SADRI RAMABAJA: UKRAINA DHE AGJENDA EUROPIANE

Prishtinë, 03. 03. 2014 – Pas përmbysjes së madhe në Kievë, Vashingtoni, Brukseli dhe Berlini bëjnë thirrje për gjakftohtësi dhe veprim racional (*). Moska përgjigjet me cinizëm. Një ndihmë e vogël, simbolike, nga Kosova, për familjet e të rënëve gjithandej në Ukrainë, do të ishte shprehje e solidaritetit për popullin ukrainas dhe marrshin drejt lirisë.
– Rënja e “Perandorisë” moderne ruse, që në historinë politike të shekullit XX-të qe pagëzuar si Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike, para dy dekadave solli në jetën reale të gjeopolitikës Ukrainën si Republikë të pavarur, me kufijtë e saj që ishin përcaktuar gjatë epokës kur kjo “Perandori” ishte në kulmin e lulëzimit të saj.
Për dallim nga ish republikat tjera të rajonit, në Ukrainë, për gjatë këtyre dy dekadave, etnonacionalizmi nuk kishte arritur të shpërfaqë përplasje mes etnive ekzistuese: ukrainasëve, tatarëve dhe rusëve. Një lloj koegzistence mes këtyre etnive dhe të tjerave, vazhdonte të dukej si e mundshme edhe në gadishullin e Krimesë, ku një pjesë e mirë e popullsisë janë të përkatësisë ruse dhe ku vazhdonin të ishin të dislokuara nëndetëset ruse.

 Por,java që lamë pas, i dha fund statusquo-së. Qeveria e re e Ukrainës ndërkohë ka humbur kontrollin në Krime. Në përleshjet blic mes palëve, forcat radikale pro ruse,në Simferopol, morën parlamentin rajonal. Në procedurë urgjente,që i ngjante skenarëve të Këshillit Nacional Serb të veriut të Kosovës, forcat pro ruse, në përmbyllje të puçit, kanë zgjedhur kryeministrin e ri të Krimesë, që nuk njeh qeverinë e Kievit.
Në veprim tashmë janë vënë edhe forcat ushtarake ruse. Aeroporti i Simpferpol-it ndodhet në duart e armatës ruse. Nëpër rrugët dhe sheshet e qytetit marrshojnë tankset ruse. Qyteti po vazhdon të bëjë jetën e pengut.
Në këtë pjesë të Ukrainës po krijohet me shpejtësi drite, realiteti ri politik. Duket se ky realitet i ri, sa ishte produkt i naivitetit të opozitës nacionaliste, me tone të theksuara fashizmi, aq edhe i cinizmit të përkryer rus. Brenda orëve, kur në Kiev, pas largimit të prsidentit pro rus, Viktor Janukoviq, vrushkujt e nacionalizmit kishin vërshuar dhe kishin përmbytur bashkë me sheshet dhe rrugët e Krimesë, edhe racionalitetin politik, teksa po mirrej vendimi për heqjen e gjuhës ruse si gjuhë zyrtare në rajonin e Krimesë, duke i dhënë kështu një lloj “legjitimiteti” ndërhyrjes ruse.
Në krejt këtë garë pozicionimi, humbës të mëdhenjë rezultojnë të jenë para së gjithash tatarët e deportuar në epokën e Stalinit, që përbëjnë më se 12% të popullsisë. Ndërkaq diplomacisë i mbetet të shpëtoj aq sa është e mundur të shpëtohet.
Kjo është arsyeja përse vetëm brenda dhjetë javëve të fundit,Sekretari i Jashtëm i SHBA, Xhon Kerri dhe Mministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Valter Shtajnmajer, janë takuar katër herë. Takimi i së enjëtes ishte edhe një dëshmi shtesë për të dëshmuar se ç’peshë ka fituar Gjermania në relacionet transatlantike.
Pas takimit të së enjtes, Xhon Kerri deklaron hapur se “SHBA i gëzohen rolit të shtuar të Gjermanisë në zgjidhjen e problemeve me karakter global”, raporton Reuters.
Rrjedha e revolucionit demokratik në Ukrainë ishte jashtëzakonisht e shpejtë.
Ngadhnjyes, në përmbyllje të tij, duket se do të jenë shumë palë. BE-ja me një fuqi motorike si Gjermania në ballë, kësaj radhe është dëshmuar se mund të kryej misione historike. Misioni ndërmjetësues i tre ministrave të jashtëm, atij të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, dhanë frutet e duhura. Vendi unxorrë nga gremina e luftës civile, ku dukej se do ta shpjente pashmangshëm qeveria autoritariste e Viktor Janukoviqit.
Por, a mund të themi se me këtë, agjenda evropiane për Ukrainën u dëshmua e sukseshme?
Gjithësesi jo. BE-ja do të duhej të ishte në një masë të mirë edhe vetëkritike, për faktin pse Ukraina u gjet buzë luftës civile. Mosreagimi me kohë i BE-së dhe ai i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i dha kohë e mundësi kalkulimi diktatorit Janukoviq.
Ukraina tashmë ndodhet para kolapsit financiar. Demokracia ka nevojë që të mbështetet fuqishëm dhe populli ta shijojë atë përmes rritës së mirëqenies.
Kjo çfarë ndodhi rreth Ukrainës, do të mrohej si leksion shtesë edhe për BE, sidomos për hapat e pritshëm për zgjerimin drejt Evropës Juglindore, e natyrisht edhe në raport me agjendën kundruall Ukrainës.
Duket se Ukraina tek tashti do ta vërej se kjo agjendë, që për moto ka paqën dhe lirinë, ka koston e vet.
Rrjedha e ngjarjeve ditën e shtunë ishte pothuajse marramendëse, kambanë alarmi për Bashkësinë Ndërkombëtare. Për pasojë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, reagoi duke thirrë mbledhje të jashtëzakonshme. Britanikët, që janë inicues të këtij takimi urgjent të KS të OKB, po insistojnë që gjendjen në Krime, realisht pushtimin e Krimesë nga Rusia, ta shndërrojnë në temë diskutimi.
Duke marrë në konsideratë fuqinë proporcionale në Këshillin e Sigurimit, nuk pritet që të kemi farë vendimi obligativ, meqë vetoja e Rusisë mbetet bllokuese.
Ambasadorja amerikane pranë OKB, zonja Samanta Pover, i ka bërë thirrje paraprakisht Rusisë që të stopojë marrshin e trupave drejt Krimesë dhe t’ i tërheq mbrapa ushtarët që tashmë ndodhen në Krime.
Me veprimet ushtarake në Gadishulllin e Krimesë, Moska hapur ka cënuar sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës. Por, pavarësisht këtij fakti të hidhur, diplomacia perendimore tutje mund të thirret në marrveshjen e vitit 1994, që ishte arritur mes Rusisë, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, e që kishte të bënte me garantimin e sovranitetit të Ukrainës, kur qeveria ukrainase ishte pajtuar që ta dorëzojë armatimin e saj nuklear. Bazuar edhe në këtë marrveshjeje, Moska do të duhej të detyrohej të respektojë sovranitetin e Ukrainës. Përndryshe agjenda evropiane lidhur me Ukrainën, do të mbetej e mangët.
Në këtë rrjedhë ngjarjesh me pasoja largëvajtëse në rrafshin e marrdhënieve ndërkombëtare, shqiptarët si komb, do të duhej të kishin agjendën e tyre të reagimit , por edhe veprimit politik. Ajo agjendë, gjithësesi nuk do të duhej bazuar në parimet e filozofisë politike që marrin në konsideratë prapavijën sociopolitike. Përkundrazi, kjo strategji veprimi do të duhej bazuar në interesa të pastra tgjeopolitike dhe nacionale.
Në këtë kuadër, një ndihmë e vogël, simbolike, nga Tirana e Prishtina (e organizuar nga Kryqi i Kuq) për familjet e të rënëve gjithandej në Ukrainë, do të ishte shprehje e solidaritetit për popullin dhe marrshin e tij drejt lirisë.
____________________________
(*) SHËNIM I KRYEREDAKTORIT TË PASHTRIKU.ORG, SH.BERISHA
Presidenti i 32’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin Delano Roosevelt (30 janar 1882 – 12 prill 1945), në një fjalim të tij historik ka thënë:

 “Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”!

Prandaj edhe zhvillimet në Ukrainë që nga fillimi i “protestave opozitare” e deri më sot (te intervenimi rus në Krime), janë planifikuar për të ndodhur në këtë mënyrë (ashtu siç kanë ndodhur dhe po vazhdon edhe më tutje në Siri…, e ashtuqujatura “Pranvera arabe”)!!! Telefonatat Obama – Putin, takimet Xhon Kerri – FrankValter Shtajnmajer etj., lidhur me këto zhvillime janë një intrigim e manipulim i opinionit publik… Pa dyshim kjo dramë do të përfundoj ashtu siç e kanë planifikuar oligarkët global (në Vashington, Bruksel, Berlin, Londër, Moskë…), të cilët krijojnë kriza të tilla politike për të nxjerrë përfitime të mëdha ekonomike etj. Zatën të gjitha luftërat qytetare, ndërshtetërore, rajonale e kontinentale, në të kaluarën e largët dhe të afërt e kanë patur këtë synim!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura