„SAFARI I SNAJPERЁVE“ – GJATЁ LUFTЁS NЁ SARAJEVЁ

“Safari i Snajperëve”: Denoncimet e hershme, dëshmitë e reja dhe pyetjet e hapura për përgjegjësinë e individëve gjatë rrethimit të Sarajevës

Nga Adnan Qaka

Artikulli i Oslobođenjes i 1 prillit 1995 shënoi një nga denoncimet më të hershme dhe më të rëndësishme lidhur me fenomenin makabër të ashtuquajtur “safari i snajperëve” gjatë rrethimit të Sarajevës. Duke u mbështetur në raportimet e shtypit italian dhe kroat, gazeta dokumentoi ekzistencën e një forme të re dhe të çoroditur të “turizmit të luftës”, në të cilën individë të huaj paguanin për të marrë pjesë në qëllime të drejtpërdrejta (vrasje) ndaj civilëve boshnjakë nga pozicionet e forcave të armatosura serbe.

Raportimet e mediave italiane, përfshirë La Stampa dhe burime të cituara nga Zagrebački Vjesnik, zbuluan funksionimin e kësaj praktike: vizitorë të ardhur nga vende të ndryshme europiane dërgoheshin në pozicionet dominuese mbi Sarajevë, ku u ofrohej mundësia të qëllonin mbi gra, fëmijë dhe të moshuar, në këmbim të pagesave të konsiderueshme në valutë të huaj.

Dëshmitë e publikuara përfshinin edhe rrëfimin e një gazetari italian, i cili përshkruante se si një oficer serb i kishte ofruar atij “kënaqësinë” e provës së snajperit kundër civilëve në rrugën famëkeqe të snajperëve pranë hotelit “Holiday Inn”.

Në këtë kontekst, avokati serb Çedomir Stojković ka rikthyer në vëmendjen publike, në vitet e fundit, një sërë deklaratash dhe dëshmish që lidhen me praninë e Aleksandar Vučićit si vullnetar në pozicionet serbe rreth Sarajevës. Stojković ka publikuar dokumente dhe citime ku Vučić pohon se gjatë shpërthimit të luftës ishte paraqitur vullnetarisht në “pjesën serbe të Sarajevës”, duke shërbyer për një periudhë kohore në zonën e varrezave hebraike – një prej pikave më të njohura të snajperizmit gjatë rrethimit.

Pretendime për praninë dhe rolin e Vučićit në formacione të armatosura serbe janë përmendur gjithashtu në dëshmitë e Vojislav Šešelit para Tribunalit të Hagës (ICTY), ku ai ka pohuar se Vučić kishte qenë vullnetar nën komandën e Slavko Aleksiçit, në një sektor që përmendet shpesh në raportet mbi të shtënat kundër civilëve. Këto deklarata, të cilat nuk janë trajtuar në mënyrë të plotë nga organet ndërkombëtare të drejtësisë, po përdoren sot nga Stojković për të ngritur dyshime serioze mbi mundësinë e përfshirjes së Vučićit në aktivitetet e lidhura me “safarin e snajperëve”.

Aktualisht, prokuroria italiane nën drejtimin e prokurorit të antiterrorizmit Alessandro Gabbrielli po shqyrton dëshmi dhe materiale që lidhen me këtë fenomen, përfshirë raportin e ish-kryetares së Sarajevës, Benjamina Karić, si dhe dokumentacionin e mbledhur nga gazetari Ezio Gavazzeni, i cili pretendon se të paktën njëqind persona kanë marrë pjesë në këto “turne snajperësh”.

Fakti që, më shumë se tre dekada pas rrethimit të Sarajevës – një periudhë në të cilën u vranë mbi 11 mijë civilë dhe qyteti u mbajt nën zjarr snajperësh e artilerie për afro 1300 ditë – (që shenon një rekord  botëror) rreth 1000 prej tyre ranë si viktima të snajperistëve, shumë nga akuzat e ngritura publikisht nuk janë hetuar në mënyrë të plotë, paraqet një dështim të thellë të mekanizmave ndërkombëtarë të drejtësisë.

Ish-agjenti i shërbimit sekret boshjak, Edin Subashiç pretendon se në vitin 1993 e kishte njoftuar shërbimin italian ushtarak të inlelegjencës SISMI për “safarit” dhe përfshirja e shtetasve italian. Sipas Subashiçit, dokumentet përkatëse që egzistojnë në Bosnjë e Hercegovinë janë të klasifikuara si “sekrete” dhe të paarritshme. Mungesa e presionit të mjaftueshëm diplomatik nga shtetet perëndimore ndaj institucioneve të Serbisë për zbardhjen e rolit të individëve të veçantë në krimet e gjenocidit serb në Bosnjë, si edhe dështimi për ta njohur plotësisht atë që ka ndodhur në Bosnjë si gjenocid dhe për të siguruar përgjegjësi shtetërore për Serbinë, përbën një padrejtësi të vazhdueshme ndaj viktimave dhe një plagë të hapur për drejtësinë ndërkombëtare.

—————–

Sniper Safaris: The Wealthy Europeans Who Paid $100K to Hunt Civilians in Sarajevo | Dark History

***

Avokati serb pohon: “Vuçiç ka marrë pjesë në safari-n e Sarajevës, a është kjo çadra sekrete” (Srbijanski advokat tvrdi: “Vučić je učestvovao u Sarajevo safariju, da li je to tajna kišobrana”)

https://www.klix.ba/vijesti/regija/srbijanski-advokat-tvrdi-vucic-je-ucestvovao-u-sarajevo-safariju-da-li-je-to-tajna-kisobrana/251116124

***

Në 30 vjetorin e gjenocidit serb në Srebrenicë!

GJENOCIDI NË SREBRENICË ISHTE PRELUDI I NDARJES SË BOSNJË DHE HERCEGOVINËS NË FEDERATËN KROATO – BOSHNJAKE DHE REPUBLIKA SRPSKA!

***

Në 30 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë!

PËRGJEGJËSIA E FUQIVE TË MËDHA PËR GJENOCIDIN NË SREBRENICË!

https://pashtriku.org/pergjegjesia-e-fuqive-te-medha-per-gjenocidin-ne-srebrenice/

***

Në 30 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

PSE HESHTI CIA AMERIKANE NË KOHËN KUR PO KRYHEJ GJENOCIDI NË SREBRENICË DHE JO VETËM?!

https://pashtriku.org/pse-heshti-cia-amerikane-ne-kohen-kur-po-kryhej-gjenocidi-ne-srebrenice-dhe-jo-vetem/

***

Në 30 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

SPASTRIMI I KOORDINUAR ETNIK NË BOSNJË DHE HERCEGOVINË, KRIJOI REPUBLIKËN SERBE DHE FEDERATËN KROATO – BOSHNJAKE, ME QËLLIM TË PARANDALIMIT TË NJË SHTETI ISLAMIK NË EUROPËN JUGLINDORE!

https://pashtriku.org/spastrimi-i-koordinuar-etnik-ne-bosnje-dhe-hercegovine-krijoi-republiken-serbe-dhe-federaten-kroato-boshnjake-me-qellim-te-parandalimit-te-nje-shteti-islamik-ne-europen-juglindore/

***

Në 30 vjetorin e gjenocidit serb në Srebrenicë!

GJENOCIDI NË SREBRENICË ISHTE PRELUDI I NDARJES SË BOSNJË DHE HERCEGOVINËS NË FEDERATËN KROATO – BOSHNJAKE DHE REPUBLIKA SRPSKA!

Në 30 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

PSE HESHTI CIA AMERIKANE NË KOHËN KUR PO KRYHEJ GJENOCIDI NË SREBRENICË DHE JO VETËM?!

https://pashtriku.org/pse-heshti-cia-amerikane-ne-kohen-kur-po-kryhej-gjenocidi-ne-srebrenice-dhe-jo-vetem/

Ilustrimet © Pashtriku.org

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura