FSHEHTËSIA E JETËS!

Pashtriku.org, 30 prill 2017: Efekti placebo është shembull i ligjit të tërheqjes në veprim. Kur një pacient beson vërtet se pilula është mjekim, ai e pranon (merr) atë që e beson dhe shërohet. “Përqendrimi në shëndetin e përsosur” është diçka që të gjithë ne mund ta bëjmë brenda vetes, përkundër asaj që mund të jetë duke ndodhur jashtë. Qeshja tërheq gëzim, e shkarkon negativitetin, dhe çon në mjekime çudibërëse.
Sëmundja mbahet në trup nga mendimi, nga vëzhgimi i sëmundjes, dhe nga vëmendja që i jepet sëmundjes. Nëse po ndihesh pak keq, mos fol për këtë – pos nëse dëshiron të ndihesh më keq. Nëse i dëgjon njerëzit duke folur për sëmundjen e tyre, ti i shton energji sëmundjes së tyre. Në vend të kësaj, kaloje bisedën në gjëra të mira, dhe jep mendime të fuqishme duke i parë të shëndetshëm ata njerëz. Besimet për plakjen janë të gjitha në mendjet tona, pra shkarkoji ato mendime nga vetëdija jote. Përqendrohu në shëndet dhe rini të përhershme. Mos i dëgjo mesazhet e shoqërisë për sëmundjet dhe plakjen. Mesazhet negative nuk të shërbejnë.
Këto janë disa fshehtësi jetësore për shëndetin e njeriut, të shkëputur nga libri “Secret” (Fshehtësia) i autorit australian Rhonda Byrne, të përkthyer (si përmbledhje) nga Ridvan Bunjaku.

Në vijim lexoni përmbledhjen e librit “Secret” në formatin PDF:
RHONDA BYRNE: SECRET
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/Fshehtesia%20rhonda%20byrne.pdf

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura