Përmet, 11 prill 2018: Prej kohësh një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë kanë ngritur alarmin për ndërtimet e hidrocentraleve në Shqipëri duke paralajmëruar se “lumi i digave” do të shkaktojë një katastrofë natyrore dhe do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë vendin tonë.
Sipas një analize të re, rreth 2800 diga të reja do të ndërtohen nga Sllovenia në Greqi, por Shqipëria konsiderohet si pika më e nxehtë, me 81 diga në ndërtim e sipër.
Pak muaj më parë, gazeta prestigjoze “The Guardian” ngriti alarmin se përveç jetës ujore, bumi i digave në vendin tonë mund të kërcënojë edhe njerëzit.
Ndërkohë, ditën e sotme një tjetër organizatë e njohur evropiane ka realizuar një dokumentar mbi ndërtimin e digave që rrezikojnë të zhdukin lumenjtë e fundit të egër në Evropë.
“Blue Heart” dokumenton betejën për lumin më të madh në Evropë, Vjosën e Shqipërisë dhe përpjekjet e banorëve dhe aktivistëve për të ndalur qeverinë.
Ata e përshkruajnë Vjosën si një ekosistem unik dhe dinamik, i cili përmban shumë specie ujore që janë zhdukur në të gjithë Evropën.
Sipas dokumentarit nëse opozita dështon, pellgjet e fundit të pamposhtura në Shqipëri dhe Ballkan do të përfshihen nga më shumë se 3,000 diga hidrocentralesh.
Aktivistët e OJQ-të evropiane si RiverWatch (të drejtuar nga aktivisti gjerman Ulrich Eichelmann) po luftojnë kundër korrupsionit të qeverisë lokale dhe investimeve të huaja, por as qeveria shqiptare e as ato ballkanike duket se nuk kanë ndërmend të ndalen.
Gadishulli i Ballkanit është shtëpia e lumenjve të fundit të egër në Evropë. Megjithatë, ndërtimet e hidrocentraleve duket se do të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë rajonin, duke shkaktuar frikën e zhdukjes së lumenjve malorë dhe humbjen e biodiversitetit. (Andi Tane, Përmet)
Postime të Lidhura
ARDIAN RAMADANI: NJË LIBËR MË SHUMË SE LIBËR
(Tetovë, 25. 04. 2012) – Se suksesi i njerëzve përcaktohet nga përmasa e veprave të tyre, kjo është…
INDEPENDENT: EPOKA E TRUPMP’it DHE FASHIZMI I SHEKULLIT XXI!
Gazeta independent, 7 tetor 2019: Vala e populizmit nacionalist që na solli Brexitin dhe Donald Trumpin – mund…
Prof.dr.Agim Zogaj: Kush po e turpëron çmimin Nobel?
Prishtinë, 15 shtator 2020: Ditë më parë, u dha lajmi se, një deputet suedez, ka dhënë propozimin që,…
PDK’ja ME RRËNJËT NË BQK – ASISTENTJA E KADRI VESELIT, DJALI I ISMAILIT E VAJZAT E RAMIZ LLADROVCIT E FATMIR XHELILIT!
Pashtriku,24 mars 2019: “Duhet ndalur kjo praktikë që dikush e ka më së afërti me pushtetin për të…