Berlin, 29 korrik 2018: Më ka rastisur të lexoj se toka, dhéu i saj, ka cilësi të veçanta ndër zona të botës. Dhe, të tilla, ato ndikojnë trillet e banorësisë: dashuritë, dhimbjet, ëndrrat, haretë a përvujtnitë kolektive…
Punë dijesh që nuk i përthekon kultura ime, por e besoj thellë këtë.Meqë është kështu, aherë ajo do të ketë dhe thërmija tiparesh të tjera që përcaktojnë dramën e jetës tek zhvillohet sipër saj.
Dhéu, toka e ngushtë shqiptare, ndaj, ka me gjasë një veçori të rrallë. Sado shira të derdhin qiejt dhe sado të fryhen lumenjë e l’kéne e të mbushen detet, ai ankon i etur. Përkallet, ofshânë e lypë ndihmë: i përulet mëshirës së gjakut! Vetëm lëngu i kuq i jetës i shuan etjen. I ushqen damarët e tij. Pulsimin zemërfshehtë. Shpirtin e heshtur e cinik.
Kështu ndodh përherë. Në mënyrë rrotullore ndër shekuj.
“Se Kosova e ka adet
nga nji luftë me bâ çdo vjet”.
Kështu thotë rapsodia popullore dhe, posi urdhër epror, kumt i saj vjen prapë e në çdo kohë. Pa e huqur asnjëherë. Me ritualin e stinëve dhe zogjëve, kur natyra lind përseri e pambarimisht.
Çdo brez që shtaton mbi kurrizin e tij, thuase ndjek një kod të vjetër, një pakt të pashkruar në Aktin e krijimit – i jep atij tagrin e gjakut.
Tani thomëni: a dëgjohet sërish këtej mbi Dhé, kush e nga ç’anë i bie kumbonës për brezin që do shihte dritën e jetës në mijëvjeçarin e ri: gatitu, është radha jote. Toka është e djegur e plot et dhe kërkon sasinë rregulltare të gjakut e lotëve që i përket, në ciklin e përjetësuar të gjallimit tragjik!
Postime të Lidhura
GJOKË DABAJ: NË KOSOVË PO SHARROJNË ARMË, POR NUK KEMI DËGJUAR NDONJËHERË TË SHARROHEN ARMË NË KRAGUJEVAC!
Durrës, 11. 07. 2014 – E përmenda Kragujevacin, sepse Kragujevaci është vendi ku PRODHOHEN armët. Aty armët NUK…
ISMAIL ARSLLANI: DRAMA E PARË SHQIPE TRONDITI REGJIMIN MONARKIST!
Tetovë, 30 nëntor 2017: Pas ardhjes së Hamit Shijakut në Tetovë, një atdhetar i shquar nga Shqipëria, në…
DR.MOIKOM ZEQO: ARSIMI KOMBËTAR, I STERILIZUAR NGA DISIPLINAT HUMANISTIKE
Tiranë, 05. 05. 2016: Arsimi kombëtar shqiptar është gati i sterilizuar nga disiplinat humanistike dhe kjo përbën një…
TRE KRIMINELË TË VRARË E NJË I ARRESTUAR!
Lajmi i fundit nga policia e Kosovës: TRE KRIMINELË TË VRARË E NJË I ARRESTUAR! Nga Sheradin Berisha,…