SHERADIN BERISHA: KUSHTETUTA E AHTISARIT – GJENERATORI LIGJOR I KRIZAVE NË KOSOVË!

Pashtriku, 17 dhjetor 2019:  Koha për reflektim!
1. “Kosova është kornizë e pakos së Ahtisarit, e cila vazhdimisht krijon kriza institucionale! Krijimi i qeverisë është kriza e radhës!” – kështu kam shkruar më 13 qershor 2017 në murin tim të facebook’ut, në kohën kur partitë politike ishin grupuar në PAN dhe VLAN!

2. Kosova duke qenë kornizë e pakos së Ahtisarit dhe vend “sui generis” – “i veçantë” në mënyrë ciklike ka prodhuar kriza politike! Ne mund të diskutojmë kot, derisa Kosova ka kriza të tilla edhe sot dhe mund të ketë në çdo motmot! Prandaj pa hezitim kam thënë dhe e përsëris se, me Kushtetutën e Ahtisarit, është bërë një ‘krim’ i pashembullt ligjor ndaj të ardhmes dhe zhvillimit të Kosovës si shtet i pavarur!

3. Për t’i dhënë fund këtij degradimi, Kosovën nga shteti “sui generis” i Marti Ahtisarit duhet ta bëjmë shtet normal të Adem Jasharit!
Si mund ta bëjmë këtë punë?!
Pa humbur kohë të bëhet (siç thash):
1. ndryshimi i kushtetutës së Ahtisarit,
pastaj të bëhet:
2. reformë substanciale në ligjin për zgjedhjet,
3. reformë në gjyqsi,
4. në prokurori,
5. në polici dhe
6. në AKI.

4. Nëse me këto reforma nuk e bëjmë Kosovën shtet normal, do të kemi riciklim të krizave institucionale, jo vetëm në krijimin e qeverisë, por edhe stagnime të vazhdueshme në zhvillimin e shoqërisë! Rrjedhimisht do të kemi pushtete abuzive, nepotiste, korruptive dhe kriminale siç i patëm për 20 vjet rresht!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura