga ndonjë antropolog thënja e françezit dhe historiografia gënjeshtare kishtare serbo-sllave do të bien poshtë. Se Nishi si kryeqendër e sanxhakut të vetë gjer para 27 dhjetorit të vitit 1877 i kishte 3000 shtëpi prej tyre 2500 ishin të shqiptarëve autokton të Nishit.
Gjer te Molla e Kuqe ishte vetëm gjatësia gjeografike e tokave shqiptare të uzurpuara me dhunë nga ushtria serbo-ruse, ndërsa gjërësia e saj është 720 katunde të tjera shqiptare gjer te gjymrikana e Ristocit mes Vrajës dhe Bujanocit…

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura