RRUGËTIMI IM NË RADHËT E LNÇKVSHJ-së (17)

Nga Asllan Muharremi

 Një thirrje e papritur në polici

     Me 18 shkurt 1980 në shtëpi gjeta një thirrje, nëpërmjet të cilës urdhërohesha që me 20 shkurt në ora 08.00 të paraqitesha në Stacionin e Policisë në Prelluzhë. Thirrja më shqetësoi shumë. Një ankth i madh më kaploi shpirtin. Vallë  ç’të re kemi tani?!

    Vajta në Stacionin e Policisë në Prelluzhë dhe policët më përcollën menjëherë në Stacionin e Policisë në Mitrovicë.

     Sapo arritëm në Stacionin e Policisë në Mitrovicë, njëri nga udbashët, që bëri pranimin tonë, më shoqëroi në një dhomë të katit të dytë, aty ku edhe më kishin mbajtur gjatë 22, 23 dhe 24 nëntorit 1979! Pas pak, udbashi doli nga dhoma dhe më la të vetëm. Nuk vonoi shumë dhe në dhomë hyri hijerëndë Burhan Prishtina. 

    ‒ Çka ke dëgjuar për shkuarjen e Sheremet Saraçit në Turqi?‒ më pyeti menjëherë Burhan Prishtina.

    Pyetja po më trondiste. U përpoqa ta ruaj gjakftohtësinë dhe të bëhesha se nuk dija asgjë për udhëtimin, se nuk më kujtohej se kisha biseduar për këtë çështje me ndonjë njëri, se nuk e njihja Sheremet Saraçin dhe se nuk dija se përse ka udhëtuar ai në Turqi.

    ‒ Nuk më kujtohet  asgjë! Nuk e njoh Sheremet Saraçin dhe nuk kam dëgjuar se ai ka udhëtuar në Turqi, ‒ i thashë Burhanit.

    ‒ Mos u përgjigj pa menduar mirë! Ne nuk flasim kot. Kemi fakte. Prandaj mendohu mirë dhe na thuaj të vërtetën,‒ ma tërhoqi vërejtjen Burhani.

     Ndjehesha shumë keq, qe besa edhe i zënë ngushtë. Unë e mbaja mend se kisha dëgjuar për këtë udhëtim të Sheremet Saraçit. Këtë e kisha dëgjuar nga Hoxha i Vogël (Mahmut Murati – shën.im). Por nuk guxoja ta pranoja një gjë të tillë. Më duhej të mbahesha se nuk dija gjë për këtë çështje dhe kështu bëra.

  • Hoxha i Vogël (Mahmut Murati)

Udbashët hynin e bisedonin me mua dhe dilnin e vinin pas disa orësh.

     Atë ditë, gjithë ditën, më mbajtën në lokalet e Stacionit të Policisë në Mitrovicë, deri vonë pasdite. Pasdite më liruan.

     Pas lirimit, ditën e nesërme, e kam takuar Hoxhën e Vogël dhe i kam treguar se përse jam marrë në pyetje nga UDB-a në Mitrovicë. Në atë rast Hoxha i Vogël më ka njoftuar se edhe atë  dhe Sheremetin i kishin marrë në pyetje lidhur me çështjen e udhëtimit të Sheremetit në Turqi. Hoxha i Vogël  më tha se kishte biseduar edhe me Sheremetin dhe se asnjëri prej tyre nuk kishte pranuar se kishin biseduar me njëri-tjetrin për këtë çështje. Sheremeti nuk kishte pranuar se me njihte. Ai e kishte pranuar se kishte udhëtuar në Turqi për çështje private.

     Marrja në pyetje gjatë gjithë ditës dhe vet mënyra e thirrjes në Stacionin e Policisë në Prelluzhë ma futi edhe njëherë frikën në palcë. Kjo thirrje e papritur sikur më paralajmëronte se ende nuk kishin marrë fund hetimet për shokët që ndodheshin në burg dhe për mua që ndodhesha jashtë tij. Njëkohësisht kjo ishte edhe një paralajmërim se duhet të tregohesha tepër i kujdesshëm sepse UDB-ën e  kisha pas vete kudo e në çdo hap.

                                                       ***

     Diku në fillim të pranverës i kam rivënë përsëri kontaktet me Xhemën. Nga Xhema jam njoftuar se disa anëtarëve të familjes ishin lejuar ta vizitonin Danin në burg. Xhema, ishte shumë i shqetësuar për vazhdimin e mbajtjes në burg të shumë shokëve. Ai besonte se tani po përgatitej gjyqi kundër tyre. Ende mbaheshin në burg: Dani, Lata, Ferkiu dhe Shefqeti. Që nga arrestimi i 22 nëntorit 1979, pothuajse nuk kam zhvilluar ndonjë aktivitet të rëndësishëm. Gjatë kësaj kohe e vetmja punë që kam bërë ka qenë mbajtja e kontakteve me shokë dhe këmbimi i ndonjë libri që na ka rënë në dorë. Unë isha në  pritje se çka do të bëhej me shokët që ndodheshin në burg? A do të liroheshin apo do të dënoheshin ata?

  • Shtruere, 1 maj 1978: Ferki Morina, Xhemjal Pllana dhe Ramadan Pllana

Lirimi i Ferki Morinës  

     Sapo u kthye nga puna, im atë, më njoftoi se ishte takuar me dajën Hajdar dhe nga ai e kishte mësuar se ishte liruar nga burgu Ferkiu. Ishte18 prill 1980. Lirimi i Ferkiut më gëzoj shumë. Gjithë natën e kam kaluar pa pikë gjumi dhe duke shëtitur poshtë e lartë në mendime. Me lirimin e tij,  shpresoja se UDB-a do t’i lironte edhe shokët tjerë.

     Të nesërmen, e mora trenin e orës dhjetë dhe u nisa për Akrashticë. Në shtëpinë e tij, Ferkiun, e gjeta së bashku me të gjithë anëtarët e familjes së tij, që ishin të gëzuar për lirimin e tij. U përqafuam fortë e me mall. Ferkiu ishte i zbehtë në fytyrë dhe mezi ecte. Përkundër kësaj Ferkiu nuk ankohej. Mbahej i fortë. Vazhdonte të fliste pak e saktë, ashtu siç e kishte pasur zakon të fliste gjithmonë! Atë ditë nuk ma tha asnjë fjalë për trajtimin që i kishin bërë gjatë kohës së hetimeve.

    Mirëpo ndonëse Ferkiu nuk më tha asnjë fjalë për torturat që i kishin bërë, isha shumë i sigurt se ai kishte kaluar nëpër një trajtim të egër. Për këtë fliste vetë gjendja e tij fizike.

     Sapo ngelëm vetëm më pyeti për shokët dhe se çka kishte ndodhur gjatë këtyre muajve sa kishte qëndruar në burg? Ai e dinte se Dani ishte arrestuar, por nuk dinte se çfarë kishte ndodhur me shokët tjerë dhe cilët prej tyre mbaheshin në burg.

     U ktheva në shtëpi i shqetësuar shumë për shëndetin e Ferkiut.  Mbajtja në burg dhe nën hetime për mbi pesë muaj rresht, deri diku më fliste vete se pse është mbajtur aq gjatë në burg. E merrja me mend se Ferkiu “nuk ka folur më sa guri” dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja që i ka tmerruar UDB-ën, prandaj kriminelët e kanë “shpërblyer” me torturë të egër dhe mbajtje në burg një kohë kaq të gjatë. 

     Se si e kanë trajtuar në burg hetuesit e kam marrë vesh disa ditë më vonë, gjatë një vizite të re që i bëra Ferkiut në shtëpinë e tij. Së bashku me Ferkiun dolëm në kodrën mbi fshat dhe në atë rast mora vesh se hetuesit dhe torturuesit e tij kishin qenë Ibush Kllokoqi, Sylejman Arifi, Faik Nura dhe Burhan Prishtina.

      – UDB-a e bënte punën e saj dhe përpiqej të zbulonte gjithçka nga unë, por edhe unë e bëja punën time dhe e mbaja gojën të mbyllur,- më tha Ferkiu gjatë shpjegimit të trajtimit që i kishin bërë.

      Isha i mahnitur me qëndresën e tij. Ferkiu, i ka ditur të gjitha aktivitetet e mia, të gjitha librat dhe gazetat e ndaluara, që i kemi pasur nëpër dorë, e megjithëkëtë ai nuk ua ka thënë asnjë fjalë! Ai e ka njohur rrethin e shokëve që kisha, por asnjë nga shokët e mi dhe të rrethit të tij nuk është paraburgosur. Kjo më bënte krenar.

      Gjatë atij takimi, në bisedë e sipër, Ferkiu më ka folur për mënyrën e torturimit:

       – Gjatë hetimeve me mbanin të lidhur e më qëllonin me kërbaç shputave, shuplakave, barkut dhe shpinës. Meqë unë nuk flisja me ta,  nuk i shikoja në sy dhe e refuzoja ushqimin, ata vinin dhe hanin ushqimin në dhomën e torturimit e hetimeve…  

      Mua më vinte keq për përjetimet e tij. Si ngushëllim për gjithë ato që kishte përjetuar shoku im, unë, fillova t’i shaj udbashët.  Ferkiu ma ktheu: 

      ‒ Nuk kam pritur se UDB-a do të tregohej njerëzore me ne. Përkundrazi, ajo kanë qenë armike e lirisë së popullit tonë dhe ata silleshin me mua ashtu siç u kanë thënë padronët e tyre. Për atë që bëjnë kundër nesh dhe popullit shqiptar, paguhen…

      Duke dëgjuar Ferkiun, unë po mbushesha edhe më me shumë urrejtje për UDB-ën dhe regjimin gjakatar të Titos.

                  ***

      Gjersa ishim në pritje të fatit të shokëve, që ndodheshin në burgun e Prishtinës, folësit e të gjitha radiove dhe televizioneve të Jugosllavisë,  lexonin komunikatat e Kolegjiumit të Mjekëve për gjendjen shëndetësore të satrapit Tito. Lajmet për gjendjen e satrapit Tito  ndryshonin nga dita në ditë. Një ditë flitej për përkeqësim, ditën tjetër për “përmirësim” dhe një ditë tjetër për gjendje shëndetësore të pandryshuar!

  • Rilindja, 24 prill 1980: Gjendja shëndetësore e Titos…

Pas disa javë lodhjeje dhe torture psikike të opinionit, me 4 maj 1980, u komunikua lajmi se satrapi Titoja kishte ngordhur.

     Ngordhjen e satrapit Titos, e përjetova si njëlloj “çlirimi”. Këtë lloj “çlirimi” e  ndjeja edhe tek shumë njerëz që i takoja. Sikur të gjithë ishim çliruar nga një “mbret” që herë vishte rroba të kuqe, herë të bardha e herë të zeza, por që i kishte të përgjakura  duart gjer në bërryl.

      Për mua dhe shokët e mi, Titoja ishte një kriminel, ashtu siç ishin të tillë edhe shumë udhëheqës të tjerë jugosllavë. Titoja ishte përgjegjës për vrasjen e mijëra shqiptarëve në masakrën e Tivarit, të mijëra të tjerëve pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, për  shpërnguljen e mijëra shqiptarëve në Turqi dhe për rrahjen masive të burrave të Kosovës, gjatë aksionit të armëve të udhëhequra nga ministri i tij, Aleksandër Rankoviç. Satrapi Tito ka qenë përgjegjës edhe për ruajtjen dhe mos dënimin e doktrinës antishqiptare të shovinistëve serbë. Ideologë të kësaj doktrine antishqiptare si Vasa Çubrilloviç, Ivo Andriç e të tjerë kanë gëzuar privilegje dhe kanë ushtruar detyra të rëndësishme qeveritare në Jugosllavinë e Titos.

     Mirëpo ngordhja e Titos, më ngjalli edhe shqetësime për të ardhmen e shqiptarëve në Jugosllavi. Vallë si do të reagojnë shovinistët serbë pas ngordhjes së tij?  Si do të plotësohet boshllëku që ka krijojë mungesa e tij në krye të LKJ-së dhe shtetit jugosllav? 

     Me ngordhjen e satrapit Tito mu shtua droja për shokët që ndodheshin nëpër burgje. Shqetësohesha për qëndrimin që  do të mbajnë prokurorët dhe udbashët ndaj të burgosurve. Prisja se shumë prej tyre do të egërsohen në emër të besnikërisë ndaj rrugës së Titos dhe me qëllim të frikësimit të armiqve të brendshëm e të jashtëm…

      Ditët pas ngordhjes së Titos në “Zërin e Amerikës” dhe radiostacionet e vendeve të Evropës Perëndimore, në gjuhën serbo-kroate, dëgjoheshin zëra dhe analiza të ndryshme të cilat paralajmëronin  shkapërderdhjen e Jugosllavisë së pas Titos!

      Unë kisha frikë se shovinistët serbë do ta shfrytëzonin mungesën e Titos për ta kthyer pozitën e tyre dominuese në Jugosllavi. Shpresoja se udhëheqja e shtetit shqiptar nuk ishte zënë në gjumë dhe se Shqipëria do të na del në ndihmë, nëse vije gjer tek ndonjë përkeqësim i gjendjes në viset shqiptare në Jugosllavi. Përndryshe unë e dija se serbomëdhenjtë  ishin të armatosur gjer në dhëmbë dhe ne nuk ishim fare të përgatitur ushtarakisht.  

                  ***  

   “Rilindja” njoftoi se pas mbajtjes së seancës kryesore publike në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë me 3-4 qershor 1980, se me 4 qershor ishte shpallur aktgjykimi kundër Shefqet Jasharit, Ramadan Pllanës dhe grupit të shokëve të “Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi” (LNÇKVSHJ), se Shefqet Jashari ishte dënuar me tetë vjet burg, Ramadan Pllana me shtatë vjet burg dhe shokët tjerë kishin marrë dënime të tjera të rënda.

      Dënimet ishin shumë të gjata. Shtatë vite burg për Danin më dëshpëruan shumë. Mendoja se dënimi ishte shumë i rëndë.

      Disa ditë më vonë, për vajtjen e procesit gjyqësor më ka njoftuar Xhema, i cili ishte lejuar të merrte pjesë në procesin gjyqësor kundër shokëve të LNÇKVShJ-së, si anëtar i familjes.

     Ndjeja një dhembje të madhe për Danin, por isha edhe krenar që e kisha pasur shok. Burgosjen e Shefqet Jasharit, Ramadan Pllanës  dhe shokëve të tjerë e konsideroja si një humbje të madhe për Lëvizjen tonë. Me qindra herë jam betuar, para vetës sime, se do të bëja gjithçka  që do të ishte në mundësitë e mia për ta kompensuar mungesën e tyre!

     Dënimi i Danit, torturat ndaj Ferkiut dhe sharjet e britmat që mu bënë gjatë arrestimit tim, më hodhën, me gjithë qenien time, në radhët e luftës sonë nacionalçlirimtare. Unë e ndjeja vetën përkrah  të gjithë atyre që ishin  kundër pushtuesve serbë dhe shërbëtorëve të tyre. I  konsideroja vëllezër idealesh të gjithë ata që ishin nëpër burgjet serbe dhe  të gjithë ata djem e vasha që vepronin e sakrifikoheshin për lirin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me nënën Shqipëri.

     Dalja e Ferkiut nga burgu na gëzoi shumë mua dhe Xhemën. Tani ishim bërë tre shokë, që do të vepronim së bashku, por ne kishim kontakte me shumë shokë të tjerë. Danin e kishim në burg. Dënimi i tij nuk na ligështoi, përkundrazi na mbushi me më shumë urrejtje për pushtuesin.  Ne dëshironim ta vazhdonim rrugën e  shokëve. Prandaj duke u nisur nga dëshira dhe qëllimi  për ta ndihmuar luftën tonë çlirimtare, i dhamë besën  njëri-tjetrit se do të bënim gjithçka që do të kërkohej prej nesh për ta çliruar popullin dhe vendin tonë nga thundra e Serbisë. Besa e dhënë na mbante gjallë dhe na mbushte me energji.

     Ndonëse ne po ecnim nëpër një rrugë të pashkelur, të panjohur  dhe me shumë rreziqe, jo vetëm për ne, por edhe për familjet tona, ne nuk kishim asnjë fije hezitimi në drejtësinë e luftës sonë dhe  ne kishim, gjithashtu, edhe vendosmërinë për të ecur në këtë rrugë, përkundër sfidave që ajo do të na nxirrte përpara.

    Vjeshtën e vitit 1980 i kemi intensifikuar kontaktet. Ne të tre takoheshim shpesh me njëri-tjetrin dhe çdo takim që mbanim ishte takim pune dhe debatesh për çështje të ndryshme të veprimtarinë sonë e të shokëve tanë me të cilët ne mbanim kontakte. 

    Nga Ferkiu, gjatë kësaj kohe jam njoftuar edhe për aktivitetin e tij në kuadër të organizatës “Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi”. Ferkiu, më ka njoftuar se ai, gjatë burgosjes ka qenë simpatizant i LNÇKVShJ-së, që asokohe ka qenë si hap i parë drejtë anëtarësimit në radhët e organizatës. Gjithashtu, Ferki Morina më ka njoftuar edhe për historikun e Grupit “Shkëndijat e kuqe”7 i cili ishte themeluar nga Dani dhe rrethi i  shokëve të tij, grup ky që kishte vepruar si grup në vete para krijimit të kontakteve të Ramadan Pllanës me LNÇKVShJ-në.

     Gjatë takimeve që kemi pasur Treshja jonë (Xhema, Ferkiu dhe unë), jemi pajtuar që të veprojmë secili në rrethet ku kemi vepruar edhe më parë,  që vetën tonë dhe shokët, që i kishim, t’i përgatisnim  për sfidat që na prisnin në të ardhmen. Ngritja e një organizate, duke nxjerrë mësim nga gabimet e së kaluarës,  ishte sfida me e madhe që na priste dhe që prej nesh kërkonte jo vetëm aktivitet intensiv, por edhe kohë, durim dhe disiplinë të hekurt.

                                                     ***

     Një ditë, gjersa po shkoja në shkollë dhe po e prisja trenin në Stacionin e Trenit në fshatin Prelluzhë, u takova me Demë Jasharin. U gëzova që e takova, sepse ishte hera e parë që po e takoja që nga lirimi i tij nga burgu.  E pyeta për shëndetin  dhe i shpreha gëzimin tim që po e shihja të lirë.

     Gjatë bisedës, Demë Jashari më foli, pa vonesë, për “Lëvizjen Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi” dhe shprehu interesimin e tij për riaktivizimin e saj!

      E dëgjova me vëmendje shokun Demë, por nuk i thashë asnjë fjalë, as për LNÇKVShJ-në dhe as që dija për ekzistencën e saj! Mirëpo ky interesim i Demës për riaktivizimin e LNÇKVShJ-së nuk më pëlqeu fare. Duke i buzëqeshur dhe duke u treguar i pa interesuar ia thashë:

   ‒ Gjithçka kam pasur për të thënë e “kam thënë” në polici!

     Disa ditë pas këtij takimi i kam njoftuar Xhemën dhe Ferkiun për takimin dhe qëndrimin “interesant” të Demë Jasharit. Me shokët jemi pajtuar që të jemi të kujdesshëm.  Arsyeja e këtij qëndrimi ishte sepse ne nuk dinim se çfarë qëndrimi kishte mbajtur Demë Jashari gjatë qëndrimit në hetuesi. Shefqet Jashari, Ramadan Pllana dhe shokët tjerë ishin dënuar me dënime të gjata dhe dyshonim se dikush duhet t’i ketë denoncuar për veprimtarinë e tyre!    

     Gjatë fundit të vjeshtës së vitit 1980, Xhema na ka njoftuar, Ferkiun dhe mua, me programin dhe statutin e LNÇKVShJ-së. Pas leximit dhe shprehjes së gatishmërisë për ta pranuar programin e  LNÇKVShJ-së, unë dhe Ferkiu e kemi bërë betimin në prani të Xhemës.

     Nga ajo ditë ne kemi vepruar si celulë e LNÇKVShJ-së, ndonëse nuk kishim lidhje me udhëheqjen e Organizatës sonë. Ne nuk kishim caktuar udhëheqës të celulës, por për shkak të pjekurisë dhe përvojës, unë dhe Ferkiu, si udhëheqës të pashpallur e kishim Xhemën. Ne të tre i njihnim  shokët e njëri-tjetrit dhe vend-veprimin e tyre. Të tre kishim detyra të njëjta dhe çdonjëri vepronte në krahët e tij për ta organizuar luftën për liri dhe për t’i shtuar radhët e LNÇKVShJ-së me anëtarë të rinj. Para shokëve të tjerë, që kishim, ne vepronim  si individ. Si individ veproja edhe unë dhe asnjëri nga shokët e mi nuk ka ditur se unë bashkëveproja me Xhemën dhe Ferkiun.  Duke vepruar kështu,  ne mendonim se mund t’i ruanim shokët nga zbulimi.

    Në punën tonë, tek unë dhe Ferkiu, kishte shumë vrull dhe ne ende  e kishim të vështirë të përmbahemi e të mos “bënim gabime”! Kjo vlente, sidomos për mua, që ende isha më i papërvojë në veprimtarinë ilegale dhe liridashëse. Unë, përkundër arrestimit, edhe atëherë kur duhej ecur me hapa breshke, ende punët ende i merrja me vrap. Mirëpo një ndihmë të jashtëzakonshme në punën time e konsideroja përvojën dhe mbështetjen  e  pa rezervë të Xhemës. Nga mënyra e shtrimit të problemeve që shfaqeshin, gjuha e argumenteve që përdorte për ta shpjeguar drejtësinë e qëndrimeve të tij ose të një shoku apo veprimi, dukej qartë se Xhema kishte nxjerrë mësime shumë të vyera nga burgosjet e shokëve të organizatës sonë, vjeshtën e 1979. Këtë e konsideroja  një mrekulli, por një fat të madh për mua dhe Ferkiun, madje edhe për të gjithë shokët që kishim rreth nesh. Nga qëndrimet e Xhemës, unë përpiqesha ta ndihmoja vetën time, por edhe shokët që kishim nëpër rrethe.

     I lindur si  njeri i qetë, gojëmbël, që shoqërohej e miqësohej lehtë me të tjerët dhe që kishte një durim ta jashtëzakonshëm, Ferkiu kudo që shkonte krijonte shokë dhe miq. Kontaktet me shokët në Fakultetin Ekonomik, Fakultetin Filozofik i zgjeronte me kontakte të shokëve të shkollës së mesme, me kontaktet e lidhjeve familjare, por edhe në kontaktet që kishte me këngëtarë të shoqërive të ndryshme muzikore. Kudo ku hynte e dilet Ferkiu e përhapte zërin e lirisë dhe luftës sonë për liri.

      Në Fakultetin Ekonomik, Ferkiu kishte kontakte me Burim Zagragjën, Behxhet Ahmetin, Nysret Pllanën, Ymer Dragushën, Hilmi Gashin, Fatmir Makollin dhe shokë të tjerë. Ai gjithashtu nëpërmjet motrës së tij Drita Morina, që ishte studente e Fakultetit Filozofik, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, mbante kontakte edhe me grupin e studenteve që përbëhej nga Mirvete dhe Fatime Haliti, Hafije Durmishi (studente e Gjuhës Angleze)  dhe studente të tjera.

     Gjatë kërkimit të shokëve dhe shoqeve të luftës për liri,  ka lindur edhe dashuria në mes Mirvete Halitit dhe Ferki Morinës. Mirvete Halitin, unë e kisha kushërirë (familja ime i ka konsideruar si kushërinj gjithë fshatin Beçuk, sepse ne jemi shpërngulur që andej diku pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit). Megjithëkëtë, Ferkiu nuk ma “besoi” detyrën e krushkut, por ma “mashtroi” kushërirën time dhe një ditë i pashë dorë për dore para Fakultetit Ekonomik! Ata i bëri bashkë lufta për liri dhe ideali i lirisë. Unë dhe të gjithë shokët ishim krenar me të dy.

      Gjatë kësaj kohe edhe kontaktet e mia me Xhafën, Hoxhën e Vogël, Rexhën, Vebën dhe Bedën ishin intensifikuar shumë. Takohesha me të gjithë, kuptohet një nga një, përpos  takimeve me Hoxhën e Vogël dhe Vebën, të cilët në fillim, i takoja së bashku në shtëpi të Hoxhës së Vogël. Me shokët shpërndanim literaturë dhe diskutonim për çështje të ndryshme e aktuale për kohën si dhe bënim përgatitjet për hapat e mëtejmë në veprimtarin tonë çlirimtare.

     Diku, gjatë fillimit të vjeshtës së viti 1980, për herë të parë më ka ra në dorë organi “Bashkimi” dhe pak kohë më pas edhe organi “Liria”. Aty diku kah fundi i vjeshtës nga Xhafa (Xhafer Durmishi – shën im) e kam marrë numrin e parë të revistës “Lajmëtari i lirisë”.

     Ashtu si organin “ Bashkimi” edhe organin “Liria” dhe revistën  “Lajmëtarin e lirisë” e  kemi shpërnda nëpër shokë. Të dy organet dhe revista janë mirëpritur nga shokët. Për shokët tanë nuk ka qenë e rëndësishme se cilat organizata ato përfaqësojnë, përkundrazi, kryesore për ne kanë qenë  programet e tyre politike, që ishin shumë të përafërta me programin e LNÇKVShJ-së.  

   Ne nuk e dinim se cila organizatë politike qëndronte prapa revistës “Lajmëtari i lirisë”, mirëpo, duke ditur se nga Kosova ishte arratisur Jusuf Gërvalla, mendja na e thoshte se pranë saj qëndronte ndonjë intelektual militant i kalibrit të tij.

   Lidhur me revistën “Lajmëtari i lirisë” dhe organet “Bashkimi” dhe “Liria” kam biseduar me Xhemën, Ferkiun, Xhafën, Rexhën dhe shokët tjerë dhe të gjithë shokët kanë qenë të entuziazmuar me përmbajtjen e tyre dhe qëndrimet politike që ato kanë përcjell tek ne.

(VIJON)

© Pashtriku.org

____________________________

RRUGËTIMI IM NË RADHËT E LNÇKVSHJ-së (18)

Nga Asllan Muharremi

Total
0
Shares
6 comments
  1. Только надежному исполнителю можно доверить сформировать
    удаленный отдел продаж
    Работа с удаленными командами требует особого внимания к деталям и понимания
    того, как эффективно управлять на
    расстоянии. Вот несколько ключевых шагов, которые
    можно предпринять при создании удаленного отдела
    продаж с помощью компаний, как “Немкович Студио”:

    Подготовьтесь к удаленной работе:
    Убедитесь, что у вас есть необходимые технологии и инфраструктура для эффективной удаленной работы, включая средства связи, проектные инструменты и безопасность данных.

    Определите задачи и ожидания: Сформулируйте четкие задачи и ожидания для удаленного отдела продаж.
    Это поможет участникам команды понять свои
    обязанности и цели.
    Выберите правильных сотрудников: Подбирайте профессионалов, способных эффективно работать на удаленке.
    Обратитесь к “Немкович Студио” или
    подобным компаниям, чтобы получить помощь в подборе
    квалифицированных сотрудников.

    Обучение и интеграция: Обеспечьте
    новых членов команды обучением и
    интеграцией в рабочий процесс.
    Это поможет им быстрее адаптироваться к удаленной среде.

    Установите систему коммуникации: Используйте средства связи, такие как видеоконференции и чаты,
    для эффективной коммуникации и совместной работы.

    Установите метрики и мониторинг: Определите ключевые показатели производительности (KPI) для удаленного отдела продаж и создайте систему мониторинга и отчетности.
    Это поможет вам отслеживать успехи
    и корректировать стратегию при
    необходимости.
    Обеспечьте безопасность данных:
    Позаботьтесь о безопасности информации
    и данных, особенно если удаленные сотрудники имеют доступ к конфиденциальным данным клиентов.

    Уделяйте внимание мотивации и обратной связи: Создайте систему мотивации и обратной
    связи для удаленных сотрудников.
    Поддерживайте их мораль и
    обеспечьте возможность делиться своими мыслями и идеями.

    Постоянное совершенствование: Работа с
    удаленным отделом продаж – это непрерывный процесс.
    Постоянно анализируйте результаты и ищите способы оптимизации
    работы удаленных команд.

    Сотрудничество с компаниями, как “Немкович Студио”, может помочь
    вам создать и эффективно управлять удаленным отделом продаж, учитывая все особенности этой формы работы.

    b5JjiwV5-3

  2. Если вам нужно построение отдела продаж важно учесть несколько ключевых шагов и аспектов.
    Вот некоторые рекомендации:
    Определение целей и стратегии: Начните с определения целей, которые вы хотите достичь с помощью отдела продаж.
    Разработайте стратегию, которая будет направлена на достижение этих целей.
    Учтите, какие рынки и сегменты вы хотите охватить.

    Создание организационной
    структуры: Решите, какую структуру будет иметь ваш отдел продаж.
    Она может быть функциональной, географической или комбинированной.
    Уделите внимание ролям и обязанностям сотрудников.

    Найм и обучение персонала: Подберите квалифицированных сотрудников с опытом в продажах или предоставьте им
    обучение. Эффективные продавцы играют ключевую
    роль в успехе отдела.
    Выбор и внедрение CRM-системы: Внедрение Customer Relationship Management (CRM)
    системы поможет отслеживать взаимодействие с
    клиентами, управлять лидами и анализировать
    данные.
    Разработка процессов продаж:
    Определите процессы продаж от
    начала до конца, включая генерацию лидов,
    ведение переговоров и заключение сделок.

    Мониторинг и анализ: Установите систему мониторинга и анализа результатов, чтобы
    постоянно улучшать эффективность вашего отдела продаж.

    Важно помнить, что построение отдела продаж – это непрерывный процесс,
    и его развитие требует постоянного внимания
    и адаптации к изменяющимся условиям на рынке.

    4J8kazM9

  3. Если вам нужно построение отдела продаж важно учесть несколько ключевых
    шагов и аспектов. Вот некоторые рекомендации: Определение целей и стратегии:
    Начните с определения целей, которые вы хотите достичь с помощью отдела
    продаж. Разработайте стратегию,
    которая будет направлена на достижение этих целей.
    Учтите, какие рынки и сегменты вы хотите охватить.

    Создание организационной структуры: Решите, какую структуру будет иметь ваш отдел продаж.
    Она может быть функциональной, географической или комбинированной.
    Уделите внимание ролям и обязанностям сотрудников.

    Найм и обучение персонала: Подберите квалифицированных сотрудников с опытом в продажах или предоставьте им обучение.
    Эффективные продавцы играют ключевую роль в успехе отдела.

    Выбор и внедрение CRM-системы: Внедрение Customer Relationship Management (CRM)
    системы поможет отслеживать взаимодействие
    с клиентами, управлять лидами и
    анализировать данные.
    Разработка процессов продаж: Определите процессы продаж от начала до конца, включая генерацию лидов, ведение
    переговоров и заключение сделок.

    Мониторинг и анализ: Установите систему мониторинга и анализа результатов,
    чтобы постоянно улучшать эффективность
    вашего отдела продаж.
    Важно помнить, что построение отдела продаж – это непрерывный процесс, и его развитие требует постоянного
    внимания и адаптации к изменяющимся условиям на рынке.

    4J8kazM9

  4. Только надежному исполнителю
    можно доверить сформировать удаленный отдел продаж
    Работа с удаленными командами требует особого внимания к деталям и понимания того, как эффективно
    управлять на расстоянии.
    Вот несколько ключевых шагов, которые можно предпринять при создании удаленного отдела продаж
    с помощью компаний, как “Немкович Студио”:
    Подготовьтесь к удаленной работе:
    Убедитесь, что у вас есть необходимые технологии и инфраструктура для эффективной удаленной работы, включая средства связи,
    проектные инструменты и безопасность данных.

    Определите задачи и ожидания:
    Сформулируйте четкие задачи и ожидания для удаленного отдела продаж.
    Это поможет участникам команды понять свои обязанности и цели.

    Выберите правильных сотрудников:
    Подбирайте профессионалов, способных эффективно работать на
    удаленке. Обратитесь к “Немкович Студио” или подобным
    компаниям, чтобы получить помощь в
    подборе квалифицированных сотрудников.

    Обучение и интеграция: Обеспечьте новых членов команды обучением и
    интеграцией в рабочий процесс.

    Это поможет им быстрее адаптироваться к удаленной среде.

    Установите систему коммуникации: Используйте средства связи,
    такие как видеоконференции и чаты, для эффективной
    коммуникации и совместной работы.

    Установите метрики и мониторинг: Определите ключевые показатели
    производительности (KPI) для удаленного отдела продаж и создайте систему мониторинга и
    отчетности. Это поможет вам отслеживать
    успехи и корректировать
    стратегию при необходимости.
    Обеспечьте безопасность данных:
    Позаботьтесь о безопасности информации и
    данных, особенно если удаленные сотрудники имеют доступ к конфиденциальным данным клиентов.

    Уделяйте внимание мотивации и обратной связи: Создайте систему мотивации и обратной связи для удаленных сотрудников.
    Поддерживайте их мораль и обеспечьте
    возможность делиться своими мыслями и идеями.

    Постоянное совершенствование: Работа с удаленным отделом продаж – это непрерывный процесс.

    Постоянно анализируйте результаты
    и ищите способы оптимизации работы удаленных команд.

    Сотрудничество с компаниями, как
    “Немкович Студио”, может помочь вам создать и
    эффективно управлять удаленным отделом продаж,
    учитывая все особенности этой формы работы.

    b5JjiwV5-3

  5. Пришло время сделать подбор менеджеров по продажам Этот этап играет критическую роль в формировании успешного отдела продаж, и
    сотрудничество с опытными консультантами, такими как “Немкович Маркетинг”, может быть особенно полезным.
    Важно учесть несколько важных шагов:
    Определение критериев отбора: Вместе
    с “Немкович Маркетинг” определите
    критерии, которые соответствуют вашим потребностям и целям.
    Это включает в себя опыт, навыки, качества и особенности, которые вы хотите видеть у будущих менеджеров.

    Разработка вакансий: Создайте подробные
    описания вакансий и требования
    для кандидатов. Сотрудничество с опытными консультантами, такими как “Немкович Маркетинг”,
    поможет вам сформулировать эффективные вакансии.

    Поиск и отбор кандидатов: “Немкович Маркетинг” может помочь
    вам провести поиск кандидатов через различные источники,
    включая рекрутинговые агентства и онлайн-платформы.
    Они могут также провести собеседования и
    анализировать резюме, чтобы найти лучших кандидатов.

    Обучение и интеграция: После выбора менеджеров, обеспечьте им подходящее
    обучение и интеграцию в вашу компанию.

    Обучение и адаптация новых сотрудников помогут им начать эффективную работу как можно скорее.

    Мониторинг и развитие: Сотрудничайте с “Немкович Маркетинг” для мониторинга производительности менеджеров по продажам и их дальнейшего
    профессионального развития.
    Подбор компетентных менеджеров по продажам с поддержкой опытных
    консультантов, таких как “Немкович Маркетинг”, поможет вам создать
    сильный и результативный отдел продаж.

    b5JjiwV5-3

  6. Только надежному исполнителю можно доверить
    сформировать удаленный отдел продаж Работа с
    удаленными командами требует особого внимания к деталям и
    понимания того, как эффективно управлять на расстоянии.
    Вот несколько ключевых шагов, которые можно предпринять при создании удаленного отдела продаж
    с помощью компаний, как “Немкович Студио”:
    Подготовьтесь к удаленной работе:
    Убедитесь, что у вас есть необходимые технологии и инфраструктура для эффективной удаленной
    работы, включая средства
    связи, проектные инструменты и безопасность данных.

    Определите задачи и ожидания: Сформулируйте четкие задачи и
    ожидания для удаленного отдела
    продаж. Это поможет участникам команды понять свои обязанности и цели.

    Выберите правильных сотрудников: Подбирайте профессионалов, способных эффективно работать
    на удаленке. Обратитесь к “Немкович Студио” или подобным
    компаниям, чтобы получить помощь в подборе квалифицированных
    сотрудников.
    Обучение и интеграция: Обеспечьте новых членов команды обучением и интеграцией в рабочий процесс.
    Это поможет им быстрее адаптироваться к удаленной
    среде.
    Установите систему коммуникации:
    Используйте средства связи, такие как видеоконференции и чаты, для эффективной коммуникации и совместной работы.

    Установите метрики и мониторинг: Определите ключевые показатели производительности (KPI) для удаленного отдела продаж и создайте систему мониторинга и отчетности.
    Это поможет вам отслеживать успехи
    и корректировать стратегию
    при необходимости.
    Обеспечьте безопасность данных: Позаботьтесь о
    безопасности информации и данных,
    особенно если удаленные сотрудники имеют доступ к конфиденциальным данным клиентов.

    Уделяйте внимание мотивации и
    обратной связи: Создайте систему мотивации
    и обратной связи для удаленных сотрудников.
    Поддерживайте их мораль и обеспечьте возможность делиться своими мыслями и идеями.

    Постоянное совершенствование:
    Работа с удаленным отделом
    продаж – это непрерывный процесс.
    Постоянно анализируйте результаты
    и ищите способы оптимизации работы удаленных
    команд.
    Сотрудничество с компаниями, как “Немкович Студио”, может помочь вам создать и
    эффективно управлять удаленным отделом продаж,
    учитывая все особенности этой формы работы.

    b5JjiwV5-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura