DR.JAKUP KRASNIQI: SOT DO TË SHOHIM SA KANË INTIGRITET DEPUTETET TANË?!

Prishtinë, 26. 06. 2015 – Vuçiq tha: “Sa të jam gjallë nuk do të nënshkruaj që Gazivoda t’u takojë shqiptarëve”. “Kurrë nuk do të nënshkruaj që Liqeni i Gazivodës dhe largpërçuesit e tensionit të lartë t’i takojnë Kosovës”, ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.
Ai ka theksuar “derisa të jetë gjallë” kurrë nuk do të nënshkruajë, kur bëhet fjalë për energjetikën, që liqeni i Gazivodës ose largpërçuesit e tensionit të lartë të jenë pasuri e Kosovës, sepse, ka shtuar, e ka zgjedhur populli i Serbisë dhe se për këtë nuk do të mashtrohet dot nga ambasadat e huaja.”
Siç e pamë, Vuçiqi e Daçiqi, pas takimit të 23 qershorit po flasin diçka, kryeministrat tanë po heshtin. Pse po heshtin? Ata nuk po i tregojnë opinionit të vërtetën. Pra ata po mashtrojnë si zakonisht. Ata mashtrimin e kanë bërë kulturë. Ndërsa heshtja e tyre është e frikshme, e frikshme se kanë nënshkruar një marrëveshje të dëmshme, të cilën gjë nuk mund t’ia tregojnë opinionit publik, një pjesë e të cilit ende po ju beson. Edhe çka tjetër duhet të bëjnë këta njerëz të pa përgjegjshëm, që organet e partive të tyre, tua tregojnë derën nga duhet dalë për mos tu kthyer kurrë më.
Të gjithëve na kujtohet, kur në Kuvendin e Kosovës para pesë muajve u diskutua për Trepçën, Isa Mustafa tha: ” Ne nuk do të bisedojmë me Serbinë për pasurinë (pronën) e Kosovës”. Tani po del se më 23 qershor në Bruksel është biseduar, për pasurinë e Kosovës, për ujin, për rrymën, për telefonin mobile, për largpërçuesin dhe për krijimin e një republike serbe në Territorin e Republikës së Kosovës (Bashkësia e Komunave serbe). Të gjitha këto janë çështje të brendshme dhe pronë e Kosovës.

Kryeministri e vartësi i tij po heshtin! A do të kishin heshtur sikur marrëveshjet e arritura do të ishin të favorshme për Kosovën. Jo, vetëm që nuk do të heshtnin, por ata do të krekoseshin si gjelat! E do të thoshin se kemi fituar tetë me hiq?! Ata e kanë gjetur heshtjen, për të mos e lënduar votimin e sotshëm në Kuvendin e Kosovës për Gjykatës Speciale e cila shtetit tonë do t’ia merr një pjesë të sovranitetit për integrimin e qytetarëve të saj. Diçka e tillë nuk ka ndodhur as me Serbinë si shkaktare e tri luftërave dhe ka ushtruar gjenocid mbi tre popuj.
Këta njerëz, për ti realizuar këto veprime anti kombëtare, fillimisht është dashur që në partitë e tyre t’i eliminonin të gjithë zërat që kanë guxuar t’i kundërshtojnë, t’i kundërshtojnë shefat e tyre, kështu ata i kanë të hapura të gjitha rrugët për të marr vendime të dëmshme për vendin. Sesa do t’ju shkoj kungulli mbi ujë këtyre njerëzve nuk e di, por kur ai do të mbushet ujë do të fundoset. Por, pastaj çështja do të jetë, a do të fundosemi të gjithë me ta?! Dëshira është që të fundosen vetëm ata, por nuk i kanë pozitat që të shkojnë vet!.Ata po rrezikojnë shumë!
Sot është dita kur në Kuvendin e Kosovës mund të përcaktohet shumë çka. Sot do të shihet integriteti i deputetëve te Kuvendit të Kosovës, guximi intelektual e njerëzor i tyre. Ndërsa, integriteti mund të tregohet vetëm në momente të vështira e të rrezikshme për fatin e një personaliteti. Natyrisht, aty ku nuk ka rrezik për fatin e jetën e njeriut, nuk ka nevojë as për integritet.
Sot do të shohim sesa deputetët tanë kanë integritet e personalitet për ti përfaqësuar qytetarët tanë!! Shpresa ka pak, se koha për integritet ka ikur! Pasi, lufta është duke u bërë kundër njerëzve me integritet e dinjitet!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura