Pashtriku, 25 dhjetor 2020: “Pasuria dhe fama: janë armike të paqes”, ka shkruar filozofi Baruch Spinoza (1632 – 1677). “Pasuria është kurth” – thotë ai! “Prandaj shmanguni”, – sepse sipas gjykimit të tij – “sa më shumë shtijmë në dorë, aq më shumë na shtohet oreksi, dhe aq më i madh do të jetë pikëllimi, kur nuk e shuajmë dot lakminë”!
Jo më kot filozofi i antikitetit, Diogjeni ka thënë:
“Lakmia është fillimi i çdo të keqe”!
Politikanët në Kosovë, në Shqipëri dhe jo vetëm, vijnë në pushtet me premtimin se do të jenë në shërbim të qytetarëve, por, politika i korit, derisa s’i venë lakmisë ‘pritë’ për fitim pa limit!
Prandaj lakmia e politikanëve tanë për pushtet për ta shti në dorë një buxhet, nuk duhet të jetë oreks i pashuar për pasurim, sepse në fund të sjellë pikëllim!
Të gjithë politikanët duhet ta shohin veten në pasqyrë, se sa ishin për 21 vjet të pafytyrë!
Kjo është një mynxyrë (*) në çdo mënyrë!
————
(*) Kuptimi i fjalës mynxyrë:
Mynxyrë, -a / emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) fatkeqësia, e keqe shumë e madhe; gjëmë: e gjeti një mynxyrë, i shkaktoj dikujt një mynxyrë; ia nxiu jetën.
Postime të Lidhura
TËRNOCI’PRESS: SI MBETI RIZA HALIMI ME GISHTA NË GOJË?!
(Tërnoci PRESS, 09.05.2012) – Lista e Koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në zgjedhjet parlamentare të Serbisë,…
LHK’ALI HADRI’ GJILAN: KË PO E PENGON ZHVENDOSJA E PËRMENDORES ‘LUFTËTARI I PLAGOSUR’ NGA QENDRA E GJILANIT?
Gjilan , 11 nëntor 2017: (Drejtuar “nostalgjikëve”, “demokratëve” e “evropianëve” të ditëve moderne) “Dhe, para së gjithash, ruhuni…
AUREL DASARETI: INJORANCA …
SHBA, 12 shkurt 2021: Një zog është krijuar për shqiponjë, dhe një tjetër për pulë. Dhe, varet prej…
EROLL VITAKU: KAM PAGUAR HARAҪ NË EMËR TË KOMANDANT REMIT DHE KOMANDANT LATIF GASHIT! /VIDEO/
Pashtriku.org, 07. 04. 2015 – Ekskluzivisht për emisionin “Puls” të KTV-së, për herë të parë në Kosovë del…