RESHAT AVDIU: GOLGOTA SHQIPTARE E VITEVE 1877 – 1878 NË SANXHAKUN E NISHIT!

Preshevë, 11 korrik 2017: Pikërisht para 141 viteve më parë qershor-korrik 1878 Kongresi i Berlinit kishte hyrë në fazën e tij përfundimtare dhe kishte sjellë këto vendime dhe paragrafe ndërkombëtare: “ Në fakt me nenin 35 dhe 39 të Traktatit të Berlinit është formuluar shprehimisht se në rrethet e cederuara*, si myslimat (shqiptarë-vër. aut.), ashtu edhe të krishterët(serbë-vër.aut.), do t’i gëzojnë lirisht pasuritë e tyre të tundshme dhe të patundshme”. Pavarësisht nga dispozitat e Traktatit të Berlinit e drejta ndërkombëtare publike në fuqi në të gjitha kombet e qytetëruara mbron pronat private dhe në kohë paqe nuk lejon asnjë lloj konfiskimi arbitrar. Për fat të keq, Traktati i Berlinit dhe parimet e së drejtës kombëtare publike qenë të pafuqishme për të na mbrojtur neve popullatën autoktone shqiptare nga Sanxhaku i Nishit dhe Kaza e Vrajës… autoritetet serbe bënë atë që as lufta civile dhe as ushtritë ruse nuk e kishin bërë, duke konfiskuar kafshët tona të ngarkesës, kafshët e punës, veglat bujqësore, farën, prodhimet, duke pushtuar tokat tona, shtëpitë, depot, me një fjalë u sollën si armiku në vend armik”.
Pas Kongresit të Berlinit fati i më tepër se 813 muhaxhirëve dhe pasurive të tyre të patjetërsueshme atëbotë do të kalonin nëpër dyert e fuqive të mëdha evropiane, për t’u shndërruar në golgotën më tragjike në këtë pjesë të Rumelisë Ballkanike nga kontrakdiktat e krijuara politike.
Para Kongresit të Berlinit, pikërisht më 16 dhjetor të vitit 1877, ushtria serbe do ta fillojë fushatën më tragjike që është zhvilluar ndonjëherë në Ballkan kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare të Nishit dhe të Toplicës! Divizionet serbe të Danubit dhe Moravës ua kishin dhënë flakën 720 katundeve shqiptare dhe 8 vendbanimeve urbane çdo shtëpi shqiptare digjej dhe shëndrrohej në hi e pluhur! Varre masive ishin hapur gjithkund në Nish, Leskoc, Kurshumli, Vrajë, kurse nëpër lumenjët si, Nishava, Vërlla dhe Morava notonin me qindra dhe mijëra kufoma të shqiptarëve të vrarë dhe të hedhura nëpër to. Vetëm se në valën e parë të përndjekjeve të shqiptarëve autokton nga Sanxhaku i Nishit dhe gjer në Rrethinat e Vrajës do të therreshin dhe vriteshin nëpër pasuritë e tyre të patjetërsueshme mase 30 mijë shqiptarë: gra, fëmijë, pleqë dhe të sëmurë të shumtë dhe ate në afat prej tre javësh.

E Otto Von Bizmarku, kacelari i hekurt i Gjermanisë së bashkuar me një indiferentizëm të pa shoq do ta neglizhonte ideologun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl bej Frashërin e Toskërisë që kishte shkuar atje në Berlin për të kërkuar drejtësi për tokat shqiptare që po ndaheshin pamëshirshëm nga fuqitë e mëdha, dhe popullatën e saj që po dëbohej padrejtësisht nga pasuritë e tyre të patjetërsueshme stërgjyshore, do të pritej nga Bizmarku me këto shprehje idioteske: “Se nuk egzistuaka kombi shqiptarë dhe as Shqipëri si shprehje gjeografike nuk ka”! Hej-hej, sa me të padrejtë ligjëroi Kongresi i Berlinit mbi fatin dhe tragjedinë e muhaxhirëve tanë që bridhnin atëbotë rrugëve të pa shresë të kësaj bote që ishte krijuar nga kontradiktat e interesave të fuqive të mëdha të vendosjes.
Qeveria serbe mu për këtë parregullsi të Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit, në të gjitha viset e pushtuara shqiptare do të vendos diktaturë ushtarake, çdo shqiptarë që konsiderohej me vlerë do të pushkatohej ose do të therrej nga njësitë ushtarake dhe njësitë tjera të parregullta të komitave serb. Kështu që me 6 janar të vitit 1878 do të pushtohej Vraja qyteti i fundit që kishte mbetur i banuar me etnos shqiptarë gjer më atëherë. Më 10 shkurt të atij viti qeveria serbe në Vrajë do ta vendosë një komision ekspertësh ushtarak, prej të cilëve kërkohej që të nxirreshin sa ma shumë përfitime teritoriale dhe ate duke biseduar me oficerët e huaj tentonin që këta të fundit t’i bindnin se tokat e pushtuara padrejtësisht banoheshin më parë nga serbët.
Në këto rrethana, çdo bashkëbisedues eventual shqiptarë e kishte të ndaluar të shprehej në gjuhën shqipe para të huajve. Nga ana tjetër, në Vrajë menjëherë do të fillojnë bisedimet për caktimin e kufirit të ri në Ristoc, vendbanin ky mes Bujanocit dhe Vrajës.
Marëdhëniet shqiptaro-serbe pas përfundimit të luftës do të hynin në një faze të re dhe mjaft tragjike. Si pasojë e luftës, jo vetëm që shqiptarëve ua grabitën pronat dhe i larguan nga shtëpitë e tyre në tërësi si nga: Kosanica, Dobriqi, Toplica, Pllana e Madhe, Piroti, Kurshumlia, Prokupla, Leskoci, Vraja etj., por edhe u krijua tragjedia e muhaxhirëve. Ajo plagë nuk do të shërohet me asnjë çmim dhe gjithmonë do të kulloj gjak! Sepse kjo çështje është kontekst i pa zgjidhur i arbitrit ndërkombëtar gjer më tani mes Serbisë dhe popullatës autoktone shqiptare e dëbuar dhunshëm nga ato 720 katundet shqiptare dhe 8 vendbanimeve urbane, që Serbia edhe më tutje po na i mbanë të uzurpuara.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura