SHERADIN BERISHA: DËSHMORËT BAFTI HAXHIU DHE SALIH ZENUNI NUK ISHIN USHTARË TË

Pashtriku.org, 12 tetor 2018: Botuar më 2 qershor 2018 në facebook / (Reagim me shkas) – Në përvjetorin e rënies së dëshmorit Bafti Haxhiu (më 26 maj 2018) në Viti u mbajt një tubim përkujtimor, ku mori pjesë edhe Ruzhdi Saramati. Me këtë rast ai flet për Bafti Haxhiun dhe Salih Zenunin, të cilët ranë dëshmorë, gjatë operacionit “Shigjeta” në fushëbetejat e Gorozhupit. R.Saramati pasi i përshendet të pranishmit në sallë, për dëshmorët Bafti Haxhiun dhe Salih Zenunin thotë se: “Këta dy trima që morën pjesë në luftën e Pashtrikut në kuadër të brigadës së tyre 128 sulmuese, dhanë provimin kombëtar për të gjithë brezat e familjeve të tyre”.
A është e vërtetë, se Baftiu dhe Salihu morën pjesë në luftën e Pashtrikut në kuadër të brigadës së tyre 128 sulmuese”?! siç deklaron Ruzhdi Saramati!
Jo nuk është e vërtetë!
Cila është e vërteta?
Lexoni në vijim të dhënat e sakta (bazike) për dëshmorët:
BAFTI N.HAXHIU (1955 – 1999)
Bafti Nexhip Haxhiu ka lindur më 11 qershor 1955 në fshatin Skifteraj (ish Gjylekar) të Vitisë. Ka punuar në Zvicër dhe në pranverën e vitit 1999 iu bashkua radhëve të UÒªK-së. Përgatitjet psiko-fizike dhe taktiko – ushtarake i kreu në Qendrën Stërvitore të Burrelit (prill – maj 1999).
Bazuar në dokumentet arkivore të Shtabit të TF-2’shit, gjatë Operacionit ‘Shigjeta’, Bafti N.Haxhiu ishte zëvendëskomandant i kompanisë së dytë – me komandant Isa Ademin nga Kumanova, në njësinë TF-2 në krye me eprorin Fazli Berisha që operonte në Drejtimin Taktik nr.3 (DT3) – Gorozhup… Kur Isa Ademi tërhiqet nga vija e frontit, komandant i Kompanisë së dytë emrohet Agim Muharrem Meha nga Ferizaji.
Bafti N.Haxhiu ka rënë dëshmor më 26 maj 1999 në pjesën malore, rrëzë Pashtrikut.
***
SALIH H.ZENUNI (1979 – 1999)
Salih Halim Zenuni, ka lindur më 26.08.1979 në fshatin Lubizhd të Vitisë. Salihu stëvitjet ushtarake i kreu në Qendrën Stërvitore të Burrelit, ndërsa në operacionin “Shigjeta” të zhvilluar në Pashtrik (26 maj – 10 qershor 1999) mori pjesë në Drejtimin Taktik nr.3 (DT’3) – Gorozhup…, në njësinë ushtarake TF’2, të komanduar nga eprori, Fazli Berisha.
Bazuar në dokumentet arkivore të Shtabit të TF-2’shit:
– Salih Halim Zenuni ishte ushtar i Skuadrës së dytë, me komandant Halim Rrahim Halili nga Tërpeza e Vitisë;
– në Togun e II’rë, me komandant Nuhi Halabaku, nga Pozharani i Vitisë;
– të Kompanisë së II’të, me komandant Isa Ademin nga Kumanova.
Salihu ka rënë dëshmor më 27 maj 1999, në ditën e dytë të luftimeve për marrjen e Karaullës serbe në Gorozhup – afër lagjes Martinaj, rreth 150 metra në anën e majtë të karaullës dhe rreth 300 metra përballë vendit ku është ndërtuar Memoriali i dëshmorëve.
***
Në këtë ditë nga kompania e II’të e TF2-shit kanë rënë dëshmorë edhe:
1. Astrit Hekuran Suli, (1976 – 1999) nga fshati Luzaj (Kuçovë) i Beratit dhe
2. Aliriza Selman Selmani, (1973 – 1999) nga Tetova.
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për Dëshmorët e Kombit!

_______________
Shikoni videon ku flet Ruzhdi Saramati, me 26 maj 2018 në Viti:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2135888606640117&id=100006569958286

______________________________

SHERADIN BERISHA: TË DHËNA BAZIKE PËR FORCAT E UÒªK’së TF2 DHE TF3 / DT3 – GOROZHUP, DHE DEMINIMI I ZONËS – GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK (MAJ -QERSHOR 1999)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8086
***
SHERADIN BERISHA: TË DHËNA BAZIKE PËR FRONTIN E GOROZHUPIT (DT’3) GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK (MAJ -QERSHOR 1999)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8083
***
SHERADIN BERISHA: RELIKET E USHTRISË SERBE NË FRONTIN E GOROZHUPIT, GJATË OPERACIONIT ‘SHIGJETA’, MAJ – QERSHOR 1999 (Shtojcë: BUNARI I UÒªK’së)!
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8085
***
Në 18 vjetorin e Operacionit “Shigjeta”/
SHERADIN BERISHA: OPERACIONI ‘SHIGJETA’ I TEJKALON PËRMASAT E “BRIGADËS 128”! (FOTO)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=6557
***
SHERADIN BERISHA: MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT LIDHUR ME OPERACIONIN “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8087

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura