“SAMITI PËR DEMOKRACINË” DHE RRËZIMI I URDHËRIT TË BIDENIT PËR VAKSINIMIN ME DETYRIM!

“SAMITI PËR DEMOKRACINË” DHE RRËZIMI I URDHËRIT TË BIDENIT PËR VAKSINIMIN ME DETYRIM!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 9 dhjetor 2021, Pashtriku 13.01.2023

Sot nën patronatin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka nisur punimet “Samiti virtual për Demokracinë”, ku po marrin pjesë 110 shteteve, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Presidenti Biden qysh në hapje të “samitit” u angazhua për “ripërtëritjen e demokracisë”.

“Demokracia nuk ndodh aksidentalisht. Ne duhet ta ripërtërijmë në çdo gjeneratë dhe sipas meje, kjo është çështje urgjente për të gjithë ne”, thotë Biden.

Në vazhdim presidenti Biden, duke pas parasysh Rusinë dhe Kinën, përmendi zgjerimin dhe fuqizimin  autokracisë në botë.

“Përmes presionit të jashtëm nga autokratët, që duan të zgjerojnë fuqinë e tyre, për ta eksportuar dhe zgjeruar ndikimin e tyre në mbarë botën dhe për të justifikuar politikat dhe praktikat e tyre represive, si mënyrë më e mirë për të adresuar sfidat e sotme”, ka thënë Biden.

Presidenti Biden derisa foli për iniciativat në planin e brendshëm në SHBA, me qëllim të përmirësimit në jetën amerikanëve, tha se “ne po dyfishojmë mbështetjen tonë për demokracitë në mbarë botën”.

Në këtë kuadër ai bëri thirrje që bota të ngrihet në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Si komunitet global për demokracinë ne duhet të ngrihemi për vlerat që na bashkojnë, ne duhet të ngrihemi për drejtësi dhe sundim të ligjit, për liri të shprehjes, liri të tubimit, liri të medias, liri të besimit dhe për të gjitha të drejtat e njeriut”, ka thënë Biden.

***

Pikërisht në ditën kur po mbahet “Samiti për Demokracinë” bëhet publike vendimi i Senatit në SHBA që rrëzon urdhërin e presidentit Biden për Vaksinimin me detyrim.

Vaksinimi me detyrim po rritet kryesisht tek njerëzit e punësuar! Në SHBA “vaksinimi i detyruar për bizneset me më shumë se 100 punonjës ka nxitur një debat të ashpër në senatin amerikan të kontrolluar nga demokratët. Me 52 vota pro dhe 48 kundër, ligjvënësit rrëzuan urdhërin e presidentit Biden, duke argumentuar se askush nuk mund të detyrohet të zgjedhë midis vaksinës dhe vendit të punës.”

Klikoni këtu 👇👇👇

Senate votes to block Biden vaccine mandate, which has already hit roadblocks in court

https://www.cnbc.com/2021/12/08/biden-vaccine-mandate-senate-votes-to-overturn-osha-rule.html

***

Një gjykatës federal në Gjeorgji lëshoi ​​​​një qëndrim mbarëkombëtar në mandatin e Presidentit Joe Biden për vaksinën të martën në fitoren e fundit për përpjekjen republikane për të ndaluar kërkesën.

Gjykatësi i qarkut i SHBA Stan Baker nxori vendimin të martën pasdite, duke iu bashkuar dy vendimeve të tjera të gjykatës federale që bllokojnë hyrjen në fuqi të mandatit të Biden. Administrata Biden kërkon të kërkojë vaksinime për të gjithë punonjësit federalë dhe punonjësit e kontraktorëve federalë. (I LIDHUR: Gjykata Federale e Apelit mbështet bllokimin ndaj mandatit të vaksinës Biden)

Më gjerësisht kliko këtu 👇👇👇

https://dailycaller.com/2021/12/07/biden-vaccine-mandate-georgia/

Fjala detyrim nënkupton: dhunë, forcë, shtrëngim! Dhe në këtë kohë plandemie, vaksinimi me detyrim

pa dyshim është veprim i papranueshëm dhe si i tillë ka përmasa jo demokratike, për faktin sepse po bëhet me dhunë, forcë e shtrëngim, pa u përfillur

mbrojtja e lirive dhe të drejtat elementare të njeriut, për të cilat foli sot presidenti Biden në “Samitin për Demokracinë”!

Për mendimin tim promovimi i “demokracisë” nga Zoti Biden në “Samitin e Demokracisë” bjerë ndesh me urdhërin e tij për vaksinimin me detyrim, për çka dhe ligjvënësit e rrëzojnë si akt antiligjorë dhe jo demokratik!

Zgjimi është shpëtimi!

JO VAKSINIM ME DETYRIM!

______________________

LOJËRAT SIMULUESE TË GLOBALISTËVE ME COVID!

***

GJYKATËSI FEDERAL BLLOKON MANDATIN E VAKSINËS ME DETYRIM QË E PROMOVON PRESIDENTI, JOE BIDEN!

https://pashtriku.org/gjykatesi-federal-bllokon-mandatin-e-vaksines-me-detyrim-qe-e-promovon-presidenti-joe-biden/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura