REXHEP KASUMAJ: INVESTURA E KRIMIT!

Berlin, 19 Korrik 2019: Europa komunitare ka një katalog kushtesh për të aderuar në radhët e saj. Demokracia parlamentare, sundimi i ligjit, e drejta egalitare për shans e lumni…E të tjera.
Mirëpo, përveç tyre, është dhe një tjetër fundamentor: që aplikanti t’mos ketë asnjë kontest kufitar, territorial, politik a pronësor me fqinjtë e vet.
Dhe duket e arsyeshme e, poaq, e drejtë. E arsyeshme, sepse vetëm ai që kultivon paqen mund t’ë vë një dorë sigurie në këtë ngrehë, të dridhshme si qiri n’furtunë.
E drejtë, poashtu, sepse shumë, sa shumë fantazma padrejtësie, të gatshme për zgjim, prehen në arkivat dhe kujtesën e errtë të saj.
Tani s’dua t’a evokoj mallkimin përbuzës të poetit kombëtar Fishta, megjithatë vijon aktive pyetja e vështirë: përse ajo nuk i vuri aherë kusht Greqisë që, madje akoma, është formalisht në gjendje lufte me Shqipërinë?
Përse, prandaj, lëmon shtetet me histori krimesh etnocidalë: grekun, dje e serbin, sot?
Dhe, ç’të ardhme pretendon të ëndrrojë kështu mbi parimet dhe frymën e shpallur libertare?
Kam lexuar diku mendimin e vyer, se vënja e gurit të vjedhur në themelet e shtëpisë, është garancia e sigurtë e rrëzimit të saj. Urtia e vjetër, ardhur nga tymnaja e kohëve të ikura, sikur shpjegon Orën e Europës: krimi i pandëshkuar në themele është, ndaj, fitil i rezervuar shpërthimesh në kohët që vijnë.
Dhe shpjegon atë parathënshëm, mjerisht!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura