PËRPJEKJA PËR TA NDRYSHUAR HISTORINË!

PËRPJEKJA PËR TA NDRYSHUAR HISTORINË!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku – 29 korrik 2021

(Reagim i bërë më 23 qershor 2021, në facebook)

Sot në mesditë në faqen: “Operacioni i UÇK-së “Shigjeta” në Pashtrik – Këshilli Organizativ”, e lexova një fragment të pasaktë të shkëputur nga libri: “VRASJE NË TRI KOHË të autorit Avdi Ibrahimi, lidhur me ngjarjet e 26 – 31 majit 1999 në vijat luftuese të Gorozhupit. Fragmenti me plotë të pavërteta ishte ilustruar me një ‘foto dokument’ të gjymtuar, e cila pastaj ka prodhuar edhe një tekst të manipuluar!

Lexoni këtu fragmentin e romanit dhe ‘foto dokumentin’ e gjymtuar:

https://www.facebook.com/1010767588…/posts/113832540919452

Me këtë rast nuk u mora fare me pasaktësitë e shumta që ka fragmenti i librit “VRASJA…”, për luftën dhe vendrënjen e dëshmorëve më 26 – 31. 05. 1999 në Gorozhup, por i bëra vetëm dy komente sqaruese me ilustrime të sakta për pasaktësinë e tekstit të shkruar që i bëhej ‘foto dokumentit’ të gjymtuar!

Çka ka ndodhur?

Ndërkohë dy komentet e mia sqaruese janë larguar nga faqja e komenteve!

Për një çast u habita!

Pse?

Sepse nëse lejojmë të manipulohen ngjarjet e luftës atëherë heshtazi kemi pranuar ndryshimin e historisë! Dhe kjo e keqe nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë!

Për hirë të së vërtetës në vijim ju ftojë t’i lexoni këto dy komente:

KOMENTI I PARË:

Të nderuar anëtarë të “Këshillit Organizativ – Operacioni “Shigjeta” Pashtrik”,

Bislim Zyrapi, Nexhmedin Kastrati, Musa Jashari, Nexhip Hajdari, Rifat Sylejmani, Maliq Doci, Binak Gashi, Ruzhdi Saramati, Avdi Ibrahimi, Fazli Berisha, Enver Glloboderi, Bilall Syla, Agim Leka, Selajdin Gashi, Florim Krasniqi, Avdi Sherifi

E vërteta e zbukuruar e shtrembëron të vërtetën historike! Prandaj duhet të kemi kujdes kur shkruajmë për Operacionin e UÇK-së “Shigjeta” në Pashtrik!

***

Ashtu siç është i pasaktë narracioni i romanit (VRASJE NË TRI KOHË i autorit Avdi Ibrahimi) që ka të bëje me ngjarjet e 26 ‘ 31 majit 1999 në vijën luftuese të Gorozhupit, i pasaktë është edhe teksti i ilustrimit për ‘pllakën e mermertë’!

Në tekstin e ilustrimit shkruan:

“P.S. Foto dokument: Pllakë e mermertë që ndodhët në murin e jashtëm të një shtëpie në fshatin Gorozhup të Hasit.” (Lexoni tekstin në foton me X të kuq)

Në të vërtetë kjo “pllakë…” ndodhet në murin e kroit të fshatit Cahan (Pashtrik) aty ku ishte Komanda e Operacionit “Shigjeta”, e jo “në murin e jashtëm të një shtëpie në fshatin Gorozhup të Hasit”!

Nuk e di cili anëtarë i këshillit e ka bërë këtë postim, por kushdoqoftë ai, ka bërë gabim, për faktin sepse nga kjo “Pllakë e mermertë” është hequr (është prerë) në fund pjesa ku shkruan: “Cahan, me 25. 05. 2019”!

Deku hequr këtë pjesë të shkruar, atëherë me tekstin e ilustruar është manipuluar!!!

***

Në vijim ju ftojë të shikoni pllakën e plotë të publikuar nga veterani i UÇK-së, Rrahim Bekteshi. (Shikoni komentin 1 në foto:)

KOMENTI I DYTË:

Te nderuar anëtarë të Këshillit,

siç e theksova në postimim e parë “pllaka e mermertë” është e vendosur në murin e kroit në Cahan, e jo në Gorozhup!

Sa për ilustrim shikoni këtë foto:

(Shikoni komentin 2 në foto)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura