Pashtriku.org, 05. 04. 2015 – (Gjurmë historike nga shtypi i kohës) – Siç e dimë nga librat shkollorë por edhe nga praktika jetësore e kohës, parimet themelore të PKJ’së (më vonë LKJ’së) u ndërtuan mbi bazën e “fryteve të revolucionit jugosllavë, të vëllazërim – bashkimit, e të besnikërisë ndaj Jugosllavisë së AVNOJ’it, që u quajt RSFJ. Dhe mbi këto parime u ndërtua i gjithë sistemi politikë e shoqëror edhe në Kosovë. Udhëheqja jugosllave në krye me Titon, gjatë viteve të regjimit komunist, (nga paslufta e dytë botërore e tutje), kishte investuar shumë për krijimin e një “klase” të dëgjueshme shqiptare, për më tepër të krijojë një kategori monstrumësh politikë, të cilët, gjatë viteve u shndërruan në një oligarki të dëgjueshme dhe të dresuar mirë, me anën të të cilëve do të arrinte realizimin e qëllimeve të veta antishqiptare në Kosovë. Dhe kjo klasë politike përbëhej nga: Fadil Hoxha, Ali Shukria, Mehmet Hoxha, Veli Deva, Xhavit Nimani, Xhevdet Hamza, Sinan Hasani, Kolë Shiroka, Mehmet Maliqi, Rrahman Morina, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi, Kaqusha Jashari, e shumë e shumë të tjerë.
***
Pas demonstratave të parnverës 1981, kjo klikë politike në vend se të përkrahin kërkesat e drejta të studentëve, u vunë në shërbim të realizimit të platformave anishqiptare!
Sa për ilustrim, në 34 vjetorin e demonstratave gjithëpopullore të pranverës 1981, ju sjellë fjalimet e Fadil Hoxhës, Xhavit Nimanit, Mahmut Bakallit dhe të Azem Vllasit, të mbajtur para organeve partiake në Prishtinë. Këto fjalime janë botuar në shtypin e kohës “Rilindja”, Jedinstvo”, “Borba”, “politika” etj., si dhe janë transmetuar drejtpërsëdrejti nga stacionet e RTV të Jugosllavisë, e edhe nga RTP’ja. Në fillim të viteve ’90’të këto fjalime i ka ribotuar revista studentore “Bota e re”.
***
FJALA E FADIL HOXHËS PARA AKTIVIT POLITIK TË PRISHTINËS, MË 3 PRILL 1981
FADIL HOXHA: “DEMONSTRATAT QENË ORIENTUAR NË RADHË TË PARË KUNDËR POPULLIT SHQIPTAR”
Fadil Hoxha, në fjalimin e mbajtur me 3 prill 1981, para aktivit politik të LK të Prishtinës, përveç tjerash, përdori një fjalorë ofendues kundër demonstruesve, duke i quajtur ata si:
– “Plehu i Kosovës”,
– “Bira e minit 300 grosh”,
– “Hajna të Kosovës”,
– “Fëlliqësira të Kosovës”, etj.
Fjalimi i Fadil Hoxhës u botua në shtypin e kohës si dhe u transmetua drejtpërsëdrejti nga të gjitha stacionet e RTV të Jugosllavisë!!!
***
DEKLARATA E XHAVIT NIMANIT, KRYETAR I KRYESISË SË ‘KSAK’
XHAVIT NIMANI: “KUNDËR VEPRIMTARISË ARMIQËSORE DO TË NDËRMARRIM TË GJITHA MASAT”
NGA FJALA E AZEM VLLASIT ANËTAR I KRYESISË SË LSPP TË KOSOVËS, TË MBAJTUR MË 13 PRILL 1981
AZEM VLLASI: “ESKALACION I VEPRIMTARISË KUNDËRREVOLUCIONARE”
MAHMUT BAKALLI NË MBLEDHJEN E KOMITETIT KRAHINOR TË LK TË KOSOVËS, MË 7 PRILL 1981
MAHMUT BAKALLI: “PARULLA “KOSOVA REPUBLIKË” NË ESENCË FSHEH NË VETVETE ASPIRATAT IRREDENTISTE DHE ARMIQËSORE…“
========================
Me këtë rast sjellë edhe disa dokumentare arkivore nga vizita e Josip B.Titos në Kosovë, në vitin 1975 dhe 1979:
TITO VIZITON KOSOVËN 1975 DHE 1979
***
Tito i Jovanka Broz, Kosovo 1975. (Tito in Kosovo)
Josip Broz Tito, Kosovo 1979. (Tito in Kosovo)
Josip Broz Tito govor, Kosovo 1979.