Pashtriku, 13 dhjetor 2019:
1. êka është ligji?! Politikani dhe ekonomisti i shquar francez, Frederic Bastiat (1801 – 1850) thotë se: “ligji është një organizëm kolektiv i të drejtave individuale në mbrojtje ligjore”. Duke u bazuar në këtë përkufizim, shtrohet pyetja: kush e përcakton ligjin – këtë “organizëm kolektiv të të drejtave individuale”?
– E përcakton Politika!
Në këtë kuptim rezulton se, ligji është një reflektim i politikës, respektivisht i politikbërësve, të cilët në emër të të drejtave kolektive i kufizojnë dhe cënojnë dukshëm liritë individuale!
2. Dikush mund të thotë: “Kufizimi dhe cenimi janë dy nocione te ndryshme, sepse individit mund t’i kufizohet liria, por nuk mund t’i cenohet ajo”! Ashtu përceptohet, por këto janë dy nocione që e gjymtojnë në esencë lirinë e individit! Për faktin sepse politika me të tilla ligje në emër të kolektives rrjedhimisht i kufizon dhe i cënon liritë e individit, për interesa të tyre!
Prandaj liria e vërtetë nuk matet me ligje!
3. Shpeshherë politikanët thonë :
– “askush s’është mbi ligjin”, “sundimi i ligjit vlen për të gjithë” etj.
– êka do të thotë sundim i ligjit?
Filozofi anglez, Thomas Hobbes (1588 – 1679) thotë se: “Sundimi i ligjit, do të thotë sundimi i atyre që e përcaktojnë dhe administrojnë ligjin”.
Në këtë kuptim rezulton se, rregullat për drejtësi (si e ligjshme apo e pa ligjshme), i përcakton rrjedhimisht politika, dhe politika është ajo që e përdor ligjin për realizimin e interesave të saj!
Fol, mos u tut!
Postime të Lidhura
DIASPORA SHQIPTARE …
DIASPORA SHQIPTARE … Diaspora shqiptare si subjekt aktiv në politikat ndërshtetërore Ndryshimet politike dhe qeveria e re në…
ELIFE PODVORICA – JASHARI: KAH PO SHKON E ARDHMJA E RINISE SONË?!
Prishtinë, 12. 01. 2016: (Nuk është turp, përkundrazi shumë e dinjitetshme dhe njerëzore,ta pranojmë pleqërinë me hallet e…
VIKTIMA LETRARE
Nga Rexhep Kasumaj, Dimër, 2024 Viktima letrare (Mbi lirinë, gjithmonë) 1. Udhëtari i rrallë kishte një trazim. Një…
BEDRI ISLAMI: DALJA NGA HIJA, HIJA E BUXHOVIT! (II)
Pashtriku.org, 03. 02. 2014 – Mos vallë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, duke qenë se ishin liderët e…