SHERADIN BERISHA: IMPERIUMI I KULTURSHTREMBËRUESVE

Pashtriku.org, 31. 07. 2015 – Në vitin 2010, Shtëpia Botuese “HELGA’s SECRETS” në Tiranë, ka botuar librin e autorit amerikan: Ulick Varange (Francis Parker Yockey) “IMPERIUM – (FILOZOFI E HISTORISË DHE E POLITIKËS – 1948) (Titulli në origjinal: IMPERIUM – THE PHILOSOPHY OF HISTORY AND POLITICS by ULICK VARANGE – Francis Parker Yockey, 1948). Librin nga anglishtja e shqipëroi, Ilir Krasniqi; redaktimin teknik e bëri, Mirela Sinani; korrektimin, Enkekelejda Jaupi; ndërsa redaktimin letrar: Alfred Cako dhe Enkelejda Jaupi. Libri në shqip i ka 472 faqe. Libri “Imperium”, që në latinisht dmth “Perandoria”, është shkruar në vitin 1948 dhe autori i vërtetë (Francis Parker Yockey) është fshehur pas pseudonimit Ulick Varange.
Francis Parker Yockey (Frensis Parker Joki), ka lindur më 18 shtator 1917 në Ҫikago. U arsimua në universitetet amerikane, ku u diplomua në vitin 1938 dhe tre vjet më vonë, mbaroi për Drejtësi në “Notre Dame”, ku mori titullin cum laude. Ashtu si pjesa më e madhe e amerikanëve, Joki kundërshtoi ndërhyrjen amerikane në Luftën e Dytë Botërore. Megjithatë, ai u fut në ushtri dhe shërbeu deri në vitin 1942, kur u largua me vendim mjekësor. Vitet e ardhshme i kaloi duke praktikuar drejtësinë, së pari, në Ilinois dhe më pas në Detroit, ku u caktua ndihmësprokuror i qarkut Uejn Kauntri, në Miçigan. (Imperium, f.15)

Francis Parker Yockey i prangosur përpara gjykatës së SHB’ve, i akuzuar për këtë libër – disa ditë para (vetë) vrasjes së tij në qeli.
Në vitin 1946, Jokit iu ofrua një punë në gjykatën e krimeve të luftës dhe shkoi në Europë. U caktua në Visbaden (të Gjermanisë), ku prisnin të gjykoheshin e të ndëshkoheshin nazistët e “dorës së dytë”. Për 11 muaj, detyra e Jokit në Visbaden, ishte të përgatiste raporte për çështje të ndryshme. Duke pasur njohuri të thella në histori, ai u përpoq të bënte një punë objektive. Si përfundim, dikush u ankua në Uashington dhe eprori i tij e qortoi ashpër. “Nuk duam kësi raportesh”, i tha ai. “Nuk e ke kapur fare fillin aty ku duhet. Duhet t’i ndryshosh këto raporte në përputhje me qëndrimin zyrtar”. Joki e ndjeu se kishte ardhur koha të mbante një qëndrim, edhe nëse kjo do të thoshte të mos u bindej rregullave dhe të zhytej në ujërat e trishta të izolimit social. “Unë jam një avokat, jo një gazetar”, tha ai. “Do t’ju duhet ta shkruani vetë propagandën tuaj!” dhe u largua aty për aty. (Imperium, f.16)
***
Joki, pas Visbadenit, u kthye në Amerikë për pesë muaj. Por, shija që kishte për politikën botërore, e bënte të pandreqshëm. Nuk mundi ta linte mënjanë ndjenjën këmbëngulëse se duhej ta flijonte veten në flakët e kundërshtisë. Dhe, duke e ditur se nuk kishte zgjidhje tjetër, kjo bindje ia prishi qetësinë. Në fund të vitit 1947, Joki u kthye në Europë, ku gjeti një bujtinë të qetë në Britas bei, në Irlandë. Si mbeti vetëm, nisi betejën për t’ia filluar punës. Më në fund, filloi të shkruante dhe, për gjashtë muaj – Frensis Parker Joki, përfundoi librin “Imperium” që në latinisht do të thotë “Perandoria”. Hapi tjetër ishte detyra e vështirë për ta publikuar. Edhe aty, Joki hasi në probleme të vështira, sepse asnjë botues nuk do ta merrte përsipër librin, që ishte tepër “i diskutueshëm”. Megjithatë, më në fund, Joki ia doli të siguronte financimin e nevojshëm dhe librin e boton me pseudonimin Ulick Varange. Edicioni i parë i “Imperium’it”, u botua në dy vëllime. Vëllimi i parë ka 405 faqe dhe tre kapituj. Vëllimi i dytë ka 280 faqe, dhe gjithashtu, tre kapituj. Të dy u botuan në vitin 1948 nga “Westropa Press”. Vëllimi I është shtypur nga “C.A Brooks & Co.,Ltd” dhe Vëllimi II nga “Jones & Dale” – të dyja të Londrës. (Imperium, f.17)
Ndonëse librin e ka shkruar me pseudonimin Ulick Varange, emri i vërtetë i autorit (Francis Parker Yockey) u zbulua pas 12 vjetësh (1960). Libri në një botim të vitit 1969, është shoqëruar me një hyrje nga Willis Alison Carto (17 korrik 1926) një veprimtar i shquar politik dhe një figurë e njohur publike. (Imperium, f.6)
Ky libër bëri xhiron e botës, për faktin sepse është kundër thelbit të rëndomtë të sistemit tonë të njohurive zyrtare dhe autori “rreket të rrëzojë dhe shkallmojë të gjithë ngrehinën e re të Perëndimit dhe rendin politiko-ideologjik të bazuar tek “uniteti” dhe “vlerat” e Dy Dhiatave shemra që duket sikur qëndrojnë së bashku edhe në tekstin e Biblës, gjithë “establishmentin” simbiozë judeo-kristian apo produktin ideologjik dhe sistemin demokratik e kapitalist të korporatave partiake të biznesit të instaluar në 2 – 3 shekujt e fundit në Europë.” (Imperium f.5)
Botuesi i librit në shqip Alfred Cako (“Helga’s Secrets”), thotë, se “ky libër është i nevojshëm të jetë në bibliotekën e çdo kureshtari, pasi ai, për nga forma, stili, përmbajtja dhe periudha më e gjerë që trajton në kohë, qëndron më lart se shumë libra të derisotëm të autorëve të shquar, të cilët e kanë lëvruar këtë zhanër qysh nga lashtësia e deri më sot, si: Platoni, Aristoteli, Makiaveli, Monteskje, Hobsi, Loku, Hegeli, Kanti, Niçe, Marks – Engels, Tokëvili, Lenini, Ҫërçilli etj. (Imperium, f.5)
Autori i librit “Imperium” është ndikuar prej një vepre monumentale të Oswald Spengler’it “Rënia e Perëndimit”. Në fakt, autori Francis Parker Yockey shkon më larg se vetë Spengleri – ai përcakton dhe krijon patologjinë e kulturës në të gjithë rëndësinë e saj tejet urgjente, duke përfshirë edhe disiplinën e gjallërisë kulturore.
“Imperium” kundërshton shekullin e XIX’të: Fosilet e thara të mendimtarëve të tij – Marksin, Frojdin dhe këndvështrimet tekniko-shkencore të botës së asaj kohe; dështimet e lodhura politike – shtetin pluralist, liberalizmin, demokracinë, komunizmin, internacionalizmin, gjithçka që nuk mundi të kënaqë realitetet organikisht të gjalla të politikës.
“Imperium” është ndodshta libri i parë që mbështet idenë e Bashkimit Evropian – që e parashikon atë dogmatikisht – me terma të tjera nga ato të materializmit të pagdhendur. (Imperium, f.12)
Në një farë mënyrë, “Imperium” është i ngjashëm me “Kapitalin” e Karl Marksit, i cili u dha shtrembëruesve konspiratorë të kulturës maskën e nevojshme ideologjike për të fshehur misionin e tyre të shkatërrimit total dhe të pamëshirshëm. Ai (Marksi) ofroi një teori të shëmtuar dhe të pavlerë për njeriun, të veshur me gunën e kalbur të barazisë të njomur me lot hipokrizie; ofroi sëmundjen e altruizmit pa dallim dhe “shkencën” e ekonomisë. Ndërsa Frensis Parker Joki ka bërë të njëjtën gjë për ata që kanë shpirt konstruktiv dhe kurajën morale që të përballen me realitetin dhe të kërkojnë e të thonë të vërtetën. (Imperium, f.43)

ULICK VARANGE (Francis Parker Yockey) – IMPERIUM (FILOZOFI E HISTORISË DHE E POLITIKËS), botuar nga SHB – ‘HELGA’s SECRETS’, Tiranë 2010)

***

THE DESTINY OF AMERICA – BY FRANCIS PARKER YOCKEY
http://barnesreview.org/pdf/TBR2005-no1-4-10.pdf

***
Das geheimnisvolle Leben und Sterben des Francis Parker Yockey
http://www.heise.de/tp/artikel/34/34613/1.html

***
Pas botimit të librit “Imperium” dhe shumë aktiviteteve tjera që kreu Fransis P. Jokin, FBI’ja do ta përgjonte atë natë e ditë. Kur u humbte përkohësisht nga sytë, gjë që e bënte shpesh, miqtë, të afërmit e tij dhe njerëzit me të cilët kishte lidhje, merreshin vazhdimisht në pyetje nga agjentë, të cilët – vazhdonin të përsërisnin – “donin vetëm të flisnin për të.” Dhe kjo ishte padyshim e vërtetë. Këtë donin të bënin. Donin të dinin se ku ishte, çfarë po bënte, me kë qe takuar, për çfarë fliste dhe ku kishte ndërmend të shkonte. Përse ju duhet? Pse gjithë ky interes për Frensis Parker Jokin zotrinj? Përgjigjen për këtë ia dha ai vetë një mikut të tij: “Armiqtë më kanë vlerësuar më mirë se miqtë”, tha ai, dhe kjo ishte e vërtetë. (Imperium, f. 18)
Dhe një ditë armqitë e tij e arrestojnë Jokin “në shtëpinë e një mikut të tij jahudi”(f.6/7) edhe pse në kallëzimin penal nga prokurori i shtetit u akuzua si “racist dhe antisemit”.(f.6) Joki po mbahej pas hekurave të trash të burgut në San Francisko, kur pas më pak se dy javësh nga dita e parë që ndodhej në birucë (më 16 qershor 1960), ai do te gjendej i vdekur.
“U gjet gjoja një letër: Hetuesi deklaroi se ishte vetëvrasje dhe se ishte kryer me cianur potasi. (Kapsula të cilat i përdornin oficerët e lartë nazistë në kohën e Luftës së Dytë Botërore, për të mos rënë në duart e armikut). Se ku e kishte gjetur helmin ai, nuk e dinte askush. Ҫështja u mbyll” (Imperium, f. 19)
Disa javë pas vdekjes së Jokit, Prokurori i SHBA, Rabbi Joseph që kishte dhënë urdhër për arrestimin e tij, nga kureshtja kur e lexoi librin “Imperium” u pendua, sepse e kuptoi se kishte marrë pjesë në vrasjen e një mendimtari të madh e largpamës. Ndërkohë “papritmas në mënyrë të pashpjegueshme ai dha dorëheqjen nga puna, la gruan e femijët dhe shkoi e u mbyll në një manastir (Imperium, f.22) murgjërish derisa vdes si eremit pas disa vjetësh.
***
SUBSTANCA E LIBRIT IMPERIUM

Fillesat e Amerikës përmbajnë dhe të ardhmen e saj. Siç ka thënë Lajbnici. “E tashmja është e mbushur me të shkuarën dhe lind të ardhmen”. Amerika i pati fillesat e saj si një koloni e Kulturës Perëndimore. Uniteti organik që quhet Kulturë e Lartë, është i lidhur ngushtë me truallin ku ka lindur. Aty ku ka lindur, aty do t’i zgjidhë problemet e tij të fundme dhe më madhore. Në fazën e tanishme (bëhet fjalë për vitin 1948, shën.i red), Qytetërimi Perëndimor drejton orientimin shpirtëror të të gjithë botës. (Imperium 420) Amerika dhe Evropa, së bashku, përbëjnë një njësi shpirtërore. (f.421)
Populli i hershëm amerikan kishte një instikt të fuqishëm epërsie racore, si dhe një frymë të fortë mbështetjeje te vetvetja. Ky material njerëzor ishte baza e tipit jenki që krijoi Lufta Civile (Amerikane). (f.421)
Lufta Civile Amerikane (1861-1865) ishte luftë qytetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njëmbëdhjetë shtete skllavopronare të jugut shpallën ndarjen e tyre nga ShBA-të dhe formuan Shtetet e Konfederatës së Amerikës (Konfederatën), të udhëhequr nga Jefferson Davis (1808-1889). Lufta u zhillua kundër qeverisë federale të SHBA-ve (Unionit), në krye me Abraham Linkolnin (1809-1865) i cili kishte mbështetjen e shteteve të lira joskllavopronare dhe pesë shteteve skllavopronare kufitare në veri. (wikipedia)
Rezultati i kësaj lufte qe rrënjosja e formës së epokës së ekonomisë, parasë dhe materializmit te ky material njerëzor.(f.421)
Epoka e materializmit korri një fitore të rastësishme në sipërfaqen e historisë në Luftën e Parë Botërore (1914 – 1918), kështu që realizimi i idesë së shekullit të 20’të u vonua në Evropë, ashtu edhe në Amerikë. Shtrembërimi kulturor në Amerikë qe rezultat i pranisë në masë të madhe të një grupi të huaj kulturor. E ardhmja e afërt e Amerikës, ka të bëjë pra, me shtrembërimin e kulturës dhe me reagimin ndaj tij. (Imperium, f.422)
Numri i kulturë-komb-shtet-racës judaike (në SHBA), vlerësohet te tetë deri dymbëdhjetë milionë. Megjithatë, rëndësia kryesore nuk qëndron te numrat, pasi kjo njësi ka instikte të forta racore dhe ndjenjën e fuqishme të një misioni për të kryer. Jahudinjtë luajnë rol në shtrirjen e shtrembërimit kulturor, si dhe në formën dhe përmasën e reagimit ndaj tij. Pushteti publik i grupit kulturështrembërues, bazohet te kontrolli i organizatave qendrore që kanë qëllime shumë të largëta. Kontrolli i tij në propagandë është absolut. Ai përfshin kinemanë, radion, shtypin – gazetat, revistat, librat – universitetet dhe skenën. (f.422)
Partitë politike (Partia Demokratike dhe Partia Republikane, shën.im sh.b) janë të dyja në duar të grupit kulturështrembërues, duke bërë që i gjithë aktiviteti i brendshëm politik në Amerikë, të jetë në shërbim të tij. Teknika e kontrollit politik është ajo e një burokracie të fryrë, të krijuar që në vitin 1933, e cila është stërmbushur me anëtarë të grupit dhe dominohet prej tyre. Ky kontroll shtrihet edhe mbi forcat e armatosura.
Në botën financiare – e cila zotëron dhe kontrollon tërësisht industrinë – pushteti i këtij grupi, është jashëtzakonisht i madh në raport me përqindjen e popullsisë së vet. Ky pushtet i ka fillesat që në Luftën Civile, kur disa nga pararendësit e pushtimit të Amerikës nga ky grup, filluan të pasurohen nga trafiku i armëve mes konfederatës dhe ushtrisë federale (Unionit). (Imperium, f.423)
Rezultat i gjithë kësaj, është një ndikim i fuqishëm shpirtëror mbi popullin amerikan. Ky popull lexon librat q ëi shkruajnë e i botojnë të huajt. Sheh pjesë teatrale dhe filma që i lejohen të shohë. Ai kujton se këto e mbushin me mendime të thella. E hedhin në luftëra që janë kundër interesave amerikane, të cilat i sjellin vetëm humbje. Vendimet për çështjet e luftës dhe të paqes, jetës dhe vdekjes, merren në Amerikë nga të huajt kulturorë. Amerika ka marrë një frymë semite. Amerikanët që kanë pushtet, mund të mbajnë atë vetëm duke u shërbyer të huajve (…) por ata që e njohin thelbin e historisë, e dinë që organizimi i huaj dhe ai vendas, nuk mund të shkrihen te njëri tjetri, ata mund të kenë vetëm kundërshti. Maskimi, terrori, kërcënimet, diktatura, presioni, propaganda – asnjëra nga këto nuk mund ta ndrëshojë thelbin e asaj marrëdhënieje (f.423)
Evropa tashmë e di se Lufta e Dytë Botërore, si fenomen, vinte nga sëmundja e kulturës. Ajo (sëmundje) u krijua në Amerikë, u përgatit me shkathtësi gjatë viteve 1933 – 1939 dhe u hodh me dinakëri në formën sipërfaqësore të mosmarrëveshjeve mes dy fuqive të dikurshme evropiane, paçka se çështja reale ishte bashkimi i Perëndimit kundër kërcënimit të jetës së tij nga grumbullimi i forcave të jashtme që ishin Rusia, Kina, India, Islami, Afrika. Forma e vërtetë e luftës, u bë e qartë për të gjithë në vitin 1945, kur u pa që fitimtarët ishin regjimi kulturshtrembërues në Amerikë dhe mongolët në Kremlin. Për herë të parë në historinë botërore, bota u nda midis dy fuqive. (Imperium, f.424)
Nuk u mohua kurrë fakti që dëshira e popullsisë (amerikane), ishte që Amerika të qëndronte jashtë Luftës së Dytë Botërore, të cilën e kishte krijuar në Evropë regjimi kulturshtrembërues i Uashtingtonit. Kjo ndjenjë ekzistonte, pavarësisht breshërisë së propagandës më të ethshme që i ishte bërë ndonjëherë ndonjë populli. Ajo ndjenjë nuk ka të bëjë me pacifizmin, pasi ky nocion nuk ekziston në Amerikë. Kjo pasqyron faktin se shpirti i këtij populli, instiktivisht nuk i zinte besë dhe e urrente gjithë ata manovër. (Imperium, f.425
)
(…)

LIBRIN “IMPERIUM” NË ORIGJINAL MUND TA LEXONI KËTU:
https://archive.org/stream/Imperium_352/Imperium#page/n0/mode/2up

===================================

Francis Parker Yockey :: Imperium (1948)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura