Pashtriku.org, 10. 11. 2016: Dokumenti i ekzistencës së kësaj linje i përket revistës kulturore të përdyjavshme, “Rilindja”, e cila botohej në vitet 1934-1936 në qytetin e Korçës. Duke u bazuar në një reklamë të botuar në faqet e kësaj reviste mësohet se në atë periudhë ishte një linjë detare për pasagjerë Durrës-Nju Jork, e cila drejtohej në Shqipëri nga shoqëria detare “United States Line”. Kjo shoqëri lundrimi e kishte qendrën në kryeqytetin e vendit, Tiranë me agjent të përgjithshëm për Shqipërinë, Gaqo Oparin.
Nga njoftimi mësohet se vaporët ekspres të kësaj shoqërie shërbenin për linjat e Amerikës dhe të Kanadasë. Njoftimi i botuar në revistën “Rilindja” bën me dije edhe datat e lundrimeve që i përkasin një periudhe të muajve dhjetor të vitit 1934 dhe janar të vitit 1935. Në këtë linjë kanë operuar 3 vaporë me emrat Manhatan, Washington dhe President Roosveld.
Linja detare Durrës-Nju Jork, kishte edhe degë agjencie për prerje biletash në qytetet: Korçë, Ersekë, Gjirokastër, Durrës, Përmet, Leskovik, Berat, Sarandë, Tepelenë, me agjentë shitjesh të biletave: Efthim Opari, Mihail P. Prodani, Miço Garruli, Liço Spiro, Dhimo Hotova, LLambi Tavanxhi dhe Theodhos Leska.
Çmimet e klasit të III-të të udhëtarëve nga Durrësi në Nju Jork kushtonin vetëm 110 $. Pra, ëndrra e bashkatdhetarëve tanë për të udhëtuar drejt Amerikës kushtonte shumë me lirë se sot. /tesheshi/
Postime të Lidhura
PROF.DR.ALFRED FRASHËRI: “KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJËS” – NJË LIBËR QË THYEN TABUTË E HISTORIOGRAFISË SË IDEOLOGJIZUAR
Tiranë, 09. 07. 2015 – Libri “Kongresi Kombëtar i Lushnjës” i autorit Engjëll Sh. Zerdelia i kushtohet një…
SHERADIN BERISHA: ISA MUSTAFA – PRO NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE NË FAVOR TË SERBISË UNIKE (MARS 1989)!
Pashtriku.org, 21 mars 2017: Po të lexosh shtypin e kohës: Rilindjen, Jedinstvon, Borbën, Politikën etj., dhe po të…
NË KORRIK 1981 IBRAHIM KELMENDI INFORMON DIPLOMATËT SHQIPTAR NË PARIS, SE, PO PUNON AKTIVISHT NË FORMIMIN E PARTISË KOMUNISTE MARKSISTE – LENINISTE TË KOSOVËS!
Gjurmë historike Bashkëpunimi i Ibrahim Kelmendit me Diplomatët Shqiptarë në Paris Më datë 29 shkurt 2024 studiuesi i…
E LASH SHQIPËRINË NË VUAJTJE DHE TË MBYTUR NË GJAK NGA FAJI I EUROPËS
E lashë Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Europës Nuk vij të flas…