RRUGËTIMI IM NË LËVIZJEN TONË KOMBËTARE (3)

Flet Sabri Maxhuni Novosella

RRUGËTIMI IM NË LËVIZJEN TONË KOMBËTARE (3)

Anita Susuri: Herën e parë kur keni qenë në vetmi, tre muj…

Sabri Novosella: Po, po. E tash…

Anita Susuri: Në cilin vend keni qenë? Në Prishtinë?

Sabri Novosella: Në Burgun e Prishtinës, në Burgun e Prishtinës. Tash u bo burg muze, a diçka u bo diçka…

Anita Susuri: Po, muze.

Sabri Novosella: Bile, merre me mend as s’më kanë thirrë të marrë pjesë. Isha në qeli…

Anita Susuri: Qysh ka qenë në atë kohë Burgu i Prishtinës?

Sabri Novosella: Po qiky burg ka qenë. Ka qenë burgu…

Anita Susuri: Kushtet për shembull?

Sabri Novosella: Kushtet. Po kushtet burgu. Tri herë ushqim na kanë dhanë, ato ishin të burgut. Edhe…

Anita Susuri: A keni pasë tortura?

Sabri Novosella: Tortura të tmerrshme. Tortura të tmerrshme, qysh jo. Gja që, Fazli Grajçevcin e mytën krejt. Kallxova, s’di sa kanë metë të paaftë për martesë, për me pasë fëmi në tona antë e Kosovës. Po qëndrimi ka qenë shumë i mirë, [se]pse ishim shku me vdekë, ishim shku me vdekë. Dhe e kisha msue, ndoshta edhe si fëmi ni poezi të Migjenit. Nëse s’e kam harru krejt:

[Reciton poezinë e Migjenit]

“Nëpër hekra të kryqëzumë të dritarës teme e shof qiellin në katërdhetë copë. E shoh diellin sa ni pare e serrme aq osht’, aq osht’ larg dielli nga e jemja gropë. Kjo gropa jeme e ka emrin burg dhe burgun e dini nuk osht’ për dëfrim. Por sa kthehem mrapa shoh hijen, por sa kthehem mrapa e shoh hijen e smutë, por sa kthehem mrapa e shoh dritën e smutë dhe hijen time t’u varë në mur. Si në kërcim ligji, si ni dajak tërbehem dhe urrej pa masë hijën, dritën, hekrat dhe ndjej vetën luan të ndryer në kafaz”.

Beso Zotin, aq ka qenë e fuqishme kjo për shembull në ato situata tepër të rana që e ndjej vetën luan të ndryer në kafaz. Kështu që, i kena përballu ato me vështirësi tepër të mëdha. Vet dënimi nantë vjet burg që…

Anita Susuri: Domethonë, pas tre mujve juve ju kanë…

Sabri Novosella: Na çunë në gjykatë, po.

Anita Susuri: Qysh jeni dënu për shembull? Qysh ka qenë qajo ditë?

Sabri Novosella: Po ajo ditë ka qenë, na morën si lopve na lidhen pranga na çunë. U krynë ato formalitete. Ka qenë gjykatës Tahir Dibrani, gjykatës. Kurse, prokuror ka qenë ni serb. Edhe më duket mrena pesë-gjashtë dite u kry gjykimi. Tap, tap tap {onomotope} u kry gjykimi edhe na dhanë… se në grup me Adem Demaçin u dënum dymdhetë vetë. Ademi 15 [vjet], Haxhi Shala 14, Xhafer Mahmutxhiku dymdhetë, Avdyl Lahi dhjetë vjet edhe tre u dënumë kah nantë vjet. Aty ka qenë edhe unë u dënova nantë vjet, Tefik Sahiti u dënu nantë vjet edhe Tefik Straja i Turqisë ka qenë aktivist. Se edhe atje kem pasë degën. U nxu këtu edhe u burgos. Edhe ata e dënunë nantë vjet, po.

