Pashtriku, 8 Qershor 2020: Ngjarjet historike të luftës nuk mund të ndryshohen, të tjetërsohen, apo të manipulohen! Ato hulumtohen e faktohen nga burime të ndryshme arkivore dhe trajtohen ashtu si kanë ndodhur, e jo ashtu si dëshirojmë ne sot, atëkohë të kishin ndodhur!
Ruzhdi Saramati, siç e theksova edhe në vazhimet e kaluar, në fjalimin e mbajtur më 31 maj 2016 në Gorozhup, në prani të zyrtarëve të komunës së Prizrenit, ish’eprorëve të UêK-së dhe familjeve të dëshmorëve, luftën e Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik, jo vetëm që e ka ndryshuar, tjetërsuar e manipuluar, por ai këtë histori të lavdishme të UêK-së,e ka reduktuar në një histori të paqenë të “brigadës 128 me katër batalione”, të cilat batalione gjatë këtij operacioni luftarak nuk kanë ekzistuar! Gjatë Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik, sipas dokumenteve arkivore të shtabit të këtij operacioni, dhe dëshmive të tjera, Ruzhdi Saramati ka qenë komandant i Forcës për Veprime të Veçanta “Task Force”-TF-3 me një numër prej 25-46 ushtarëve, ndonëse në Komandën operative në Cahan ka dorëzuar listën prej 330 ushtarëve. TF-3 ishte dislokuar në fshatin Pogaj (në prapavijë), rreth 2 km larg vijës mësymëse luftarake në Gorozhup, përballë Karaullës serbe (te lagjja Martinaj), ku luftonte TF-2 me tri kompanitë këmbësorike, nga një qershori edhe me një kompani të katërt që vjenë në përforcim me urdhër të komandës operative në Cahan. Për këtë histori do të shpalos fakte arkivore në vazhdimet e radhës.
Foto nga fjalimi i Ruzhdi Saramatit, më 31 maj 2016 me moton e rrejshme: “Brigada 128 bartëse e operacionit luftarak – sulmues “Shigjeta” në Pashtrik”!!!
***
Lidhur më fjalimin e tij, siç e kam faktuar e argumentuar edhe me faksimilet e librit të gjeneralit amerikan, Wesly Clark, “Të bësh luftë moderne”, në asnjë shkronjë, rresht apo faqe të këtij libri gjenerali Clark, nuk thotë se në Pashtrik ka operuar “brigadë 128 me katër batalione të komanduar nga komandant Ruzhdi Saramati” as që “komandant Ruzhdi Saramati, ka hartuar plan strategjiko luftarak” dhe aq më pak se ky “komanadant” ka caktuar “vijë frontale nga Drini i Bardhë e deri te Qafa e Prushit”, për ato “katër batalionet e tij”! Në këtë kontekst Ruzhdi Saramati ka gënjyer dhe këto gënjeshtra i ka përbrendësuar në fjalim si citime nga libri i gjeneralit Clark!!!
CITIME NGA LIBRI I GJENERALIT AMERIKAN, WESLEY CLARK, “TË BËSH LUFTË MODERNE”!
Siç e kam thënë edhe një herë tjetër, pjesën e katërt të librit “Të bësh luftë moderne”, me titull: “Faza përfundimtare e luftës”, Wesli Klark ia kushton kryesisht luftës së UêK-së në Pashtrik (maj – qershor 1999).
Me këtë rast i sjellë këtu edhe disa citime nga faqet: 372/373, 376, 379, 380, 382, të librit, ku bëhet fjalë për luftën e UêK-së në Pashtrik, por në asnjë vend nuk vihet në pah “komandant Ruzhdi Saramati me ato katër batalionet e famshme të brigadës 128”!
Në vijim ju ftojë t’i lexoni pjesët e zbardhura nga libri i gjeneralit Clark, “Të bësh luftë moderne”:
Më 17 dhe 25 prill 1999 – Wesley Clark e ka vizituar Shqipërinë!
***
Në faqen 371 -373 të Librit “Të bësh luftë moderne”, Gjenerali Wesley Clark shkruan:
“Në momentin kur përpjekjet diplomatike po ecnin përpara, komandantët e mi dhe unë për javë të tëra vëzhguam UêK-në se si po e këndellte ngadal forcën e saj. Gjatë tërë muajit maj (1999), ne kishim informata rreth përpjekjeve për rekrutim të njerëzve në UêK dhe kishim mësuar rreth kampeve për trajnim të kësaj organizate në Shqipëri. (…)
“Të premten, më 28 maj, ofenziva e UêK-së në Pashtrik po zhvillohej me ashpërsi, edhe përkundër faktit se, në bazë të informatave që pranoja unë, kjo ishte një betejë ndërmjet këmbësorisë së lehtë dhe forcave të mëdha. Serbët u përforcuan me shumë mortaja dhe artileri, ndërsa kosovarët nuk ishin në gjendje të siguronin objektivat e tyre. Ata ballafaqoheshin me zjarr të ashpër të serbëve.
Unë e nxitja shkëmbimin e afërt të informatave ndërmjet “Task Force Hawk” dhe Qendrës për Operacione të Kombinuara Ajrore në Viçencë. “Task Froce Hawk” ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me ushtrinë e Shqipërisë, e cila monitoronte UêK-në, dhe shumë shënjestra i ishin përcjellë Qendrës për Operacione të Kombinuara Ajrore. Krahas kësaj “Task Force Hawk”, edhe vetë mundohej të zbulonte shënjestra, duke shfrytëzuar radarin për zbulimin e mortajave dhe të artilerisë. (…)
“I thash Jay Hendrixit të më sigurojë se do t’i ofronim informata ushtrisë shqiptare rreth asaj se si po operonim tash. Jim Ellisi, i cili kishte kontrollin operacional, si mbi Qendrën për Operacione të Kombinuara Ajrore, ashtu edhe mbi “Task Force Hawk”, ngriti zërin gjithashtu; ai kishte disa pyetje politike rreth disa prej këtyre çështjeve, siç ishte ajo se sa afër mund të godasim pranë lokacioneve të mundshme të UêK-së, dhe ai dëshironte të ndihmonte në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Hendrixit dhe Shortit dhe dy shtabeve të tyre qendrore. Ellisi kishte të drejtë. Pikërisht, këtë edhe duhej ta bënte. I thash që të marrë kryesimin, sa i përket këtyre çështjeve, dhe t’i ofrojë gjërat.”
***
Në faqen 376 të librit “Të bësh luftë moderne”, Gjenerali Wesley Clark shkruan:
“Të shtunën (më 29 maj), ofensiva e UêK-së kishte ngecur dhe serbët po luanin një lojë të kujdesshme për t’iu shmangur ekspozimit të tyre kundrejt fuqisë sonë ajrore. “Apachet” do të ishin mjeti më efikas për të vënë në shënjestër makinerinë e rëndë të serbëve prapa drunjve, gjatë natës, kur, siç pranoi edhe Mike Shorti, sulmet tona ajrore ishin më pak efektive”.
***
Në faqen 379 të librit “Të bësh luftë moderne”, Gjenerali Wesley Clark shkruan:
“Deri të dielen, më 30 maj, “Task Force Hawk” e Jay Hendrixit edhe më tej po zbulonte me sukses lokacionet e serbëve në Pashtrik, me radarët TPQ 37 për përvetësimin e shënjestrave. Hendrixi ia përcillte informatat Qendrës për Operacione të Kombinuara Ajrore. Por, siç shpjegoi Jim Ellisi, kontrollorët e Forcave Ajrore në Vijën e parë ishin vazhdimisht të zënë. Ata edhe nuk çanin kokën gjithaq, për të ndjekur këto shënjestra të reja, sapo të arrinin aty informatat për to. Ky ishte edhe një konfirmim tjetër për argumentin e përdorimit të “Apacheve” dhe të raketave me rreze të gjatë veprimit.
Isha i preokupuar me atë se forcave serbe nuk duhej t’u lejohej ta shtynin UêK-në prapa, përtej Pashtrikut. Nuk dëshiroja, që ata, nga lartë ta shikojnë kampin e refugjatëve në Kukës, të japin urdhër që nga artileria të sulmohet rezervuari, apo ta vëzhgojnë aeroportin. Ruajtja e pozicioneve në majë të malit ishte tejet e rëndësishme. Kërkova nga Ellsi që prioritet i tij të jetë ndalja e kundërofensivës serbe në këtë rajon, duke i thënë “Nëse e humbim këtë pikë të lartë, atëherë tërë këtë terren do të jemi të detyruar ta ripushtojmë sërish. Kjo do të thotë se do të paguajmë me gjak, me jeta të ushtarëve tanë, për çdo metër që ata do ta humbin në majë të Pashtrikut”.
***
Në faqet 380 – 381 të librit, “Të bësh luftë moderne”, Gjenerali Wesley Clark shkruan:
“Të hënën (më 31 maj) në mëngjes, ne filluam të marrim raporte se UêK-ja mezi po qëndronte në majën e malit të Pashtrikut. Gjatë video-telekonferencës, unë nuk do të mund të kisha qenë më i qartë me Mike Shortin dhe Jay Hendrixin. “Deri në orën 13:00” thashë unë, “ju do të më thuani se çfarë do të ndërmerrnit për t’i ndihmuar UêK-së të mbajë pozicionet në majë të malit. Mali nuk do të humbet. Ne nuk do t’i lejojmë serbët të ngjiten në majë të malit. Do të paguajmë për atë majë të malit me gjakun e amerikanëve, nëse nuk i ndihmojmë UêK-së të mbajë pozicionet. Ky është prioriteti ynë numër një.
Hendrixi, me anë të radarëve, me sukses zbulonte artilerinë serbe, e cila hapte zjarr në drejtim të Pashtrikut, dhe ai kërkonte që ajo të sulmohej menjëherë. Ai ia përcolli këtë Shortit, por pilotët, në Qendrën për Operacione të Kombinuara Ajrore, kërkonin armët e duhura për të ndjekur artilerinë. Për fat të keq, Njësiti i Bombave Kasetore ishte tërhequr nga aty, pas serisë së dytë të viktimave në radhët e civilëve. Por, në betejën nga afërsia, të cilën po e bënim në Pashtrik, neve na nevojiteshin bombat kasetore për të ndjekur artilerinë serbe dhe pozicionet e mbrojtjes së tyre kundërajrore. Unë kisha dërguar, disa ditë më herët kërkesën për të shfrytëzuar Njësitin e Bombave Kasetore, por ne nuk kishim marrë kurrfarë përgjigje. Kërkova nga John Jumperi që ta hapë këtë çështje në qarqet e Forcave Ajrore. “Thirr menjëherë!”, i thashë atij në orën 11:30. “Zgjoji disa njerëz dhe merre për ne lejen për të shfrytëzuar Njësitin e Bombave Kasetore. Dhe, ndihmoji Mike Shortit që, në Pashtrik, të fusë në lojë B-52-shat dhe B-1-shat.
Rreth orës 13:00, arrita të kontaktoj me Joe Ralstonin, pak para fillimit të takimit të tij të mëngjesit në Pentagon. Ia tërhoqa vërejtjen rreth ndjeshmërisë, sa i përket dëmeve kolaterale – Solana dhe Venturoni më kishin thirrë për t’mi përkujtuar brengat e tyre – dhe ripërsërita kërkesën time për të shfrytëzuar ATACMS-të dhe artilerinë në Pashtrik. Sërish kërkova ndihmën e tij për të marrë pëlqimin për shfrytëzimin e Njësitit të Bombave Kasetore.
Ralstoni më tha se do ta shtrojë këtë çështje dhe më njoftoi se kërkesa për shfrytëzimin e Njësitit për Bomba Kasetore i ishte përcjellë për miratim Shtëpisë së Bardhë.
Disa minuta më vonë, arriti raporti rreth ngjarjeve më të reja gjatë orës së fundit: 18 aeroplanëve u ranë në sy tri tanke dhe një automjet ushtarak – një batalion i dyshimtë i tankeve, i fshehur prapa drunjve. Ne kishim aeroplan mbi Pashtrik, të cilët kërkonin shënjestra, por ata nuk kishin arritur ta zbulonin zjarrin artilerik.
E thirra Jay Hendrixin. “Zotëri, kemi një situatë konfuze në Pashtrik”, tha ai.”UêK po mban disa pozicione në lindje, ndërsa unë ia kam përcjellë Forcës Ajrore dhjetë pozita të mirë”. Lufta në tokë është gjithmonë konfuze e, në veçanti, kur gjendet në vlugun e saj.
“Jay, të lutem baj kontakt me Forcën Ajrore dhe mos i le të qetë rreth kësaj çështjeje!”, u përgjigja unë. “Dëshirojë që këto shënjestra të goditen!” Hendrixi ishte vazhdimisht në lëvizje në rolin e tij si komandant i komponenteve tokësore në Shqipëri. E dija se ai do të bëjë trysni dhe do të tregojë vazhdimisht interesimin e tij personal për sulmet e Forcave Ajrore.
Më pas, prapë më thirri Joe Ralstoni, për të më thënë se Shtëpia e Bardhë ishte e brengosur për shkak të informatave se këshilltarët e huaj, ishin pranë serbëve që po luftonin në Pashtrik, prandaj miratimi për përdorimin e raketave dhe të artilerisë “nuk do të ndodhë aq shpejt”.
Raporte të tilla kishim marrë edhe në të kaluarën. Ndoshta, ishin mercenarë. Shqiptarët pretendonin se, së paku, një kapiten rus është zënë rob duke luftuar në anën e serbëve. Por, ne, duhej të vazhdonim misionin tonë. Dyshoja se qeveritë e huaja do të befasoheshin nga viktimat, nëse ato vetë dërgonin këshilltarë për t’u ndihmuar serbëve.
Dëri në orën 17:00, Mike Shorti kishte afruar aeroplanët B-52 mbi shpatet e malit Pashtrik. “Zotëri, çdo gjë po shkon mirë!”, tha ai. Natyrisht, nuk kishte asnjë mundësi që, në atë moment, të vlerësohej dëmi të cilin ia kishim shkaktuar serbëve, por raportet indikonin se UêK-ja edhe më tej po qëndronte pezull në majë të malit.
Ishte mbrëmje, kur me thirri shefi i Shtabit të Bashkuar të Armatës, Dennis Reimer. Më tha se ishte i befasuar me faktin se ne ende nuk kishim marrë autorizimin për të përdorur raketat me rreze të gjatë veprimi, për të goditur forcat serbe përreth Pashtrikut. Nënvizova se nëse ai dëshiron të ndihmojë, atëherë neve, në këtë pikë, na nevojitet lidershipi amerikan, për të ecur përpara, sa i përket vënies në dispozicion të pajisjeve të reja dhe për të punuar në opsionin pasues tokësor.
Atë mbrëmje, gjithashtu mora një përgjigje nga Hugh Sheltoni, rreth dy kërkesave të mia për të angazhuar “Apachet”. Elementet kryesore vërtisnin përreth rrezikun e shtuar kundrejt të arriturave potenciale, tha Shelton. A mund t’i ofroj të dhëna që do të mund të justifikonin të arriturat kundër shënjestrave, të cilat nuk janë qëlluar me mjete të tjera? I thashë se do të punoj në këtë drejtim menjëherë.
***
Në faqen 382 të librit “Të bësh luftë moderne”, Gjenerali Wesley Clark shkruan:
“Beteja për mbrojtjen e pozicioneve të UÇK-së në majë të Pashtrikut vazhdoi edhe gjatë dy ditëve të ardhshme” (më 1 dhe 2 qershor 1999).
VIJON …
___________
Ilustrime:
– Faksimile nga libri i gjeneralit Wesley K.Clark: “Të bësh luftë moderne”, Faqet: 372/373, 376, 379, 380, 382.
_____________
Në 21 vjetorin e Operacionit “Shigjeta” – Pashtrik (I)
SHERADIN BERISHA: MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT DHE E VËRTETA PËR OPERACIONIN ‘SHIGJETA’ – PASHTRIK, (MAJ – QERSHOR 1999) (PJESA E PARË)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10106
***
Në 21 vjetorin e Operacionit “Shigjeta” – Pashtrik (II)
SHERADIN BERISHA: MANIPULIMET E “GJENERALIT” RUZHDI SARAMATI DHE E VËRTETA PËR OPERACIONIN ‘SHIGJETA’ – PASHTRIK, (MAJ – QERSHOR 1999) (PJESA E DYTË)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10129