SADRI RAMABAJA*): VIKTORIA NULAND NË KOSOVË – KUJT DO T’I THOTË ‘FUCK’?! (FOTO+VIDEO)

Prishtinë, 13. 07. 2014 – Mes Hashimit dhe Ramushit në këtë rrafsh nuk ka shumë përdallime, por për aq sa kishin nuanca përdalluese A.Jazenuk dhe V.Kliçko, sidomos në raport me interesat gjeopolitike ameriakne, edhe Nuland, si VV, duhet ta zgjedh të keqën më të vogël – Ramushin. Kjo agjendë interesash përputhet pothuajse plotësisht edhe me atë të interesave afatgjata shqiptare, bartës i së cilës tashmë është lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Shih për këtë, takimi i Kurtit me diplomatët amerikan të rangjeve të larta, pres të jetë fare i afërt dhe të shenojë pikërisht kthesën e re në rajon, atë që shenjon epoka.
Në sistemin politik që ndërtojmë, me pretendime që të jemi pjesëmarrës të dinjitetshëm, Shteti dhe partitë politike cilësohen si kryevlera, respektivisht vlera në shërbim të qytetarëve.
Në Kosovë, për kohë të gjatë, dallimi mes politikës dhe religjionit si pjesë e filozofisë, por edhe mes vet filozofisë dhe politikës, nuk është bërë sa e si duhet, prandaj udhëheqësit politik janë fetishizuar dhe trajtuar si perendi, ndërkaq partitë politike si misionare.
Por, qytetarët më shumë se për sofizma filozofike e idhujtari, kanë nevojë për Bukë e mirëqenie.
Shih për këtë, tashti kemi nevojë urgjente të zbresim në realitetin politik; kemi nevojë urgjente ta çlirojmë jo vetëm Shtetin, por edhe partitë politike, duke ua kthyer këto vlera në kuptimin real, të prekshëm, atyre që u takojnë – qytetarëve.

Nuland në Kosovë, 13. 07. 2014: Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, u ka bërë thirrje sot udhëheqësve politikë të Kosovës që të vazhdojnë bisedimet me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Në Ukrainë, edhe para aneksimit rus të Krimesë, vite më herët, po thyheshin shtizat për një agjendë të re gjeopolitike. Kjo agjendë nuk ishte krejt e qartë se kë do ta kishte për timonier: Arseni Jazenuk-un apo Vitali Kliçko-n. Diplomatja amerikane, Viktoria Nuland, në stilin krejt amerikan, e patë bërë të qartë se kush do ta mirrte timonin pas protestave në Kiev. Shprehja e saj e famshme „Fuck the EU“ dhe përgjigja e Ambsadorit të saj në Ukrainë (“Oh, exactly, and i think we’ve got to do something”)…i patën bërë të flisnin disi vetëtmevete disa burrshtetas europian.
Gjuha e ashpër e saj dhe e adresuar qartë ndaj një shtrese politikanësh autokrat të Europës Juglindore, që kanë zhvatur pasurinë e vendit për interesat e tyre personale dhe të klaneve të tyre, nuk kishte të bënte vetëm me këtë soj plangprishësish!
Nuland gjatë fjalimit tek ka zënë në gojë edhe Kosovën, është shprehur fare qartë, pa as edhe një fije takti diplomatik, duke i cilësuar disa politikanë të rajonit, si “të ndyrë që pasurohen në kurriz të qytetarëve.”
“Europa nuk mund të jetë e plotë kur kleptokratët i trajtojnë shtetet si bonanza (pasurim i shpejtë) për vete dhe shokët e tyre … Nuk mund të ketë paqe kur politikanët e korruptuar përdorin kërcënime politike ekonomike dhe gjyqësore për t’ia zënë frymën opozitës dhe për të vjedhur qytetarët e tyre” – ka thënë Nuland.
“Korrupsioni nuk është vetëm vrasës i demokracisë, por ai është edhe një mjet më shumë në aresnalin e autokratëve dhe kleptokratëve që kërkojnë të shtrijnë ndikimin e tyre, dobësojnë demokracitë tona dhe të pasurojnë vetë në llogari të qytetarëve tanë” – është shprehur ajo, pothuajse me fjalorin që ka kohë që po shprehet edhe VV në Kosovë.
Shteti dhe demokracia e brishtë e Republikës sonë nuk mund të ndërtohen dhe të bëhen pjesë e demokracive perendimore, pa ndryshuar në esencë dialogun pa parime me Serbinë, dhe pa rishikuar tërësisht politikat që kanë të bëjnë me privatizimin, tashmë të tjetërsuar e përvetësuar nga kjo shtresë oligarkësh tashmë e njohur edhe nga miqtë tanë.
Mes Hashimit dhe Ramushit në këtë rrafsh nuk ka shumë përdallime, por për aq sa kishin nuanca përdalluese A.Jazenuk dhe V.Kliçko, sidomos në raport me interesat gjeopolitike ameriakne, edhe Nuland, si VV, duhet ta zgjedh të keqën më të vogël – Ramushin.
Kjo agjendë interesash përputhet pothuajse plotësisht edhe me atë të interesave afatgjata shqiptare, bartës i së cilës tashmë është lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Shih për këtë, takimi i Kurtit me diplomatët amerikan të rangjeve të larta, pres të jetë fare i afërt dhe të shenojë pikërisht kthesën e re në rajon, atë që shenjon epoka.

