SHERADIN BERISHA: RIKTHIMI I SERBISË NË KOSOVË PËRMES NEGOCIATAVE!!!

Pashtriku.org, 9 maj 2018: Serbia tashmë me agjendën e Brukselit është rikthyer edhe legalisht në Kosovë përmes negociatave dhe marrëveshjeve të arritura, dhe ato që pritet të arrihen në kuadër të të ashtuquajturës “normalizim i marrëdhnieve me Serbinë”! [Më 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015 në Bruksel u nënshkrua legalizimi Asociacionit të komunave më shumicë serbe (Zajednica)…].
Me Zajednicën, realisht Serbia po e realizon “Rezolutë 1244” të OKB’së (10 qershor 1999) që ka buruar nga marrëveshja e Rambujesë – Parisit, (shkurt – mars 1999), dhe marrëveshja e Kumanovës, NATO – Sebi (9 qershor 1999), ku është paraparë kthimi i mijëra trupave serbe në vendet me shumicë serbe, dhe në mbrojtje të kishave e manastireve. Ky plan nuk do të jetësohet ashtu siç është paraparë në rezolutën 1244 dhe në Marrëveshjen e Kumanovës, por në një formë tjetër, shumë mirë të dizajnuar!
Si po realizohet ky plan?!
1 – politikisht përmes “Listës SËRBSKA”, e cila ka marrë tashmë pushtetin në të gjitha komunat serbe, dhe është bërë pjesë e institucioneve qëndrore të Kosovës, me 10 deputetë të kësaj Liste, e cila dirigjohet nga Beogradi dhe realisht është qeveri e Serbisë në Kosovë);
2 – në aspektin e Sigurisë janë legalizuar dhe integruar në polici, AKI etj., të gjitha formacionet “ilegale” të sigurisë, UBD – KOS, punëtorë të ministrisë së brendshme të Serbisë etj… dhe
3 – së fundmi pritet formimi i Zajednicës!
Krejt kjo e keqe po bëhet sipas agjendës ndërkombëtare, të “miqve” tanë që na “çliruan” nga Serbia, dhe tashmë jemi vënë mes gërshërve (dy zjarreve) të Serbisë dhe të “miqve” tanë!
Kush s’e kupton këtë fakt, e nënçmon dijen e vet intelektuale. Nëse s’është kështu më thoni si është ndryshe!!!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura