Shkruan: Sheradin Berisha
Pashtriku.org, 18. 11. 2013
Zanafilla e UDB-ës
Dihet mirëfilli se pas Luftës së Dytë Botërore, syri dhe veshi i regjimit jugosllavë ishte padyshim shërbimi famëkeq me akronimin „UDB“. Ku e kishte zanafillën UDB-a për Kosovë? Më 14 maj 1944 me vendim të Shtabit Suprem të UNÇJ-së, u formua shërbimi i parë me akronimin „OZN-a“ – Odeljenje za Zaštitu Naroda (Dega e Mbrojtjes Popullore). OZN-a fillimisht ka vepruar në kuadër të seksionit të MP të KANÇJ-së. Ky formacion përndjekës për shqiptarët, në Kosovë u themelua më 1 shtator 1944. Të gjitha dokumentet e kohës flasin se OZN-a për Kosovë u formua me kërkesën e “Komitetit Krahinor të Kosmetit” dhe të Komitetit Qëndror të PKJ-së. Për formimin e saj, përgjegjës ishte famëkeqi Aleksandër Rankoviqi, i cili për atë ditë (më 1 shtator) i kishte ftuar në një takim, në ishujt Vis të Kroacisë:
1. Miladin Popoviqin (i cili udhëton nga shqipëria për në Vis), 2. Dushan Mugoshën dhe 3. Spasoje Gjakoviqin.
Në këtë takim u vendos që shef i OZN-ës për Kosovë të jetë Spasoje Gjakoviqi. Me rastin e promovimit të OZN-ës në Kosovë, në radhët e saj ishin edhe tre anëtarë të “Komitetit Krahinor të Kosmetit”:
1. Ali Shukria, 2. Çedo Mijoviqi dhe 3. Sahit Bakalli.
Me rastin e formimit të të ashtuquajturës „Qeveri demokratike“ në mars 1945, OZN-a hyri në përbërjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme (Ministarstvo Unutrašnjih Poslova – MUP), ndërsa pas shpalljes së Kushtetutës së parë të Jugosllavisë së AVNOJ-it (në janar 1946) OZN-a u shndërrua në UDB (Uprava Državna Bezbednosti) – Drejtoria e Sigurimit të Shtetit – DSSH. Me këtë emërtim UDB-a veproi deri në korrik të vitit 1966, kur në Plenumin e Brioneve të Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë – KQ LKJ (1 korrik 1966) u largua nga pushteti Aleksandër Rankoviqi.
Pas disa ndryshimeve sipërfaqësore brenda këtij shërbimi, UDB-a u emërtua si SDB (Služba Državne Bezbednosti), Shërbimi i Sigurimit të Shtetit – SHSSH, por, pavarësisht nga ndryshimi i emrit, populli shqiptar deri në ditët e sotme e këtë „shërbim“ e njihte si UDB. Krahas SDB-s alias UDB-ës në Kosovë ka vepruar edhe një shërbim tjetër sekret i njohur me akronimin „KOS“ (Kontra Obaveštajna Služba), Shërbimi i Kundër – Zbulimit – SHKZ. KOS-i ka vepruar në kuadër të Armatës Popullore të Jugosllavisë – APJ (Jugoslavenska Narodne Armije – JNA). OZN’a – UDB‘a dhe KOS’i ishin dhe mbetën shërbimet më të frikshme sekrete, kundër shqiptarëve, veçanërisht kundër intelektualëve shqiptarë pas luftës së dytë botërore.
Autori: Sheradin Berisha
Përndjekja dhe përpilimi i dosjeve për mësimdhënësit shqiptarë, 1945 – 1952
Ndjekjet, keqtrajtimet, persekutimet dhe burgosjet e mësimdhënësve shqiptarë në vitet 1945 – 1952 (por edhe në periudhat e mëvonshme) nga Shërbimi Sekret Jugosllavë – UDB, ishin dhe mbetën aktet me të tmerrshme, që i përjetonin intelektualët shqiptarë. UDB-a famëkeqe përmes bashkëpunëtorëve të saj shqipfolës dhe jo vetëm, kishte krijuar një dosje të veçantë, duke i vënë në syrin e përgjimit rreth 120 000 shqiptarë të shtresave të ndryshme. Këtë veprimtari antishqiptare e kryente, në koordinim të plotë me strukturat më të larta partiake e shtetërore të regjimit komunist të Tito & Rankoviçit, dhe prandaj jo më kotë ky “shërbim” u cilësua si syri dhe veshi i këtij regjimi.
Në vijim në mënyrë telegrafike sjellë një listë të mësimdhënësve shqiptarë, të cilët UDB-a duke i përcjellur këmba-këmbës përmes informatorëve në teren, ka përpiluar dosje të veçantë për secilin prej tyre. Shumica nga mësuesit janë larguar nga procesi mësimor, madje disa edhe kanë përfunduar nëpër burgje. Ndërkaq një numër prej tyre, për shkak të presioneve dhe shantazheve të shumta kanë pranur të jenë në shërbim të UDB-ës!
* * *
I. Rrethi i Dragashit (sot Sharrit)
- Fuat Ostrozubi
- Samet Bojaxhia
- Beqir Destani
- Emin Bajraktari
- Jusuf Haklaj
- Murat Dervishi
- Nijazi Ostrozubi
- Rexhep Hakiu
- Shtjefën Gjoka
– Dosjet e mësimdhënësve të lartëshënuar i ka përgatitur kapiteni i UDB-ës Milosav Bllagojeviq me bashkëpunëtorët e tij shqiptarë nga tereni.
II. Rrethi i Graçanicës – Prishtinë
- Bukurie Berisha
- Ramadan Hysen Jusufi
- Pask Staka
- Mehmet Shaban Kelmendi
- Ramadan Osmani
- Adil Hysen Dugolli
- Ali Ymeri
- Ali Turbetari
- Ali Hamdi Krasniqi
- Bajram Hajrulla Maliqi
- Ejup Sadiku
- Emin Xhemë Reçica
- Halit Bahtir Breznica
- Halil Berisha
- Hasan Bajram Ramadani
- Hysen Neziri
- Hajdar Jakupi
- Luigj Ndreca
- Mehmet Berisha
- Muharrem Gashi
- Mumin Jakupi
- Musli Berisha
- Myrvete Gjevori
- Nazmi Topliçani
- Qazim Hasani
- Rrahman Latifi
- Rashit Krasniqi
- Salih Kolgeci
- Shefqet Veliu
- Shefqet Pllana
- Shemsi Shaban Perani
- Shenasi Korenica
- Vesel Pagarusha
- Zekeria Hajrulla Rexha
- Zeqir Bajrami
– Dosjet e mësimdhënësve të lartëshënuar i kanë përgatitur operativistët e UDB-ës: Kareman Xhema, Remzi Latifi, Aleksandër Naranxhiqi dhe Cen Zherka!
III. Rrethi i Gjakovës
- Abdullah Nush Cekaj
- Besa Dula
- Halil Dervish Haxhaj
- Dritë Halim Spahija (vajza e Halim Spahiut)
- Jusuf Ibrahimi
- Sami Shaqir Ahma
- Serbeze Hysni Brovina
- Abdurrahman Hysni Koshi
- Ahmet Nimon Maxhuni
- Bajram Ahmet Nura
- Bardh Ukë Nitaj
- Beqir Kastrati
- Durmish Nuredin Rizvanolli
- Hikmet Qamil Kryeziu
- Latif Shyqri Osaj
- Marie Ndue Lumezi
- Mazllum Rrustem Morina
- Mazllum Shaban Vala
- Nesibe Jusuf Rizvanolli
- Ndue Pjetër Gjidoda
- Qamil Maloku
- Ramë Ademi
- Rexhep Dervish Hoxha
- Shefqet Emra
- Zef Matej Lumezi
- Xhahid Limani
- Xhavit Muhamet Maloku
- Xhavit Sylejman Spahija
– Dosjet e këtyre mësimdhënësve i ka përgatitur më 14 shkurt 1952, i autorizuari i Drejtorisë së UDB-ës për rrethinë të Gjakovës, Jovo Bajat, kapiten i klasit të parë.
IV. Rrethi i Gjilanit
- Ahmet Sadik Sllamniku
- Ali Bujiqi
- Ferid Berisha
- Halil Llozana
- Jonuz Hasani
- Tefik Jakupi
- Zymber Rrustemi
- Zymryte Tali
- Abdurrahman Hafuzi
- Alie Kadriu
- Enver Dukagjini
- Hysen Sherif Selimi
- Kurtesh Ahmeti
- Nevruz Nura
- Njazi Jetullah Fehmiu
- Qamil Binxhija
- Reshat Shaqiri
– Dosjet për këta mësimdhënës i ka përgatitur më 14. VI. 1952, i autorizuari i UDB-ës në Gjilan: Dragomir Vukoviq, kapiten i klasit të parë.
V. Rrethi i Gurakocit – Istogut (sot Burimit)
- Jahja Bërdynaj
- Kamber Kadri Gjocaj
- Mejreme Ibrahim Nilaj
- Seladin Jahja Dacaj
- Shefqet Beqir Balaj
- Tahir Shaban Metaj
- Xhemë Sadri Blakaj
- Zhujë Ker Bardhaj
- Abdurrahim Sadri Gashi
- Ali Rexhep Bojaj
- Bardhec Sejdi Racaj
- Engjëll Fran Berisha
- Filip Sebë Krasniqi
- Jusuf Idriz Kastrati
- Kosovë Beqir Balaj
- Murat Bajram Fetahu
- Qazim Ymer Bicaj
- Rexhep Musli Podrimaj
- Rexhep Ismail Kabashi
- Riza Ibrahim Shatri
- Rexhë Ali Godanci
- Tafil Beqir Gashi
- Vesel Rxhë Fetahaj
– Analizat dhe dosjet për këta mësimdhënës i ka përpiluar kapiteni i klasit të parë të UDB-ës, Kërsto Kërstiq – me bashkëpunëtorët nga tereni.
VI. Rrethi i Kamenicës (sot Dardanës)
- Babush Tali
- Bajram Spahiu
- Hajdin Hasani
- Jahi Sylejmani
- Ilaz Jasharaj
- Mumin Sali Kastrati
- Murat Nezir Shkodra
- Adem Kastrati
- Ahmet Avdyl Avdimetaj
- Gani Gashi
- Faik Jakupi
- Hamit Hasani
- Ndue Nekaj
- Tahir Aliçku
– Përpilimin e dosjeve për këta mësimdhënës shqiptarë i ka bërë punëtori operativ i UDB-ës, Mladen Angjelkoviq.
VII. Rrethi i Pejës
- Abdyl Mehmetaj
- Ferasete Belegu
- Frantisek Vaculi
- Hasan Bajram Ceka
- Jak Krasniqi
- Murat Morina
- Nazlije Katanolli
- Reshat Potërqi
- Ali Hadri
- Arif Bruçi
- Frrok M.Gojani
- Hamzë Begolli
- Halil Agusholli
- Ismail Berisha
- Jahja Sapunxhiu
- Kamber Pajaziti
- Mafyt Begolli
- Muharrem Adem Bicaj
- Muharrem Neziri
- Murteza Nura
- Qerim Shaban Kelmendi
- Rasim Nezir Muharremi
- Rexhep Meha
- Rexhep Zenun Lajçi
- Rrustem Halili
- Skënder Riza
- Syrja Xhaferi
- Shefqet Kelmendi
- Xhevat Shkreli
– Dosjet për këta mësimdhënës i ka përpiluar Kapiteni i klasit të parë i UDB-ës Vujo Vojvodiqi – me bashkëpunëtorë të shumtë nga tereni.
VIII. Rrethi i Podrimes – Rahovecit
- Abdullah Vesel Dërguti
- Ali Miftar Berisha
- Avni Lama
- Binak Aliçku
- Haki Rrahman Hazrollaj
- Mehdi Haraçiu
- Durak Tahir Mazrekaj
- Nasi Begolli
- Osman Asllan Gashi
- Qazim Shaban Bujupi
- Ramadan Bujup Kabashi
- Easim Bajram Bujupi
- Rrustem Sejdi Thaçi
– Dosjet për këta mësimdhënës i ka përgatitur udbashi për rrethin e Podrimës, Enver Sh.Hoxha, me bashkëpunëtorë të shumtë nga tereni.
IX.Rrethi i Podujevës – Llapit
- Fahri Islam Ajvazi
- Shaqir Rifat Hyseni
- Ilaz Smajl Neziri
- Zeqir Hoxha
- Ibrahim Mustafa
- Sadik Sabit Gjoni
- Shaban Shaqir Zhjeqi
- Rifat Ramë Haliti
- Ibrahim Demolli
- Rrustem Avdi Emini
- Ramadan Rama
- Vesel Gashi
- Rrahim Ramadani
- Islam Hamit Selimi
- Hasan Hamit Islami
- Bejtë Llapashtica
- Rifat Thaçi
– Dosjet për këta mësimdhënës i ka përgatitur Kapiteni i UDB-ës Sveto Roganoviq – me bashkëpunëtorët nga tereni.
X. Rrethi i Prizrenit – Sharrit
- Abedin Mustafë Imami
- Ali Jonuz Rexha
- Arsim Ibrahim Fehmiu
- Hamzë Selim Kabashi
- Hysen Musë Shehzade
- Ilaz Shani Llausha
- Lina Simon Çupërjani
- Nebil Behlul Dino
- Rasim Selim Rexhepi
- Selman Abaz Kabashi
- Tefik Hasan Zhuri
- Vesel Muharrem Guraziu
- Zenun Kadri Çollaku
- Zef Pashk Bytyqi
- Xhafer Nerhila Xërxa
- Xhavit Ahmet Vërbnica
- Bejtullah Selim Emrullahu
- Fevzi Vesel Nojani
- Hasan Hakiu
- Hatixhe Rifat Misirli
- Myvedete Daut Kosova
- Qamil Ethem Krasniqi
- Syrie Murteza Shehdula
- Talat Jakup Paçarizi
- Veronika Shan Shahta
– Dosjet për këta mësimdhënës i ka përpiluar majori i UDB-ës, Stanisllav Gërkoviq – me bashkëpunëtorët nga tereni.
XI. Rrethi i Sitnicës – Lipjanit
- Abdullah Halil Kongjeli
- Demir Salih Rexhepi
- Hamdi Rexhep Bislimi
- Yzeir Emrush Hysiqi
- Jusuf Salih Naziri
- Kadri Banush Hoxha
- Nezir Selim Kurteshi
- Refki Ruzhdi Bikliqi
- Shyqri Bajram Ademi
- Adem Bejtullah Blakçori
- Dalip Shaban Shabani
- Enver Selman Ademi
- Hysen Shaban Hyseni
- Hysen Mustafë Tmava
- Jakup Bajram Shabani
- Mehmet Ymer Reçica
- Mustafë Shaqir Baftiri
- Nazmi Abdullah Zymberi
- Nebehate Riza Hoxha
- Osman Metush Qorolli
- Qemail Selman Ademi
- Rexhep Mustafë Reçica
- Sabit Bajram Ahmeti
- Sadik Bali Bllaca
- Sylejman Ahmet Mehmeti
- Shemsi Sahit Bylykbashi
- Shyqri Maksut Reçica
- Xhevat Ruzhdi Aliu
– Dosjet për këta mësimdhënës i ka hartuar kapiteni fuqiplotë i UDB-ës, Zhivorad Boshkoviq.
XII. Rrethi i Suharekës
- Hazir Ibrahim Kuçi
- Musli Kadriu
- Rifat Kuçi
- Sheqer Halit Tafarshiku
- Shemsie Hasan Bllaca
- Bahtiar Sertollaj
- Eshref Beqir Berisha
- Feriz Ajet Bytyqi
- Hajrush Beqir Berisha
- Haki Hoxha
- Hirmete Hoxha
- Islam Ymer Berisha
- Refki Rexhep Telaku
- Shukri Thaçi
- Ukë Kabashi
- Xhafer Ahmet Kabashi
– Dosjet për mësimdhënësit e mësipërm i ka përpiluar kapiteni i UDB-ës në Suharekë, Milorad Lekiq dhe ia dërgon UDB-ës Krahinore në Prishtinë.
XIII. Rrethi i Vitisë
- Hamit Alidemaj
- Nuhi Shabani
- Ramiz Nuhi Ademi
- Rashid Alidemaj
- Sabri Azemi
- Sabri Nezir Vata
- Shukri Ukshin Hoxha
- Tahir Berisha
- Hysen Liman Meha
- Jetish Vishi
– Dosjet e këtuyre mësmidhënësve i ka përpiluar kapiteni famëkeq i UDB-së Veselin Cvetkoviq me bashkëpunëtorët nga tereni.
XIV. Rrethi i Vuçitërnës (Vushtrisë)
- Ferid Xhemë Mulaku
- Isak Ramiz Buçinca
- Ukë Et‘hem Plakolli
- Bedina Jusuf Korenica
- Beqir Adem Krasniqi
- Hylkije Venhari
- Hasan Zymer Çunaj
- Islam Shyqri Spahija
- Mehmet Dinë Docaj
- Shaban Mjekiqi
- Shyqri Ismail Venhari
– Dosjet për këta mësimdhënës i ka përgatitur kapiteni i UDB-ës, Milosav Bojoviq.
XV. Rrethi i Mitrovicës me qendrat Serbicë (Skënderaj) dhe Ferizaj
A. Mitrovicë
- Ehat Prekazi
- Muhamet Fusha
- Taip Perjuci
- Shemsidin Hadri
B. Serbicë (Skënderaj)
- Mehdi Abazi
- Zenel Bala
- Muharrem Satora
- Ramadan Vrellaj
- Ahmet Krasniqi
C. Ferizaj
- Ali Mehmet Maloku
- Hanife Tahir Sylejmani
- Fatmir Ibrahim Feliu
- Nasibe Zhuri
- Kariman Safet Selimi
- Zylfije Karimani
- Viktorie Sopi
- Muharrem Haxhi Kasumi
- Murtez Sadik Braiqi
- Muharrem Jakup Rexhepi
- Qazim Murat Elezi.
(Burimi: AK, f. OKKM, k.135. inventari: nr. 10446, nr. 10447, nr.10448, nr.10450, nr. 10452, nr. 10454, nr. 10455, nr. 10457, nr. 10458, nr. 10459, – Lista e 18 rretheve të UDB-ës krahinore, deri në vitin 1952)
( … )