*) Autori është profesor universitar.

*   *   *

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

SHERADIN BERISHA: PAS 8 QERSHORIT NIS ZHGËNJIMI! MISIONI I MASKAVE DO TË JETË: ‘SHITJA – PRIVATIZIMI I PASURISË KOMBËTARE DHE NEGOCIATAT E REJA ME SERBINË!
Pashtriku.org, 01. 06. 2014 – Për 15 vjet rresht pas luftës në Kosovë, kemi parë se si lidershipi i partive “rivale” politike PDK-LDK-AAK-AKR…etj., gjatë zhvillimeve të ndryshme politike, e veçanërisht gjatë fushatave elektorale dhe debateve të shumta televizive (si këto që po zhvillohen këto ditë për zgjedhjet e 8 qershorit), nuk kursyen fjalë për të artikuluar sa më shumë premtime boshe, por edhe akuza dhe kundërakuza ndaj njëri tjetrit, për të joshur elektoratin e varfër. Shikuar nga ky prizëm, “lufta” për pushtet këto parti i bënë të ndryshëm dhe “armiqësorë” në sy të opinionit publik, ndërkohë që në jetën e përditshme shefat e tyre (këta maska/renjë): Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Behgjet Pacolli…, bashkëpunojnë mirë me kompanitë dhe firmat e shumta, të regjistruar në emër të vëllezërve, fëmijëve, të afërmve dhe miqve të tyre, e të cilat përfitojnë tendere shumëmilionëshe (nga paratë publike) për ndërtimin e rrugëve, shkollave, shesheve, qendrave sportive, ndërtesave shumëkatshe etj. Tashmë është bërë i ditur fakti se, kjo garniturë politikanësh me strukturat e sajë kriminale i menaxhon të gjitha kazinot (bixhozet), bastoret etj., në Kosovë, se janë zhvatës të haraqit e përfitues nga kontrabanda me cigare, narkotikë, derivate të naftës etj., duke bashkëpunuar edhe me politikanët e vendeve fqinje, dhe nga të gjitha këto veprimtari të ligjshme e të paligjshme – kanë bërë pasuri përrallore.
Për më tepër ky soj oligarkësh, duke shfrytëzuar fuqinë e pushtetit, kanë ndërtuar hotele e lokale të natës për punë biznesi, shtëpi shumëkatshe e villa superluskoze në vendet më atraktive të Kosovës. Po t’i vizitoni lagjet e Prishtinës: Veternikun, Taslixhen, Arbërinë, Dardaninë, etj., apo Liqenin e Badofcit, Malet në grykën e Rugovës, Malet e Sharrit – Brezovicën, Parkun Kombëtar në Prevallë etj, etj., do të shihni se sa mirë e rahatshëm bashkëjetojnë këta MASKA/renjë, ndërkohë që shumica e popullatës janë të papunë, jetojnë në varfëri dhe përballen çdo ditë me skamjen!

(…)

HAPE: https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=2846

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura