SHERADIN BERISHA: LUFTA E EGËR PËR PUSHTET DHE SHITJA E INTERESAVE KOMBËTARE!

Pashtriku.org, 12 maj 2017: “Lufta” e egër për pushtet ka degraduar skajshmërisht inegritetin politik e moral të liderëve e partive politike, që synojnë “majen e Ajsbergut” (Kryeministrinë…) me çdo kusht. Megjithatë cilido prej “liderëve” që arrinë të jetë në krye të kësaj majeje – si kryeministër (me vota apo me lojëra prapaskenash nga të fuqishmit e jashtëm), më shumë se për detyrat e shpisë punojnë për realizimin e agjendave të shumta ndërkombëtare, dhe më kryesoret prej tyre janë – dy:
1. dialogu – negociatat – marrëveshjet e reja (pa kushte) me Serbinë (Lista Srpska dhe Zajednica janë hapat e parë…) dhe
2. koncesionimi – privatizimi – shitja e pasurisë (aseteve) jetike kombëtare, oligarkëve vendore, dhe bankierëve e makrovjedhësve ndërkombëtarë!
Tashmë është bërë e qartë, për të gjithë ata që kanë sy e vesh se, këta liderë s’mund të jenë në krye të majës (në qeveri etj) nëse nuk i tradhtojnë interesat kombëtare, pra – të pranojnë negociata të reja më Sebinë dhe t’i bëjnë “rrush e kumbulla” të gjitha asetet kombëtare, prej të cilave ka jetuar dhe duhet të jetoj ky popull i stërvuajtur, ndër shekuj!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura