Pashtriku, 18 janar 2021: Unë nuk shkruaj për qefe të ndonjë lideri partiak, as për interesa të caktuar vetjak! Nuk jam bërë, e as që kam ndër mend të bëhem mash e dikujt! Prandaj, nuk i ndali kritikat që zënë vend!
Çka të ndodh Ty nëse kritikon partitë dhe liderët e tyre?
– Nëse kritikon partinë ‘A’ të thonë qenke me partinë ‘B’;
– Nëse kritikon partinë ‘B’ të thonë qenke me partinë ‘C’;
– Nëse kritikon poziten të thonë qenke me opozitën;
– Nese kritikon opozitën të thonë qenke me pozitën;
– Nëse kritikon qeverinë të thonë po të paguakan mirë të huajt;
– Nëse kritikon të huajt të thonë qenke i çmendur!!!
– Jetojmë në vendin e çudirave!
– Kush i thotë këto broçkulla ?!
– I thonë militantët, “kopetë e deleve”, të cilat janë bërë ZHELE (*) të partive dhe liderëve të tyre! Prandaj derisa kemi zhele do të kemi edhe dele! Sa keq! Uroj të kthjellen këto zhele që të mos mbeten gjithmonë dele!
———-
(*) ZHELE – figurativisht do të thotë, njeri që s’ka asnjë vlerë, është leckë!
***
P.S: Shkruar më 3 shtator 2019, për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. E njejta lojë me “zhelet” po luhet edhe për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021!
Postime të Lidhura
DR.LEDIAN DROBONIKU: REFLEKTIM MBI SHFUQIZIMIN E PARTIVE POLITIKE!
Tiranë, 2 qershor 2017: Në Francë, fitorja e Macron dhe vetë-asgjësimi i partive politike, kujton një nga shprehjet…
SHOQATËS PËR DËME TË LUFTËS ‘NGRITJA E ZËRIT’ – ME PETICION KËRKON NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR GJYKATËN SPECIALE
Skënderaj, 11 dhjetor 2017: Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit”, përmes këtij peticioni i kërkon Kuvendit…
GJOKË DABAJ: 77 PYETJE, TË CILAVET MEDIAT SHQIPTARE DO TË DUHEJ T’U PËRGJIGJESHIN
Durrës, 22 nëntor 2018: E përdora fjalën latine media, duke nënkuptuar këtu edhe organet e quajtur onlajn, portalet…
SHKAKU I LUFTËS CIVILE SI DHE I UNITETIT KOMBËTAR SIPAS SKËNDERBEUT
Nga Dilaver Goxhaj Sulltan Mehmet Fatihu, i cili sundoi Perandorinë Osmane nga gushti 1444 deri në shtator të…