Anita Susuri: A ka qenë kjo koha kur ju kanë dërgu në Goliotok?

Sabri Novosella: Mas dhetë muje na kanë çu në Goliotok.

Anita Susuri: E pas Prishtinës ku keni qenë? Në cilin burg?

Sabri Novosella: Mu më kanë marrë prej Burgut të Prishtinës edhe na kanë shti ni, ni xhip ka qenë më duket me dymdhetë vetë. Ka qenë shoferi, dy policë edhe kemi qenë nantë të burgosun. Prej atyne nantë të burgosun tanë kemi qenë të lidhun kah dy vetë për dore edhe mrena. Ashtu si e thashë, kur u nalë te Burgu i Nishit. Kur u afrum te dyrtë u çelë dera e burgut ata hekrat. Ato fjaltë që i tha Adem Demaçi unë i përsërita. Po tash, të gjithë ata i futën në burg, mu nuk, mu s’më pranunë aty në burg. Më kthyn prej burgut në Prishtinë me atë makinë edhe ni muj më majtën në burg këtu, pas ni muj dite më çunë në Goliotok.

Anita Susuri: E po më intereson ky udhëtimi deri në Goli Otok qysh ka qenë? Edhe a keni ditë ju që po shkoni në Goliotok?

Sabri Novosella: Absolutisht. Na kemi qenë kufoma të gjalla. Për asgja s’kem ditë. Veç të lidhun dorë për dore. Ka qenë ni, ni serb, ish konë ushtar e në ushtri ish burgosë. Kish qenë në Burg të Prishtinës e na lidhën dyve dorë për dore me ata hekrat, lisica [Srb.: pranga] ju thojshin. Dy policë me ne edhe na çunë në burg të Goliotokut.

Anita Susuri: Qysh ka qenë udhëtimi?

Sabri Novosella: Me tren. Me tren ka qenë deri në, më duket deri në Beograd. Në Beograd u ndrru treni. Atëherë na çunë deri në Zagreb. Më duket që prej Zagrebit tani na çunë me kerr të policisë, a nuk di, se Goli Otoku ishte ni ishull mes detit.

[Këtu ndërprehet intervista]

Anita Susuri: Po, ishit t’u na tregu për arritjen në burgun e Goli Otokut.

Sabri Novosella: Po, na çunë në Goli Otok. Atje ni muj na vendosën… se faktikisht në Rijekë kishte qenë ni dhomë e burgut. Aty u bojke ni sasi bukur e madhe e të burgosurve politikë që vijshin, të burgosurve që vishin nga të gjitha anët e Jugosllavisë. Na ngarkojshin me ni anije edhe na çojshin në burg. Aty na çunë, ishte ni paraburgim ni muj ditë na lanë aty. Mas ni muj dite na caktun nëpër secilin vendin e vet. Mu më çunë, aty ishin të ndame me ku punohej për shembull. Mu më çun me ni pavijon ku ishte fabrika e zdrukthtarisë. Tani aty kam punu prej fillimi deri në mbarim, kom fillu aty. Jeta e burgut ish jetë e burgut ish.

Anita Susuri: A mundeni me na përshkru qysh e kujtoni atë burg? Qysh osht’ dukë ai burg?

Sabri Novosella: Edhe interesant, masanej, mas luftës e kishin pasë organizue ni vizitë. Tash ai osht’ burg muze.

Anita Susuri: Po.

Sabri Novosella: Po tash ishte Burg Goli Otok vjen nga serbishtja… serbishtja-kroatishtja. Ishull i zhveshun, vetëm gurë kurgjo tjetër. Kanë qenë shpijat e të burgosurve. Ato, qato, sallat, burgu. Aty ai kish qenë burg edhe ma parë. Aty kishin qenë shumë edhe infobyristët. Aty Tita i kishte shkatërru nja pesë-gjashtë mijë oficer serbë, malazezë, në ato burgje. Atëherë, ne aty vazhdum jetën, jetën e të burgosurve. Kur shkum, u bonëm disa shqiptarë, kish pasë për vepra tjera. Po për aktivitet politik, na organizata jonë ishte Shefqet Jashari, Teki Dervishi, isha unë. Tani ka qenë edhe Shefki Muçaj, Haxhi Zyba, baba i këtij aktivistit të Vetëvendosjes.

Ka qenë ni Skender Kabashi i Pejës, Shaban, edhe dy… kemi qenë afër kështu të burgosurit politikisht edhe kishim ni shoqni shumë të afërt. U murrëm vesh mes veti të tregojmë edhe okupatorëve që nuk jem rrugaqa, nuk jem lahpera. Jo s’punoj, jo s’boj këtë. Secili punën që na ka caktu me ni kujdes shumë të madh me ru shëndetin, me ru vetën edhe me kalue. Tashi në kohën e lirë edhe kishim mundësi aty me nejt bashkë, nëse doni. Po shumë, shumë i kena kushtu randësi leximit, se edhe ka qenë biblioteka e burgut, kish qenë e na binin libra, na lejonin libra. Unë At Fishtën komplet e kom lexu në Goli Otok, në burgun e Goli Otokut. Kemi, marrëveshje kem pasë mes veti ia kem kushtu shumë shumë leximit.

Anita Susuri: Sa orë në ditë keni punu?

Sabri Novosella: Ë?

Anita Susuri: Sa orë në ditë keni punu?

Sabri Novosella: Si përjashta, tetë orë në dite. Tetë orë ka qenë dita. Po në ni anë të burgut ka qenë ato sallat, qato si me ju thonë, ku flenim. E në anën tjetër kanë qenë fabrikat. Na çonin me rresht, me rresht shkojshim, vishin. Rregull i burgut, rregull i burgut.

Anita Susuri: E qysh kanë qenë qelitë e burgut? Qato sallat?

Sabri Novosella: Ato nuk kanë qenë qelia, ato kanë qenë për shembull, me siguri kah 15-16 vetë ni dhomë, ni… ka qenë si salla qashtu. E ka qenë krevetat tre kat, katër kat. Njo mi njo ata krevetat. Kemi flejt qaty. Dy herë në javë na kanë çu në bajë me u la. Na kanë, dy herë në javë na kanë ndrru çarçafat. Ushqimi… qe besa, kështu, burg ka qenë veç kur jam shku në Shqipni gjendjen e popullit burgjet s’i kam pa. Veç populli gjendjen shumë ma të vështirë ekonomike punëtori në Shqipni, se ne që e kem pasë në burgun e Goli Otokut. Diqysh Kroaci ka pasë policë e ksi ka pasë serbë, po ka pasë edhe kroatë. Veç interesant kishin ni sjellë të mirë ndaj nesh.

Anita Susuri: A ka pasë dhunë gjatë qasaj kohe kur jeni dënu?

Sabri Novosella: E tashti varësisht. Dhuna nëse ke bo diçka. Na me vjedhë nuk vjedhshim, kumorë nuk lujshim. Tash të më falni në shprehje, po foli me vajza të mia, kishte homoseksualizëm, kishte… te na s’ndodhshin ato sene. Ishim me të vërtetë… ne nuk bishim në konflikt me ligjet e atyhit. Për…

Anita Susuri: Cilat kanë qenë për shembull rregullat e burgut? Naj rregull ma…

Sabri Novosella: Ka qenë, kemi qenë në burg të izolum prej familjes. Ni letër ke pasë të drejtë me ia çu familjes, kur vijke ajo letër… osht’ ni Azem Makolli e ka, e ka shpinë përmi hekurudhë, tash po i thojnë Lagjja e Trimave. Edhe ai ka qenë me ne aty në burg. Ai e kishte vra ni serb, e kishte nxjerrë hakun e gjyshit edhe niherë, pa kurrë ni arsye ni polic, kumeditë e dinte. E boni disa fjalë e rrafën shumë keq, shumë keq e rrafën. Me to me folë nuk u konë keq. Osht’ bablok ashtu veç ka pasë qëndrim të mirë, shumë ka pasë qëndrim të mirë. Kemi qenë ni grup i shokve në burg, thjeshtë u morëm vesh mes veti. T’i tregojmë okupatorit që nuk jem rrugaq, që s’kem pasë çka të bojmë, hajde të bojmë diçka. Jo, kemi qenë njerëz të punës, kemi qenë njerëz të shkollës, kemi qenë njerëz… edhe na kanë burgos, na kena kërku të drejtat tona, na kena kërku ata që na takon edhe kena pasë qëndrim. Përndryshe, burg. “Dhe e dini se burgu s’osht’ për dëfrim. Prandaj, burgu im është shumë shumë i ultë”.

Anita Susuri: A keni pasë vizita?

Sabri Novosella: Kena pasë të drejtë niherë në mujt niherë. Po niherë në gjashtë muj. Ma pak na vishin se shumë larg. Tani masanej mjetet e komunikacionit kanë qenë tmerr atëherë. Me trena, tren mas treni. Vijke vllau, nana, shoqja me djalë…

Anita Susuri: A ju kujtohet, po menoj, sigurisht ju kujtohet. Qysh kanë qenë këto takime? Prapa grilave sigurisht.

Sabri Novosella: Ç’është e vërteta, ktu kanë qenë prapa grilave kurse atje ishte ni dhomë. Vijke ni polic i burgut edhe ni shqiptar m’ju përkthy. Ç’është e vërteta ai shqiptarë që përkthejke gjithmonë ka qenë spiun, që ka pasë spiuna. Po nga të burgosurit politikë s’ka qenë asnjë hiç. Ka pasë që kanë bashkëpunu me ata edhe ata vishin gjoja se si përkthyes, po faktikisht me dëgju çka po diskutojmë, çka po folim edhe na ishim të kujdesshëm. Nuk thojshim gjo. Po lypshin… e thashë edhe ma parë. Burgu për neve nuk ka qenë tmerr. E kem përjetu stoikisht. Na i kem thanë shkaut, e dum Kosovën është e jona, ata na kanë burgosë. Kanë qenë ato vdekje, ato që kanë qenë. Vetëm Fazli Grajçevcin na kanë mytë, tjertë kanë pasë qishtu pasoja shëndetësore edhe kanë qenë ditë të vështira. Kem lanë nuse të reja, kem lanë fëmi, po. Shoqja ime gjashtë vjet ka jetu pa mu, në burg. Pas…

Anita Susuri: A keni pasë fëmi atëherë?

Sabri Novosella: E kom pasë. Në burgun e parë e kom pasë Ilirin që e kom lonë gjashtë mujsh. Në burgun e dytë e kom pasë Dardanin e kom lanë katër mujsh.

Anita Susuri: Ju gjatë kohës kur keni qenë në burg në Goli Otok, thatë që prej nantë viteve janë zbritë gjashtë vite për shkak të ndryshimit të sistemit…

Sabri Novosella: Po.

Anita Susuri: Nëse mundeni për këtë…

Sabri Novosella: Po, u ra Rankoviqi. Çdo… edhe ‘48-ën… edhe kur ra Rankoviqi edhe vazhdimisht çdo goditje që ju ka dhanë Tita serbëve, armiqve serbë për ne shqiptartë ka qenë fitore e madhe.

Anita Susuri: Qysh e keni pritë ju atë lajm që ma pak keni me qëndru?

Sabri Novosella: Po valla me të thanë të drejtën ma fort jena gzu kur u ra Rankoviqi, se kur na kanë hjekë vjet (qeshë). Ma shumë jena gzu kur u ra Rankoviqi se që na zbritën vjet e burgut. Përndryshe e merrshim me mend që kanë me na zbritë.

Anita Susuri: A keni pasë të drejtë aty edhe gazeta me lexu? A ju kanë ardhë gazetat? Informacionet?

Sabri Novosella: Gazetat po. Gazetat, televizionet kanë qenë, po. Edhe gazetat se ka qenë biblioteka. Tani në bibliotekë kanë ardhë gazetat jugosllave, të rregullta kanë ardhë aty. Edhe shtypin e kem lexue.

Anita Susuri: A ju ka ndodhë, po më duket juve, që nuk ju ka njoftë djali kur ka ardhë me ju vizitu në Goli Otok?

Sabri Novosella: Po jo, ai djali ka qenë, djalin e kom lonë shtatë mujsh. Kur u ardhë mu s’më ka njoftë fare normalisht.

Anita Susuri: Qysh e keni përjetu kta?

Sabri Novosella: Po, po të thom të drejtën (qan)…

Anita Susuri: Nëse nuk doni me folë për këtë në rregull.

Sabri Novosella: Jo, jo, jo kështu. Kur na nisën me na çu për burg të sillën në pranga. Edhe nuk jam poet. M’kanë shpallë filozof të filozofisë dhe filozofisë së historisë. I kam 21 libra dhe lexoj jashtëzakonisht shumë. Tjertë i kanë shkru për mu 16 libra. Mirënjohjen masi kishte vdekë, ni shok i tij e kishte botu librin e tij. Tash prapë më njoftun, ni poete edhe ni shkrimtare që e kanë shkrujtë ni libër. Kom radhitë, bile ju çova edhe njo, atë ditë që e mora vesh që u dekë kjo amerikanja që na shpëtoi… Po, e shef aty e kom, ia kom thurrë nja katër-pesë vargje.

Anita Susuri: Qysh ka qenë koha kur keni marrë vesh, domethonë thatë që ma shumë jeni gzu që ka ra Rankoviqi…

Sabri Novosella: Po.

Anita Susuri: Po qysh ka qenë pastaj procedura me u liru prej atij burgu? Me u kthy?

Sabri Novosella: E tash kështu. Procedura ka qenë kështu… se udhëheqësit e Kosovës janë nda. Udhëheqësit, bashkëpunëtorë të serbo-komunistëve dhe kanë qenë bashkëpunëtorë të Titos të kroato-sllovenëve. Tash pasi ra Rankoviqi, kryetari i gjyqit suprem ishte ni shqiptar… që interesant prej që e kom marrë vaksinën e dytë kam problem me kujtesë, po harroj. Ai boni kërkesë për, për rigjykim. Në rigjykimin tonë të gjithëve na zbriti vite. Ashtu Adem Demaçit pesë, mu gjashtë, dikujt katër, dikujt… pesë a gjashtë qishtu. Faktikisht na zbritën dënimet. Pse? Edhe në atë kohë edhe ata që luftojshin nga pozita, nga pozitat shtetnore të okupatorit, ni pjesë e tyne kanë qenë atëdhetar. Kanë bo aq sa kanë mujtë. Kanë bo aq sa kanë mujtë. S’po më kujtohet tash kush ka qenë kryetar i gjyqit suprem. Me kërkesën e tina u bo rigjykimi. Në rigjykim na kanë zbritë dënimet. Edhe tash masanej na erdhën vendimet që kështu kështu. Na ndanë edhe na lirunë nga burgu.

Anita Susuri: Qysh jeni kthy prej Goli Otokut? Vet apo?

Sabri Novosella: Atëherë privatisht. Faktikisht, faktikisht nifarë pagese të atyne që punojshim e s’di qysh. Ke diçka që na patëm do lekë, do pare edhe i blemë teshat. E pagum rrugën me tren erdhëm. Veç kur më kanë pa te shpija, që hina në shpi.

Anita Susuri: Nuk e kanë ditë këta?

Sabri Novosella: Hiç s’e kanë ditë, se telefona s’kishim.

Anita Susuri: Qysh ju kanë pritë?

Sabri Novosella: Po normalisht që pak në mënyrë befasuese, normalisht gëzim.

Anita Susuri: A ka pasë ndonjë… festë sigurisht osht’ bo? Naj aheng?

Sabri Novosella: E tash ato ahengjet janë bo bre te ne. Sidomos ditëve të festave na kena pasë ditën e flamurit e kto i kena pasë gjithmonë. Gjithmonë i kem festu. Ma mirë janë festu atëherë sesa tash. Ma të afërt kemi qenë atëherë se tash. Shumë interesant!

Anita Susuri: Çfarë kohe keni qenë kur jeni kthy? A ka qenë vjeshtë a?

Sabri Novosella: Për besë nuk e die. Nuk më kujtohet. Jo, jo, s’ka qenë, nuk ka qenë dimër.

Anita Susuri: Ka qenë viti ‘68 më duket.

Sabri Novosella: ‘68 po. Jo, ka qenë muji dhjetor. Po po ka qenë dhjetor, qitash po më kujtohet.

Anita Susuri: ‘68-ën domethonë atëherë janë bo veç ato demostratat që kanë qenë…

Sabri Novosella: Për demostrata këtu kam qenë.

Anita Susuri: Qysh ka qenë qajo?

Sabri Novosella: Demostrata e ‘68-ës me demostratat e ‘81-shit kanë shumë shumë dallim. Demostrata e ‘68-ës u bonë, ma së pari ishin demostratat që ndodhshin mas ramjes së Rankoviqit. Kishte marrë frymë, kishte marrë frymë pak Kosova. Ma nuk ishte ajo Kosovë. Kur jom ardhë unë nga burgu s’e kom gjetë Kosovën qysh e kom lanë, shumë shumë ndryshim. Atëherë u bonë demostratat në tona anët e Europës. U bonën në Zagreb, u bonën në Beograd. Demostratë të studentëve.

Tash për ato demostratat edhe ne aktivistët ishim në kontakt. Posaçërisht Metush Krasniqi, Hyrije Hana, Ali Boletini, ky, heronj të kombit janë. Bisedojshim qysh si tek krejt. Erdhëm në përfundim me organizue demostratë. Tash atëherë ne propozumë, po ato ishin vet të gatshëm. Faktikisht e krijum ni numër prej nantë aktivistave, djem të ri qishtu shokë tonë. Selatini ka qenë aty, Osmon Dumoshi, Adil Pireva, Ilaz Pireva, Xheladin Rakaliu edhe murr vendim me organizu me 20 e… jo me 28 që mos të jem bash me 28, se mos me 28-tin gjithmonë policia rrike gati. Me 27 [nëntor], në ora katër. U mor vendimi për me organizu demostratat, po studentët me udhëheqë. Me konë demostrata të studentëve.

Ismail Dumoshi ka qenë shumë aktiv në ato… u murr vendim me organizu. Këta djemtë të gatshëm, mezi s’pritën. U organizunë demostratat. Për ato parulla, për ato janë marrë vendime qashtu bashkë. Bile, për shkrimin e asaj që u lexue unë shkova e bleva maqinën për flamuj kto sene, gjithmonë ishim. Demostratat fillunë simas e parapamë. Ni natë përpara na thirri në darkë ky Adil Pireva. S’e di a keni, osht’ mirë me folë me të se shumë osht’ djalë i mirë. Adil Pireva në shpinë tina na boni ni darkë edhe faktikisht qajo mramje përfundimtare që u morëm [vesh]. Ishin ata të nantit, më thirrën edhe mue.

Atëhere të nesrit në dyqanin tim… tash vendosëm që ne ish të burgosurit mos me dalë në demostrata. Por, Shefqet Jasharin s’pat që e nalë. U vesh u kamufllu dul ai në demostrata. Kurse në dugojë time Metush Krasniqi, unë isha në dugojë, Ali Boletini, Hyrije Hana. Prej fillimit deri në mbarim se e kisha dyqanin midis Prishtine, te, kjo tani osht’ kjo shtëpia e mallrave e vjetra, e madhja.

Anita Susuri: Gërmia.

Sabri Novosella: Po Gërmia. Aty afër e kisha dyqanin. Po tash do armë i prunën, do armë me, që eventualisht mos po ka naj rast dikun m’u përdorë arma. Eventualisht edhe në dyqan timin ato u vendosën. Masi u vra Murat Mehmeti atëherë edhe Metushi me kambngulje, se e dishim armë s’bon me përdorë. Se na i vrasim dy, ata na vrasin dy mijë, ata mezi s’presin. Kështu që, ato armë i majtën në dugojë temën, në dyqan temin aty. Edhe bile masi u vra Murat Mehmeti erdhën aty Muharrem Musliu, Afrim Loxha që na e vranë Afrimin, Gani Graca i morën ato armë. Vazhdunë, u zhvillunë demostrata jashtëzakonisht të fuqishme, njëra. Ishin demostrata e kishin ni arsye e kishin ni logjikë, u bo në tona antë demostrata, a po merr vesh. Edhe Kosova dul me demostrata të veta. Studentët, faktikisht dulën studentët e Kosovës. Për çka? Se demostrata shumë të arsyeshme…

Anita Susuri: Çka ishin kërkesat për shembull?

Sabri Novosella: Duam, duam shkolla, duam kushtetutë, duam republikë, duam krejt këto. Bile, gjatë demostratës dulë parulla, “Republikë, Kushtetutë! Ja me hatër, ja me luftë!” Ajo u përdorë shumë. U zhvillunë ato demostrata edhe patën ni jehonë shumë të madhe dhe shumë pozitive. Diçka krejt tjetër ken me demostratat e ‘81-ës. Pasiqë ato ndodhën në situatë kur ju dha thika Kosovës, u bo nami u bo. Kurse ato demostrata ishte ajo fryma hala mas Rankoviqit edhe punohej për Kushtetutën e ‘74-tës.

Sidomos ato që u bon në ‘68-ën, mas gjashtë vjete erdh Kushtetuta e ‘74-tës. Kushtetuta e ‘74-tës ishte shpëtim, ishte fitore e madhe për gjithë popujt. Jo serbët në Jugosllavi, po posaçërisht për ne u bo shumë mirë, u bo shumë mirë. Se faktikisht… E tash ne kur, këta, kur u zgjedh dora e Enver Hoxhës me themelu Organizatën Marksiste-Leniniste të Kosovës, që e themelunë me Hydajet Hysenin, me Kadri Zekën, me kit Jakup Krasniqin, e tjerë. Edhe kjo faktikisht, çka po doni? Me pru sistemin e Stalinit e të Enver Hoxhës me pru në Jugosllavi a? Po ishte jashtë çdo logjike. Sot qato qëndrime i kanë, sot qato qëndrime i kanë. Kjo osht’ tmerr. Kjo tmerr, ju lutem.

Qitash derisa ka vdekë Metushi, deri sa na mytën… e burgosën Metush Krasniqin, me tortura ma të kqija e kanë mytë. I kanë thanë spiun i UDB-së, jo më falni, spiun i Amerikës. Po i çon CIA e Amerikës po i çon pare për me maru shpinë. Ai e pat’ shitë do tokë atje. Pse? Ai thojke, “Pa Amerikën nuk mund të çlirohemi. Pa Amerikën nuk mun të çlirohemi”. Tona shkrimet e mija, tona thanjet e mija, tonat… edhe kemi qenë mbi të gjitha edhe vizionarë. Po edhe kemi qenë të bindun se nuk ka mundësi m’u përballue Jugosllavia, Serbia, Rusia pansllaviste, pa Amerikën. Kjo ka qenë ajo këmbëngulëse ajo puna jonë.

Edhe gjatë luftës, lufta, janë bo dy lufta. Ni luftë ju ka dashtë Serbisë, në Kosovë që me dalë Millosheviqi, me dalë Serbia, ne po luftojmë kundër terroristëve, ne po luftojmë kundër dhunuesve. Ne, faktikisht mos me lonë shqiptar në Kosovë me parullën s’e po luftojmë kundër terrorizmit. Kurse, krahu tjetër që simbolizohet me Adem Jasharin ishte që e bonte luftën faktikisht, se kjo luftë i duhej edhe Amerikës. Me ia hapë derën Amerikës. Adem Jashari, që ishte faktikisht edhe kjo e ka historinë e vet. Se grupin e parë, grupin e dytë, grupin e tretë që i kena çu m’u pregatitë në Shqipni, i kena pregatitë. Faktikisht na e kena organizue. Imer Berisha, Shaban Mlodhi, e tjerë. I ka financue kryeministri Bujar Bukoshi. Ka thanë, s’ka thanë. E vërteta me dokumente osht’. U përgatitën.

E tash sakrifica e Adem Jasharit osht’ tamam e ngjashme me ata që shpjegohet për Jezu Krishtin. Jezu Krishti shkoi në vdekje të sigurt për me jetu krishtërizmi. Adem Jashari me 60 anëtarë të familjes shkoi në vdekje të sigurt për me jetu kombi shqiptar. Faktikisht këto lufta, këto sakrifica ia hapën dyrtë NATO-s, ia hapën dyrtë Amerikës erdhën edhe na shpëtunë. Pse raporti forca vet, na e bojmë vet. Po ti sun e bon vet, se raporti forca nuk osht’ i njejtë që me mujtë ti m’u shlirue prej Jugosllavisë.

Edhe sot, jo ne bojmë… për shembull, unë kom shkru libër kundër Albin Kurtit po para 14-ten. Se mu shtatë herë më kanë dënu me vdekje, po se di e kam ni fat, nuk e di. E tash ky syri i popullit m’kish dënu me vdekje se m’i ka dhanë Enver Hoxha… Ibrahim Kelmendi në librin e tij si si njeri i Beogradit, Enver Hoxha m’i kishte dhanë ni milion dollar me luftu kunra Amerikës e unë jom bo spiun i Amerikës. Kurse kta, syri i popullit m’kishin akuzu për dy milion dollar m’i kishte dhanë Enver Hoxha me luftu kundër Amerikës e unë jom bo spiun i Amerikës. Po t’ju thom more pa Amerikën s’bon. Pa Amerikën nuk bon

Se unë e kom librën, “Pushtuesit ballkanikë dhe pushtuesit jashtë ballkanikë”, pushtuesit ballkanikë sllavo-grekët, ortodoksët për ne kanë qenë, janë dhe kanë me qenë deri në ditën e kijametit vdekje. Pushtuesit jashë Ballkanit, të gjithë pushtuesit jashtë Ballkanit, osmanët, austro-hungarezët, gjermanët, italianët, evro-amerikanët janë frymëmarrje, janë shpëtim i joni. Kjo është e vërteta. Kështu që, ne e kem ditë se Kosova nuk munët m’u shliru, as Kosova nuk munët me rujtë pavarësinë pa mbështetjen e botës euro-amerikane, katolike, protestane, pa NATO-n, pa Amerikën. Kur më thirrën, gjoja se dymdhetë vjet u dënu, bile ua kom çu atë fotografinë, ai që u konë i caktum me më vra mue u dënu dymdhetë vjet…

Sabri Novosella, Intervistë/ Pjesa e Tretë

VIJON …

___________________________

Flet Sabri Maxhuni Novosella

RRUGËTIMI IM NË LËVIZJEN TONË KOMBËTARE (4)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura