Berlin, 13 maj 2018: Kur bija e Babilonisë do pijë nga kupa e hidhërimit, kur gjithandej do mbijnë fushime barbarësh me karro lufte, e kur veset vënë poshtë përvujtninë dhe dhuratën e lotëve – aherë do vijë Biri i Prishjes…
Ky fragment nga një kuvendim murgjërish mesjetarë të Ekos, mbi ciklin rruzullor që shkon drejt kryerjes, të vëmendëson disi në parashfaqjen e rrëzomës që vegimonte në Manastirin e vetmuar. Fjalët, skena e planimetruar në imagjinatë a ndjeshmëritë trishte, gati t’gjitha, sikur i ngjajnë shenjës që prekim në kohën lajmëtare.
Mirëpo, nëse jo fundi i Madh, që të voglit njeri nuk i është zbuluar kurrë, aherë është e Keqja që gravuron tabllonë e saj. Lapërdharë, shtinjakë, gjakbâmës, oshënarë, besëthyes, lakmitarë pa shpirt, trafikantë ëndrrash, lodërtarë, hajdutë krenarë, cmirëzinj, klerikë pështymorë, vrasës karriere, halabakë me diploma industriale, plebs i ulur në fron, poshtërues, “llum i veshur në ar”…
A s’janë këta, vërtetë, “Bijtë e Prishjes”? Dhe jo qenie apokaliptike të Orës së gjykimit, por krejt real e të keqpranishëm në jetët tona?
Gjithsesi!
Veçse, ç’është më zi, ata, për lumninë e botës dhe fatkeqësinë e skutave të saj të errta, s’janë gjithsorë. Janë të veçuar dhe, ashtu, të rezervuar njëj ngujimësie vullnetare, mbahen larg dritës përgjuese që i mneron. Aty ku gëzojnë limontinë prrallore: heshtjen heroike të turmave për të ligat e tyre.
Postime të Lidhura
BISNIK Z.IMERI: TËRMETI, MILETI DHE SHTETI
Vlorë, 11 Maj 2020: (POLITIKANËT SHQIPTARË PAS VITEVE NËNTËDHJETË: QEVERITARË APO GRABITQARË DHE VRASTARË TË POPULLIT TË VET?)…
TEUTA NUNAJ: ZGJEDHJET NË KOSOVË DHE SHQIPTARËT NË SERBI!
Tiranë, 13 qershor 2017: Kosova dhe Shqipëria po gëlojnë nga fushatat intensive elektorale, që po zhvillojnë forcat politike…
SYLEJMAN PIREVA: PËR CILËN PALË DO TË SHKRUAJË HISTORIA ME SHKRONJA TË ZEZA?!
Prishtinë, 26. 11. 2015: 1. A s’është ky një paradoks i paparë në sjelljen dhe mendësinë e Isa…
XHEVAT BISLIMI: SHOQËRIA “LËVIZJA” ZBULON PLLAKËN E PARË NË KOLLARË TË KËRҪOVËS
Prishtinë, 25 prill 2017: Më 23 prill 2017, Shoqëria “Lëvizja” (e themeluar dhe e drejtuar nga anëtarët, veprimtarët…