RUDINA XHUNGA: BERATI, SIҪ E PASHË UNË!

Tiranë, 8 nëntor 2017: Berati në mëngjes është aromë borziloku dhe rozmarine, si vazot në ballkonet e Tomit dhe kopshtet e Vrionasve, në Mangalem.
Berati është erë misrash të pjekur në këmbecjen e qytetit, ku burrat pinë e rrinë dhe vështrojnë.
Berati është “monblani” unik i Hotel Tomorrit, që të lezeton deri sa të fundos ne alivanosje sheqeri, përzier me të bardha veze të rrahura.
Berati është një darkë poshtë pjergullës bosh, me muzikë kambanash, ullinjsh dhe raki arre, e rrethuar nga të gjitha gjuhët e tryezave ngjitur.
Berati është gjyshja ime që ngjiste dikur të përpjetën e kalasë, me fustan me pika si në foton e vetme të rinisë.
Berati është ecja e saj me kokën pas, sikur mban merak mos pengohet, në kalldrëm, stërmbesa, 100 vjet më pas.
Berati është karroca që çonte gjyshin tim në Vlorë. Përgjithmonë, pa kthim, pa pengje.
Berati është e kuqja e Onufrit, është grija e kalldrëmit, është e bardha e mureve, është dantella dritareve, është trishtimi i kujtimeve.
Berati është çantë shpine dhe gjumë buzë Osumit.
Berati është një shoqëri fundjavë që ngjall kalanë.
Berati është luleborë në saksi, në çdo derë, e portë Gorice.
Berati është Mangalem, është mall për atë që as e di se të mungon.
Berati është pallate si gërhimë mes ëndrrës.
Berati është Jeruzalem, Firence, po ca më shumë.
Berati është padrejtësisht i mbushur me varre varfërie.
Berati është i përmbytur në dritare.
Një mbi një si kohët , si vitet, si jetët.
Berati është… Berati është qyteti im

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura