AUREL DASARETI: ‘LUFTA’ PËR LIRINË E SHPREHJES…!

USA, 19. 06. 2014 – Lufta për lirinë e shprehjes mund të jetë një dështim në qoftë se ne nuk jemi në gjendje për të përqafuar kritikat që na prekin vet neve.Siç kam theksuar edhe më parë, një arsye mund të ngrihet mbi ndjesinë e frikës dhe të pafuqisë që i mbërthen shqiptarët përballë vërshimit të rreziqeve nga hajdutët dhe horrat “politik”, “intelektual”, “fetarë” ndërkohë kur asgjë nuk bëhet për t`i shmangur ata. Në vend që të shqyrtojnë proceset shoqërore dhe të kërkojnë llogari nga bërlloku që kanë shkaktuar zhgënjimin e tyre, shumë prej atyre që kishin besim në progres dhe shpresonin në ndryshimet thelbësore të tragjedisë kombëtare, përpiqen të kërkojnë shpëtim në shpjegimin se natyra njerëzore duhet të jetë përgjegjëse për këtë dështim.
Nëse ne të gjithë mund të jemi dakord se shumë pak gjëra mund të provohen, dhe se ne në mënyrë rigoroze zgjedhim vetëm atë që duket më e mundshme, atëherë askush nuk do të jetë më i lumtur se unë. Kjo është ajo që jam përpjekur për të sjellë mbi sipërfaqe gjithë kohën që paraqitem në odat e diskutimeve të internetit shqiptar (prej vitit 2001).

Por, këtu diskutimi fillon, nuk përfundon. Ka dallime në pretendimet, një shkallë lëvizjeje nga trillimi i dukshëm te faktet e forta. Pretendimi im është që pseudo-intelektualët janë duke kërkuar për të shfuqizuar këtë dallim me një apel të përvojave subjektive të individit. Kjo nuk mund të mbizotërojë gjatë gjithë kohës që ne kemi përvojë dhe njohuri të gjerë prej burimeve të gabueshme, nga shqisat dhe përpunimin e vazhdueshëm të vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm të përshtypjeve shqisore.
Kjo thekson në mënyrë të qartë se një qasje e tillë për një njohuri të realitetit që ju keni është e pa mbrojtur, nuk mund t`a justifikoni. Ne më lehtë pranojmë shpjegimet që u përshtaten paragjykimeve tona. Shumë çudira po ndodhin në këtë botë ku jetojmë, dhe ato raportohen për shkak se mediumet e dinë se lexuesit janë të hipnotizuar nga histori të tilla.
***
U ktheva nga Franca. Përshtypjet: Do të kishte qenë një bekim për mua sikur të isha i liruar nga leximi i përditshëm në lidhje me sulmet e përdhunimeve seksuale mbi femrat franceze, grabitje në mes të ditës, ose në përgjithësi nga statistikat e zymta të krimit, ku emigrantët janë të mbi-përfaqësuar, edhe në burgje. Grupe ekstremistësh të huaj që dëshirojnë instalimin e Ligjit të Sheriatit në tokat franceze. Apo të gjitha ato grupet kriminele, që gjatë natës i bëjnë rrugët e pasigurta poshtë në qendrën e qytetit. Më keq është tjetërsimi në disa pjesë të konsideruara të Parisit dhe qyteteve tjera të mëdha. Geto-tendencat dhe ndarjet. Një nënklase e re në rritje dhe zhvillim. Emigrantëve religjioz me besime fetare shumë të ngurta patriarkale që assesi nuk përshtaten në një shoqëri laike. Në disa pjesë të qytetit as ditën nuk guxon të lëvizësh. Zhvillim tepër të trishtuar.
***
Kur botëkuptimet për Perëndinë përplasen: Sigurisht se dhemb kur kuptimet për Perëndinë përplasen. Por dhimbja do të jetë më e madhe për më shumë njerëz në qoftë se ata nuk e bëjnë këtë..
Është tepër e guximshme për një mysliman të interpretoj teologjinë e Kishës. Është tepër e guximshme për një të krishterë të interpretoj teologjinë e Xhamisë. Prandaj unë as që do ta bëjë këtë. Anëtarët e Parlamentit gjithashtu nuk kanë privilegjin për të interpretuar fjalët e Perëndisë, sepse autoritetet shtetërore nuk i kontrollojnë bindjet personale të njerëzve apo marrëdhëniet me Perëndinë.
Megjithatë, ajo që unë mund të them, është pyetje e përgjithshme: çka mund të ndihmojë për të ndryshuar një fe?
Dikush duhet të jetë i pranishëm për të ndryshuar fenë nga brenda. Jo si “kolona e pestë”, “sulmuesit” e brendshëm, por që sinqerisht lufton për të kuptuarit e Perëndisë që do të mbizotërojë për brezat e ardhshëm.
Ka shumë arsye për të qenë kritik ndaj fesë së organizuar. Ajo siguron një bazë për ushtrimin e pushtetit, një demonstrim i fuqisë, shtypjes, abuzimit. Kjo është parë dhe shihet në të gjitha fetë se ka një hierarki dhe se me rrjedhën e historisë ka abuzuar. Megjithatë shumë njerëz e kërkojnë të organizuarën, të komunitetit (përkatësisë) që ofron ajo, kuptimit të jetës. Për shkak të traditave, të kuptuarit e përbashkët të asaj që do të thotë të jesh fetar, të praktikuarit dhe afërsia me Zotin.
Jo më pak, religjioni i organizuar disa interpretimeve u jep autoritet më të madh se interpretimeve tjera.
Njeriu nuk krijon gjerësinë dhe tolerancën përmes detyrimit apo presionit. Edhe pse asnjë fe nuk është e përjashtuar nga kritikat e jashtme.
Ndriçimet e përmbytjes së shoqërisë janë edhe çështjet teologjike.
Por, për të mundësuar dhe krijuar ndryshimin ju gjithashtu duhet të keni autoritetin e brendshëm. Legjitimitet te ata që duan të ndryshojnë pikëpamjet fetare. Prandaj, nuk është e mjaftueshme për të zotëruar gjithmonë njohuri, duhet “përkatësi”. Pra, personi që do të ndryshojë të kuptuarit e fesë të një komuniteti fetar, duhet t`i përkas të njëjtit komunitet fetar.
Edhe brenda islamit global afrikan-aziatik ndodhin të njëjtat diskutime. Kundërshtohet teologjia tradicionale ku dëshmia e mashkullit është më me vlerë se e gruas. Ku ajo trashëgon më pak sepse “ajo ka nevojë për më pak.”
***
E drejta për të shkruar çdo gjë? Është koha që industria botuese të përgatit rregullat e veta etike. Shtypi ka rregullat e përcaktuara dhe të qarta se çfarë është një sjellje e mirë. Çfarë është etike dhe moralisht e pranueshme për të përcjellë nga përditshmëria dramatike e njerëzve më të pambrojtur të shoqërisë.
Çështja është se një lajm, një raport duhet të paraqitet i balancuar dhe i rëndësishëm. Që palës së sulmuar t`i jepet mundësia e përgjigjes së njëkohshme, që mos bëhen gërmime të panevojshme në çështje private që nuk janë relevante për detyrën e historisë.
***
E drejta për të shkruar secili? Nuk është me rëndësi se a e njohim apo jo autorin e një artikulli, por kualiteti, aftësia e tij, serioziteti i temës. “Kalemxhiu” shakaxhi, me vetëdije apo pa të: dezinformon opinionin me “Analizat” e veta, e zbehën vlerën e mediumit që i jep terren botimi, largon lexuesit serioz nga ai portal, gazetë. Por, të gjithëve që u përmbahen rregullave të mirësjelljes duhet me u dhënë mundësi të komentojnë artikujt e intelektualëve të mirëfilltë.
Një intelektual mund të ketë zotësi oratorike por kjo nuk do të thotë se ai është edhe një shkrues i mirëfilltë. Përkundër faktit se ndërmjet gjuhës së folur dhe asaj të shkruar ka mjaft gjëra të përbashkëta: që të dyja shprehin brendinë e të menduarit dhe rrugën që merr procedimi i tij. Megjithatë, ka edhe ndryshime themelore, sidomos ndryshimi në ritëm. Kur shkruajmë ritmi është më i ngadalshëm se sa kur flasim. Mendimi i njeriut, kur flet ftillohet lirisht; ai mendon e fletë, por kur shkruan, i duhet të frenojë vetveten, mendimi duhet ta përmbajë hapin që të arrihet prej të shkruarit, i cili do kohë të kryhet. Veç kësaj, kur flasim, përdorim edhe gjestet dhe mimikën. Këto momente plotësuese nuk i ka gjuha e shkruar. Shprehitë për të renditur drejt dhe qartë mendimet kërkojnë ushtrime paraprake dhe një nivel shumë të lartë arsimor, kërkohet gjetja e përdorimi me vend i fjalëve, ndërtimi i drejtë i fjalive, shtjellimi i logjikshëm dhe shkallë-shkallë i mendimeve…
***
Kritikat fetare të ligjshme: Lufta për lirinë e shprehjes mund të jetë një dështim në qoftë se ne nuk jemi në gjendje për të përqafuar kritikat fetare që na prekin vet neve.
Shumë besimtarë të devotshëm (që kalojnë kufirin e normales) në realitet kontribuojnë që Perëndia të poshtërohet.
Shumë të këqija në botë shkaktohen nga qëndrimi jo-kritik ndaj religjionit. Përgjigja është: më shumë kritikë fetare.
Kritikat fetare mund të na bëjnë më të mençur, më pak të vetëkënaqur dhe më tolerant. Megjithatë, ne duhet së pari herë të jemi të gatshëm për të përqafuar dhe për të dëgjuar kritikat që prekin veten tonë, religjionin tonë.
Të krishterët nuk janë më pak mëkatarë se të tjerët, dhe ata janë kandidatë të njëjtë të kërkojnë interesat e tyre moralisht të papranueshme si çdo tjetër. Myslimanët nuk janë më pak mëkatarë se të tjerët, dhe ata janë kandidatë të njëjtë të kërkojnë interesat e tyre moralisht të papranueshme si çdo tjetër.
***
Besimtarët shqiptarë le të konkurroje ndërmjet tyre se kush do të punon më tepër për Kombin dhe Atdheun, te “feja më e mirë” do të bashkëngjiten të interesuarit.
Meshat domosdoshmërish të kryhen në gjuhën shqipe, jo greke e arabe. Feja të jetë në shërbim të kombit e jo e kundërta.
Shqipëria të largohet nga Konferenca Islamike sepse është vend europian e jo mysliman.
Uzurpuesi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, mumia Janullatos të dëbohet nga vendi.
Nuk do të kemi mëshirë ndaj zagarëve që në trojet arbërore synojnë ”Verio- Epirin” grek apo ”Kalifatin” arab.
***
Mediat duhet të tërhiqen nga industria argëtuese dhe të përpiqen për të filluar aktivitetet si një fuqi e fshehur, si një kritik, të mirë-informuar, të menduarit e lirë që nuk dezinformon opinionin me porosi të paguesit.
SHQIPTARËT janë EUROPIANË e jo AZIATIKË!

– Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike.

Konatkti – ([email protected])

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura