SHERADIN BERISHA: ADOLF HITLERI NUK BËRI VETVRASJE NË BERLIN, I GJINDET VARRI NË ARGJENTINË! (FOTO+VIDEO)

Pashtriku.org, 28. 09. 2016: – Në historinë zyrtare shkollore kemi mësuar se, “më 30 prill 1945, Adolf Hitleri dhe gruaja e tij, Eva Braun kanë bërë vetëvrasje, në një bunker sekret në Berlin”. Sipas versionit zyrtar, “Adolf Hitleri qëlloi veten me pistoletë, ndërsa Eva Braun zgjodhi një dozë vdekjeprurëse cianidi dhe në përputhje me urdhërat e dhëna nga vetë Fyhreri, trupat e tyre u dogjën”.
A është i vërtetë ky version zyrtar? Jo, nuk është i vërtetë!
“Adolf Hitler nuk është vetëvrarë në bunkerin e Berlinit në vitin 1945 por ishte arratisur në Argjentinë, dhe ka jetuar deri në vitin 1962. Nuk dëshirojmë të riparojmë historinë, por ka shumë dëshmi tek të cilat kemi arritur dhe që nuk duhet të injorohen”, – kështu ka theksuar Gazetari britanik Gerrard Uilliams për Sky news. Sipas tij, nuk ka dëshmi për vdekjen e Hitlerit dhe bashkëshortes së tij Eva Braun në bunker, por dëshmitë dhe faktet për jetën e tyre në Argjentinë janë të vërtetuara dhe ato vështirë mund të përgënjeshtrohen.
Gazetari Gerrard Uilliams së bashku me Simon Dunstan kanë botuar librin me titull: “Grey Wolf: The Escape Of Adolf Hitler” (Ujku i përhimtë: Arratisja e Adolf Hitlerit). Autorët shkruajnë se Hitleri dhe Eva Braun ishin arratisur në Argjentinë, në prillin e vitit 1945 dhe se atje jetoi 17 vite, ku pati edhe dy vajza. Për arratisjen e Hitlerit ishin në dijeni edhe shëbimet amerikane!

***
Lexoni: Gerrard Williams – The Escape of Adolf Hitler
http://www.redicecreations.com/radio/2012/03/RIR-120304.php

Adolf hitleri me E.Braun në Argjentinë (1947)

Kufoma e Adolf Hitlerit (Agjentinë 1962)

Në libër citohen një sërë burimesh, të tilla si kuzhinierë dhe mjekë të cilët thonë se e kanë njohur Hitlerin para se ai të vdise në moshën 73- vjeçare me 13 shkurt të vitit 1962. Pasuria ku ai ishte strehuar ishte e drejtorit të kompanisë “Mercedes” në Argjentinë, i cili ka qenë një përkrahës i fuqishëm i nazizmit.
Shikoni videon:

Adolf Hitler Did Not Die In Berlin – WWII … Argentina?

NË ARGJENTINË ËSHTË GJETUR VARRI I ADOLF HITLERIT!
Tashmë arkeologët në Argjentinë kanë gjetur edhe varrin e Adolf Hitlerit. Varri është gjetur në një terren malor me një sipërfaqe prej 60 km, ku rrallë kush ka shkelur atë vend. Në këtë mal mund të hyhet edhe me anije përmes një gryke. Në varrin e gjetur 70 metra nga vilat e banimit shkruhet: “Këtu pushon Adolf Hitler, Fyhreri i Rajhut të tretë”. Arkeologët kanë kërkuar që të kryhet ekspertiza e ADN-së për të provuar shkencërisht një nga ngjarjet më të rëndësishme të kësaj periudhe si dhe për të demaskuar historinë e rrejshme të “vetvrasjes së Hitlerit”!

_____________________

Burimet:
Adolf Hitler Did Not Die In Berlin – WWII … Argentina?
https://www.youtube.com/watch?v=XPZecYezhoY
***
BREAKING: is this the picture that proves Adolf Hitler did not die in his bunker?
https://www.youtube.com/watch?v=PHWLhmphdk8
***
Revealed: Hitler in Argentina
https://www.youtube.com/watch?v=Gw1hgOlHTD4
***
WHAT HAPPENED AFTER THE GERMANY WAR IN 1945? NEWS OF SOUTH AMERICA
https://www.youtube.com/watch?v=CBcghYMhC4M

Shikoni videomaterialet:

Documentary Hitler’s Escape to Argentina

CIA Revela Hitler Murio de Viejo en Argentina

Revealed: Hitler in Argentina

Hitler Escape English | HD National Geographic | Discovery HD Channel | HD History Channel

Adolf Hitler Survived WW2 & Secretly Lived in Argentina ! ( New Evidence ! )

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura