SA E LASHTË ËSHTË KËNGA LABE?

SA E LASHTË ËSHTË KËNGA LABE?

„Historia e pa mbështetur në fakte, nuk është histori por politikë.“ Mehmet Elezi

Nga Fatbardha Demi

Për t´i dhënë përgjigje pytjes në titull, natyrshëm do të kërkojmë të zbulojmë se sa të lashtë janë banorët e Labërisë së sotme, që njihen si përdoruesit e këtij lloi të veçantë këndimi, të pagëzuar prej tyre – Kënga Labe.  Në studimin e mëparshëm për këtë popullsi (F.Demi Labëria mitike e pellazgo-arbërve) mësojmë se emri Lab/Lap është përmendur në Historinë e parë, siç pranohet vepra e Homerit (Iliade (XIII, 127 segg.), ku përmenden fiset më të lashta të Thesalisë – Lapithe, (1), emri i të cilave, është i gjuhës shqipe (lap-i+the/fole/priftërinj→fis besimtar) nënkupton: zbatuesit e riteve të tempullit të parë të atllantido-pellazgëve-Dodonës në Iperi (Epir), kushtuar Zotit Hana. Lidhja me Besimin kristian, përveç emërtimeve që u trashëguan nga parahistoria në muzikën kristiane, (siç do trajtohet më poshtë) nuk ka lidhje me këngën Labe.

Mitet e mbretëve Lapithë të hyjnizuar si Perëndi dhe Heronj (Zeusi, Dioskurët, Iperitheu, Ixone, Peleu,Teseu, Pelopsi, Akili, Neoptolemeu, Pirro, etj.) janë dokumente historike dhe dëshmojnë hapësirën e madhe gjeografike në Gadishullin pellazgjik (Ballkan), ku përmendën fiset labe. Por mrekullisht, kënga Labe e përhapur në Malësinë e Shqiperisë Veriore dhe të Jugut, në Dardani (Kosovë-Kaçanik), në Polog, Tetovë, Kicevë, Gostivar të Maqedosë veriore, Jugun e Malit të Zi dhe Çamëri, (2) krahas etnokulturës (sidomos veshjes, gjuhës, traditës, etj.), na e risjell hartën e  vëndbanimeve të Lapëve-Ipëriote të lashtë.

George Dumézil (1898 – 1986), studiuesi i besimeve, mitologjisë krahasuese dhe gjuhëtar, pohon se “Indoeuropjanët (emërtim i hamëndsuar në shk.19-të për fiset e lashta europiane), kishin thurrur një mitologji dhe teologji të veçantë dhe njihnin vlerën magjiko-besimtare të fjalës dhe të këngës [KAN]”. Ky fakt ka rëndësi të veçantë për studimin tonë (3), sepse kjo rrënjë ndodhet në gjuhën shqipe tek emri KANGA (dial. tiranas dhe i gegërishtes).

Rrokja në fillim të fjalës është tipari karakteristik i gjuhës pellazgo-shqipe të fiseve Etruske, Sabine, Dardane, [fiseve] Latine, etj.) që themeluan Romën.

Gjuha latine e lashtë, është produkt i filozofëve të shekujve pasues për nevojat e Romës, e cnxëila (e cila) si qytet i drejtuar nga elita administrative-ushtarako-fteare, e lartësonte veten me origjine hyjnore, e rrjedhimisht duhej të përfaqësohej nga një gjuhë hyjnore (kishtare) e pakuptueshme për popullin. Me këtë gjuhë u thurrën mitet e reja mbi materialin e lashtë pellazgo-etrusk, të kushërinjve të tyrë të Azisë së Afërme dhe të Egjiptit faraonik, që u përfaqësuan si qytetrim me emërtimin Helen (Greko)-Romak apo Helenistik.

Por le t´i kthehemi tezës sonë. Në Enciklopedinë Treccani (1930) lexojmë se “në një kuptim më të gjerë, termi këngë tregon edhe një intonacion të thjeshtë fjalësh, i cili praktikohet në disa forma liturgjike dhe në recitativin e melodramës…. Në antikitetin klasik koncepti i këngës ishte më tepër ai i një theksimi lirik të fjalës…” (6) Kështu, p.sh. Dante Alighieri (1265- 1321) në poemën e tij Komedia Hyjnore, pjesët i ndan me emërtimin: Ferri, Kënga e12-të (Purgatorio, Canto XII). Në gjuhën shqipe është ruajtur mrekullisht kjo dukuri- në art përdoret folja KËNDOJ, dhe emri KËNDIM, titullohej libri i leximit në gjuhën shqipe për nxënësit e fillores. Ky shëmbull pasqyron zanafillën e këngës prej të folurit në grup të bashkësive fisnore, si dhe përkatësinë e rrënjës KAN nga gjuha pellazgo-arberishte, dhe jo protolatine apo indoe-europiane. (7)

Gazetari hulumtues Marco Travaglio (La Scomparsa dei fatti, 2006) pohon se, në rastet e kësaj natyre, (në rastin tonë të paqartësive që hasen shpesh për emërtimet e Lashtësisë) “nevoitet një dëshmi e re, një dokument, një zbulim, një teori, një trajtim, për të aritur rindërtimin e faktit historik.”(8) Në veprën (Trashëgime thrako-ilirjane) mbledhësi i folklorit dhe traditës së arbërve, Shtjëfën Gjeçovi (1873 -1929) lexojmë: « Zoti kishte ndihmëtarë njerëz me nji sy edhe me njiqind duer (Kiklopët –Katallêjet) të cillët luftojshin me nji fuqi të bindëshme (përbindshme/shumë të madhe-shën im) e për armë kishin huj të hekurt e trenë (trarë) të ndezun, e u bishin lodërtijve në mal të Olympit, e Titanët ishin nëpër male të tjera ». (9)

(10) Daderot, Egypt, Roman Period, 30 BC – AD 324 – Royal Ontario Museum

Në këtë pikturë nga Pompei paraqitet perëndesha e Egjiptit e përiudhës së titanëve Isis, e jëma e perëndisë shqiponjë – Horos (fëmi, fig.poshtë dhe shqiponja në të majtë, si dhe krahët e shqiponjës tek Isis). Përdorimi i këtyre figurave mitike edhe në Itali, dëshmon përhapjen e kulturës muzikore nga titano-pëllazgët dhe hartën e emigrimeve të tyre drejt përëndimit dhe Afrikës veriore.

Që arti i këngës dhe përdorimi i veglave muzikore njihej nga arbërit e kohës së Titanëve, e dëshmon edhe Pseudo-Apollodorus (Bibliotheca 1. 8 – 9) i cili pohon se Titanët kishin fëmijë, siç ishte Kentauri lap Keiron, i cili u arsimua nga Apollo dhe Artemisi me mjeshtërinë e gjuetisë, mjekësisë, profecisë dhe të muzikës,(11) Në këngën e XII të Ferrit dantesk, ai paraqitet sëbashku me dy kentaurët e tjerë, që me shigjetat e tyrë krijonin tingujt shoqërues. Këtij interpretimi i është pranuar përgjithësisht emërimi “kënga e kentaurve”. (12) Mitografi Ptolemy Hephaestion i shk.1-2p.e.r. (New History Book 4) pohon së edhe Dionisi i periudhës së Zeusit, mësoi të këndonte dhe të kërcente, si dhe ritet e bakikeve të inicimit, nga kentauri Kiron (Chiron). (13)

SHPIKËSIT DHE MËSUESIT E KËNGËS

Duhet kuptuar se kënga në parahistori, sikurse të folurit ka qënë veçori e grupit. Tipari themelor i këngës Labe është të kenduarit në grup, që sot ndërkombëtarisht emërtohet KORI. Objektet arkeologjike të Dinastive faraonike, perandorive të Azisë së Vogël, të qytetrimit atllantido-pellazg dhe atij pararomak, japin një materjal të bollshëm të veprimtarive muzikore, veglave shoqëruëse dhe pamje festash dhe ritesh, të cilat marin jetë nga mitet e mbledhura prej shkruesve te lashtë. Është e vërtetë se nuk kemi mundësi të dëgjojmë meloditë apo mënyrën e të kënduarit, por mund të njihemi me hymnet e para në tempullin e Dodonës.

Në Hymnin homerik 32 kushtuar Sellenës (perëndeshës Titane të Zotit-Hana) kemi një lutje drejtuar motrave këngëtare : “… Mousai (Muse) zë-ëmbla bija të Zeusit, mjeshtre në të kënduar, na tregoni për Menen (Luna) me krahë të gjatë [Sellenën]. Nga koka e saj hyjnore (e pavdekshme), një shkëlqim buron nga qielli duke përqafuar tokën; dhe një bukuri e madhe lind nga drita e saj e shndritshme…” (14) Nga ky hymn i veprës së Homerit (shk.8 p.ë.r.), na përshkruhet kori i lashtë dhe emërtimi i këngëtarëve – Mousai (Muses).

Nata, Sellena (Brenda hënës së plotë) Hesperus. (15)

Sipas Enciklopedisë Britannica, në shkrimin Grek (pellazg-shën im) Mousa dhe Latin- Musa, në besimin dhe mitollogjine Greko-Romake, janë përshkruar  motrat perëndesha me origjinë të panjohur, qëndra kryesore e kultit të tyre ishte mali Helikon në Boeoti (Hellada e lashtë). Ato kishin lindur në Pieri (qytet me të njejtin emër si Iperi/Epiri-shën im) në këmb të malit Olimp. (16) Për të zbuluar origjinën gjuhësore të emrit Muza, do të marrim emrin e Mojsiut, figurës qëndrore të Biblës kristiane – Mouses (moʊzɪz). (17) Sipas eruditit çifut Abraham Yahuda (1877–1951), bazuar në Biblën hebreje Tanakh, ky emër ka shprehur idenë “fëmija në ujë”. (18)

Nga përvoja e shkrimeve me temë besimtare kam vërrejtur se, shumë fjalë biblike, gjejnë sqarimin gjuhësor dhe historik vetëm në gjuhën shqipe. Poeti dhe eruditi shqipetar Pashko Vasa (18251892) « E vërteta mbi Shqiperinë dhe shqiptarët », pohon se “emri i Moisiut, nipit të Ramsesit II-të dhe përhapës i krishtërimit, ka qenë tjetër dhe më vonë u quajt “Moisi” dmth mësues. Muse, shqip mësoj dhe musoj, do të thotë: unë mësoj, unë jap mësim. Musois është ai i cili jep mësim, i cili na frymëzon dijen, që lindi shkencën”. (19) Pindari (shk.5p.ë.r) në veprën e tij (Olympian Ode 11. 6 ff) e paraqet në këtë rol: “Ah Mouisa të lutem edhe ty Altheia (e Vërteta), bija e Zeusit … më mbroni (të mos më ndodh-shën im) të qortohem për shkeljen e besës dhe për borxhin ndaj miqeë të çnderuar”. (20) Pikërisht nga ky profesion edukues, Muzat (Mousai) krahas emrave të përveçëm, morrën këtë emërtim përgjithësues.

Ato ishin gjithashtu edhe perëndesha të muzikës, këngës dhe valles, si dhe frymëzuese të poetëve. Në shkencën e Historisë botërore, një përqindje e madhe e emrtimeve në art dhe të qytetrimit, nuk gjejnë shpjegim gjuhësor nga greqishtja apo proto-greqishtja, megjithatë vijojohet të këmbëngulet e kundërta. Kështu p.sh. në Enciklopedinë Treccani lexojmë: “Në shkrimet e poetit romak Gaio Valerio Catullo (84 a.C. – 54 a.C.) In lode di Diana, sikurse tek Quinto Orazio Flacco (65 a. C. – 8 a. C) Carmen Saeculare, sillen shëmbuj të shkëlqyer se si poetët më të mëdhenj latinë kanë ditut të adaptojnë në karakterin dhe artin latin, këtë lloj gjinjë letrare nga poezia lirike greke. (21) Por po të ekzistonte poezia greke, si mundet që emri muzat (dhe shëmbuj të tjerë më poshtë), që përfshijnë të gjitha fushat e artit dhe emri kanga të jenë të gjuhës arbërore? 

Arsyen shkencore na e jep Petro Zheji (Shqipja dhe Sanskritishtja, 2005): «Në morinë e fjalëve të shqipes, ka nga ato që me moshën e tyre mijëravjeçare, janë dëshmi të gjalla të dukurive e mentaliteteve më të lashta e primitive, që janë, si të thuash, «fjalë-fosile» që mbartin shekuj përfytyrime, gjëndje shpirtërore, fakte historiko-shoqërore, asociacione emotive, ngjarje mitollogjike etj.,të cilat kanë dalë prej kohësh nga praktika e jetës, por jo pa lënë gjurmë mbi fjalën e artikuluar, e cila na vjen kështu nga thellësia e mijëravjeçarëve, si një mesazh i mistërshëm, e herë-herë i padëshifrueshëm». (22) Një nga këto fjalë fosile është edhe fjala musois (mësues), që shpreh kuptimin e emrit – Muzat, të cilat emërtoheshin edhe Piridi, nga vendi i origjinës Pieria (Iperia arbërore) (23) pranë malit Olimp, i ndodhur në hapësirën gjeografike të fiseve Lapithe, paraardhësit historik të banorëve  të sotëm Lap të Labërisë.

Me zgjerimin e dijeve, u shtua numri i Muzave :(Kalliope (Calliopë), e poezisë epike; Kleio (Clio), e historisë; Ourania (Urania), e astronomisë; Thaleia (Thalia), e komedisë; Melpomene, e tragjedisë: Polymnia (Polyhymnia), e hymneve besimtare ; Ërato, poezise erotike; Euterpe, poezisë lirike; dhe Terpsikhore (Terpsichore) e cila ishte mësuese e këngës korale dhe vallzimit (24)

1.Muza Polyhymnia, Grkco-Roman (shk.2-të p.e.r) Flokët e ballit janë në formën e rrethit me topthin në mes, simbol i Zotit në besimin pellazg, që shpreh natyrën hyjnore të saj. 2. Muza Terpsichore. 3.Detaj i lires së muzes Terpsichore në formën e pamjes ballore te kafkës së kaut. Museu Pio-Clementino. (25)

Nga shkrimet e autorëve të lashtë, shprehet qartë roli i muzikës dhe valles korale në parahistori. Fakt i rëndësishëm është se ky art, dëshmon edhe sot, origjinën pellazge të miteve dhe besimin sellenik (hënor), që në rastin tonë shprehet tek forma e lirës (fig.3) me kokën e kaut, simbolit dodonas të Krijuesit: KAenergjia krijuese.

Emrat e muzavee (Terpsichore / Polyhymnia) shprehin natyrën zanafillore të hymneve, ku kërcimi shoqërohej me këngë korale. Të dy emrat janë të gjuhës shqipe: Muse Terpsichore (26) (dial.çam terbiet→ sillu siç duhet/sipas zakonit+ kor). d.m.th. mësuese që e vë në terezi kor-in. Muse Polyhymnia (dial.çam poli/plot, shumë (zëra-shën im) +hymn).

Moment i ritit kushtuar perëndisë hënore Thot. Tempulli në Dendérah. Egjipt.

Origjinën e fjalës hymn, historianët e kërkojnë tek ritet kushtuar faraonit Akhenaton (i njohur si Amenhotep IV, Dinastia e18-të). Pa u ndalur tek hamendsimet jo shkencore për fjalën hymn, do përmend thënjen e egjiptollogut Donald B. Redford, i cili veçon një fakt të rëndësishëm: “ky faraon e emërtonte veten si bir të diskut diellor dhe sillej si ndërmjetësi kryesor i Zotit dhe krijimit”, (27) por mbrëti (në lashtësi-shën im) mijëra vjet para Akheatonit, ka ushtruar të njejtin rol. (28) Historianët e lashtë kanë dëshmuar se tempulli i parë i atllantido-pellazgëve ka qënë Dodona dhe Dinastitë faraonikë të Egjiptit kanë qënë fise Atllantide që shpëtuan nga përmbytja. (Zef Katapano, Thoti fliste shqip). Pra fjala HYMN duhet kërkuar tek shqipfolësit, por në formën primitive të pasqyrimit të “ndërmjetësit”: ai që realizon hymjen (dial. tiranas) e lutjes “në shtëpinë e Zotit”.

Por nuk janë vetëm emrat që i kemi përmendur më sipër apo veglat muzikore që pasqyrojnë botën shqipfolëse të artit muzikor të lashtësisë, por edhe qeleshja (fig e dytë djathtas) në mitin e garës muzikore midis Apollonit, udhëheqësit të Muzave dhe Marsias.  

Mbreti i frigëve Mida, në Azinë e Vogël, në garën e mjeshtërisë së fyellit, ja mohoi fitoren perëndisë Apollo, dhe u mallkua dukë e paraqitur në art me veshët e gomarit. (fig.e dytë majtas)

Sarkofag i  periudhës romake (v.290–300) (29)

ORIGJINA E KORIT

Duhet kuptuar se në parahistori kënga, sikurse edhe të folurit, ka qenë veçori e grupit, që sot ndërkombëtarisht emërtohet KOR.

Forma më e lashtë e traditës së korit të shoqëruar me vegla muzikore, emërtohej peana. Ato ishin rite besimtare kushtuar perëndisë Apollo, e më vonë edhe perëndive të tjera olimpike, gjatë riteve për mbrojtje nga sëmundjet, fatkeqsitë apo kur niseshin në luftë.(30) Studiuesit pohojnë se origjina e saktë e fjalës peana është e panjohur, por besohet se lidhet me artin e shërimit si emër hyjnie “mjek i perëndive”. (30) Sipas Fjalorit treccani origjina e tij është nga latinishtja paeana e huazuar nga greqishtja paián. (31) Paieon (Paeon) ishte një shërues i plagëve të marra në beteja, ndërsa Homeri (Il. v. 401, 899.) pohon se ishte mjek i perëndive të Olimpit veçanërisht i Aresit dhe i perëndisë së Ferrit- Hades, lëvduar edhe nga Pindari (Pythian Odë 4. 270): “Ju jeni doktor i momentit (i urgjencës-shën im), emri Paian (Paean) e nderon figurën tuaj”. (32)

Me qënëse deri më sot nuk ka një sqarim gjuhësor për këtë emër, mendoj së duhet ndjëkur rruga besimtare dhe historike e fiseve që e kanë përdorur atë. Perënditë të cilëve u drejtoheshin hymnet e kënduara me epitetin PAIAN/PAION ishte Apollo dhe Asklepi, ku i pari është ati hyjnor i Lapithes, (gr. e lashtë: Λαπίθης), i cili nga të gjithë autorët e parë, pranohet si paraardhësi i fiseve Lapithe (Lape) të Thesalisë. (33)  Asklepi (lat. Aesculapius), i miteve të mëvonshme, njihej si bir i Apollonit dhe Koronit (Coro’nis), e cila, sipas Fjalorit Perseus, rridhte nga një familje po Lapithe. (34) Pra që të dy lidhen me fiset shqip-folëse IPERIOTE- LAPE të Iperisë (Epirit). Pikërisht në këtë hapësirë gjendej Paonia, trevë ë banuar nga peonët, fise të periudhës mikeniane (shk.XV p.e.r.), të cilat, në Luftën e Trojës ishin aleatë të ushtrisë trojane.

Peonia, teatradracma e Patraos, 335-315 a.C.

Homeri, i cili nuk i përmend grekët dhe helenët si fise, u kushton shumë vargje lavdëruese fiseve Peone, të cilat më vonë u përfshinë nga Antigoni II-të, në mbretërinë e Maqedonisë, (35) Për shërbimin në shërimin e plagëve  dhe fitoreve në luftë, me emrin Paian (Paean), të mbretit të Paonisë, ata emërtuan Apollonin udhëheqësin e Muzave, e rrjedhimisht edhe hymnet e tyre – PAIAN. A është vërtet ky emër me i lashtë?

Siç e pame më lartë, në periudhën e Titanëve njihej përdorimi i veglave të para muzikore, kënga  dhe vallja, të dokumentuara edhe në periudhën e perëndive të Olimpit nëpërmjet kentaurit lap Keiron, i cili përmendet në këngën e XII të Ferrit dantesk, së bashku me dy kentaurët, që me shigjetat e tyre krijonin tinguj shoqërues. Këtij interpretimi i është pranuar përgjithësisht nga studiuesit, emërtimi “kënga e këntaurvë”. (36) Po kështu muzika ishte një nga mjeshtëritë që Keironi u ka mësuar heronjve më në zë lapithë të fiseve lape/iperiote (epiriote). Me qënëse kënga Labe ka si veçori të kënduarit në grup që sot emërtohet “kor”, më poshtë, do të njihemi se ç´farë kuptohet me këtë fjalë në Fjalorët historik:

a.Në gjuhën greke (χορός), sipas Enciklopedisë Treccani, fillimisht emri “kor” përcaktonte kërcimin apo një grup valltarësh, dhe më vonë, këngën që shoqëronte vallen dhe me raste, shënonte edhe vendin ku luhej ajo. Dëshmitë në veprat homerike dhe të Hesiodit tregojnë një pjekuri të traditës korale në parahistori. (37)

b.Në Enciklopedinë Britannica (1911) lexojmë se fjala kor (lat.chorus, gr. χορός), ka gjasa që në origjinë shprehte një valle rrethore, fakt që e lidh me fjalën greke χόρτος – gardh, rrethim. Në vallen korale në Greqinë e lashtë, përveç atyre që i kushtoheshin Dionisit, njihet edhe Vallja e Kreut (Crane) në tempullin e Delfit, që festohej me rastin e daljes së Theseut nga labirinthi, një tjetër për luftën e Apollos me Dragoin në Delfi, dhe e Kretës, kushtuar shpëtimit të Zeusit të posalindur me ndihmën e Kuretëve. Modeli i valleve të riteve besimtare në formë rrethi (simbol i Zotit), ku valltari i parë i udhëheq valltarët nga krahu i djathtë, i harmonizuar me valltarin e fundit që e kthen vargun e kërcimtarëve në drejtim të kundërt, nga e majta. Thuhej se Theseu mbas kthimit nga Kreta e kërceu këtë valle, që luhej edhe në kohën e Plutarkut. (38)

I rëndësishëm në këtë model të valles, së mbijetuar edhe në folklorin e arbërve të sotëm, bie në sy emërtimi i tij “Crane” (c latine lexohet k), me origjinë nga gjuha shqipë – KREU (dial.geg.kreni) – që përcakton saktësisht rolin e dy valltarëve udhëheqës të grupit. (39)

Ne kerkimin e fiseve qe i dhane kuptim emrit “kor”, na ndihmon miti i shpëtimit të Zëusit foshnjë nga mbreti Kron, ku na jepen emrat e shpëtimtarëve – KURETË (Curetes)- të njohur si “të lindur nga Toka (gigantes). (40) Gigantes origjinën e ka nga fjala gegeneis (gegët) – “të lindur nga toka” (Gea). (41) Pra Kuretet ishin gegë.

Sipas shkruesve te lashte “ata jetonin ne lugina te pyllezuara malore, qe afronin strehime natyrale mbasi nuk kishin zbuluar akoma ndertimin e banesave. (Diodorus Siculus, Library of History 5. 65. 1 – 66. 1) (42) Esoteristja e shk.19-te Helena Blavatski pohon se Kuretet “adhuroheshin si Perëndi të Mëdha, shpëtimtarët, mbrojtësit dhe udhëheqësit e Njerëzimit dhe askush nuk kishin të drejtë të përmendte apo ta shqiptonte emrin e tyre. Kuretët në mitet parahistorike njiheshin si “Perënditë e Përmbytjes”(43), e deshmuar sot si ngjarje e ndodhur. (44) Shkenca esoteriste i përcakton me emrin Titanë dhe Atllantidas.

Diodorus Siculos (Library of History 5. 65. 1 – 66.1) përshkruan arsyen se përse Kuretët adhuroheshin si Perëndi të vërteta. Kuretët shkëlqenin për mencuri, ata zbuluan shumë gjera që i nevoiteshin njeriut në jetën e përditëshme. Ishën të parët që krijuan tufat e deleve dhe zbutën shumë kafshë të tjera që siguruan mirqënjen e trupit dhe mjeshtrinë e prodhimit të mjaltit. Atyre u dedikohet përdorimi i harkut, për luftë dhe gjueti, Kuretët u treguan njerëzve se si të bashkjetonin, nëpërmjet pajtimit, që nënkuptonte sjelljen sipas rregullit. (45)

Arsyeja e zgjedhjes në këtë studim mitin e Kurëteve (fillimisht të njohur si 2/3 veta, dhe më vonë si grup prej 9 luftetarësh), sepse për ata përfaqësojnë dokumentin periudhën e lindjes dhe zhvillimit të bashkësive të para njerëzore, ku përfshihej edhe Arti besimtar.  Fjala THE përpara emrit të tyre – THE KOURETES (fjalë e gjuhës shqipe “ti the/u flet”), në lashtësi emërtonte udhëheqësit besimtarë / priftërinj. Priftërinjtë e Kretës së lashtë që i shërbenin kultit të Sibelës (Cibeles – Dhemitra e frigëve) emërtoheshin kuretë. (46)

Sipas Thaletas (Fragment 10 (from Scholiast on Pindar) Kuretët shpikën vallen e shpatave dhe ishin të parët që e kërcyen atë. (47) Por a kanë lidhje etnike Kuretët mitikë me shqipetaro-arbërit modern dhe muzikën me shumë zëra të Labërisë?  Le të shikojmë disa fakte të sjella nga shkruesit e lashtë :

  1. Strabonit pohon, që në kohën e tij jetonin fise Kurete në Aetoli, që mbanin një veshje femrore (fustanellën).
  2. Sipas Plinit të Vjetër (Pliny the Elder, Natural History 7. 204) Kuretët, kur ishin në Kretë u mësonin luftëtarëve vallen Pirike (Pyrrhic). (48)
  3. Sipas miteve të banorëve të Kretës, Kuretët kanë jetuar në kohën e Titanëve. (49)

Siç vihet re, si element i përbashkët tek tre fotot është fustanella, plisi dhe modelit i flokëve të Kuretëve. Në shkrimet e autorëve të lashtë, lexojmë se Kuretët i mbanin flokët të gjatë, por kur armiqtë e tyre gjatë luftimit i kapën për flokësh, filluan ta ruanin pjesën ballore, ndërsa mbrapa i lëshonin flokët pas kurrizit duke i kapur apo në formë gërshete. (50)

Straboni na dëshmon, se në kohën e tij kishte fise po me këtë emër [the Kouretes tribe of Aitolia (Aetolia)], por duke marrë parasysh se Kuretët mitik i përkisnin një kohe të stërlashtë, e shikonte me dyshim lidhjen me ta. Por na jep një fakt të çmueshëm historik se, “këto fise të kohës së tij ngjajnë me Kuretët mitik, nga emri dhe veshja femërore (Fustanella-shen im). (51) Sigurisht Straboni nuk mund të parashikonte që edhe në shekullin e 21-të, shqipetaro-arbërit e kanë fustanellën si dëshmi të traditës së tyre. Zbuluesi i Trojës, arkeologu Heinrich Schliemann (1822-1890) pohon se: “Fustanella është veshje origjinale Shqipetare dhe është adaptuar nga Grekët vetëm pas Revolucionit. Ajo është trashëguar në Shqiperi që nga kohët më të lashta; atë e gjejmë shpesh tek statujat antike, duke përfshirë dhe atë të Pirros në Muzeumin e Napolit” (Ithaka, der Peloponnes und Troja: Archäologische Forschungen. by Heinrich Schliemann,1869) (52)   

Kombi Arbër duhet t´i ngrejë një monument madhështor Strabonit, këtij studiuesi të palodhur, i cili përhapi faktet lidhur me origjinat e zhvillimit të qyterimit të Lashtë : “Ata shpikën emra të përshtatshëm për fyellin dhe zhurmat e bëra nga kastanetat, cembalet dhe daullet, si dhe brohoritjet e thirrjet e tyre ‘eu-ah’ dhe goditjet e këmbëve; dhe ata shpikën gjithashtu disa nga emrat me të cilët caktojnë ministrat (drejtuesit-shën im), kërcimtarët koralë dhe shoqëruesit në ritet e shenjta, dua të them Kabeiroi (Cabeiri) dhe Korybantes (Corybantes) dhe Panes, Satyroi (Satyrs) dhe Tityroi, të përfaqësuar me emrin Kuret” (Strabo, Geography 10. 3. 14 – 15) (53), te cilët emërtoheshin edhe Titanë e Atllantidë. (54)

Për emrin e valles (Pyrrhic) të Kuretëve e përmëndur nga Plini i Vjetër, po risjell dokumentin e Marcus Junianus Justinus (Justini Historiarum Philippicarum, libri XLIV), ku dallojmë dy fakte:    

 1- Emri i Epirotëve në latinisht (Pyrrhidae) shkruhej njësoj, sikurse ay i Pirros (Pyrrhus) dhe i gruas së Deukalionit, Pirra (Pyrrha). Po kështu edhe në italisht: Pirridi, Pirro dhe Pirra. (55)                                                                                                                                                                  2. Emri Pyrrikhos (i valles-shën im), i përdorur edhe si emërvend, sipas Pausanias (Description of Greece 3. 25. 2) e ka origjinën nga emri i Pirros djalit të Akilit. (56)

Ky është një dokument shumë i rëndësishëm gjuhësor dhe historik, i cili dëshmon se emri PIRRIDI i epirotëve, siç e thekson autori dhe Pirra/Pirro, në gjuhën shqipe kanë ardhur nga e njëjta rrënjë para-historike IPE, qe ne dialektin çam emertonte shqiponjen. Platoni, ne mesimet e tij secrete, duke permendur Permbytjen e Atllantides, na e sqaron edhe me mire periudhen e shqip-folesve: “Aty ku supozohet se dikur ndodhej ai kontinent, sot është Oqeani Atlantik në thellësitë e të cilit mendohet, se ndodhen mbetjet e atij qytetërimi të madh. Në historinë ezoterike të planetit tonë, Atlantida është kontinenti i katërt që pason në kohë Tokën e Shenjtë të Paprishshme, Hiperborean dhe Lemuria. (57) Hiporbean ishin fiset Iperiote të Iperisë (Epirit) që emigruan në veri (Dardaninë historike).

Studiuesi Zihni Sako, në studimin e tij „Rreth gjenezës së valles pyrrike„ (Kuvendi i studimeve ilire, v.II) pohon se: «Pyrrike» quhet vallja e tipit luftarak, e njohur përgjithësisht me emrin «vallja e shpatave» (… ) Kjo valle njihet gjërësisht në Shqipëri. (…) Vallja shqiptare ka ushtruar një ndikim të madh tek popujt e tjerë, veçanërisht tek grekët, siç e tregojnë vetë emrat «alvaniko» «arvanitiko» dhe «çamiko» me të cilat emërtohet kjo valle prej tyre.(58)

Miti i KURETEVE dhe i figurave që përmenden në studim, EMËRTIMET që shpjegohen me GJUHËN SHQIPE të banorëve që historia i njeh si autokton, trashëgimia e të cilëve është e gjallë edhe sot tek shqipetaro-arbërit, dëshmon se kënga me shumë zëra e përfaqësuar nga KËNGA LABE ËSHTË GJINIA MË E LASHTË MUZIKORE E DËSHMUAR DERI MË SOT.

Fatbardha Demi [email protected]

Tiranë, 16. 01. 2024

(Referencat nuk publikohen)

***

© Pashtriku.org

__________________

BESIMI PARAHISTORIK I ARBËRVE TË LASHTË

https://pashtriku.org/besimi-parahistorik-i-arberve-te-lashte/

Total
0
Shares
1 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura