Pashtriku, 31 dhjetor 2019: “Kush flet për njerzillëk kërkon t’u mashtrojë.” Pierre -Joseph Proudhon [1809 – 1865].
Në vitet 2015 – 2016 kur po bashkëqeverisnin Hashim Thaçi dhe Kadri Vesili (PDK) me Isa Mustafën (LDK), në Kuvendin e Kosovës vazhdimisht ishte në rend dite ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi! Kjo marrevëshje e ndryshonte kufirin duke ia dhënë 8200 hektarë Malin të Zi!
(Sa për rikujtesë, kjo marrëveshje (Kosovë ^ Mali i Zi) ishte nënshkruar më 25 gusht 2015 në Vjenë! Nga Kosova e nënshkruan: zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa nga pala malazeze e nënshkruan: zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshiç, e ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviç.)
Në këtë kohë opozita e përbërë nga Albin Kurti (LVV), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (NISMA) ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në kuvend e kundërshtonin me gaz lotsjellës dhe filikaqe!
Në qershor të vitit 2017, Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (NISMA) duke u bërë bashkë me Kadri Veselin (PDK), si PAN i fituan zgjedhjet! Ramushi u bë kryeminstër!
Në agjendën e qeverisë ai e kishte sërish ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi!
Në mars 2018 kur në Kuvendin e Kosovës po mbaheshin një sërë seancash për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, Lëvizja VV ka hedhur përsëri gaz në Kuvend, duke vazhduar kundërshtimin e saj ndaj kësaj marrëveshje të dëmshme!
Por, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj të cilët kur ishin në opozitë hidhnin gaz dhe i mëshonin filikaqeve, së bashku me Albin Kurtin në Kuvend në kundërshtim të kësaj marrëveshje, tani në pozitë kanë ndryshuar mendimin! Kërkonin ratifikimin e marrëveshjes!
Më 21 mars 2018 Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj i thanë PO të njejtës marrëveshje për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi!
Me këtë ndryshim në qëndrimet e tyre, Ramushi dhe Fatmiri u treguan mashtrues dhe dyfëtyrësh!
Më 21 mars 2018 me ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës, politika e mundi historinë! Fitoi interesi politik, humbi argumenti historik!
Ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend, më 21 mars 2018, e cila në fakt e ndryshoi kufirin me Malin e Zi, ishte kusht i Brukselit për liberalizimin e vizave!
Ramush Haradinaj (ashtu sikurse Hashim Thaçi) pothuajse në të gjitha prezentimet publike ka premtuar liberalizimin e vizave! Madje ai në një intervistë në TV’21 ka thënë se ‘liberalizimi ka ndodh pardje”! Tashmë jemi në fund të vitit dhe libraizimi i vizave akoma nuk ka ndodhur!
Dëgjoni gënjeshtrën e Ramushit!
https://www.facebook.com/RTV21live/videos/1547353088695825/
Së fundmi, çka mund të themë për këto veprime të Ramush Haradinajt?!
Me këtë rast dua t’i referohem dy dijetarëve:
“Kush flet për njerzillëk kërkon t’u mashtrojë.” ka thënë, ekonomisti dhe sociologu francezë, Pierre -Joseph Proudhon (1809 – 1865).
Ndërkaq shkrimtari dhe gazetari anglez, Gilbert Keith Chesterton (1874 – 1936) thotë:
“E keqja triumfon, falë njerëzve të mirë që mashtron.”
Ramush Haradinaj shpesh herë ka folë për njerzillëk, dhe na është dukur si triumfator, duke i gënjyer kështu edhe njerëzit e mirë, por me këto mashtrime ka dëshmuar se është një politikan i panjerëzishëm! Sa keq, Ramushi një Komandant trim në luftë, është bërë dyfëtyrësh, gënjeshar e mashtrues në paqe!
Postime të Lidhura
DR.SULEJMAN ABAZI: z.VUCIQ, LERI DEKLARATAT RACISTE, POR PRANO PROCESIN E NJOHJES DHE TË PAQES!
Tiranë, 27 mars 2018: Per presidnetin serb qe flet pas mbledhjes se keshillit te Sigurise: “Hajt se shuplakat…
NDOSHTA REAGIMI I FUNDIT KUNDËR BROÇKULLAVE TË XHAFER DURMISHIT
Si reagim ndaj librit “QENDRA JUSUF GERVALLA, 2022” me autor Xhafer Durmishi NDOSHTA REAGIMI I FUNDIT KUNDËR BROÇKULLAVE…
XHABIR MORINA JEP DORËHEQJE NGA POZITA E ZËVENDËS’MINISTRIT NË MINISTRINË E BUJQËSISË SI DHE NGA ANËTARËSIA E FUNKSIONET TJERA NË PDK!
Pashtriku.org, 29. 03. 2014 – Vetëm disa orë pasi kishte dhënë dorëheqje Lumnije Morina nga Partia Demokratike e…
SUNDIMTARI I PADUKSHËM, COVID-19, …
SUNDIMTARI I PADUKSHËM, COVID-19, NË FAKT ËSHTË INSTRUMENT NË DUART E SUNDIMTARIT TË DUKSHËM, POR TË FSHEHUR Shkruan:…